Podolski: Van Persin e zevendesoj une

The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
Lukas Podolski duket i sigurt se mund të zëvendësojë denjësisht Robin Van Persin nëse kapiteni i Arsenalit vendos të largohet gjatë verës. Futbollisti gjerman u ble nga “topçinjtë” për 11.7 milion paund nga Këln, duke menduar se ai do të ndihmonte Van Persin në repartin e avancuar të skuadrës.

Por më sa duket, Podolski do të kthehet në forcën kryesore të sulmit të Arsenalit, edhe pse shpresonte që Van Persi të qëndronte në këtë skuadër. “Ajo që mund të them është se Van Persi kishte një sezon të shkëlqyer një vit më parë dhe shpresoj të vazhdojë të dhurojë të tillë te Arsenali. Do të ishte fantastike të luaja përkrah tij. Por unë mund të luaj si sulmues i vetëm, ose si një sulmues në krahun e majtë. Besoj se skuadra do të jetë e kënaqur për sa kohë që arrij të shfaqem në zonën kundërshtare dhe të shënoj gola. Kam punuar shumë këto vite për të përmirësuar lojën time”, tha futbollisti gjerman i cili më pas i doli në mbrojtje trajnerit Arsen Venger.

“Ai ka arritur të çojë Arsenalin çdo vit në Ligën e Kampioneve dhe ka një reputacion të shkëlqyer në të gjithë Evropën. Ajo që më pëlqen më shumë është se ka pason për futbollin sulmues dhe nuk heq dorë nga ai. Disa njerëz te Arsenali mund të jenë të zhgënjyer me të, por ata duhet të fillojnë ta kuptojnë se çfarë trajnerit të madh kanë në skuadër”.

Më pas, sulmuesi pranoi se kishte gabuar në karrierën e tij kur lëvizi në një moshë të re nga Këlni drejt Bajern Mynih, duke kaluar disa sezone zhgënjyese te bavarezët.

“Ndoshta isha shumë i ri për të shpërthyer në një skuadër si Bajern Mynih. Tani është krejtësisht ndryshe, kam 100 ndeshje me kombëtaren gjermane dhe jam më i pjekur. Kjo është arsyeja pse pres me padurim që të filloj etapën e ardhshme të karrierës time në kampionatin anglez”, tha Podolski.
 
Top