Poezi për atdheun

Poezi për atdheun

Në emailin tim kam pranuar si spam këtë vjersh nga vendiyne@shqiperia.com. Mua më pëlqeu shumë, dhe deshiroj që edhe ju ta lexoni këtë!!!
Ju lutem që të shkruani se cfar mendoni...


Poezi në dhe të huaj



M’pikuan lotët n’tok me ran mos harro atë ditë moj Nanë…

N`ditë me diell në Ditë Gzimit Mora Rrugën e Mërgimit…

Sot s’kam gëzim as nuk kam gas, as prej mallit s’mund të flas…

Prandaj jam ul e po t’shkruaj Djali yt prej dheut t’huaj…

Të tregoj Nënë përnjimend asgjë s’ësht si në vendin tem…

Qysh kam ardh këtu mallkoj vehten mërzia po na shkatrron jeten…

Këtu Hana rrin e fsheht, këtu Qielli ësht i errtë …

As Dielli nuk jep ndriçim s’ësht si aj Dielli i Vendit tim…

Këtu Luleve s’iu vjen er, këtu s’ka vjesht as s’ka pranver…

Ka veç Dimër e Vap e shkret mos me mujt një nat me fjet...

Këtu s’ka qef veç gjum e punë pa mirsi e shum zollum…

Këtu jan njerzit si bagëtia nga një jave nuk shkojn të shpia...

Tash Nan shum nuk po të shkruaj djali yt prej dheut huaj…

Sa her të duash mem kujtue puth dheun që m’ka rrit Mue...

Dhe mos harro se nji ditë kam me u kthye…
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Poezi për atdheun

Ja si e shpreh dashurinë e tij per atdheun e vet poeti i madh gjerman Friedrich Hölderlin, ne nje himn te madh te titulluar Gjermania .


Gjermania

Jo, Fatlumturit,
Imazhe hyjnore të shfaqura në vendin antik,
Unë nuk duhet sigurisht më t'i thërras, por po,
Valë të atdheut, është me ju
Që gjëmon dashuria e zemrës që qan,
Çfarë do ajo tjetër në zinë e saj të shenjtë ? Sepse në pritje
Prehet vendi, dhe kur nga ditët e nxehta,
Qenie malli ! qielli i ulur n'a rrethon
Sot me një hije profetike.
Ai është i rëndë me premtime, por më duket gjithashtu
Kërcënues, e përsëri unë dua të qëndroj në praninë e tij,
Dhe shpirti im nuk duhet të ikë prapa
Drejt jush, o zota të shkuar ! që më jeni kaq të shtrenjtë.
Sepse të shohësh fytyrat tuaja të bukura
Njëlloj siç dikur, është vrastare, kam frikë
Dhe është mezi e lejuar për të rizgjuar të vdekurit.

O zota të shkuar ! dhe ju, o zota të pranishëm, dikur
Më të vërtetë, ju patët kohën tuaj !
Të mos mohoj asgjë, unë dua, dhe të mos lus asgjë.
Sepse kur gjithçka ka mbaruar, që dita është fikur,
I pari prifti është goditur, por plot dashuri
Tempulli, dhe imazhi, dhe riti që është i tiji
E ndjekin në brigjet e errëta, asgjë më nuk mundet për t'u dukur.
Siç lindur nga flakë të një turre drush funebër, vetëm një tym i artë
Ngrihet, legjendë, nga thellësitë.
Dritë agimi për kokat tona të mundura nga dyshimi,
Dhe asnjë nuk di çka i ndodh vetes. Ai ndjen
Që hijet e atyre që kanë qenë,
Zotat e hershëm, vizitojnë përsëri tokën.
Sepse ato që do të vijnë n'a shtyjnë,
Dhe trupa e shenjtë e njerëzve-zota
Nuk do të vonohet më në qiellin blu.

Po, tashmë gjelbëron fusha që në nisje të një kohe më të ashpër
Kemi mbjellur për to, dhurata është përgatitur
Për vaktin e flijimit, lugina dhe lumenj janë
Të gjerë të hapur përreth majave profetike.
Për që njeriu të mundet për të vështruar deri në Orient
Nga ku mjaft ndryshime e mallëngjejnë.
Por nga eteri bie
Imazhi besnik, dhe fjalët hyjnore derdhen rrëke,
Të panumërta, thellësitë e drurit të shenjtë ushtojnë
Dhe shqiponja që vjen nga Indus
Dhe nga Parnasse përsipër fluturon
Majën me dëborë dhe, nga lart, kodrinat e Italisë
Të kushtuara ndaj sakrificash, shqiponja antike nuk kërkon më një gjah të mirë
Ndaj të Atit, siç dikur, por me një fluturim më mirë të ushtruar,
Duke klithur, ajo kapërcen Alpet me rrahje flatrash,
Dhe syri i saj sheh vendet aq të ndryshme.

