po kete e moret vesh?

po kete e moret vesh?

Si i thone shqip...aktore?

Aventura e 21-vjecares beratase, qe po ngjit shkallet e karrieres ne kinematografine italiane. Nga telefilmat e teatri te reklamat gjigande te "Omnitel"-it. Por qe mbi te gjitha deshiron te jete aktore

Nga Erjon Tase



Xhilda Lapardhaja, vajza shqiptare ne Cinecita

Ka pozuar plot krenari nen sharmin e veshjeve "Valentino". U ka buzeqeshur per disa muaj italianeve nga posterat gjigande publicitare te "Omnitel", e megjithate, Xhilda Lapardhase nuk i pelqen ta cilesojne thjesht "modele". Keto jane vetem disa hapa te rendesishem, por jo thelbesore te curriculumit artistik italian te bukuroshes 21-vjecare nga Berati. "Me falni. Une jam aktore. Modele eshte shume... si i thone ne shqip...e ulet", detyrohet te korrigjoje ajo sa here qe bashkebiseduesit harrojne kete detaj teper esencial.

Ne Shqiperi, ne vendin e saj, eshte krejt e panjohur, por pertej Adriatikut tashme nuk mjaftojne gishtat e dy duarve per te numeruar rolet e saj si protagoniste ne teater, telefilma dhe kinema. Ne rruget e Romes, qytetit ku jeton prej vitesh me familjen e saj, kane nisur ta therrasin tashme me emrat e personazheve ne filma. Qe nga rolet ne telenovelat e ndjekura edhe ne stacionet shqiptare si "Un Medico in Famiglia", "Non lasciamoci piu", "Giornalisti", "Un posto al sole", La squadra III", "Madre come te", ne kinema me filmat "Prima del tramonto", "Il Ritorno" apo "Eden", e deri ne teater ne nje pjese prane aktorit te madh Paolo Vilaxho, qe ka bere per gjashte muaj xhiron neper Itali. Eshte e veshtire qe te harrosh nje fytyre engjellore si e saj. Por sigurisht, kenaqesine me te madhe ia ngjallin urimet e pershendetjet e emigranteve shqiptare. Te gjithe ndihen me krenare kur u rrefejne vendasve se vajza ne ekran apo ne bill-borderat e autostrades eshte nga vendi i tyre. Dhe Xhilda nuk e ka mohuar kurre se vjen nga vendi i shqiponjave. Vertet shqipja e saj le per te deshiruar, por kjo jo per faj te brunes se embel. "Kur mesova se do te vija ne Tirane, disa muaj me pare, vendosa qe te flisja shqip ne familje. Nuk doja te beja figure te keqe ketu", shfajesohet ajo.

Deri tre muaj me pare, nuk e kishte menduar se do te rikthehej ne vendin e saj nen petkun e aktores. U be shkas nje reklame e "Birra Tiranes", ku ajo do te interpretoje se bashku me nje tjeter yll te spektakleve italiane, balerinin Ilir Shaqiri, qe Xhilda Lapardhaja te thyente persepari heshtjen qe ekzistonte per te ne Shqiperi. Vertet do te qendronte vetem dy dite ne Tirane dhe kur dritat e xhirimit ende nuk ishin shuar do te nxitonte te merrte avionin e pare te "Alitalia"-s, por ky ishte shansi me i mire per t'u rikthyer ashtu sic e kishte enderruar: si nje aktore. "Erdha per te kaluar pushimet ne Berat edhe nje vit me pare, por qendrova larg kamerave e gazetareve. Doja qe te prezantohesha me nje rol dhe jo thjesht si nje emigrante qe kthehet ne vendin e saj", sqaron Xhilda ndersa ulet ne shezlong-un, buze pishines ku po xhirohet reklama e "Birra Tiranes".

