Poezia bashkekohore, aktualiteti ne vargjet e krijuesve te rinje...

Samuel

Primus registratum
Poezia bashkekohore, aktualiteti ne vargjet e krijuesve te rinje...

Ejani miq te mire me krijimet e juaja ne temen tone te perbashket: "Poezia bashkekohore, aktualiteti ne vargjet e krijuesve te rinje".
Sidhni pra dicka te re nga autor te rinje apo dhe krijimet e juaja, por jo poezi te vjetra e te njohura ne vite me pare!

Ketu eshte nje Poeme e re...

E sjedhim ashtu sic eshte publikuar me pare ne nje reviste...

Shenim i Redaksise:

Neper rrjedhat e krijimtarise letrare dhe te qendrimeve te poetit LLemadeo, per sitauat Shqipetare dhe Europiane, per lodhjet e emigrantve e shume problematika te tjera, po bejme publike dhe poemen e tije te fundit, te cilen me nota te vecanta malli dhe kritike bashke, zberthen per lexuesin nje problem te ri, te cilin ai e cilson si nje "racizem modern" ose te fshehte.

Eshte per tu vlersuar jo vetem pa shterrshmeria e tij krijuese, por dhe rrjedha e bukur plot rime te nje melodije te vecante vargjesh. Menyra se si ai i drejtohet mikes se tij diku larg, ndoshta ne realitet apo ne imagjinate eshte mjaft terheqse dhe mjaft domethense...

Shkurtimisht autori spjegon dhe vete ne nje shenim te tij ketu poshte...
Redaksia e Revistes "Zeri i Larget"
Redaktoi Eliza G.

Shenimi i autorit :
Këtë Poemë e shkruaj si një shënjë dhëmbje e rrespekti për vuajtjet e qindra mijra emigrantve Shqiptarë dhe të huaj kudo në botë, të cilët nëpër shekuj jo vetëm patën vuajtje e mundime, ndarje të dhimbshme, por dhe u zhdukën përjetsisht udhtimeve të vështira për të emigruar… Njekohsisht është dhe një homazh për të vjetrit dhe për të rinjtë emigrantë të cilët edhe sot kalojnë vuajtje të tmerrshme udhëtimesh, arratisjesh, apo kërcnime e presione raciste nëpër vendet ku kërkojnë strehime.

Kjo poemë është dhe një tërheqje vemendje deri në permasat e një denoncimi të burokracive të një racizmi të fshehtë modern të zyrtarizuar, që veprojnë kundër të huajve, ku njerzit i diskriminojnë me anë të letrave zyrtare, të debimeve pa zhurmë, të mohimit të drejtave njerzore fshehurazi duke përfituar nga mosnjohja e gjuhes apo mungesa e përkrahjes humanitare…

Si figurë letrare i drejtohem mikes time...ndoshta ne fantazi e ndoshta ne realitet...si cdo krijues qe e ka diku thelle ne shpirt dicka te shtrenjte me te cilen komunikon… E une i drejtohem në formën e një letre malli. Ajo është një sfond shpirtror për poemën, që më tërheq në një frymzim pa fund ne rrjedhën e vargjeve të mija…
Autori,
Llemadeo

I MBËRTHYER FORT ME KOPSAT E MALLIT!

Letër mikes time ! (Poemë)

Edhe pse kaq larg, oh sa larg...
Nëpër udhët e ftohta te dimrit Europian,
I mbërthyer fort me kopsat e mallit,
Kërkoj nëpër mjegull imazhin tënd...

I tkurrur brënda jakës së zezë të ngritur,
Nëpër hapat e ngadalte, thellë respiroj,
Rreshqitjeve në akull, dëborën e ndritur
U ruhem, që imazhin tënd t'mos e largoj…

Nëpër drekat e mija, jo, nuk mbydhëm,
Kafeneve si gjiriza, të mbushura plot tym...
Diku jashtë, diçka të ngrohtë marr në dorë...
Dhe serish eci me të njëtin kujtim...

Ah, në mbrëmje, e dua vetminë...
Ashtu i vetem, diku në një dhomë...
Më afrohesh ngadalë, më vjen dhe ti...
Dhe ulemi bashkë e rrime deri vonë...

Deri ne mengjez, bashkë e gdhijmë,
Duke folur lehtë, me zerin erotik...
Jo e dashur, nëpër ëndrra, jo, orgji nuk bëjmë,
Sepse ne jemi aq thellë romantik...

