Poezi per femije

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Pellumbi

--------------------------------------------------------------------------------

I bardh, si debora,
me frizure ne trend,
pellumbi me erdhi te dora
ngadal ,aty zuri vend.

I bukur, i qete,
me ate ze kumbues,
- s'di a kendon ,a flete?
por eshte si bare sherues.

Rreze brenda ka
eshte simbol per paqe,
me pas fluturoi ne hava
i thash - je i mire, me kenaqe.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Vajza dhe dega e qershise

--------------------------------------------------------------------------------

Nen dege qershie
nje vogelushe rri,
jo per ti bere hije
por qe e ka lakmi.

Degen s'mund ta kape
as trungut ti ngjitet,
pa sukses cdo hape
e deshira po i rritet.

Vogelushja pa mas
na u deshperua,
nisi frutave t'u flas
- ejani se shume ju dua!

Por fati e gezoi
vogelushen e deshperuar,
nje xhaxha aty kaloi
dhe i ka ndihmuar.

Posht ja zbriti
nje dege me qershia,
dhe kuptohet priti
sa ti mbledh femia.

Xhaxhin falenderoi
i shpelau nderkaq,
ne goje nga nje holli
ne vazhdim u kenaq.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Dy butiqe

--------------------------------------------------------------------------------

Dy butiqe muri i ndan
me rroba sate duash,
njeri me lire i mban
tjetri kripur te thuash.

Zana e vogel mamin e ngreh
-eja ,shkojme ne kete butik!
shoqja ime dje
bleu nje fustan fantastik.

Dy butiqe muri i ndan
dy botera ndryshe fare,
njeri eshte per fukaran
tjetri per ata qe kana pare.


Mamin ne dileme e ka qite
ne shitore te shtrenjte te blej
apo kohera me te mira me prite?
ne kete krize te kursej.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Manekine

--------------------------------------------------------------------------------

- Thote vogelushja Zane
shoqet me thane,
dukesh si manekine
ke vija trupi fine.

Ne Milano ,e Paris,
me mendje ,e shpirt ,jam nis,
ne ato pasarela
veshur bukur ,me dantella.

Me ngjyra te arta
e me take te larta,
isha mbretreshe skene
dukesha si ,,aliene''.

Isha ndryshe e veqant
ju pelqeva garant,
publiku bente sehir
me pranoi me deshire.

- E pse jo nje dite?
kur kam me u rrite,
ne nje pasarele boterore
une te jam modele shembullore.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Kontenjeri

--------------------------------------------------------------------------------

Qamqakez kur kam
e qes ne goje fap,
letren e ruaj
ne kontenjer e gjuaj.

Kur ha hamburger
qe me pelqen cdo here,
letren qe ish mbeshtjelle
ne kontenjer e hell.

Kur shkruaj dicka gabim
faqen e bej cope e grime
e gjuajme pas
se shporte ka ne klase.

Cdo kund ne cdo vend
kete gje e kam ne mend,
kur s'me duhet ndonje gje
ne kontenjer perhere e le.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Dita e pare ne shkolle

--------------------------------------------------------------------------------

Pak gezim ,pak kurreshtje,
kam tani ne shpirt,
e shikoj me heshtje
shkollen qe po shendrite.

Femi -prinder, cdo dore
fort eshte shtrenguar,
oborri u be kurore
me lule zbukuruar.

Kur erdhi ora
kisha pakez frike,
nga mami me rreshqiti dora
hyra ne klase vrik.

U ula ne karike
se pritja perfundoi,
nje ze si muzike
te na flase filloi.

Me sy , goje nisi te flase
siguri ne shpirt kam ndier,
cdo minute me pas
bindesha eshte e shkelqyer.

Une kam mbresa
fantazi, nga dita e pare,
dhe me mbane shpresa
keshtu do jete pandare.

Klasa ,shkolla ,shoqeria,
dhe mesuesja, jane zize fare,
por e di se dituria
ne shkolle ,eshte primare.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Shoqja ime

--------------------------------------------------------------------------------

Me corape ,e sandale plastike
shoqja ime, ne shkolle vjen,
them sa keq moj mike
te ftohtin nuk e ndjen.

Pa shije ky kombinim
por ti nga halli bene,
se'q me zuri nje trishtim
pamja mbresa te keqija me ka lene.

Eshte vjeshte e vone
- kujt ti lutem nuk e di?
kete pamje qe trishton
mos ta shoh te asnje femi.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Mbretresha e klases

--------------------------------------------------------------------------------

Eeshte ne nje klase
nje mbretreshe, e vertete,
ka deshire pa mas
cdo kend ta bej merionete.

Dikush merret me detyra
dikush tavolinen ja pastron,
asaj i qesh fytyra
se cdo gje po funksionon.

Mbretresha autoritare
rebelet i perjashton,
me to ta dini me fare
askush nuk bisedon.

Por do te vij nje dite
shume shpejt besoj,
marionetat do re rriten
mbreteresha lojen ta harroj.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Ditari

--------------------------------------------------------------------------------

Hidherimin si vullkan
e shendrroj ne fjale te shkruar,
ditari peshen mban
une ndihem e lehtesuar.

E mbyll ne sirtar
ta di vetem une, kete sekret,
shpesh pyetjet e bera me pare
pergjegjet i gjej vete.

Ka edhe gezime ne ditar
mendime, ngjarje nga bota,
koment ,nga libri i lexuar me pare
por edhe per gjera te kota.

