Plazh XXI

regele

Forumium maestatis
Plazh XXI

Kjo teme eshte vazhdim i temes Plazh Topless, por ketu mund te diskutohet me gjere moda e rrobave te banjos, kremrat qe duhen perdorur per ruajtjen e lekures, pijet e preferuara buze detit, aventurat dhe imagjinatat qe lindin mbi reren e ngrohte etj...

Ndonje topless kete vit? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Sirena

Primus registratum
Re: Plazh XXI

Me ato "imagjinatat" behet tema per tu cuar tek eros pastaj /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

ere

Primus registratum
Re: Plazh XXI

Kam bler deri tani 8 bikini te reja!(kostum banjo) po mendoj te blej akoma kshu ti nderroj cdo dite. Topless? Po te kisha shkuar ne ndonje vend tjeter,po,por meqense kte ver jam ne shqiperi po vishem me mire

ALTIN

Primus registratum
Re: Plazh XXI

Originally Posted By: pretty_girl

Kam bler deri tani 8 bikini te reja!(kostum banjo) po mendoj te blej akoma kshu ti nderroj cdo dite. Topless? Po te kisha shkuar ne ndonje vend tjeter,po,por meqense kte ver jam ne shqiperi po vishem me mire

As mos u lodh me ble mo se dhe pa to dukesh bukur /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/blush.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Plazh XXI

Do keshilloja femrat te perdorin scrub kur rripen dhe te ruhen nga dielli se me te vertete qe behen nishane ne lekure prej diellit.
Une per vete bleva nje vaj per nxirje fantastik , me dy ore te ndenjur ne diell jam bere sterre dhe sjam rrjepur fare.

Edhe thonjte ti lyeni me manikyr te bardhe po jo te bardhe mat,sepse ngjajne shume bukur kur te ka kapur edhe dielli.

Sirena

Primus registratum
Re: Plazh XXI

Ja ca rregulla te pergjithshme (si e fiksuar qe jam /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif ) :

Ne varesi te fototipit te lekures duhet te zgjidhni dhe kremin mbrojtes ( crema solare). Per bardhoshet ditet e para keshillohet nje krem me filter jo me pak se 20-25, per ata qe s'jane as ezmere as bardhoshe mjafton nje krem me filter 8-10, ndersa per ezmeret me filter 4-6. Ne ditet ne vazhdim (pasi ka kaluar rreziku i djegjes) mund te perdorni krem me filter me te ulet. Vaji i cili nuk ka asnje filter mbrojtes, keshillohet vetem per ezmeret e mundesisht pasi jane bere disa dite pushimi sepse rreziku per tu rrjepur me vone (edhe nqs ju duket sikur s'jeni djegur) eshte shume i madh.

Lyhuni me krem rreth 30 min para daljes ne diell (gjithsesi lexoni edhe konfeksionin mbrapa), dhe cdo here pasi jeni lare ne det.

Perdorni krem mbrojtes per fytyren, sepse pervec rrezikut te rrjepjes eshte edhe rreziku i te mbushurit me njolla te vogla kafe te cilat eshte shume veshtire te hiqen me.

Evitoni daljen ne diell ne oret 12.00-16.00

Nje truk i vogel qe te evitoni rrjepjen eshte qe qas perfundimit te dites se plazhit, kur ktheheni ne shtepi e pasi te keni bere dushin perdorni kremin pas diellit ( crema doposole). Ne pamundesi, mund te perdorni serisht kremin mbrojtes, gjithmone pas dushit e vashdimisht sepse ju ben qe te kthehet me shpejt skuqja ne nxirje e mbi te gjitha qe te mos rripeni fare.

Ah, floket e mira eshte ti mbani te mbledhura qe te mos demtohen nga dielli e nga kripa e ujit. Nqs s'rrini dot me floke te mbledhura atehere perdorni vaj mbrojtes per floket (bezdi e madhe kjo per varet nga nervat qe ka secili/a /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif )

PS. Lips, ai scrub-i s'me duket ide e mire mua...sepse kur rripesh, lekura e re eshte delikate...dhe po ti futesh dhe nje scrub atehere e lendon keqaz.

PPS. Hajt pushime te mbara njerez /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Plazh XXI

per momentin ne biblioteke duke mesuar per provimet...vera per ne studentet e gjore nisen ne gusht /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Plazh XXI

Originally Posted By: Sweet

PS. Lips, ai scrub-i s'me duket ide e mire mua...sepse kur rripesh, lekura e re eshte delikate...dhe po ti futesh dhe nje scrub atehere e lendon keqaz.

