A
Anxhela Çikopano
Guest
Po e nis me ca pyetje:
1. Pse ngrihen sot të rinjtë për Parkun e Liqenit?
2. Pse ngrihen të shpërngulurit e bulevardit?
3. Pse ngrihen bizneset?
Pyetjes së dytë e të tretë është më e lehtë t'i kthesh përgjigje, është thuajse e lexueshme: njëra palë për pronën e tjetra për cënimin e të ardhurave. Po të rinjtë, të rinjtë pse nuk lëshojnë pe për Parkun e Liqenit, paçka se rrihen, fyhen, përçudnohen nga pushteti e braktisen nga media, madje edhe nga një pjesë e popullit? PSE? Ata nuk fitojnë aty as pronë e as para? Ç'është kjo marri e kjo këmbëngulje?
E pra, të treja pyetjet e kanë nje emërues të përbashkët, ku më i lexueshëm e ku jo: ngrihen për të çuar në vend DINJITETIN NJERËZOR!
Dinjitetin e nënë Zyle Lamit që rreken ta blejnë të gjitha partitë e të mijëra nënave të tjera, burrave, bijve e bijave të tyre. Jua blejnë partitë dinjitetin njerëz, me gjobë 500 lekë, pastaj me 50 Euro, me thes mielli, me premtime. Kujdes, nuk ju blejnë votën në zgjedhje, ju blejnë dinjitetin dhe pastaj thonë publikisht me arrogancë se iu keni dhënë votën, ndaj e kanë të ligjëruar të drejtën t'ju fyejnë, t'ju shkelin, t'ju varfërojnë dhe ju nuk ngrini kokë, se jeni shitur (paçka se jo qëllimisht).
Kurse djemve e vajzave që rrihen atje në park nuk ua blejnë dot dinjitetin se janë brez i ri që dinë gjuhë të huaja, që lexojnë, që kanë parë botë me sy, që mendojnë me kokën e tyre dhe që nuk duan të bredhin si çifuti në shkretëtirë rrugëve të Evropës duke larë pjata, po të jenë qytetarë të denjë të vendit të tyre. Prandaj janë aq të paleverdisshëm këta të rinj, prandaj pushtetet përpiqen t'i përbaltin, t'u mbysin zërin, sepse ata do t'ju kujtojnë edhe juve që punë e madhe në qofshi shitur një herë, dy a tri, secili prej jush, qytetarë të Tiranës e të Shqipërisë e ka në dorë të kthejë në vend dinjitetin e tij e t'u tregojë vendin shkelësve të ligjit që na qeverisin. Diluni krah djemve e vajzave te Parku i Liqenit se nuk luftojnë për dinjitetin e tyre të pacënuar, po për të rikthyer në vend dinjitetin e gjithë kësaj shoqërie të përçarë!
Continue reading...