Po bëhet modë?!

atman

Forumium maestatis
Po bëhet modë?!

Gjithmonë e më shpesh, femrat por edhe meshkujt nuk mbreten pas, i drejtohen kirurgjisë estetike, bëjnë ndërhyrje të ndryshme në pjesë të trupit, shumica në tipare; shkurt një tentativë për të përmirësuar dukjen.
Le të themi dakort.
Mirëpo, gjithmonë e më tepër po vihen re prindër që u bëjnë dhuratë fëmijëve kur mbushin moshën madhore, 16 ose 18 vjeç, një ndërhyrje kirurgjikale estetike.

Ka diçka që nuk shkon në këtë lloj “dhurate” apo përshtypja ime është e gabuar?
 

lu_lu

Primus registratum
Re: Po bëhet modë?!

Per mendimin tim nderhyrje te tilla bejne vetem njerezit qe nuk kane besim tek vetvetja dhe jane te prirur te imitojne idhuj.

Njeriu duhet ta pranoje veten ashtu sic eshte dhe ato para qe i shpenzon per operacione te tilla, ti shpenzoje per arsimim dhe dhe formim profesional
(Prejashto rastet kur ke vertete nevoje per nderhyrje te tilla )

... Po te shpenzonin njerezit per te qene te zgjuar aq sa shpenzojne per te qene te bukur, nuk do kishte injorante ne kete bote.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Po bëhet modë?!

Pare ne pergjithesi, mendimi tend eshte i drejte lu_lu, por çfare me duket disi denatyrale eshte fakti tjeter:

Si eshte e mundur qe nje nene, pershembull, t'i dhuroje krijeses se vet, nje gje te tille, dmth mundesine per te ndrequr diçka?
 

Guest
Re: Po bëhet modë?!

Mendoj qe keto jane ceshtje mentalitetesh. Ketu kemi te bejme me shprehjen qe ne shqip perkthehet:"Mjafton te ndihem une mire"...
Nisur nga kjo shprehje, prinderit arrijne te bejne te tilla dhurata, pasi duke pare femijen qe "vuan" per nje hunde me defekt, gjoks te vogel, apo ku di une per cfare, bejne te tilla dhurata, per ta bere femijen te ndihet mire. Pastaj moden e ben leku, jo gustoja e mirefillte. Ndaj dhe operacionet plastike jane biznese qe u shnderruan ne mode, nga njerez te pasur.
Por nuk menjanohen edhe rastet, qe nje korigjim plastik ne jeten e dikujt eshte me te vertete i nevojshem dhe ndryshon gjithe jeten e pasme te tij. Pasi defektet mund te jene nga me te ndryshmet. Keshtu qe pse mos korigjohen kur eshte e mundur.
Ndaj s´them kategorikisht "jo" kunder cdo lloj nderhyrjeje, por vetem kunder ketyre "dhuratave".
 

lu_lu

Primus registratum
Re: Po bëhet modë?!

eh... beme nene te te ngjas thote populli z. Atman.

Dua te them qe psikologjine qe ka e ema ia trashegon edhe pasardhesit... djale apo vajze qofte.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Po bëhet modë?!

Prindët që bëjnë "dhurata" të tilla kam përshtypjen se e bëjnë që tu bien veshët rehat në të shumtën e rasteve. Kjo tregon papjekuri tek prindët por edhe një mungesë vlerash njerëzore. Kjo vjen nga mendimi sipërfaqësor i një pjese të shoqërisë gjithnjë e në rritje.

Problemi që shtrohet ka efekte tek gjithë shoqëria. Dikush që nuk pranon një "difekt" tek vetja a do ishte i hapur ndaj difekteve të të tjerëve? Pra, a do i pranonte një individ i tillë të tjerët ashtu siç janë?

Që një adoleshent/e të mos arrijë të analizojë diçka të tillë është disi normale por që prindi ta pranojë këtë mentalitet dhe ta adaptojë kjo është për tu shqetësuar.
 

Guest
Re: Po bëhet modë?!

He mo Kondre dhe ti mos u bo kaq i ngushte ne shpirt se ka lloj lloj rastesh. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
Ja nje rast konkret:
Nje shoqja ime e gjimnazit vuante shpirterisht qe i kishte veshet "llapushe". Floket i mbante vetem te leshuara dhe nuk kishte dite qe s´me pyeste nese i dilnin jashte flokeve /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/crazy.gif.
Une qe e njihja nga afer e dija sikletin e saj. Kur shkoi ne Usa, i beri nje nderhyrje plastike vesheve (terheqje, dicka e tille) dhe duket shume me mire,ose me sakte nuk eshte me fare veshllapushe, mund ti mbaje floket bishtalec apo si te doje, por edhe ndihet shume me ndryshe. Pra s´ka lidhje aspak me te tjeret, por ajo donte te ndihej vete rehat, pasi shoqeria e ka akcpetuar gjithmone sic ishte. Gjithashtu kur pyeti prinderit e saj, ata nuk paten asgje kundra, pasi e dinin prej vitesh kete teme.