Dy qirinjë i ndezim në fillim...
Pastaj të marr ne gjoks dhe lehtë të afroj,
Të puthi ëmbëlsisht duart e njoma,
Dhe ulemi si dy Engjuj e bisedojmë.

Të dëgjoj ty, gjithë dertet dhe mallet…
Ta puthi lotin që të rrjedhë nëpër fjalë,
E ti, me vjen prane si nje shpirt...
Të shoh në sy thelle, me mall e zjarr...

Kalon mesi i natës, diçka kemi pirë...
Dhe si nëpër puthje shkrihemi me qirinjtë,
E nëpër endrra, tretemi ngadale...
Dhe zgjohemi në mëgjez të lodhur, të brishtë.

Por nuk jemi ne, ata që ishim mbrëmë...
Nata aqe shpejt të dyve na shkojë…
Unë jam kaq larg, oh sa larg...
Dhe me shumë mall, ty te kujtoj !

E dij, se si mik të shtrenjtë më kujton,
Ashtu dhe unë të kujtoj gjithmonë,
Në se të them diçka më shumë...
Është vetëm ky mall që më torturon...

Po dal pra, sot, për tu parë përseri,
Në imazhe, në ëndrra dhe në realitet...
Tani po ngrej jakën time të zezë...
Dhe kopsat e mallit serish po mbërthej...

Se dimri Europian ështe kaq i acartë...
Dhe udhët gjithandej sot kanë ngrirë,
Eshte ftohtë e dashur mike moj...
"Dhe pse kemi për të ngrënë e për të pirë!"

Se këndej moj mike, në të njëjtat shitore,
Shiten ushqime për kafshe dhe për ne...
Veç për ca vula dhe viza udhtimesh,
Njerzit nuk shikohen, jo, më si njerëz...

Atje tek ju sot, ka mbytje, vaje e tmerre…
Zinë në Atdhe e shoh e thellësisht e ndjej !
Ah, kjo Europa bën lojë në mes njerzve,
Ushqen nje racizëm, “racizmin modern”.

Nuk ka urrejtje në rrugë, jo jo...
Se të rinjtë Europian i duan të bukurat,
I duan bukuritë e vajzave të Ballkanit,
Të gjithë pjeses tjeter bukuritë ja duan...

Ja duan bukurinë femrore për sex...
Bordellot i kanë mbushur me femra plot,
Ku shkojnë e çfryhen bankiere e pronarë…
Që milionat e vjedhur, nuk i shpenzojnë dot.

Ndërsa të pa punët, rininë djaloshare…
Pleqërinë e lodhur e njerzit e sëmurë…
Nuk duan ti shohin me sy fare…
Si raca të kqija i gjuajnë me “gurë”…

Miliona policë, spiune e të tjerë…
I marrin rrogat vetëm për një punë,
Që të ndalojnë ato shtresa njerzish të mjerë,
Kufinjtë e Europës të mos i shkelin me gjurmë!

Racizmi modern sot lulëzon
Në parlamente e deri nëpër zyra
Ligjet për të huajt aq i shtërngojnë...
Kur flasin për to i shtrembërojnë dhe fytyrat !

Ne quhemi të huaj në planetin Tokë !
E dashur mike moj, a më kupton ?
Pronar i planetit na qënka kurva Europe,
Kjo Europë që orgjishë e çthurjesh kundërmon…

Racizmi modern në zyrat e të huajve
Ku i vënë në rrjesht çdo minut e orë,
Për leje qëndrimesh pesë ditshë, mujore...
Për dëbime, për kthime mbrapsht, moj mike, moj...

Dhe gra lehona, fëmijë të mitur,
Dëbon Europa, çdo dite dëbon…
Sepse ligjet e këtij racizmi modern,
Të huajt në këto vënde, jo, nuk i don !

Ndaj të them është ftohtë, ky dimër acar,
Ma ngrin frymëmarrjen, fjalën ma ndalon…
Nuk guxon te flasësh këndej për çdo farë...
Te ngrihesh si i huaj…jo nuk guxon !

Tani sërish të them, po ngrihem e po dal,
Dhe pse ftohtë e ngricë jashtë po bën,
Më dhëmb aqe thellë kjo largësi…
Sa vargjet, gjithë me mall po ti them...

E dashur mike moj, ti mos u merzit,
Pse ne mbi këte planet qënkemi të huaj !
Do vije liria ndoshta ndonjë dite...
Në varr për të drejtë qëndrimi, nuk do vuajm...

