Shaban  Cakolli
 
TË SHENJËT E PATËN PAVARËSINË
 
 
Shqipëri janë gjitha trojet
Nga i shkeli  Arbëria
Kot mashtrohen  uzurpatorët
 Mbi to të drejtë kanë shqiptarët
Ja u dhuroj,vet Perëndia
 
 
 
 Këtë e ditën   Fuqitë e  Mëdha
 
E ke të njohur Evropë moj mike
Tërë hapësira gjeografike
ku flitej gjuha shqipe
,ishte Shqipëri etnike.
 
 
Me ardhacak e Supërfuqi
Na bënë padrejtësi
nëpër histori
se tokën tonë e kishin lakmi.
 
 
 
Pesë shekuj robëri
në çdo cep të tokës
ku quhej Shqipëri
na pushtuan mbretër
vezir e  spahi.
 
Por shqiptari,qëndresë bëri
kurrë se lëkundi dushmani
nuk u tremb nga  Romani,as Veneciani
as turk  Sulltani,as shkja dushmani
 
 Na i pushtuan fusha
lumenjë e dete
na ndanë nëpër  vilajete
mbi ne  vërsulen,sulme e tërmete
 
Tokën tonë,donin të e sundonin  vet
donin të na linin analfabet
pa pushtet
pa emër e identitet.
 
Shqiptarët u pushtuan
por nuk u nënshtruan kurrë
u betuan në zot
komb edhe Flamur.
 
 
Tytën ia zbrazën
pashait,krajlit,e bejt
në mbrojtëjen e atdheut
burra,gra, të moshuar e të ri
Sakrifikuan për një Shqipëri
 
 E ngjyrën e gjakut
ia  dhuruan  dheut
Nuk  lejuan të na rrëmbenin
Tokën  e  Skënderbeut
 
 Të parët tanë 
e bënë Shqipërinë
sakrifikuan jetëra
të na e sjellin  Lirinë
 
Për të shejtën
jemi djegur e vra
ledhatoheshin pushtuesit
me Fuqitë e Mëdha
Me na nda e përqa
 
 
Shqiptarët trima,e mendjehollë
më 1912, mu  më 28 nëntor
Lirisë i vuan kurorë
Në Sheshin e kuq në Vlorë
 
Shqiptari  në çdo vis,thërriste shqiptarin
Pavarësisë të i shkruaj kalendarin
Së pari shpërtheu nga gëzimi
trimi,Isa Boletini
 
kaloj  fusha ,dete,malin
të përgëzoi Ismajl Qemajlin
gëzimi e ndezi,sikur furrën
ra në gjunjë,puthi  Flamurin
i dhanë besën,burri-burrit
se lëmë  kombin,nën këmbë t´kaurrit
 
U shkri një Shekull
në kalendar
Shqipëri nënë e vjetër
jeton në dritë të bardhë
 
Shekulli vjetrohet
por të njomet gjaku
 Shqipëri nënë e dashur
Liri të frymon pragu
 
Je më e bukura
në tërë dunjanë
gjithë shqiptarët 
të kanë Nënë
 
Kah i kanë ndarë
me dhunë shqiptarët
kanë lindë,e lindin
 Adem Jasharët
Lindin e vdesin,për nderë të kombit
Me bekimin e vendit,popullit dhe  Zotit
Dy herë në histori u shkrua
28 nëntori i  Kastriotit
Tani e ka radhën,nëntori i tretë
Ngado,ku i patëm të parët
 Shqipëri do të  jetë.