Shaka apo barsalete
ndonje ngjarje e trilluar,
cdo gje qe ndodh ne jete
ne ditar kam per ti shkruar.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Serfi

--------------------------------------------------------------------------------

Pese metra e gjate vala
ai djal mbi derrase rri,
rreshqete lehte si ngjala
zhduket - duket perseri.

Serfi eshte sfidues
ne te ka shume rrezik,
por eshte deshirues
zemren pesh ma qon vrik.

Tash per tash, i vogel jam
di vetem te notoj,
por shume shprese kam
kurte rritem do te serfoj.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Treni

--------------------------------------------------------------------------------

Mbret eshte treni
ka rrugen e vete,
tjeter si te nuk gjeni
ne token planet.

Mbi binar
kalon cdo tren,
shperndan udhetare
me qef ,cdo kend sherben.

Trene te shpejt ka
dhe qe shkojne ngadal,
sigurisht keni pa'
shpesh shpon nje mal.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Lindja e vellait

--------------------------------------------------------------------------------

Mami ka me lind
nje bebe keto dite,
vellai i madh me thote
nga stomaku ka me qite.

Mamit kur i thash
pergjegje te me jap,
ma ketheu jo tash
me gojen se ka hap.

Tezja, gjyshja s'me than
dicka te sakt,
bisedes tjeter kahje i dhan
me kujdes e takt.

Ceshte ky mister se di
fare nuk kuptoj,
te vije ne jete nje femi
eshte mrekulli besoj.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Gjyshi im

--------------------------------------------------------------------------------

Gjyshi im dikur
kishte rroge, ishte zoteri,
edhe sot eshte kogja burr
por shpesh ka merzi.

40 euro pension merr
eshte plote hidherim,
mbushet me vrer
e kap nje trishtim.

Gjyshja i thote me te mire
- djali ka o plak!
na ploteson cdo deshire
po na del hak.

Gjyshi ne preher me merr
mua mbesen e pare,
thote - punova me nder,
kete kur se kam parapare!

Kur te kem niper e mbesa
mendoja si gjysh do ti gezoj,
cdo deshire qe besa
me qef t'ua plotesoj.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Fjolla ne balte

--------------------------------------------------------------------------------

Po bie fjolla
direkt ne asfalt,
e vogela belholla
direkt e ne balte.

Ndotet e mjera
ndihet ne siklet,
shpejt shoqet tjera
ne ndihme i therrete.

Me vrull tani
fjollat verrshojne,
me miliona , pa kufi,
balten e mbulojne.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Larja e dhembeve

--------------------------------------------------------------------------------

Brusha ngjyre roz
pasta gjelbert -bardhe,
ne goje nis loze
lojera me rradhe.

Punoj ne sektore te ndara
anash ja nisi ne fillim,
bej rreth perpara
posht -lart ne perfundim.

Dhembet i shpelaj
edhe brushen gjithashtu,
kete rregulle mbaj
dhembet me i pastru.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Mesueses Deshira

--------------------------------------------------------------------------------

Ke vite pas veti
te ofrohet pleqeria,
por kur nuk te treti
per nxenes dashuria.

E dashura mesuese
ne fillim te desha te re,
por cdo dite pasuese
tregonte sa e mire je.

Te dua shume, tani e di
te kam si gjyshen qe me shkoi,
me ofron dituri butesi
mesuese te adhuroj.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Fjala e piste

--------------------------------------------------------------------------------

Nje fjale e piste
me shpetoi sot,
mami u trondite
tha-c'flet keshtu per ate zot?.

-Me fal mami!
-i thash shpejt,
nuk u be nami
kete fjale cdo kush e flet.

Rruges e degjoj
shpesh edhe ne shoqeri,
e thone si per loje
dhe nuk kane merzi.

Te tregohesh me edukate
cdo sekonde, a ore,
qofte dite ,a nate ,
miresjedhjen perdore.

- Edukata kultivohet
- tha mami ne vazhdim,
mendja programohet
t'mos bej kete veprim.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Piloti i Ferrarit

--------------------------------------------------------------------------------

Kaska ne koke
veshur rroba speciale,
fluturim ne toke
eshte ndjenje fenomenale.

Ky eshte piloti
i Ferrarit te famshem,
edhe une qe moti
per kete jam i gatshem.

Nje piste te botes
dhe une ne te t'jem,
do t'ja shkel rrotes
vendin e te parit ta kem.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Nje pyetje

--------------------------------------------------------------------------------

Me pyeti Dini nje dite
shitesi ku merr miell,
pyetja me ka qudite
u pergjegja - ne fushe ka mbjelle.

Pyetje, e pergjegje, plote
por Dini nuk bindet lehte,
po bene shaka - thote
ne fushe bardhesia ish trete.

Faren - oj zemer e vogel
bujku e mbjelle ne vjeshte,
ne korrik cdo kokerr
ne thes hyne pa rresht.

Miliona kokrra bashkohen
bluhen ne mulli,
pastaj njerezite mundohen
bejne buke , pite ...per mua , ty......
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

I kujt eshte dielli

--------------------------------------------------------------------------------

Babin e pyeta
i kujt eshte dielli,
me duhet e verteta
bastin do't ma sjelli.

Eshte i joni - tha
shoqja ime Arzane,
ne kopesht pandare
e shoh ne cdo ane.

Teprica te ju vjen
- Arzana e sigurt flet
dhe sipas saj i bien
diellin e kane prone te vete.

Babi tha - cdo njeri ne mesdite
diellin mbi koke ''mban'',
por toka levize shpirt
- dielli eshte i pa ane.
 
Top