Priftëresha, bija më e heshtur e zotit,
Që do aq shumë të heshtë në thjeshtësinë e saj të thellë,
Eshtë ajo që shqiponja kërkon, ajo që shikonte me sytë e saj të mëdhenj të hapur
Njëlloj sikur ajo të mos e dinte, dikur, kur stuhia
Shfrynte mbi kokën e saj një gjëmim kërcënimesh vrastare.
Fëmija priste më mirë në parandjenjën e saj
Por habia përfundoi së mbushuri tërë qiellin
Nga ideja që një fëmijë të qe aq plot besim
Sa dhe ajo vetë, bekuesja, fuqia e lartësive.
Kështu dërguan ato lajmëtarin e tyre që, duke e njohur përnjëherë,
Mendon duke buzëqeshur : o ti, o e pathyeshme,
Një tjetër fjalë duhet të të provojë - dhe ai e klith atë me forcë,
Lajmëtari i ri duke vështruar Gjermaninë :
Je ti, je ti e zgjedhura,
E fort-dashura, e kthyer aq e fortë
Për të duruar një lumturi të rëndë.

Qysh nga ajo kohë ku, e fshehur në pyll dhe në lulëkuqet e çelura
Të mbushura me gjumë të ëmbël, e dehur ti nuk bëje
Kujdes ndaj meje, përpara se qenie më të urta, ato gjithashtu,
Të kenë ndjerë mburrjen tënde prej virgjëreshe dhe të habitur : nga kush
Ajo ka lindur dhe nga ku ardhur ?, por ti vetë
Ti nuk e dije këtë. Të kam njohur menjëherë,
Dhe fshehtas, ndërsa ti flije, unë të lija
Në nisje, në mesditë, si shenjë miqësie,
Lulen e gojës, dhe ti flisje në vetminë tënde.
Por, o fatlumtur ! ti i derdhe fjalët e tua të arta
Me dëshirë, dhe në ecjen e lumenjve ato rrjedhin të pashterrshme
Në të gjitha viset. Sepse pothuaj siç e shenjta,
Nënë e gjithçkaje dhe që mbart humnerën,
E Fshehta dikur e quajtur nga njerëzit,
Siç tek ajo, me dashuri dhe me dhimbje,
Me parandjenjë dhe me paqe
Gjoksi yt është i mbushur plot.

O, pi flladet mëngjesore
Derisa ti të jesh e hapur ndaj botës,
Dhe emërto pastaj atë çka shtrihet para syve të tu !
E pashprehura nuk duhet
Të mbetet më gjatë një e fshehtë
Pasi ka qenë ngadalë zbuluar ;
Sepse të vdekshmëve turpi iu takon
Dhe është e mençur, shpesh,
Kështu për të folur, zotat gjithashtu.
Aty ku burime më të kulluara
Kanë sjellur arin të dalë përsipër, ku tërbimi i qiellit shkon duke u rritur,
Një herë, ndërmjet ditës dhe natës,
Një e vërtetë duhet të shfaqet.
Thuaje atë tre herë dhe jo me emër,
Sepse e pashprehur, e tillë siç është aty,
O e pafajshme ! ajo duhet të qëndrojë.

O, ti, bijë e tokës së shenjtë ! emërto
Më në fund nënën tënde. Ujërat zhurmojnë përgjatë shkëmbit
Dhe gjëmimi në pyll, dhe me të dëgjuar emrin e saj
Jehon përsëri, ardhur nga fundi i kohëve, hyjnorja e zhdukur.
Sa ka ndryshuar gjithçka ! dhe nga larg, lajmëtare gëzimi,
E Ardhmja gjithashtu n'a ndriçon dhe flet.
Por, në mesin e kohës,
Eteri jeton qetësisht
Me tokën virgjërore dhe të shenjtëruar,
Dhe ato duan si kujtim të tregohen bujarë,
Ato, të pa-nevojët, me të pa-nevojët
Në ditët e festave të tua,
O Gjermani, kur ti je priftëreshë
Dhe, pa armë, shpërndan përreth këshilla
Ndaj princave dhe popujve.
 
Top