Po investoni per te ardhmen tuaj?

VoGeLuShI

Primus registratum
Po investoni per te ardhmen tuaj?

Eshte e vertete qe shkolla eshte nje nga investimet me te mira qe njeriu mund te beje per jeten dhe te ardhmen e tij por a nuk mendoni se shkolla tashme ka dale ne plan te dyte?
Eshte e vertete qe nje njeri me nje diplome te mire dhe me nje master ka goxha mundesi te mira per punesim por une kam vene re (dhe kjo jo vetem ne vendin tone) se ne kohen qe jetojme ka shume rendesi edhe shoqeria apo miqesia.
Nje mik me peshe ne shoqeri, pra me pushtet a nuk eshte nje investim me shume per te ardhmen?
 

blabla

Primus registratum
Re: Po investoni per te ardhmen tuaj?

Ai qe ti konsidero "mik per investim" A, esht si i themi shqip mirmjes per interes...
Un per vete kam patur shum mundesi (duke qene edhe femer) te eci perpara me "miq" por gjithmone kam preferuar menyren e thjeshte dhe me dinjitoze te punuarit shume e drejte. E kuptoj fare mire, qe i punuari pak e sakte eshte rruge me e lehte, po prap...
 

^Ira^

Forumium praecox
Re: Po investoni per te ardhmen tuaj?

Une mendoj se ne kohet qe jetojme, duhet shume po shume fat te ecesh para duke u mbeshtetur vetem tek aftesite, shkolla apo kualifikimet e ndryshme extra qe mund te kesh.
Tingellon e cuditshme, por eshte mese e vertete ajo qe ke shkruar, "nje mik" me peshe ne shoqeri, eshte goxha investim
 
Re: Po investoni per te ardhmen tuaj?

Qe te kesh njerez qe te hapin dyert ne kompani ku do te punosh, apo te te referojne tek punedhenesi, t'ja cojne resumene tende atij qe merr ne pune kjo eshte ideale. Une do thoja investo tek cdo njeri, ji i afrueshem, i gjalle e i futur, se nuk i dihet nga kush te ofrohet mundesia.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Po investoni per te ardhmen tuaj?

/pf/images/graemlins/wink.gif nelke. aftesia per te marre informacion nga njerezit eshte shume e rendesishme gjithashtu. fakti qe ti relacjonohesh mire me njerez ne menyre te natyrshme te jep shume pike ne sukses karriere.
 

bona

Primus registratum
Re: Po investoni per te ardhmen tuaj?

investimi im per te kaluar nga nje vend pune ne nje tjeter ne te njejtin institucion ka qene duke punuar shume shume dhe kur me mori bosja ne inerviste me tha qe me kane folur jashtzakonisht mire per ty por nuk me dha emra dhe pata fat te futesha aty pas nje viti e gjysme kur mesataristh pritet te pakten 3 vjet.
punesimi ne vendin e punes time behet strict gjithashtu dhe nga kualificimet qe ke pervec diplomes. dhe nga letrat qe te shkruajne njerzit nga sherbimi jot.
 

mistrec-sarande

Primus registratum
Re: Po investoni per te ardhmen tuaj?

Miku mund te japi mundesin per te zene nje vend pune po jo garancin per te qendruar aty pra nese nuk je i zoti per ate vend pune perseri do biesh posht.
 
Top