Keshtu qe rastet nga rastet ndryshojne.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Po bëhet modë?!

Po mir mi se un nuk po them për nai rregullim veshësh apo hunde se, dakort jam, të gjithë ndikohemi nga shoqëria ku jetojmë. Në shoqërinë tonë, veshët si vela anijesh apo hundë si maja e Dajtit janë objekt talljeje në shumë raste dhe është e kuptueshme që personi me këtë "cen" të përpiqet ta ndreqë atë.

Por, kur fillojnë e kërkojnë cica më të mëdha e hundë sipas modës apo gushën kështu e mjekrën ashtu, apo më keq akoma, kur shkojnë tek kirurgu me ndonjë fotografi model në dorë këto janë teprime dhe për këto raste po flisnja dhe unë me.

U sqarum bashk?

Tashti, m'thuj i her si ke qen ti? Na ke bo me vesh rroba zije ...

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif

P.S. Nuk është për vete por për çfarë ne mendojmë se mendojnë të tjerët (dhe përgjithësisht kemi të drejtë). /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Po bëhet modë?!

Une mendoj se sa me shume te ulet kostoja e nderhyrjeve estetike, aq me popullor do te behet dhe sa me shume kohe te kaloje aq me shpeshta dhe te zakonshme do te jene keto nderhyrje.

Gjithashtu, nuk jane te tera rastet njesoj. Te behet mode nje gje e tille mua s'me duket gje e mire dhe ne parim kjo gje duhet evituar sa me shume.
Por nuk duhet te nxitojme ne pergjithesime. Nese do te ishit prind dhe psh veshet e femijes suaj do te ishin jashte normales, nderkohe qe teknologjia/mundesia ekziston per t'a korrigjuar, ju si do vepronit?

DSI1S0FF.JPG


Do e injoronit dot kaq kollaj veniet ne loje te femijes nga te tjeret, lenien menjane, komplekset qe do t'i krijoheshin nga nje jete ku dite per dite do t'i duhet te perballej me faktin qe eshte objekt i shakave dhe gallates se moshatareve? Kur vajtja ne shkolle eshte tmerri me i madh i mundshem dhe zgjidhja e parapelqyer eshte veteizolimi? Kur pikerisht 'vetvetja' eshte burimi i mizerjes? Sa vlere do te kishte ne kete rast evitimi i nje mode sepse eshte moda e te llastuarve, perballe mireqenies mendore te femijes suaj? Nganjehere pergjithesimet nuk kane vend dhe vlen te merret parasysh rasti i vecante konkret.
 

Guest
Re: Po bëhet modë?!

Kondre, ja ta ka shpjegu cuni, madje edhe me figura /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
Edhe une bashkohem me mendimin e Gurit.
Ndersa per tullumbacet, te bejne c´te duan aman, akoma s´ju kane plasur hahaha.

Kondre /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif mos me bej numra, se kohet e fundit kam shkrujt me shume se ty. Hajt jep llogari tani. Mos ke qene /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/emot-argh.gif per ndonje nderhyrje (sa me qene ne teme lol), se keshtu zhduken ata qe bejne te tilla gjona.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Po bëhet modë?!

Cila eshte ajo nene qe pranon shemtine e krijeses se saj?
(ketu nuk behet fjale per defekte ose gjymtime)
Per te pasur nje ide me te sakte te pyetjes, e bejme ne te kundert:
Cili prej jush eshte ne gjendje te thote per nenen e tij se eshte e shemtuar ose e bukur?
Duket se thenia; eshte gjithmone nena tende nuk le asnje shteg per te diskutuar, e njejta gje eshte edhe nisur nga kahu tjeter.
 

bora_bora

Primus registratum
Re: Po bëhet modë?!

Kam paksa pershtypjen se kur nje prind gjendet perballe nje defekti te femijes se vet te cilin ky i fundit e vuan,mund te ndodhe qe ai te ndihet fajtor ne nje fare menyre.Jo rralle femijet fillojne e i urrejne prinderit e tyre per kte edhe pse e dine qe nuk ishte ne doren e tyre.Edhe fjalet te tilla si "me mire te mos kisha lindur" ose "me mire te mos me kishe lindur" jane te renda per nje prind.Megjithese vet e vleresoj shume shprehjen"Askush me mire se natyra nuk di te kombinoje", mendoj se defektet qe e bejne nje individ te kete probleme ne socializim,te ndihet inferior dhe vetevleresimi i tij te jete pertoke,e pranojne me se mire nje nderhyrje kirurgjikale dhe ne te njejten kohe justifikojne edhe prinderit qe e bejne nje dhurate te tile.
 

gangsterja

Primus registratum
Nga njera ane thone se ne jemi ne krize,dhe nga ana tjeter bejne nderhyrje kirurgjikale.Ku ka me mire sesa te jesh ashtu sic te ka krijuar perendia ta pranosh veten me te gjitha te mirat dhe te metat e tua,dhe jo te besh nderhyrje per tu dukur apo per tu bere qejfin te tjereve.
 
Top