Poezi per femije

woooooow

Primus registratum
Re: Poezi per femije

O enver cohu nga varri
se na u mbarua bari
Na e hëngri Sali gomari /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Poezi per femije

Keto jane kenge:

Hapa-Dollapa,
kush esht' fshehur mbrapa?

Hopa, Albana,
dil se te kapa!

Ani, Ermira,
ja Beni, Zamira.

Te gjith' i gjeta..,
mungon Ciljeta.

Ani, Ermira,
ja Beni, Zamira.

Ja dhe Ciljeta,
te gjith' i gjeta.
--------------------------------------

Sa i dua lulet,
kam per to kujdes,
i ujis me g'zim
mengjes per mengjes.

U a di dhe emrat,
ngjyrat dhe aromat,
sic i di dhe festat
kur ne i dhurojm'.

(ref.)
Se lulet jane si zemrat plot drit'
dhe bashke me ne pran'vera i rrit.
Me gezime e festa
mbushur jeta jone,
me mijera lule
per to lulezojne.
-----------------------------------------------

Sa shume deshire une kisha
te ngrihem ne hapsire,
si zog te fluturoja
ne qiellin tim te lire.

Nje zogu une iu luta
qe krahet te mi jape.
Nje here te fluturoja
pastaj tja ktheja prape.

U ngrita mes reve
i lumtur shend-e-vere.
dhe zogun e lashe
une me krahe... te preeeeeeeeeere.

Mu duk shume i merzitur,
ndaj zbrita prape ne toke.
Me mall e perqafova
si mik edhe si shok.

Dhe nisem te dy bashke
ne me mijera fluturime.
Ai me krah't e tija
dhe une me kengen time.
 

Diddy19

Su@mi
Re: Poezi per femije

Kjo eshte nje nga kenget me te bukura per femije...me duket se eshte e epokes se mamimit time,ajo ma kendonte gjithmone mua..
:wub:

Per kukllen du me kndue....
per kukllen e fminise....

Kur isha fmi moj kukull
sa me gezojshe mu
po pse tani moj kukull
s me don e je idhnu?

A ndoshta pse jam rritur
moj kukull m'ke zili?
Po kukulla s pergjigjet,
e ndjen se s jam ma fmi

Pse zemerohesh ti moj kukull?
Pse m'trishtohesh ti moj kukull?
T'lutem fol
mos mendo
Ti moj kukull
pse s me do??


Tralalala la la la la
Tralalala la la la
te lutem fol
mos mendo
ti moj kukull pse s me do!!

P.S Ishalla e kam mbajt mend tekstin tamam tamam! :confused:

Ose kete tjetren,prape nga mami e kam mesu..

Kam nje top te vogel
kercen lart kercen poshte
ai per zemren time
eshte me i miri shok

Po sa vij nga shkolla
topi me buzeqesh
m'hidhet neper duar
................

(se mbaj mend me ... i kujtohet ndonjerit?'))))
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Poezi per femije

Keni pare a s'keni pare
Ne pallat kemi nje djale.

Prinderit halli i ka zene
Se ben naze per te ngrene.

Ne guzhine e ne ballkon
E ndjekin me pjate ne dore.

- Qejfin mamit mos ja prish
Ha tu befsha nje thele mish.

- Une s'e ha thelen e mishit
Po si ra daulles gjyshi!

- C'thua keshtu more Beni?
Ku ta gjejme? Daulle s'kemi.

- S'ka daulle? - Jo nuk ka.
E po mire, dhe une nuk ha!

E menduar flet mamaja
- O gjysh na gjeti belaja.

Qe ti behet qejfi Benit
Gjyshi i bie Legenit.

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Poezi per femije

Fillimisht postuar nga Djep:
[qb] Keto jane kenge:

Te gjith' i gjeta..,
mungon Ciljeta.

Ani, Ermira,
ja Beni, Zamira.

Ja dhe Ciljeta,
te gjith' i gjeta. [/qb]
Kjo Ciljeta eshte rritur tani..., dhe kendon vete... Sa bukur kendoooon!!!! Pa ze fare... /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Poezi per femije

Ja dhe nje poezi, qe sapo mu kujtua:

Iriqi i vogel,
u semur,
me rrufe, e kolle,
temperature.

Mamaja shpejt,
e shpejt e mori,
dhe e coi,
tek doktori.

"Do beje gjilpere"
doktori thote,
iriqi qan,
e qan me lot.

E mori vesh,
nje pyll i tere,
s'ben dot iriqi,
nje gjilpere!!!!

:lol:
 

^mary^

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Me lajthi ne dore
me lajthi ne xhep
per ne shkolle te pyllit
u nis ketri Pep .

Do te regjitstrohej
ne klasen e pare
ngaqe ish i vogel
gjysherit kishte marre.

" Pepush - i tha gjyshja -
ec e mos rri mbrapa
nuk je me i vogel
rriti ata hapa !"

" Pipan - i tha gjyshi -
behu djale i mbare
nuk je me ketrush
je ne klase te pare ."

Ketri rriti hapat
hop e hop ke shkolla
me çanten me rripa
me lapsin ke dora

Mesuesja e pyeti :
" Emrin si e ke xhan ? "
- Gjyshja me thote Pepush
- Gjyshi me thote Pipan .

