PO kete si ta quajme???

PO kete si ta quajme???

Sajoi atentat ndaj vetes, burg pa afat




BERAT- Gjykata vendos masën e sigurisë burg pa afat për 31-vjeçarin nga Kuçova që sajoi atentatin ndaj vetes, dy javë më parë. Ridvan Bani, i njohur edhe me emrin Luis, u arrestua disa ditë më parë e kallëzimit ë rremë. Në mbrëmjen e 17 prillit, ai shkoi në një rrugë larg fshatit ku banon, nxehu një kaçavidë me petrogaz dhe hapi disa vrima në trup, në të cilat pastaj futi plumba. Pasi kreu këto tortura mbi veten, burri i ri u shtri në një kanal dhe lajmëroi me telefon një kushëririn e vet, sikur i kishin bërë atentat. Policia mbërriti shpejt dhe e çoi të plagosurin në spital, ku ai u operua për dy orë të tëra. Pasi “mori veten” ai akuzoi një kushëri të gruas së tij për atentain, në përpjekje për të krijuar konflikt me familjen e bashkëshortes, të cilën donte ta divorconte. Ky siç pohoi vetëm pas disa ditësh vetë Bani, ishte shkaku i vetëm që ai sajoi atentatin.
Por e gjithë kjo i kushtoi shtrenjtë atij, pasi Bani rrezikon burgun për kallëzim të rremë.



Pyetja eshte: c;i themi ketij fenomeni?
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: PO kete si ta quajme???

Une nuk e kuptoj se si nuk e kane kuptuar ne spital qe nuk e ka qelluar njeri me plumb. Une nuk ja thek shume nga armet, por kam pershtypjen qe po t'a kishin qelluar ai do ishte mbuluar me gjak....dhe nga djegja plaget jane ndryshe.

Nejse, halli qe e ka cuar ate deri ne ate pike deshperimi nuk dihet....ose thjeshte nuk eshte mire nga gjendja ana nervore/psikologjike /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

shkodranlover

Primus registratum
Re: PO kete si ta quajme???

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Por e gjithë kjo i kushtoi shtrenjtë atij, pasi Bani rrezikon burgun për kallëzim të rremë.


[/ QUOTE ]

Dhe shume mire ti behet. Ai sapo ka bere nje deshmi qe mund te kishte cuar prapa hekurave nje person te pafajshem. Persona te semure si ky, qe shpojne veten me kacavida e kane vendin ne spital psiqik, jo ne burg.
Gjesti ne fjale eshte po aq i denueshem sa i nje deshmitari kur genjen qellimisht trupin gjykues.
 

ssssssss

Primus registratum
Re: PO kete si ta quajme???

nqs budalliku dhe hajvanlliku ka nje kufi,ja ku e keni kufirin /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Fioralbina

Primus registratum
Re: PO kete si ta quajme???

Si ta quash?? person me probleme te renda mendore..ose person qe ka pas aq shum problem me grun e vet sa, ne pamundesi te bonte tjeter gjo e pa e analizu situaten, ne gjendje depresioni total, kjo i esht duk gjeja me e "llogjikshme" qe mund te bente /pf/images/graemlins/shrug.gif
Po meqe ky donte te divorconte, te pakten tani, do jet larg grus /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: PO kete si ta quajme???

trimerine nga budallalleku e ndan nje file shume e holle...ky tipi i paska ber te dyja ....duhet te jete sajese se ska mundesi /pf/images/graemlins/lol.gif
 

zog

Primus registratum
Re: PO kete si ta quajme???

budallalliku (edhe i tij) eshte : trimeri per diçka te parendesishme (ose te vogel). ndersa heroizmi eshte : trimeri per diçka te rendesishme (ose te madhe).

budallai trim quhet psikopat.
 

Guest
Re: PO kete si ta quajme???

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po këtë si ta quajmë?

Ja ça t'bo gruja /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

Koencidoka me kongen e Sinanit:

"Po c´tu desh gruja mor qyqar
harrove sa mire ishe beqar"

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top