Dhe këta rraciste modernë, politikan e ç'janë,
Kur ti shoh atje, në jetën e pa sosur...
Do ti marr dhe ti mbaj pranë vehtes, pranë…
Kafkat gjithë me leje qëndrimi kam për tua vulosur.

Dhe vizat e „Shengenit“ do ua ngjis në ballë
Që krimbat kur ti shohin ti dallojnë mirë,
Se ishin goxha politikan, racistë të radhë,
Që botës i vunë mure ndarje dhe kufinjë…

Dhe ndoshta “mbreti i botës”, krimbi i dheut,
Do të ketë për ta, sado pak kujdes,
Kockat mirë e mirë të ua lëpijë,
Dhe lejet e qëndrimit te ua qesë…

Leje për qëndrime të përhershme
Në botën e pa fundme, atje tej...
Ku jemi të gjithë "një", njerz e milingona,
Raciste edhe mbretër, kafshe e maskarenjë...

E dashur mike moj, mos u çudit me mua,
Me frymzimin tim, as vargun që më rrjedh,
Nuk e duroj dot jetën e kontrolluar...
Prej pseudo-demokratve, racistve modern...

Por mua, më jep forcë imazhi yt,
Ajo bukuri që së largu më ndjell...
Malli mi mbërthen kopsat gjer në fyt
Dhe ma ngren serish jakën time të zezë...

Nuk me tremb asgjë në këtë jetë,
Nuk më tremb kërcnimi i pushtetarve rrebel,
Të ftohtit as të nxehtit nuk më tremb,
As kjo ulkonje Europiane e racizmit modern.

Me një vërshellimë në buzë eci i vetmuar,
Rrugve te dimrave të ftohtë Europian,
Ty me shume mall duke të kujtuar...
Me shpresat që do t'shihemi sa më parë...

Oh, mirupafshim, se do shihemi një ditë...
Ndoshta diku udheve në Tiranë...
Pra ti rri e qetë dhe largoj mërzitë...
Për ditët që të lodhin, për kohën që na ndanë.

Më prit se do të vij, pas më ke çdo çast...
Provo dhe ktheje kokën si për qesëndi...
Se kur ky ligj racizmi të bëhet liberal...
Do te vij pa pritmas prap tek ti...

E ndjej nga larg aromën e flokut tënd,
Kacurrelat te lutem, jo mos i pri!
I dua ti prek prap, ti përkedhel...
Me të njetin mall e zjarr, që kam ne gji...

Shikimin tënd të bukur mos e vrit...
Të mvrenjtur mos e bëj, jo, mos e errëso...
Lotin mos e derdh aq shumë o shpirt !
Të ta puth, ma ruaj e dashur mike moj...

Se do të çlirohet bota nga racizmi modern...
Nga fshehtesia e shkresave raciste zyrtare...
Duarkryqet e Europes plakë, jo të lidhura...
Nuk do te rrijnë shumë gjatë para Shqiptarve.

Se këta politikanë që duart kyrq i mbajnë
Kur Shqiperia lutet për hapje e integrim...
Nuk do të jenë gjithmonë racistë siç janë...
Nga sëmundja do shërohen, këte e dijmë...

Ashtu si dhe atdheu do ti pastrojë,
Qeveritarët që nuk fitojnë të popullit besim
As në Europë e as në zemrat e njerzëve,
Por mbjedhin vetëm vuajtje e trishtim...

Atëherë do te kemi udhe të lira,
Për vajtje e ardhje me gëzime plot,
Do të kemi ditët që ëndrrojmë...
Do te jemi bashkë në gaze e në mot...

Do të jesh e lirë dhe ti mike moj,
Që te vish si një perle e bukur si më je,
Duke hyrë si zonjë e lartë nëpër Avjone
Dhe botën prej së larti ti e sheh....

Se skanë asgjë më shumë diplomatët...
Artistët, Vipat, star e çfarë janë...
Ata, veç se rrojnë mbi qyl të injorancës,
Të atyre që minierave xhevahiret, nxjerrë ua kanë.

Pranadaj dhe ti e gjithë të tjerat mike,
Të dashurat, gratë e njerëz emigranetësh ku janë,
Do të vijë dita që të vijnë e shkojnë lirshëm,
Nëpër botën e vogël, që deri më sot na ndanë...

Se ndarjet, jo, më nuk durohen dot!
Racizmat qe i mbjedhin vetë këta politikanë,
Do të zhdukën shpejt, si një i ftohtë dimror,
Që Dielli i pranverës e përlanë.