Ne te vertete, jeta e aktores 21-vjecare shqiptare ka qene gjithnje shume prane artit. Prinderit, te dy ekonomiste, por me nje dashuri te madhe per artin, kishin gatuar te ardhmen e vajzes se tyre te pare ne shkollen e baletit ne Tirane. Dhe nje pasion i tille nuk do t'i zhgenjente prinderit e Xhildes. "Ne moshen 10-vjecare, mu dha mundesia qe te ndiqja nje burse studimi ne Operen e Parisit. Nje mundesi qe e percaktoi te ardhmen time te lidhur me artin dhe qe une nuk e lashe te me shpetonte", kujton ajo. Ende nje femije, Xhilda u transferua ne vitin 1993 ne Paris per te ndjekur endrren e saj per baletin. Por pak muaj me vone, pas zhvendosjes se prinderve te saj ne Itali, Xhilda vendosi te ndryshoje edhe njehere destinacionin e saj. Kete here la Parisin, per te qendruar prane familjes se saj, duke vazhduar studimet ne Akademine Kombetare te Baletit ne Rome. Vetem ne moshen 15-vjecare, ajo do ta kuptonte se mund te hynte ne boten e artit edhe duke trokitur ne nje tjeter porte. Regjisores italiane Franceska Arkibuxhi, i nevojitej nje personazh i ri per njerin prej filmave te saj dhe po vizitonte shume shkolla te mesme per kete qellim. Mes shume konkurrenteve u perzgjodh edhe Xhilda Lapardhaja, por ne "proven" finale regjisorja vendosi t'ia besonte rolin nje tjeter vajze. Megjithate, embelsia e Xhildes nuk kishte kaluar pa u vene re. Vete regjisorja do t'i kerkonte numrin e telefonit dhe adresen me premtimin se do te rikthehej serish. Pak jave me pas, Xhilda do te debutonte ne telefilmin "Un medico in famiglia", ne rolin e Dolores. Njeri pas tjetrit do te vinin edhe role te tjera ne boten e telenovelave, por ky dyzim mes baletit e kinematografise do te vazhdonte vetem per dy vjet. "Ne moshen 17-vjecare, pata disa probleme me gjunjet qe me shkaktoheshin nga baleti. Mjeket me ndaluan qe te vazhdoja kercimin sepse ndryshe do te pesoja demtime me te renda", kujton ato momente te veshtira Xhilda. Kjo ishte edhe ndarja perfundimtare nga baleti. Per gati nje vit u ndje shume keq, pa miqte e shkolles apo shoket me te cilet kishte ndare deri ne ato momente endrren e kercimit. Ajo periudhe e veshtire i ka sherbyer edhe si nje moment i metejshem reflektimi per te ardhmen, apo edhe e ka shndrruar, sic thote vete ajo, ne "nje njeri me kembe ne toke". Por kjo fatkeqesi do te kishte edhe anen e saj pozitive. E braktisur nga pasioni per baletin, Xhilda vendosi te qendronte "me kembe ne toke" ne kinematografi. Gjate ketyre kater viteve te fundit, vajza nga Berati ka fituar admirimin e miliona shikuesve ne interpretimet e saj ne nje sere telenovelash, por edhe tre filmave me metrazh te gjate. Megjithate kulmi i karrieres se saj te re, ka qene edhe pjesa teatrale me aktorin e njohur Paolo Vilaxhio. "Ishte nje eksperience krejt e ndryshme nga kinemaja e ku cdo kush tregon me te vertete talentin e tij", shprehet 21-vjecarja. Imazhi i Xhildes eshte perzgjedhur deri me sot edhe si perfaqesues i mesazheve publicitare te "Poste Prioritare", prodhimeve "Buitoni" ne France, apo edhe nje spoti kunder droges, qe do te shfaqet ne shtator ne te gjithe Italine. Megjithate, njera prej reklamave qe i ka dhene shpesh edhe emrin "vajza e Omnitel", ka qene ajo e kompanise gjigande te telefonise ne Itali.

