Poezi Dardan Hasku

Poezi Dardan Hasku

Vizitorë të nderuar të abcshqip.com, në këtë artikull po ju prezantojm një tufë nga krijimet e një djaloshi të ri që si pasion e ka të shkruaj poezi në Gjuhën Shqipe.

Babit tim

Jeta sjell shum të papritura dhe befasi,
Por, befasia më e pakëndshme për ne ishe ti,
U zhduke si mos të kesh qen me ne kurr,
U humb gjith mundi dhe puna yte burr.

Por, unë e di se ti je me mua,
Brenda meje të ndiej, e din që shumë të dua,
E di që je në parajsë, nga atje na shikon,
Çdo moment tonin me ne e shijon.

Por, sa ja vlen kur stë kam afër fizikisht,
Të të përqafoj, jo vetëm të mendoj psiqikisht,
Me ty gjatë tërë ditës do të rrija,
Do të lehtsoja të gjitha brengat e mija.

Epo, ja që në këtë botë ndodhi një padrejtësi,
U la pa baba një i vogël fëmi,
Fëmi i cili për të do të luftoj,
Edhe atje ku gjindet zemrën do ia gëzoj.

Jeta

Jeta është ironi, e rrit vetën me metaforë,
Jeta është kontrast, ec ngadal po si një traktor,
Jeta është rimë që zhvillohet me hiperbolë,
Jeta është sinonim, që sundon botën tonë.

Jeta është teoremë, më shumë se një pitagorë,
Jeta është minutë, që nuk tregohet në orë,
Jeta është televizion, por të shkuarën rrallë ta kujton,
Për të tashmën stë lë të mendon, të ardhmen nuk e parashikon.

Jeta është figurë letrare,
Nuk është e thjeshtë si një abetare,
Jeta është libër shkollor,
Por, vetëm të mirat nuk ti mëson.

Jeta është poshtërsi, me mangësi e padrejtësi,
Me vuajtje e mallëngjim, pak gëzim, më shumë trishtim,
Jeta është më e keqe se vdekja, më e keqe se urrejtja,
Keta kurr stë mbron,
Vetëm keq për çdokë mendon e vepron.

Nëna

Dhuratë e shtrejtë, gjë e shenjtë,
Fjala nënë dashuri të kujton,
Adhurim, ngrohtësi, miqësi zemërbardhëi të dhuron,
Jetën ta shton ta bën ta shijosh,
Ta kujtosh, kurr mos ta harrosh.

Fjalë që sharrohet,
Fjalë që nuk zëvendsohet,
Fjalë që nderohet,
Fjalë që rrespektohet,
Fjalë që nuk zhduket,
Fjalë që nuk strruket,
Fjalë që përjet ekziston,
Fjalë pa të cilën njeriu,
Jetën se paramendon.

Nuk mjafton asnjë shkrim,
Asnjë fjalë, asnjë shikim,
Asnjë puthje, asnjë ledhatim,
Asnjë shkronjë, asnjë fjalim,
As një para, asnjë shpërblim
Që ta zavendosj atë që ka bërë për mua
Mami im.

Dua të vdes

Kam dëshirë të vdes, të më ngushëllosh,
Mbi krye të rrish dhe të më përqafosh,
Ndoshta atë ditë do ia arrij qëllimit tim,
Do të më duash shumë o shpirti im.

Kur të jesh tek varri im,
Dhe kur të më shfryesh mua,
Do të dëgjosh zërin tim,
Do të besosh se shumë të dua.

Çfarë kënaqsie do ishte ti të më duash,
Çdo ditë të mendosh për mua, të më vizitosh,
Dhe kur se më don do të më thuash,
Dije se edhe në varr do të më gëzosh.

A mund…

A mund të më duash,
të dua ndonjëherë të më thuash,
a mund të më përshpëritësh ndonjëherë,
të dua ty dhe vetë ty përherë.

A mund të më thuash të paktën një grimcë që më don,
sytë e tu, po, më thonë,
a mund të jesh vetëm e imja,
të duash vetëm sytë e mia?

A mund të jem i vetmi për ty,
këtë së paku a mund ta di?
A mundem unë të jetoj me ty shpirti im,
A mund të ma japësh një përqafim.

A mund të kthej kohën prapa,
të të tregojë se dashurinë e kapa,
A mundem një minutë të mos mendoj
se sa shumë të dashuroj.

Të dua ty

E ndiej këtë – Të dua ty,
Mendoj vetëm – Të dua ty,
Jetoj sepse – Të dua ty,
Imagjinoj të bukurën dhe – Të dua ty.

Mallkoj vetën dhe – Të dua ty,
Dua të vdes, por – Të dua ty,
Më jetohet sepse – Të dua ty,
Jam me ty vetëm se – Të dua ty.

Kur jam afër teje – Të dua ty,
Sa më larg të jem, më shumë – Të dua ty,
Edhe nëse vdes do – Të dua ty,
Sido që të jetë – Të dua ty.

Do të ishte kënaqësi që përmes komenteve të na tregonit se cka mendoni për këto poezi.

Ky artikull eshte marre nga: http://abcshqip.com/?p=339. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://abcshqip.com/?p=339

Top