Dhe ardhtë ai Diell i lirisë e i shpëtimit...
Një Diell njerzor, human e i pa anë...
Që ti grumbullojë sistemet e liga të botës,
Armët e shkresat raciste, ti hellë në një vullkan.

Të vëndosë një rregull, për të gjithë liri...
Pa ndarje, pa viza, pa mure e kufinjë...
Spitale te ndërtoje për njerzit e çmendur
Dhe politikanët atje te gjithe, le ti shtrijë...

Oh, ëndrra dhe ëndrra pa fund, moj mike...
Se duhën dekada e shekuj pa mbarim,
Që kjo botë të shkojë në idealizëm,
E të bëhet ashtu, siç thote ky shpirti im...

Por unë shpresoj dhe pse marrëzisht,
Kam një shpresë të gjallë, siç e kam për ty...
Dhe pse jemi larg, oh sa larg...
Por shpresoj të shihemi nje ditë përseri...

Do të shihemi një ditë, kjo nuk është ëndrrim,
Malli kapton dete, male dhe hapsira pa mbarim…
Askush nuk mundet që ta ndaloj dot,
As me mure vizash e vulash, as kufinje !

Mallet as deshirat për të jetuar më mirë,
As vrudhin e njeriut për të rejat në zhvillim...
Nuk mundet jo racizmi modern ti ndalë,
Sepse vetë kjo botë është një emigrim…

Vetë kjo botë nga emigrimet u zhvillua,
Shekull mbas shekulli në miliona vjet…
Njeriu që gjithandej u dëbua,
Prap mbeti banor në këtë planet…

Por, tani po dal nga vargjet e mija,
Se rrjedha më rrëmbën deri në pafundësi,
Kopsat e këtij malli po mbërthej…
Me shpresën dhe me dhëmbjen thellë në gji…

Shkruar nga *LLemadeo*
 

iliriano

Primus registratum
Re: Poezia bashkekohore, aktualiteti ne vargjet e krijuesve te rinje...

Shume e bukur kjo poezia :thumbsup:
 

Samuel

Primus registratum
Re: Poezia bashkekohore, aktualiteti ne vargjet e krijuesve te rinje...

Serish per ju po sjedh ketu poezi te reja nga autori Llemadeo!

Ketu jane dy poezi te lidhura me njera tjetren edhe pse kane dy tituj: "Leter nga Mikja" dhe "Pergjigje mikes time"...pra jane ne nje te tere si poezi !

Ju deshiroj lexim te kendshem!


LETER NGA MIKJA IME!

Ku je o mik i dashur, prej këndej të shkruaj,
Po të dërgoj ca fjale me nje mall te ri…
Sonte zemrës shpejt deshiren ja rrembej,
Dhe nis të shkruaj vargje, tani këtu per ty.

Nuk dij se përse, por si vetvetiu…
Me ndez sonte kjo deshire e lirë.
Të them diçka...e ndoshta me tepri,
Të pyes prej se largu, a ndjehesh mirë?

Ti qe vargjesh rrjedh porsi nje ujvare,
Dhe fjalët aq i gjen edhe seç i lidhë,
Ua bën të ëmbel rrjedhën e aq për mallë,
Herë si Diamante, e herë si Znxhirë…

Diamante ngjajnë për vashat bukuroshe,
Dhe aq shume me ndezin një zjarr dhe mua,
Sa me plot deshirë në krahë të tyre,
Të bije dhe të ngrihem me to unë dua…

E zinxhir i bën per disa “pseudo…”,
Që pushteteve hypin me shume hipokrizi.
Ua lidh prapësitë dhe në “bankë” ua çon…
Aty ku duhen ulur për nje gjygjesi!

Si më je o mik, o zemër bujare,
Që shpirti spo të lodhet, vargje duke shkruar?
Valle a e gjen kohën të mi lexosh mallet,
Këto fjalë që sonte per ty i kam rrjeshtuar?

E ti ma ndjen çdo dhëmbje prej atje se largu,
Mendimet mi kupton dhe s'me vjen çudi…
Se halle na mbulojnë e shoh nga i yti vargu,
Që ti aq shpesh e shkruan, me aqe melodi…

Ti e din aq mire se nuk flej e qetë,
Malli edhe ankthi aq shume më mundojnë,
Kjo kohë që mbi krye na qendron si shpatë,
Lirite e shpirtit aq shumë po na i robëron.

