Re: PNSH-krijimi i partse........
Fillimisht postuar nga Renea88:
[qb] o Newton po ku e di ti mor kallcuk se ca eshte nacional socializmi..........me thuaj kush ishte njeriu qe pati vizionin e ndertimit te gjermanise?
Kush i ngriti fabrikat?
kush i ndertoi autostradat?
kush e organizoi rinine?
kush e uli kriminalitetin?
kush arriti te motivonte miljona njerez?
Kush e ngriti industrin e automobilave?
kush vuri pushimin e detyruar per punetoret?
[/qb]
Meqenese jam i bindur, qe te gjith informacionin qe ke mbi nazional-socialistet e ke mbledhur tek mejhanja e kokrruajturve, po i pergjigjem pyetjeve te tua, ne menyre qe te marresh vesh te verteten.
Ky do jete edhe leksioni im i fundit per ty.
Nuk dua para per kete,vetem nje faleminderit.
Kush ishte njeriu qe pati vizionin e ndertimit te gjermanise?
Otto von Bismarck. 1871
Kush i ngriti fabrikat?
Ne fillim te shekullit 19 filloi industrializimi i Gjermanise.
Kur nazistet erdhen ne pushtet, Gjermania kishte 130 vjet qe nuk kishte lene gje pa shpikur dhe prodhuar.(Mos e ngatero historine e Hitlerit me ate te Enverit)
Kush i ndertoi autostradat?
Ne 1888 u prodhua makina e pare ne bote,nga ing.Karl Benz.
Deri ne 1926 nuk ishte e domosdoshme nje rruge vetem per makinat (Autostrade).
Ne 1926 u krijua shoqata per ndertimin e autostradave HAFRABA(Hamburg-Frankfurt-Basel).Ne 1931 shoqata HAFRABA publikoi studimin dhe projektin per rrjetin e autostradave ne Gjermani.
Nderkohe qe rrjeti hekurudhor ishte komplet i ndertuar. Ne 1850 (100 vjet para nazisteve) ne Gjermani kishte 6000 km hekurudhe.
Per shkak te krizes boterore (1929), ishte i veshtire finanzimi i ndertimit te autostradave.
Me ardhjen e nazisteve ne pushtet, u gjeten edhe parate per investimin e tyre.
Cifutet futeshin ne dhomat e gazit, pasuria e tyre konfiskohej.
Kush e organizoi rinine?
Sigurisht Hitleri. Te tilla organizzata ka vetem nen diktatura.
Menyren e organizimit te rinise, diktatori Hitler e kopioj nga diktatura koministe. Ne BS kishte vite ky organizim i rinise.
Kush e uli kriminalitetin?
Me 8 Mai 1945 trupat ushtarake te USA, Anglise, Frances dhe BS i dhane fund kriminalitetit te rregjimit nazist. Nga ky kriminalitet, qe u organizua nga psikopati austriak Adolf Hitler, vdiqen:
27 milion ne BS
5,25 milion ne Gjermani
6 milion ne Poloni
6 milion Hebrej
1,7 milion ne Jugosllavi
1 milion ne France
0,5 milion ne Angli
etj,etj.
Kush arriti te motivonte miljona njerez?
Stalini,Hitleri,Mao Ce Tung, Enver Hoxha, Benito Musolini, Ayatollah Khomeini etj.etj
Kush e ngriti industrin e automobilave?
Po te tregoj vetem per ne Gjermani.
Nikolaus August Otto 1877 shpik motorin e pare me benzin.
Karl Benz 1888 ( Firma Benz)
Gottlieb Daimler 1889 ( Firma Daimler)
Rudolf Diesel 1893 shpik motorin e pare me nafte
1898 Opel
August Horch 1910 Audi
1923 M.A.N
1928 BMW
Nuk po numroi disa firma te tjera, qe jane shkrire ne industrine e sotme te automobileve
Nazistet angazhuan ne 1938 Prof.Ferdinand Porsche per prodhimin e VW.
1940-1945 ne fabrikat e VW nuk u prodhua asnje veture VW, por makineri ushtarake.
kush vuri pushimin e detyruar per punetoret?
Pushimi I detyruar u vu ne kohen e Republikes se Weimar-it (1919-1933)
Weimar kryeqyteti i Republikes Thüringen-it.
Qyteti ku lindi Friedrich Nietzsche.
Ku jetuan, punuan ose vdiqen: MartinLuther, Johann Sebastian Bach, Goethe,Schiller etj.
Vetem 7 km nga qendra e ketij qyteti, nazistet ndertuan kampin e perqendrimit Buchenwald (1937- 45). Sot ky ish-kamp perqendrimi eshte muze. Gjate nje vizite ne kete muze mora vesh se: 238000 burra dhe 25000 gra, nga 30 nacione u sollen ne kete kamp perqendrimi si te perndjekur per shkak te rraces, fese, bindjeve politike.
Nga keta u futen ne dhomat e gazit 55 000 vete.
Midis tyre kryetari i Partise Komuniste Gjermane dhe deputet i parlamentit Gjerman, Ernst Thälmann ( emrin e tij ka patur fabrika e konservave ne Vlore)
P.S.
Gjuhe Shqipe
(njejes) shtrat - (shumes) shtreter
at - eter
kunat - kuneter
avokat - avoketer
pall k... - neonazista