PPS. Hajt pushime te mbara njerez /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Scrubi perkundrazi te ndihmon te largosh gjithe lekuren e vdekur nga trupi dhe te lesh te rigjenerohet lekura.Se di per cfare scrubi e ke llafin ti po idea eshte qe kokrrizat e tij jane delikate dhe aspak acaruese per lekuren.Mjafton ta besh ne lekure te lagur dhe gjithcka eshte ok,madje madje te shkelqen edhe lekuren edhe kembet ti hidraton.

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Plazh XXI

Originally Posted By: regele

Nga po i beni pushimet?

Ne pishina, ne Dhermi, Vlore edhe Oher. ti? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

regele

Forumium maestatis
Re: Plazh XXI

Policia detyron të vishet vajzën nga Maqedonia, që po bënte banjë pa reçipeta

Sensacioni i ditëve të verës nuk ka vonuar të vijë. Në një nga plazhet më publikë të qytetit të Sarandës, i preferuar edhe nga fëmijët për shkak të thellësisë më të kufizuar, janë shfaqur sërish vajzat në topless. Një vajzë e re, duke pasur të dashurin e saj në krah, e ka çuar zhveshjen në publik deri në heqjen e pjesës së sipërme të kostumit të saj të plazhit. Megjithëse ka qenë e vetme në mënyrën e saj të zhveshjes, vajza e re nuk është shqetësuar, edhe se ka parë që e ndiqnin qindra sy kureshtarë. Pas disa orësh ekspozimi në sytë e të gjithëve dhe në diell, një telefonatë në numrin 129 ka bërë që në Plazhin e Ri, në vendin ku ishte shtrirë dhe merrte rreze pa u shqetësuar çifti i ri, të mbërrijë patrulla e policisë. Megjithë vështirësinë e komunikimit në gjuhë të huaj, policët e shërbimit ia kanë dalë të bëjnë të ditur për çiftin se nuk ishte vendi i lejuar për të bërë plazh nudo ose gjysmë nudo, sikurse ishte vajza, që kishte tërhequr mbi vete sytë kureshtarë. Tek ata që e vëzhgonin pamjen e saj, ajo kishte ngjallur ndjenjë turpi, sikur të ishin ata që ishin zhveshur. Resmi Qoku, një nga policët e patrullës së shërbimit, tha për "Shqip" se ishte një çift të huajsh nga Shkupi i Maqedonisë, të cilët u mirëkuptuan pas komunikimit me uniformat blu. Sipas Qokut, ata kanë kërkuar ndjesë për veprimin e pamenduar, që binte ndesh me një rregull shqiptar dhe janë treguar reagues. Pas kësaj vajza e re ka kompletuar në trupin e saj kostumin e plazhit dhe bashkë me të dashurin kanë vazhduar marrjen e rrezeve.

Dje është përsëritur episodi i verës së kaluar, kur një grup vajzash suedeze qëndruan për pak minuta pa pjesën e sipërme të kostumit të banjës në rërën e plazhit publik "Rinia" të qytetit të Sarandës.

Në atë kohë, lajmi i suedezeve gjysmë të zhveshura bëri xhiron e botës. Të gjitha agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, përfshirë agjencinë "Reuters" i kushtuan vëmendje lajmit të çuditshëm nga Shqipëria. Çudia nuk ishte në faktin se disa turiste nordike u zhveshën në një plazh, por në faktin që zhveshja e tyre bëri që të ndërhynte edhe policia. Faqja zyrtare e grupit "Mediaset" në Itali, TGCOM, shkruante më 28 korrik të vitit të shkuar se "... çudia qëndron në faktin që suedezet kanë shkuar për plazh në Shqipëri".

Episodi i suedezeve u pasua vetëm dy javë më pas, me zhveshjen e një grupi vajzash nga Maqedonia, por kësaj radhe lajmi nuk pati bujën e të parit, ndërkohë që autoritetet lokale në Sarandë filluan të vrisnin mendjen për të gjetur një zgjidhje të mesme mes dëshirës së turistëve perëndimorë për të qenë të lirë dhe respektimit të rregullave të shoqërisë shqiptare.