Nuk jam e lire o mik, dhe pse jam mbi Dhe!
Nuk kam Atdhe o mik, dhe pse jam n’Atdhe!
Gjurmet për çdo ditë i ndrroj prap me frikë,
Ndjej sikur pas shpine, dikush më ngul një thikë!

Këndej anes se Drinit, ku rri unë e kundroj,
Nuk ka asnjë fare gëzimi, të gjithë shpirtit lotojnë!
Lotojnë e vajtojnë andej e këndej varrit…
Dhëmbjen e të vdekurve e hallet e të gjallit!

Me fal o mik i dashur, nuk dua të lëndoj!
Por dua te flas me ty, shpirtin ta çliroj,
Duke te treguar se jemi pa Atdhe…
Pa identitet, pa te drejtë mbi Dhe !

Ne radhe vijme të dytët, si kategori…
Sipas klasifikimit, të nji ligji të ri…
Ligji i mashtrimit, racizmit modern…
Që na mban nën urdhra, si kope me Dhën...

Gjuhën tonë të Nënës, jo dot nuk e flasim,
Zyrave të pushtetit me zë të lartë na thrrasin
Ne gjuhen e vrastarit shekullit te gjatë,
Çirrën si kulçedra dhe gati janë per gjak…

Nuk duan të na njohin, jo si Shqipetarë,
Duan që si skllever të na mbajne verdallë,
Duke na i cunguar liri dhe te drejta…
E duke na lodhur që të ikum nga vehtja…

Duan me ca ligje në emer t’ qytetrimit,
Lirinë të na e shtypin, te na bëjnë te dalim…
Të ikim nga mundimet, e të marrim malin,
Ja' botës të tresim e të lëmë vatanin !

Ç’me thua mik i dashur, per këtë merzi?
Që ma beri zemren si një pus të zi…
E dij se te kam lodhur, të thashë që në fillim,
Por çtë bëj o mik, kur shpirtit kam mundim?

Çdo ditë ikun të rinjë, dalin mergimtarë,
Botës për pak punë, për një shpresë te vrarë,
Shpresë që nuk i kthen, kurrë më në Atdhe,
Por shuhen ata larg, shterrohemi edhe ne…

Këndej o miku im, sheh femije jetima,
Vasha Shqipëtare të veshura në zi,
Të reja që rrijnë mbydhur, pa pajë e pa stoli,
Pleq që brijë votrës vdesin në merzi…

Sheh dhe te tjerë, si politikanë te fjetur,
Qe ulen edhe ngrihen si t’ishin të vdekur,
Nënshkruajnë marrveshje, gati si pazare…
Marrveshje pa zbatime për rracen Shqipëtare.

Eh, o mik i mire, ç’të të them më parë !?
Janë aq' shumë halle, të gjitha s’po ti them,
Pse e dij që vuan dhe hidhesh si Zgalem,
Furtunës e rrufeve me vrudh te gjoksit tend…

Nuk dua qe të lodh, e aq më pak të nxis,
Që ti të rrembehesh dallgve e stuhishë…
Ku djajtë i shtrojnë darkat e thurin serish plane,
Për fshirje nga Ballkani te fares Shqipëtare…

Por desha sot me ty, pak mallet ti vajtoj,
Keto fjale që të shkruaj dhe po ti lotoj.
Si letër për një mik, që viteve t’kam kërkuar,
E tash që të kam gjetur, serish kam për të shkruar!

Ndoshta jo merzitur, si sot ne kete fillim,
Pse fjalë më të ëmbla o mik për ty unë kam,
Per shpirtin tënd të brishte, si një poezi…
Në ditët që na presin serish do vij tek ty!

E letrën po e mbydh, pas vargjeve te mundimit,
Me fjalet qe lendueshem te ja leshova shpirtit!
Eja se të presim, kthehu nga mergimi,
Të jemi gjithmone bashke, andej e këndej Drini!


PERGJIGJE MIKES TIME!

Mendimesh jam zhytur pas fjalve te tua,
Tronditur shpirtit për çfarë më shkruan…
Mike moj, kaq thellë sonte ndjehem i lenduar,
Per vendin tonë dhe njerzit e stërmunduar !

Tashmë shoh atje se çpo ngjan me ne,
Shoh Nënat me të zeza që shkojnë tek varret,
E qajnë të rënët në çdo mot mot…
E me shpresë drejt qiellit, i luten te lumit Zot!

Shoh, siç me thua te vdekurit e të gjallët,
Ndër vorret tona bashkë të vajtojnë,
Për dertet pa fund, për shpresat qe shterrojne,
Për kohën që e shperfill politikën tonë.

