Poezi nga Eva Sotiri

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Shpirti yt – vezullim

- Avni Rustemit -


Nëpër vite vjen kushtrim përsëri
Zemra jote e madhe, hapi yt, Avni.

Për Atdheun tim – domosdoshmëri
Shpirti yt flamur duhet përsëri.

-------

Vezulloi fort kur Atdheu përbaltej,
Kur toka e shenjtë me tradhëti matej.

Kur shitej, kur blihej si një mall pa vlerë,
Erdhi për t’i sjellë respekt edhe nder.

Plumbi i tij dërmoi veç Esat Toptanit
Gjithë kob – mizorinë që i thurej Vatanit.

Bëri që tradhëtia të vdesë çdo ditë
Erdhi si një ëngjëll, sjellë nga Perënditë.

I dha tjetër emër vendit tënd, vendit tim,
U bë dritë shprese, brezave kushtrim.

Buzëqesh dhe sot, e loton bashkë me ne.
Nën krismat e tij zemra ndryshe rreh…

Krah të fortë i jep Shqipes për liri,
E shfaros tradhëtinë madhështi e tij.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Atij që, për Shqipërinë, s’ju shua kurrë frymëzimi

- Dritëro Agollit -


Nuk të shoh veç Marsit, mbi kuajt e erës
Por në çdo stinë mbi një keshtjellë lavdie – ti vetë,
Se nuk i ike luftës, as dimrave therës.
Për dhimbjen njerëzore ndeze luftë edhe me retë.

Se shumë larg ja u ndale marshimin të ligjve,
Ata nuk i deshe as për në varreza.
Nuk deshe të vinin pranë teje e pranë miqve,
Për ty bora mbeti e bardhë dhe e zezë mbet’ e zeza!

Mes fjalëve të tua njoha akoma më mirë
Njerëz që të puthin, njerëz që të pështyjnë.
Zhgënjimin nga “miq” me zemër të nxirë,
Që me gjuhën e tyre nuk flasin, por ndyjnë.

Të dua shumë se ti prapa s’u ktheve nga udha
Edhe kur të pritën mundime të tmerrshme.
Në sytë ëndërrimtarë, në ballin me rudha
Dashuria për njerëzit t’u gdhend e përjetshme.

E kapur për dore, jam me vargjet e tua
Sofrën e Historisë më bën ta rishoh të vërtetë,
Të ndjej në krye të saj veprat e tua,
Shqipërisë, plot halle, i risjellin jetë.

Me dritë shpirti saluton burra që të plaken s’dinë
Dhe frymëzimi jo nuk ju është shterrur kurrë…
Por ti vetë vjen mes nesh me rininë, madhështinë
Me frymëzimin që sjell jetën në vargjet si gurrë.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

P O E T I


Një dilemë e çuditshme: Çfarë është poeti?
Ndoshta ai që jetën vargjeve mbjell?
Me zemrën të madhe, të vrullshme si deti,
Vlera të harruara mendimeve sjell?

Ai fushat e qeta, ndonjëherë të baltosura
I ngre male vigane, hijerënde, qiellit lart.
Zemrat që rrugën humbasin, fundosen
I vesh me dritë, parajsës i mbart.

Akujve ngrirës që e shuajnë jetën
Bën që ndërgjegja te ziejë e rënduar.
Lejtmotivi i tij – mik i së vërtetës.
Zbulon heroin, në shpresat mbaruar.

Nuk është poet kush duron përdhunimin,
Padrejtësinë, gënjeshtrën, qëndrimin tinzar.
Mendimi i poetit i sjell botës ndryshimin,
Njeriut dhe epokës i ngre lapidar.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Eja se të pres...!



Eja, të pres buzë detit në Vlorë,

atje është ndryshe ajri, ndryshe kripa,

tinguj magjikë vërtiten e treten.

Ndryshe Dielli...

Dhe Hëna është tjetër...

Atje me shijon pritja më shumë se kudo

sepse nuk ma pushton shpirtin

asnjë ankth i vjetër...!