Duke reaguar ndaj asaj që ndodhi, bashkia e Sarandës u kujdes që në vende të dukshme pranë plazheve brenda në qytet të vendoste afishet "Public beach no nudists" (Plazh publik, jo nudistë), përmes të cilave u bëhej e ditur turistëve të huaj se në plazhe publikë ndalohet larja lakuriq. U vendosën disa të tilla vetëm atje ku ndodhi shmangja nga rregulli, në plazhin "Rinia" (ish-centrali). Por me ardhjen e sezonit të ri askush nuk u kujtua t‘i paraprijë përsëritjes së dukurisë "topless" dhe ja ku është përsëritur ai. Janë zhdukur tabelat informuese e ndaluese nga plazhet e Sarandës dhe topless janë rishfaqur.

Një vit më parë në bashki thanë se qenë duke studiuar mundësinë që të përcaktoheshin një apo dy sektorë të veçuar nga plazhet publikë, ku të mundësohej larja nudo për ata që dëshirojnë, vendas apo të huaj qofshin. Mendimi ishte për t‘i dhënë një destinacion të tillë Plazhit të Pasqyrave, i gjendur përgjatë bregdetit Sarandë-Ksamil. Por kjo është harruar, pasi fenomeni është konsideruar i kapërcyer. Dje bashkiakët janë rivënë para të njëjtës sfidë si një vit më parë, para së cilës janë dorëzuar.

Marre, nga gazeta Shqip

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Plazh XXI

po keta plehrat e top channel jan vertet te papare. Edhe e japin lajmin si skandal pse ajo kishte heq sytjenat ne mes te plazhit ku ka familjare, njekohesisht ne rubrikat e lajmeve te top channel ishte filmimi i vajzes. Per cfare dreqin e japin si pamje qe ta shohin gjith familjaret e shqiperise perderisa eshte skandal po ta shikonin ata te plazhit?

tola77

Primus registratum
Re: Plazh XXI

po se car skandali ka ne kete mes nje zot e di. Vajzat po dalin nudo rrigeve dhe shetitoreve dhe ajo ish ne toples ne plazh. Booooooooooooooooooooooooooo

personazh

Valoris scriptorum
Re: Plazh XXI

skandali eshte relativ sipas vendit, kshuqe dhe mediat duhet ti pershtatin vendit dhe situates qe krijhet ne te tille vend. shqiperia eshte vend ku fjala seks eshte tabu akoma dhe sot. edhe ata me familje me te emancipuar nuk flasin dot per te tille fenomen pa u vene ne siklet e pa u gelltitur e ju marre fryma çdo 2 sekonda. duke mos patur te tille çlirim mendor eshte mese normale qe nje trup femeror vetem me rrobebanjo te beje skandal. nuk hyn ne normalitet dhe trondit, shkakton diskutime dhe reagime te formave te ndryshme.

duke presupozuar qe plazhi do kete qene privat nuk habitem qe ka nderhyre policia dhe jo pronari i plazhit. ktij te fundit i vjen embel se i behet publicitet....mgjt ne prani te femijve te tilla gjera normalisht duhen ndaluar. si puna e vagonit te nenave me fmije ku babin ta merrte policia per sume /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

LUgAti

Primus registratum
Re: Plazh XXI

Problemi eshte se3 familjet me me shume taboo kane femije te moshave te rritura qe sa kalojne qoshen e pallatit ndrojne qimen, dmth. e heqin qimen. Prandaj ky muhabet me duket shume pavlere. E dyta sarandiotet me duket se qenkan pak saraidiot, bashke me ta i gjithe bregu matan Vlores e poshte, edhe duan turiste te mbushin hotelet e palzhet se ate kane te ardhuren kryesore, legale, edhe zbatojne rregulla mbi baze taboo-sh. Nqse nuk duan qe turistet te c`vishen le te emertojne plazhet e le te bejne edhe harten e tyre e te gjitha ato qe duhen qe nje qyetet turistik te jete i tille. Mbi te gjitha te ulin cmimet e te rrisin nivelin e sherbimit se deri tani nuk ka arritur as nivelin zero me bisht se per zero as qe behet llaf(s`ma merr mendja qe vende si Dhermiu, Himara apo Saranda te kene ndryshuar shume nag vitet e kaluara.

Dolores

Primus registratum
Re: Plazh XXI

Ne Shqiperi s ja vlen per plazhe Topless sepse ambienti eshte shume i piste te vjen te vishesh me shtresa shtresa te mbrohesh nga pislliku.....

MLK

Primus registratum
Re: Plazh XXI

Rri n'kom mij goce qofse sdo me u bo pis ka cicat /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

Top