E shoh atje venitjen që shekulli e ka lënë,
Atë dritë të zbehtë që aspak nuk kthjellon,
Dhe politikën tonë qe ndryshku e ka zene…
E shoh si një Anije që nuk ka timon.

Mike moj, çmë ndez në shpirt një zjarr lirie,
Unë shpresat nuk i humb dhe pse jam kaq larg,
Nuk ka çna bën më koha e armiqve zuzar,
Që deri dje na shitën e na blenë n’Pazar!

Në fjalen tënde vertet lexoj merzi…
Por shoh dhe një fuqi, që ti aq mire zotron!
Mike moj, besomë se nuk është çudi,
Kur ty si mbretereshe nesër atje t'shikoj!

Se koha e barbarve e pazarve t'mbretrive,
Ka perënduar përgjithmonë, mike moj!
Sot nuk fshihen dot prej turpit te tyre,
Ata nuk mundem kurrë qe prap të na sundojnë!

Sepse kjo kohe moderne që po na bashkon,
Do fshije nga shpirt i eger i vrasesve i barbarve,
Çdo ndjenjë pushtuese, shtypse e vrastare,
Ku do vdesin racizmat, do te shuhen per fare!

Kjo shpresë më ngroh në shpirt, si fjala jote,
Kur ti më flet ëmbel e me dashuri…
E me jep aq ndejnjë te embel sonte,
Sa mallet dhe deshirat mi ndez për ty !

Ndaj shpreso dhe ti keshtu si unë,
Se do të vije i lumi çast, në të bardhën ditë,
Ku do te vij atje të gezoj dhe unë,
Lirinë bashke me ty, o Yll, o Drite!

Llemadeo, Mai 2004.


Ju pershendes te gjithve!

"Nder udhetime"
 

Gysi

Primus registratum
Re: Poezia bashkekohore, aktualiteti ne vargjet e krijuesve te rinje...

O udhetar! Kjo tema jote me duket me teper letrare se sociale. Nese ke per qellim qe me ane te poezise te shtjellosh ndonje problem social e vazhdojme, ndryshe e kalojme tek Letersia.
 

Samuel

Primus registratum
Re: Poezia bashkekohore, aktualiteti ne vargjet e krijuesve te rinje...

O Gysi, dakort jam, kalojeni tek Letersia...

Keni te drejte, duhej hapur tek Letersia kjo teme...patjeter, por nuk e kemi pervetsuar akoma mire perdorimibn e ketij Albforumi o vllacko...
Epo jam i ri ketu tek ju, ne zanat deeee...

Por te me falni qe e kam hapur ne Sociologji...!

Po mundet kalojeni atje ku thate tek Letersia!

Ju falenderoj per mirkuptimin !

"Nder udhetime"
 

white

Primus registratum
Re: Poezia bashkekohore, aktualiteti ne vargjet e krijuesve te rinje...

Kemi jetuar shume

U velem me minutat, orert, vitet,
nen te vetmin qiell, nen te vetmin diell
i kemi harruar te gjitha kujtesa s'po ka kthim
ne cepa sirtaresh , flete te grisuar albumesh
rrezet e kohes na djegin ndjenjen deri ne zemerim.
U velem se foluri , se qeshuri ,se grinduri,
sa frike ,aq fat i mbrapsht do te ish,
dashurise po ti pikonte ne tretesiren e viteve
vetem nje pike limon ne gote
jeta do te perftohej deri ne harrim.

Harrim per te ikur larg sokellimes se sopates
qe pret drute e zbehjes se diteve pa forma
per tu djegur ne vatren bosh pa fjale ne dy qoshet

Nga frengji e shpirtit therras me ze jehone ndjenjen
po me kthehet mbrapsht e trishte e paemer
ne angushtin mbytese qe i merr frymen nates
pesha e veljes pergjate stineve rendon ne zemer

Nuk po i lidhim dot fijet e te dikurshmes
troktitjes tende mbi porten e ndjenjes
zhurma po i fiket
jemi kthyer ne zhure qe geryejme njeri tjetrin
tek i rjepim levoren pemeve tona te diteve

Paska raste qe te josh vetmija
te mbledhesh midhjet e mendimeve brenda ne guaske
ti lerosh freret lirise se gjykimit per disa kohe
e te endesh symbyllur savanave te harrimit neper nate

le ta leme pra diellin e tropikut ti ndeze etjen ndjenjes se mallit
per tu rikthyer ne krahet e njeri-tjetrit si me pare
 
Top