Atje buzëmbrëmjet janë të prera për pritje

dhe zemrave kalojnë tingujt mes per mes.

Dashuria është si një fëmijë në rritje

i gjithë lulëzimi vjen me mua kur të pres.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Kodi i Lashtë


Në këto dimra të çmendur
I larti vendi im
Po sjell ndër mend pranverat,
Kohët e lumturisë.
Dhe s’mund të kem durim!


Dua të mos ndjesh dhimbje
Shtegut ku po kalon
Të gjithëve sofrës tënde,
Në këto ditë pa kahje,
Të gjithëve na shikon.


Aty ke zemërtrima
Po ke dhe ëndërrvrarë
Xhelatë edhe viktima,
Si foshnje të vetmuar,
Me lotët e patharë.


Aty snobi, i cekëti,
Shpirtziu ja atje,
Ja një që po buzëqesh,
Si “mik” vjen në mes nesh
Dhe thikën shpinës ngre.


Me tej një tip si “zonjë”
Që “eros” zhgarravit
Skërmitet egërsuar,
Mykur, satanizuar,
Plot xhelozi në shpirt.


Sa shumë trashëgimtarë
Ka bërë Juda këtu !
Por, vendi im i ëmbël,
Je drita e syve tona,
K’ta s’janë genet e tu!


Nuk di se ç’kohë i lindi,
Se ç’batërdi i mban,
E ndjej që një gjak s’jemi,
Na ndan gjithshka që kemi.
Një Kod i Lashtë na ndan.


Na ndan Besa e shkelur
Për vite e vite plot.
As princ Lek Dukagjini,
Me gjithë të Lashtat Ligje,
s’mundi ta dinte dot.


Ta dinte do ndërtonte
Mal –Kod për bijtë e tij,
Që kurrë mos depërtonte,
Mes nesh mos ekzistonte
E gjithë kjo babëzi.


As turku , jeniçeri
S’mundi, lakmoi kot.
Po kjo kuçedër erë
Që vjen si shkulm skëterre
Pse fryn e s’ndalet dot..!?
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Për një Vit që ikën


Nga jeta jonë dhe një vit fluturoi,
Ëndërrim i brishtë
që shkëlqen si një yll atje lart.
Më vjen të qaj për vitin që shkoi,
Ditë të bukura të tij
do doja këtu me mua t’i mbart.


Momente të tij oh, ju betohem, do doja
T’i mbaja në zemër,
të ishin me mua dhe sot, dhe gjithmonë.
Mëngjeseve dhe mbrëmjeve t’i ledhatoja.
Me dyer të mbyllura
mos lija gjë tjetër të hynte më vonë.


E ardhmja pëshpërit me zë misterioz,
Me gjuhë krejtësisht të panjohur,
Alfabetin e saj duke ma mësuar.
Unë stepem nën ritmin e saj magjik a serioz…
Nuk dua të pres asnjë dhimbje,
as lotë përmes saj, jo nuk dua.


Njeri, do doje të ardhmen ta shkruaje vetë
Pa lotët per prindin, fëmijën…,
pa dhimbjen për gjithë lëndimet e kësaj bote.
Mëso të mbash fort me ty në këtë jetë
Çdo gjë të mirë që të ndodh,
gjithë dashuritë që ndjen dhe dhuron vetë zemra jote.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Dy pika loti...


Dy pika loti syve kur rrjedhin
si për të të thënë Gëzuar ty
i shuajnë etjen shpirtit dhe dhimbjen
e zbehin, e strehojnë në sy.

Kjo pikë loti, i shtrenjti im,
dije se kurrë nuk u tha.
Me të ndryshoj unë alfabetin,
Me të unë sot thërras: Baba!

Dy pika loti mes universit
duken si pak, duken asgjë...
Janë lidhja jonë e pashkëputur,
rruga - ku jeta fillin zë.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Zërat e mesnatës


Larguar mesnatës, vonë, në errësirë,
Zërat e gjithë ditës treten, avullohen.
Nëpër ëndërrime, sytë pa mbyllur mirë
Fillon zhurmë e heshtjes, me ritme që shtohen…

Ngecur nëpër mendje, si në kurthe ujqish,
Ulërima, klithje, pushtetarë cinikë…
Pse më zhurmërojnë në heshtjen e gjumit…!
Unë as dhe e zgjuar s’dua politikë.

