pleqni e kallxime t'mochme
Ish kanë ni beg, ungjun me pari, tu hangër bukë n’ni hije n’stom t’udhës. E kishin pasë i sofër t’madhe, bukë e tana t’mirat. Bjen ni fukare asaj udhe. E u thot :
-U baftë mirë, burra!
-Mirë paç, hajde byjrum
-Jo nuk jam untë.
Nuk e lutin ma shum. E dajnë ni cop buk t’madhe e do jemek mi bukë e ja dhanë. Ai i untë ish kanë. Ju fal nerës edhe shkon n’udhë t’vet fukareja.
Masanej po vje n’kali t’shalës ni zotni i pasun. U thot:
-U baftë mirë!
-Mirë paç, byrum!
E ky begu jollah e n’kamë. E e lut:
-Urdhno, hajde ungju!
Ai nuk pranon:
-S’muj se kam hangër!
Tri katër herë e lut begu e ai s’ungjet. Nejse, shkoi udhës. Kur shkoi, paria qi kenë n’sofër po i thotë:
-Qysh u ba qi at fukaren s’e lute hiç veç ni here, e kti ju çove n’kamë edhe u muove me e ungjë me zor n’sofër?
-He, more burra – thot – ai fukareja nuk a kanë lazëm për tjetër gja veç për buk. Un ati i dhash buk. E ky nuk a kanë lazëm për buk, por a kanë lazëm për iqram, e i bana iqram. Kshtu shkon puna.
Ma s’mirit asht, njerit, për shka asht lazëm, me ja dhanë.
-------
Tri sifate të kqija në Kosovë
Ish kan dalë ni i Masisë n’Kosovë e kish pas shetitë nepër miq e dosllarë e kish pas pa. Kur u kthye n’Malsi, p’e vesin:
- Shka pae atje n’Kosovë?
- Shum t’mira kishin, po tri sifate t’kqija i kishin: sifati i parë, po i mushshin duqit gajle, t’vetat përmas e t’huejat përpara. Sifati i dytë, po i shitshin kijet e mdhaj e po i blejshin t’vocërr (s’ja kishin zanat tregtis, përpiqeshin me ba tregti , por pa fryt). Sifati i tret, masi po u mytshin (vriteshin), thojshin: „hajde t’marohem“ (të pajtohemi), në vend qi me u marue para se mu mytë.
----
Berisha
Ish mbytë njiherë njêni n'lum e ishin tubue do gjind, tue u orvatë me ia nxjerrë kufomën. Lypën goxha giatë, po kurrqysh s'mujshin me i râ n'fije. Kapërcen n'atê nji plak e i pvetë njata dashamirë, se çka ishin tue lypë. I diftojnë këta plakut, qi ish mbytë nji bashkudhtar e qi s'po mund ia gjeshin kufomën. Kujtohet plaku e pvetë: "Çfarë fisit ka kênë i shkreti?" - këta gjegjen, qi kish pas kênë Berishë. "Po ku bash ka sharrue?" - pvetë plaku. Gjindja i diftojnë me gisht mâ përpjetë e i thonë, qi po e lypshin teposhtë, se "lumi i rrëmbyeshëm e do ta ketë bajtë". - "Jo", u thotë plaku, "lypne përpjetë, se berishët janë aq kryefortë, sa edhe t'dekun veç t'kundërtën e bâjnë." Edhe njimênd kufomën e gjetën nja njiqind kâmbë përpjetë vêndit, ku kish sharrue i ngrâti.
----
Dert mbi dert
Gjithmon a thanë fjala “Dert mbi dert” ose “m’ka rrokë dert i madh” ose “filani ka dert”. Ni herë me ni neje t’burrave e kishin pas vetë Adem Bajraktarin:
- Shka asht “dert” e shka asht “dert mbi dert”?
Plaku e kish pas lan kshtu:
- Dertet e njeriut jan shum farnash, po e kam fjalën tu belaja. Me t’u thye puna me ni ma t’largët e me ra n’bela, ksaj i thon dert e duhet me ja gjetë derën e me e marue. Po me ra n’bela me tanin, ksaj i thon dert mi derise, edhe me u ba marim, shihen dit për ditë e rrnesa nuk shkon mirë, se nuk harrohet kurr belaja e dikurshme, e ka tutë t’madheqi apet përtrihet.