Re: Po Zoti Edvin Rama!
thote rama
...Në rrugën e ndryshimit të përditshëm ne nuk mund dhe nuk do të krahasohemi me kundërshtarin tonë politik. Ai është pa asnjë dyshim një pikë referimi që nuk na ndihmon asfare sepse është primitiv, i paaftë, hipokrit dhe aspak konkurues. Më lejoni t'ju kujtoj se ky është ai kundërshtari që e vuri qeverinë e Partisë Socialiste në gjumë dafinash duke i bërë shumë ndër ne të mendojnë, krejt gabimisht, se sa të kemi nga ana tjetër Sali Berishën, shqiptarët do të na votojnë që t'i qeverisim pavarësisht mospërmbushjes së objektivave të qeverisjes sonë. Sic humbëm duke fjetur mbi ato dafina, mund të humbasim përsëri nëse matemi me Sali Berishën e me gjallesat e cirkut të tij qeverisës dhe harrojmë se në fakt duhet të matemi me kërkesat e shqiptarëve ndaj nesh.
Shqiptarët nuk kërkojnë nga ne të jemi më qytetarë, më të aftë e më pak gënjeshtarë se kundërshtari ynë, por të mos jemi më ata që ishim kur mbetëm në provimin e 3 korrikut. Shqiptarët duan nga ne që gjithshka që e bëmë keq apo nuk e bëmë dot fare, të tregojmë, përmes ndryshimit tonë, se mund ta bëjmë mirë nëse ata na rijapin mandatin. Shqiptarët nga ne presin një ofertë të re politike.
...