Unë as në mesditë s’do doja t’i shihja
Si i pinë gjakun popullit të ngratë.
Po duket, tinëzisht, pas shpine, si hija
Rrëshkasin mendimeve, zhurmojnë në mesnatë.

Në gjumin mundimshëm, pikon një e shtënë
Në prita gjakmarrjesh - një makabër zë
Vogëlush jetëprerë, pa shkollë, i ngujuar,
Në ankth, me kthetrat gjakpirëse mbi të.

Dhunshëm nëpër ëndrra çirren dhe të tjerë,
Betohen për idhuj, sekte, perëndira.
Nën flamujt e feve, harrojnë të mjerët
Se feja e shqiptarit është veç Shqiptaria...!

Me kurthe, me plane, zëra kordagrisur
Duan të rudhosin ty vetë, Vendi Im.
Të të shtojnë thinjat, të rrëmbejnë zemrën
Betohen se jeta tek ty s’ka kuptim.

“S’mundeni – përdridhen – s’ju duhet Shqipëria!
- Jo nuk bëhet jetë! Mos! Fëmijët atje…?!!!”
Eh të mjerët ju! Skllevër te komshia.
Por Shqipërinë të lumtur mund ta bëjmë veç ne.

Gjithë zërat e ferrit që zgjasin gjymtyrët
Ta plakin, ta vrasin, ta bëjnë të vdesë
Veç ne mund t’i shuajmë, veç nesh askush tjetër,
veç bijtë bëjnë që Nëna krenare të mbesë.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Në dritëhije jete...


Ndërrohen vitet! Unë tani
Mendueshëm flas me ty.
U desh një vit mes hije dritash
Të sillnim grimca jete e ëndrre
Mes ndjenjash – ne të dy.

Luhatshëm viti shkon i heshtur
Ujvara tingujsh kthen..
Në sy një dritë e praruar,
Një pentagram i valëzuar.
Sjell kengë që shkon e vjen.

Më ndodhi shpesh që gjeta veten
Refleks në zërin tënd.
S’e di aspak pse kaq rrëmbyeshëm
Mistershëm, ëmbël, befasishëm
Planeti mbet në vend…

Ku e lamë së fundmi frazën, fjalën,
Nocion të dashurisë?
Në ç’orë trishtimi të zymtuar,
A në momentet dritë praruar?
Mes Diellit a stuhisë…?

Unë jo, nuk di të ngre kështjella
Për ndjenjën fantazi…!
Nëpër batica aurore,
Në konfuzione a ëndërrime
Shpjegim nuk njoh, nuk di…!

Por di se në mendim dhe ëndërr
E ndjej që je veç ti.
Si lumë vërshues, det me valë,
Dëshirën të notoj drejt teje
Ma rrit në pafundësi…!
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Në dritëhije jete...


Ndërrohen vitet! Unë tani
Mendueshëm flas me ty.
U desh një vit mes hije dritash
Të sillnim grimca jete e ëndrre
Mes ndjenjash – ne të dy.

Luhatshëm viti shkon i heshtur
Ujvara tingujsh kthen..
Në sy një dritë e praruar,
Një pentagram i valëzuar.
Sjell kengë që shkon e vjen.

Më ndodhi shpesh që gjeta veten
Refleks në zërin tënd.
S’e di aspak pse kaq rrëmbyeshëm
Mistershëm, ëmbël, befasishëm
Planeti mbet në vend…

Ku e lamë së fundmi frazën, fjalën,
Nocion të dashurisë?
Në ç’orë trishtimi të zymtuar,
A në momentet dritë praruar?
Mes Diellit a stuhisë…?

Unë jo, nuk di të ngre kështjella
Për ndjenjën fantazi…!
Nëpër batica aurore,
Në konfuzione a ëndërrime
Shpjegim nuk njoh, nuk di…!

