Poetet bëjnë dashuri ndryshe nga ne

Albforumi

Primus registratum
Poetet bëjnë dashuri ndryshe nga ne

fatuzzolaaa.jpg
</p>


nga Darien Levani</p>


&lt;&lt; Poetet bëjnë dashur ndryshe nga ne, komplet ndryshe plako, kanë ngjyra të tjera në koke, biles edhe seksi i tyre është më i hijshem. Bëjnë dashuri në krevate librash mbushur me petale vargjesh të tjera, në kokën e tyre të sëmurë krijojnë aktin e parë, poetët qeshin pa hapur gojën e mbyllin me sy mbyllur për të puthur më mirë sepse nuk janë si ne, poetët nuk të prekin por përkëdhelin format e trupit në floket e tu të ashpër, një e zhdukur e ndonjë pylli të errët është në krevat me ta, të mbulojnë me frymën e tyre derisa ndihesh e sigurt, pëshpërisin fjalë që nuk njihje e je e lumtur sepse duket qartë që do mësosh diçka të re, do kesh një tron në një mbreteri tjetër e lëpin buzët nga kënaqësia jote sepse ajo që po dëgjon është Zgjedhja-e-të -gjithë-problemeve të-tua sepse ke prekur gjithçka duhet të prekje e ke shlyer borxhin tënd me veten e tashmë je e lirë në një mënyre të re e zbulon me habi që dy njerëz nën një batanije kanë më shumë hapësire se sa kishe menduar ndonjëherë e të vjen keq që ka aq shumë vend bosh, e ti vendin e përdor do ta mbushësh e vendos që aty mund të fusim një fëmije, këtu një divan, këtu një shëtitje të djelën e ske frikë sepse ai të bërtet fjalë të sigurta në kokë e ti ndihesh mirë. Pastaj poetet të braktisin, për herë të parë e të fundit. &gt;&gt;</p>


nga Lufta-e-ftohtë</p>
Archiviato in:Letërsi Tagged: dashuri, ese, poetet, poezi
3645
3645
3645
3645
3645
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3645
 
Top