Fale ketij curriculumi, tashme Xhilda Lapardhaja ka nenshkruar nje kontrate me njeren prej agjensive me te njohura te aktoreve italiane. Ne adresen www.cdastudiodinardo.com te agjensise, emri i aktores 21-vjecare eshte renditur mes qindra firmave te njohura te kinematografise italiane. Ne skeden personale te saj dallohet shpejt prejardhja shqiptare dhe vendlindja ne Berat, mes shume rivaleve te tjera vendase. "Nuk e kam fshehur asnjehere qe jam shqiptare. Ne te gjitha prezantimet e mia tek regjisoret italiane, kam perdorur te dhenat e mia personale. Nuk kam dashur te ndryshoj as mbiemrin, ashtu sic bejne shume prej aktoreve te tjere te huaj", sqaron Xhilda Lapardhaja. A ka patur ndonjehere probleme ashtu si shqiptaret e tjere? Ajo preferon te pergjigjet thjesht me nje proverb italian: Njerezit e zgjuar nuk e vene gjithe grurin ne te njejtin thes. "Kur jam ne Itali me duhet te mbroj shqiptaret perpara miqve te mi italiane, ndersa kur vij ne Shqiperi detyrohem te mbroj italianet. Megjithate, tashme opinioni per shqiptaret ne Itali ka ndryshuar", thote ajo. Edhe vete pa e kuptuar, se bashku me Kledi Kadiun, Ilir Shaqirin, Igli Taren, Erjon Bogdanin apo Elsa Lilen, ajo ka meriten e saj ne ndryshimin e ketij imazhi per shqiptaret. Por ashtu si ne cdo vend edhe ne Itali ekziston ende nje cmire mes vete njerezve te artit ndaj te huajve. Mesa duket i duhet lene ende kohe vendasve per te kaluar edhe kete hap tjeter te ndarjes. Ndoshta per kete arsye, miku me i mire artist i Xhildes eshte nje shqiptar, Edmond Budina. Me regjisorin qe punon prej vitesh si tornitor ne Itali dhe qe se fundi ka arritur suksesin ne kinema me filmin "Lettere al vento", eshte takuar kohe me pare. Te dy ndodheshin ne sheshin e xhirimit te telefilmit "Un posto al sole", kur u takuan per here te pare dhe qe prej atij momenti te dy jane kthyer ne miq te ngushte. Kur vjen fjala per dashurite e verteta te saj Xhilda nuk preferon te flase. Mjaftohet vetem me nje buzeqeshje te sikletosur. Ndoshta edhe sepse e ema nuk ka dashur t'i ndahet edhe gjate xhirimeve te reklames ne kete udhetim ne Shqiperi. "Tani duhet te largohem", thote ajo. Zeri i regjisorit te reklames, qe kerkon te kthehet perseri ne pishine, duket se i ka ardhur si nje shpetim i shumepritur.

Reklama qe e ktheu ne Tirane

Nuk e kishte menduar kurre se do te bente nje dite edhe reklamen e prodhimeve te nje firme shqiptare. Por ka qene nje ftese e "Birra Tiranes" ajo qe ka kthyer ne realitet cdo gje. Se bashku me balerinin e njohur ne skenat italiane, Ilir Shaqirin, Xhilda do te jete protagonistja e spotit publicitar qe do te shfaqet se shpejti ne ekranet shqiptare. Gjithcka eshte realizuar brenda dy diteve ne ambientet e pishines se restorant "Arturit", ne periferi te kryeqytetit. Mesazhi i reklames eshte i thjeshte: Birra sjell paqen mes dy te rinjve, qe kishin patur nje kontradikte mes tyre me pare. Nje ide dhe realizim i perkryer, por qe sigurisht qe do te mbeshtetet me teper edhe ne imazhin e dy protagonisteve te reklames. Pas gjithe kesaj ndermarrjeje qendron emri i fotografit, Roland Tasho. Iliri dhe Xhilda ishin pjese e albumit te tij te fotografive "Shqiperia tjeter", i cili kishte ne qender jeten e emigranteve te njohur shqiptar ne Itali. "Qe prej momentit qe njoha Xhilden, kisha vendosur te zhvillonim disa projekte qe do ta prezantonin ate edhe ne Shqiperi. Sigurisht qe reklama e "Birra Tiranes", eshte vetem nje pjese e vogel e ketyre projekteve, qe presin ende te realizohen", shprehet Tasho. Pas dy ditesh, Xhilda ka marre serish rrugen e kthimit per ne Rome, por kesaj here me shpresen se reklama e "Birra Tiranes" e ka ndihmuar qe te trokase me dinjitet ne vendin e saj. Dhe sigurisht t'i lejoje nje rikthim sa me te shpejte.
 

