Poezi për Ukshin Hotin

Poezi për Ukshin Hotin

KU ASHT UKSHIN HOTI?!

Pyeta të gjithë njerzit
Asnjë fjalë smë thanë
Pyeta zogjt e malit:
- A mos e kanë parë!?

Psherëtinë Kosova
-Po ku gjëndet vallë?
Po thotë Krushë e Madhe:
Mbeti në Dubravë

Ti ishe buzqeshja!
Uniteti i kombit!
Luftëtarët po pyesin:
Ku …asht Ukshin Hoti?!

Po të pret Prishtina!
Po të pret Prizreni!
Ku je Ukshin Hotin?
Po të pret Kuvendi!

Mbi supet e tua
Peshon vetë lirija.
Nuk lidhet me pranga
Ukshin Shqiptarija!

Fluturimi i shqipes
Lart ku puthen retë
Birin e Kosovës
Atje e ka gjetë!

Ti je tek Flamuri
Tek palët e tija.
Je tek rranjët e Burrit
Që ka SHQIPTARIJA!

Agim Doçi

Rreth Ukshin Hotit …

Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Prizren dhe Prishtinë. Shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu në Beograd në seksionin për marrëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi një vit edhe në Universitetet amerikane: në Chicago, në Universitetin e Harvardit në Boston si dhe në Washington D.C..

Në vitet e 70-ta ushtroi detyra të ndryshme në pozita të ndryshme të jetës politike dhe arsimore të Kosovës.

Pas një diskutimi në një mbledhje në Fakultetin Filozofik në Prishtinë më 19 Nëntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kërkesat e studentëve shqiptar për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, ai u dënua me 9 vjet burg, të cilat nga gjyqi suprem u reduktuan në 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye në vendlindje ku u izolua.

Më 1990 punoi në Lubjanë (Slloveni) në revistat shqiptare Alternativa, “Republika” dhe “Demokracia Autentike – DEA” si redaktor deri më 1991, kur u mbyllën ato. Pastaj u kthye në Prishtinë ku punoi për një kohë në Universitetin e Prishtinës.

Në mars të 1993 u burgos për herë të dytë pasi që një vit më parë kishte organizuar homazh për martirët e demokracisë në Brestovc. Në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi që kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë.

Po ashtu më 1993 pasi e lëshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori pjesë në tubimin mbarëkombëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik në TetovëMaqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm. (

Më 17 maj 1994 e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e Kosovës.

Biografia e tij është marrur nga :
http://sq.wikipedia.org/wiki/Ukshin_Hoti
Kurse poezine kam huzuar nga një libër i autorit!

Ky artikull eshte marre nga: http://www.kombi.im/?p=63. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kombi.im/?p=63

Top