Pa mendohu pak
keter mendjelehte
ke harruar valle
emrin e vertete !?

Ha Ha qeshi gjyshja
me gaz e hare'
" nuk kane faj ata
por faj kemi ne ..

Se i perkedhelim
ehhh sa na ka enda
niperve dhe mbesave
t'ju veme nga dy emra ."

Ketri qe nga shkolla
u kthye me hap te lehte
sot ne shkolle mesova
emrin e vertete .
PEP /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: Poezi per femije

Fillimisht postuar nga Mirror:
Kjo Ciljeta eshte rritur tani..., dhe kendon vete... Sa bukur kendoooon!!!! Pa ze fare...

Tequi..tequi..tequilla....
.............................
...........................
do te pi sot nje tequilla dhimbjen do te harroj

/pf/images/graemlins/tongue.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Poezi per femije

Qingji vogel pse mendushem
Beee, beee, baaa
Pse me rri ashtu trishtushem
Beee, beee, baaa

....
...
tring, tring, tring
 

Diddy19

Su@mi
Re: Poezi per femije

Fillimisht postuar nga AnaBlue:

Qingji vogel pse mendushem
Beee, beee, ban
Pse me rri ashtu trishtushem
Beee, beee,
ban

Eja lozim bashke ne are
tring tring tring
Une mbledh lule,ti ha bare
tring, tring, tring

/pf/images/graemlins/wink.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Poezi per femije

Mac, mac kokedac
tunde bishtin o pertac
eja mac te rrish me ne
dhe perkund gocen e re

Pa o mac , o hundelesh
do te bej nje pershesh
nje shami do te qendis
qafen tende ta stolis

Tani fli se erdhi gjumi
te ligat i mori lumi /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Re: Poezi per femije

Eja deri naten sonte te vallezojme
gjer sa gjynjet te na tradhetojn
te biem mbi njeri tjetrin
dhe po te duan le te na zgjojne /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Keta ja mesova nipces tia thoshte edukatores! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Poezi per femije

Fillimisht postuar nga Su@mi:<br />[qb] Fillimisht postuar nga AnaBlue:

Qingji vogel pse mendushem
Beee, beee, ban
Pse me rri ashtu trishtushem
Beee, beee,
ban

Eja lozim bashke ne are
tring tring tring
Une mbledh lule,ti ha bare
tring, tring, tring

/pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
Faleminerit /pf/images/graemlins/smile.gif

Po ndonje vjershe tjeter te lezecme di?
 

Joy

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Vogelushja jone Elone
ditelindjen sot feston
vijne shoket shoqet vijne
mbushin plot me gaz shtepine

Ne nje goje te gjithe thone
100 vjec u befsh Elone

Sot dhe lulja e shqiponjes
duket sikur i thote Elones
Cfare kerkon te te dhuroj
ja nje gjethe po e shtoj

Si na shtohet ne blerimi
ty Elone tu shtofte gezimi..

Ju pelqeu?
 

Joy

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Rreth e rreth perqark
globi rrotullohet
fluturonje mbi te gjithe kontinentet
ja atdheu im
ja permes kaltersise
Shqiperia ime
ja ku eshte

Ne pervjetor te ditlindjes tende
ke plot dhurata mbi tavoline
e midis tyre nje glob te vogel
shoket e klases ta kane sjelle..........

Po kjo?
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Poezi per femije

Iii, kjo eshte ne anglisht po eshte e bukur se eshte si perralle. Ketu do e ve!


Sing all ye joyful, now sing all together!
The wind's in the tree-top, the wind's in the heather;
The stars are in blossom, the moon is in flower,
And bright are the windows of Night in her tower.
Dance all ye joyful, now dance all together!
Soft is the grass, and let foot be like feather!
The river is silver, the shadows are fleeting;
Merry is May-time, and merry our meeting.
Sing we now softly, and dreams let us weave him!
Wind him is slumber and there let us leave him!
The wanderer sleepeth. Now soft be his pillow!
Lullaby! Lullaby! Alder and Willow!
Sigh no more Pine, till the wind of the morn!
Fall Moon! Dark be the land!
Hush! Hush! Oak, Ash and Thorn!
Hushed be all water, till dawn is at hand!


:wave:

-----------------
"Have I told you lately..."
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Poezi per femije

asnjeri nuk e mbaroi kete vjershen, te gjithe ne mes e lini :smash:

pam pam pam
puken e kam
vas e demoj
amikun kataloj
loje li
nene cipeli
bavo bavo
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Poezi per femije

ne ballkonin e shtepise
pa shiko moj gjyshe
prane deges se qershise
erdh nje dallendyshe

e pa gjyshja dallendyshen
dhe doli tek dera
degjo bije me tha mua
na erdhi pranvera

eja dallendyshe
bashke me shoqet o
ne shtepine tone
ti folene nderto
 

Nei

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Iiii po kte qe e kam pas mesu kur kam qen 9 vjec dhe s'e kam harru akoma /pf/images/graemlins/laugh.gif

Chiccolino!

Chiccolino dove stai?
Sotto terra non lo sai?
E là sotto non fai nulla?
Dormo dentro la mia culla
Dormi sempre, ma perché?
Voglio crescer' come te!
E se tanto crescerai, chiccolino che farai?
Una spiga metterò,
tanti chicchi ti darò!
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top