Por di se në mendim dhe ëndërr
E ndjej që je veç ti.
Si lumë vërshues, det me valë,
Dëshirën të notoj drejt teje
Ma rrit në pafundësi…!
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Lundrim dhimbjeje të metaltë…

- Buzë Drinit 2010 -



Një lundër e metaltë
Endet ujrave nën zhurmë ankthi,
dallgëve duket se po kërcet.
Endet majtas e djathtas,
Trishtueshëm deri në absurditet.
Endet e lundron rrugëve të vendit tim
Mbushur me ujrat e tij të bekuara
Që s’gjetën dot shteg për udhëtim…!

Do të duhej që të udhëtonin makinat atje,
Të vraponin fëmijët,
Të kalëronin kuajt…!
Do duhej që të kishte pemë,
Lule, borë, shira,
Te fluturonin në erë gjethe të vonuara,
Te kish bimë , të kish dhe..

Lundra e metaltë noton ujit të çuditshëm
Ujit që duhet të ish miku më i madh sot për ne.
Lundra po epohet rrjedhave rrëmbyeshëm.
Ujin që prej Zanafillës na e dhuroi Zoti
Dikush në armik na e ktheu,
Ashtu siç i kthehen pyjeve të thata
Shtrëngatat me rrufe.

Sot kur e gjithë bota ujit i përgjërohet…
Të ardhmen pa ujë në ëndrra të frikshme e sheh,
Ketu një dorë e padukshme
Bën që apokalipsi të përjetohet.
Në të bukurën tokën tonë të lagur
Të përvuajturën, krenaren e pambrojtur,
Buzë Drinit atje.
 

lim

Primus registratum
Re: Poezi nga Eva Sotiri

Flakadanët e 17 Janarit

- Vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe mësuesit të shquar Kadri Zeka -


Rreh tik-takut të zemrave janari
Në të shtatëmbedhjetën ditë të tij.
Kristalet e dëborës dhe të akujve
Tre pishtarë të flaktë po i shkrijnë…!

Nëpër yje akujsh vijnë tingujt
Që lëshon në kohë një kitarrë
Shkrijnë në vite dëborën e zemrave,
Sjellin të tre trimat si më parë.

Nuk mungon Bardhoshi sot, as kurrë,
As Jusufi me vargjet shkëndijë.
Vjen Kadriu ideatori burrë,
Si kështjellë e vendit të tij.

Venave të gjakut tonë tinëzisht
Zgjati kthetrat tradhëtia dikur.
Jusufi la testament përjetësisht
“Në qoftë shqiptar mos u zbuloft’ kurrë!”

Forca e shpirtit tuaj mposhti
Në folenë e gjarpërit një perandori
Që të lindte dritë zemrave të popullit.
Flakadanë që mposhtët një Jugosllavi.

Sot nuk ka varr qe i mban ata trima,
Nuk ka tokë të ftohtë që ata i ndan,
Jusufin, Bardhoshin, Kadriun
I kemi mes nesh në çdo anë..!

Jo nuk mundet dot t'i mbajë ata varri
Këngëve e zemrave tona jetojnë
Shenjtërim i dhanë Shtatëmbedhjetë Janarit
Flakë shqiptarie sot e përgjithmonë...!
 
M

mirjeta

Guest
Re: Poezi nga Eva Sotiri

NE DITELINDJE


Në ditëlindjen e nënës

Gjthë lulet per ty,
gjithë fjalët e zemrës,
Gjithë malli në vargjet e mia,
Pak jane e di …
Në ditëlindjen tënde o Nënë!
Ti vetë je e gjithë poezia.


Buzëqeshje e ëmbël,
Shqetësim i përjetshëm,
Larg teje gjatë s’mund të rri
Se më mungon ajri,
Nuk e kuptoj veten
Sa herë pranë meje s’je ti.