I love new york

Primus registratum
Re: po kete e moret vesh?

cfare ka ketu per tu cuditur
eek.gif
<img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
i lumte asaj vajzes
thumbsup.gif
 

Guest
Re: po kete e moret vesh?

eh mos u ndieni o cuna se ka dhe me keq apo jane ruset e moldavet etj etj etjjjjj
goofy.gif
lol.gif

bravo ashtu te do partija <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Anana

Primus registratum
Re: po kete e moret vesh?

Fillimisht postuar nga Prototipja:
[qb] eh mos u ndieni o cuna se ka dhe me keq apo jane ruset e moldavet etj etj etjjjjj
goofy.gif
lol.gif

bravo ashtu te do partija <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> [/qb]
Akuze e ulet. Cdo sukses e ka nganje cen. Eshte pjese e jetes.
 

hot

Hotgirl
Re: po kete e moret vesh?

ca duhet me mor vesh ktu?! <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

Anana

Primus registratum
Re: po kete e moret vesh?

Me duket se i ka be pershtypje Bones se ka kohe qe s'eshte marr vesh me Shqiperine e s'e ndjek shtypin.

S'e di ajo qe Klani kete pune ka jave per jave. E gjen ndonjerin per ta bere hero.
devil.gif
 

Misha Maisky

Primus registratum
Re: po kete e moret vesh?

ne na bohet zemra mal qe patriotet tona
thumbsup.gif
ecin perpara dhe jemi gati ta meshtesim <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: po kete e moret vesh?

Ec aty!!!!!

Po kjo tjetra... Une e mora vesh ne nje kronike kulturore ne gazeten "shekulli" te muajit nentor 2002, duke shfletuar ne biblioteke nje dite te bukur:


<span style="font-style: italic"> <span style="font-weight: bold"> Sandra Bullock kishte pranuar ne nje interviste se ishte me origjine shqiptare dhe babai i saj ishte shqiptar - m'duket nga Korca</span> </span> &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Ju e njihni edhe Eliza Dushkun, apo jo. Edhe ajo eshte me origjine shqiptare, m' duket me nene daneze. Sigurisht, nese dini ndonje informacion me konkret, mund te na tregoni...

Ou, po ajo tjetra, qe e kishte gazeta e para dy javeve. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Doli edhe nje kengetare tjeter me origjine nga Shqiperia. Ajo ishte nga Australia, por me origjine nga Pogradeci, se ia harrova mbiemrin dreqit...., - e kishte me kater shkronja - dhe kishte ardhur me pushime te shkurtra ne Pogradec, ku kishte pohuar origjinen e saj. Car' Biondeje mor cuna
eek.gif
! Dhe mendoni qe ishte nje nga tre divat australiane per momentin ne muzike dhe hite!
 

woooooow

Primus registratum
Re: po kete e moret vesh?

Une kam nigjo qe edhe George Bushi o me origjin shqiptare jo per gjo &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

bona

Primus registratum
Re: po kete e moret vesh?

mua per vete mu be qejfi jashtmase. e printa dhe e cova ne pune.edhe njehere mu be qefji jashtmase. ne tavoline ne pune me kishin lene NY times qe kishte nje burre me origjine shqiptare se si vidhte ATM machines.

PS: per ju te tjeret qe jeni up to date me shqiperine s'keni per se ta lexoni shkrimin tim.

ju puth te gjitheve
Bona.
 

hot

Hotgirl
Re: po kete e moret vesh?

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] Ec aty!!!!!


Ou, po ajo tjetra, qe e kishte gazeta e para dy javeve. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Doli edhe nje kengetare tjeter me origjine nga Shqiperia. Ajo ishte nga Australia, por me origjine nga Pogradeci, se ia harrova mbiemrin dreqit...., - e kishte me kater shkronja - dhe kishte ardhur me pushime te shkurtra ne Pogradec, ku kishte pohuar origjinen e saj. Car' Biondeje mor cuna
eek.gif
! Dhe mendoni qe ishte nje nga tre divat australiane per momentin ne muzike dhe hite! [/qb]
na fal qe po e them kshu,po muve ajo bjondinka mu duk si nej cope funderrine,ndonje ekzagjerim i mediave shqiptare &quot;nga qefi&quot;,meqe kjo doli shqiptare!!
se jo per gje po do e kishim degjuar,se tere diten muzike degjojm
shrug.gif
 

I love new york

Primus registratum
Re: po kete e moret vesh?

Fillimisht postuar nga woooooow:
[qb] Une kam nigjo qe edhe George Bushi o me origjin shqiptare jo per gjo &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
po mo nuk e diktke ti eeeeeeeee
eshte nga Bushet e Beratit :tipsy: :tipsy: &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

alinos

Forumium maestatis
Re: po kete e moret vesh?

Jo mi ti se eshte nga Bushatllijte e Shkodres. Kan ik qe kur hyri turku n'Shkoder dhe pushtoi principaten e tyne &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

bona

Primus registratum
Re: po kete e moret vesh?

une e hapa kete teme me ju sjelle lajme se si hecin shqiptaret (me pikatore) jashte. ju rrini tu u tall.
amon sa gelozi, as nje fjale te mire.....
 

zog

Primus registratum
Re: po kete e moret vesh?

problemi eshte mi Lara se keshtu veprojne te gjithe e jo vetem shqiptaret. ajo qe duhet vene ne dukje tek ky lajm, eshte qe: megjithe opinionin e keq per shqiptaret ne itali, ka individe te cilet kjo si pengon aspak per te bere karrieren qe duan.

neqofte se nuk duhet te flasim per to, atehere s'duhet te flasim as per mafien, prostitutat etj. bile jo vetem ne, italiani gjithashtu.
 

edda

Primus registratum
Re: po kete e moret vesh?

Une kte Xhilden sot po e shof per here te pare..va beh nuk jam nga ato qe e ndjekin rregullisht tv por shume shpesh me ka ndodhur qe kur e hap gjej kledin apo ilirin si tek costanzo ashtu edhe tek kto programet - thashetheme

<span style="font-style: italic">Ne adresen www.cdastudiodinardo.com te agjensise, emri i aktores 21-vjecare eshte renditur mes qindra firmave te njohura te kinematografise italiane</span>

çar shkrun ky trapi kshu &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; nuk e shikon ky qe ajo eshte nje agjenci, ajo paguan per te pasur emrin aty e kjo s'ka te beje fare me faktin qe eshte aktore e njohur a jo. Agjencise si intereson ne je i zoti a jo, mjafton qe ti ti paguash dhe ato te bejne reklame sa dush ti

Qimen tra e bejne shqiptaret
smash.gif
 

gezim lame

Primus registratum
Re: po kete e moret vesh?

Qyteza ku jetoj eshte pjese e nje qyteti te madh te Ontarios qe ka edhe nje nga operat me te mira(ne mos me mira) te Kanadase.......
Para nje vit kur po lexoja gazeten kryesore lokale Ham. Spec. kryeartikulli i ishte kushtuar nje sopranoje shqiptare qe kishte rrol kryesor ne nje nga shfaqet e sezonit..........
Aty i behej nje analize jetes dhe karrierres se saj me nota mjaft te mira..........
Te them te drejten me erdhi mire per te dhe qe nje ndjenje qe te ben te jesh edhe optimist....
 

bona

Primus registratum
Re: po kete e moret vesh?

lara croft

mire o goce ashtu mendon ti une s'kam c'te bej. une per vete jetoj ketu ne NY dhe kam shume pak mundesi te degjoj lajmet dhe te takoj shqiptare te hajrit.mendo ketu punojne 10 milione njerez, me gjuhe te ndryshem, me lekure me bojna te ndryshme dhe ky artikull me beri pershtypje.
une jam shume dacord per shumicen qe thua ti por pse kur ka arrit ajo tjetra duhet ta mohosh.

kur vejne shqiptaret goca te bukura une shikoj shemti, injorance.

kjo ishte komplet e kunderta.
pastaj kuptohet kur je e mire te gjithe te kane inat.
 
Top