#########################


Në ditëlindjen e vëllait


Dua të të dhuroj më të mirat
E botës sonë të trazuar:
Së pari miqësi,
Pastaj të gjitha ato
që shpesh kanë munguar
qetësi, mirësi, siguri…

Dua të të dhuroj sinqeritetin
Ashtu si çdo ditë
e gjej tek ti.
Mendimin real dhe mbështetës,
Kurajon dhe forcën e jetës
Për t’u përballur me rrebesh e stuhi.

Dua të të dhuroj gjithshka,
Gjithë mbarësinë
që jeta njeriut i sjell.
Të them të mbetesh i tillë
Si deri tani
Me mençurinë që gjithmonë përcjell.

#########################


Në ditëlindjen e të dashurit

Nuk di më nëse ke ti ditëlindjen sot,
Apo është dita kur unë kam lindur…
Jemi një dhe nuk di më ku është dallimi
për secilin nga ne të dy…
Konfuze po pres urimin tënd, shpirti im,
Në vend që të të uroj unë ty…!

##########################


Në ditëlindjen e një heroi

Unë e festoj çdo vit ditëlindjen tënde,
Që e vogël e mbaj mend.
Tani nga pasqyra s’më sheh më ajo vajza e vogël
Që buzëqeshte me imazhin tend.

Tani më sheh një 28 vjeçare,
Kurse ti je përsëri tridhjetë e nëntë.
Gjakun tënd të derdhur e nderon gjithë bota,
Bëhet poezi, legjenda, këngë…

#########################


Në ditëlindjen e një keqbërësi

Në një ditë dhjetori mes resh zymtuar,
Mes erës kuçedër që fryn e shfryn
Edhe pse më dukesh humbëtirave shkuar,
Ditëlindja jote mendimeve hyn..

Sikur të mundja të ribëja kalendarin
Viti do kishte një ditë më pak…
Ka ditë që sjellin vërtet acarin,
Që gëzimin shuajnë, pa njohur cak…

Një ditë dhjetori ka shkuar kot
Se lindja jote bën pjesë në të.
Dhe pse ti, prej kohësh, i fshirë nga bota
Dhjetori si më parë, nuk kthehet më.

#########################


Ne ditëlindjen e një gënjeshtari

Kur duhet të të uroj?
E mban mend ditëlindjen e vërtetë
Apo dhe atë e ke humbur…?
Duke gënjyer përditë e më shumë,
Ndoshta ke filluar të besosh
Gënjeshtrat e tua pa fund,
Që po të marrin edhe ty si një lumë.
 

gangsterja

Primus registratum
Fjala

Ne krahe te perkund,te vret,te ngre prape,
nje fjale e ngrohte,e eger e kallp.

Nje fjale hipokrite kthen qiellin ne gri,
nje fjale mjeshterore te veshur me magji.

Nje fjale s'eshte gjithshka,shpesh s'te mjafton,
sa here e verteta me te nuk qendron.

Por, zemra e veshur me mjegull stuhish,
per fjalen e embel ka malle sigurisht.
 

gangsterja

Primus registratum
Vjeshta

Me zbehtesine e zymte te gjetheve qe thahen,
Me ngjyren gri te qiellit mes reve qe shperndahen,
Me nje kujtim te bukur,ketu ne zemren time,
Me shira te rrembyer,me erera e gjemime,
Ja vjeshta po afron.

Me nje petale loti ne cep te syve rene,
Me nje pende dallendyshesh neper shtegtime lene,
Me nje fjale dashurie mbuluar me mister,
Me mall e nostalgji per Diellin ne pranver,
Ja vjeshta po renkon.

Kur era vershellen mbi xhama dhe troket,
Kur shiu lot i qiellit mbi syte tona shket,
Vete vjeshta murmurit me nje trishtim ngjyre gri:
Nuk dua qe te kem kaq shume lot e merzi.
Vete vjeshta po loton.

Dhe ikin ditet,javet,pranvera vjen serish,
Na pershperit gjithe gaz plot fjale dashurish,
Dhe iken perseri dhe prape vjeshta vjen,
Trishtimin,zymtesine me vete pas i kthen.
Kjo vjeshte qe vjen e shkon.
 
Top