Plani Marshall.

Plani Marshall.

Di vetem qe ndihmoi ne rindertimin e Evropes se pasluftes.
Tani ne mund ta marrim edhe si nje"kerkese per falje" nga Amerikanet?
Ne nje liber te nje shkrimtari Shqiptar te Malit te Zi(nuk me kujtohet emri)i cili e ka perjetu vete ate kohe dhe mbas '45 ka kalu disa vite ne kampet e azilanteve antikomuniste ne Austri/Gjermani dhe Itali mundohet te justifikoje nderhyrjen e Amerikaneve ne LDB duke e lidhur me propaganden/deshiren e forte Angleze dhe Ruse per te zhdukur /dobsuar racen Gjermane,ky shqiptar jua ka thene edhe gojarisht Amerikaneve qe:po munoheni te poshteroni nje race fisnike(me duket nga sjellja arrogante dhe poshteruese e Amerikaneve kundrejt Gjermanikeve),ai tregonte me tej qe Anlezet ishin shume te ashper me Gjermaniket e mbasluftes,ndersa Amerikanet me te bute.
Eshte nje liber shume profesional per nje shkrimtar te panjohur,i cili tregon shume peripeci te shqiptareve nga periudha '36 deri ne '60.....treon gjithashtu edhe per vjedhjet qe benin oficeret Serbe tregtareve shqiptare te mbasluftes etj etj(me falni,titulli nuk me kujtohet,ka vite qe e kam lexu) :confused:
 

arun

Primus registratum
Re: Plani Marshall.

Plani Marshall

Plani Marshall quhej programi për rindërtimin e ekonomisë së Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, i shpallur në vitin 1947 nga ministri i atëhershëm i jashtëm amerikan George C. Marshall. Deri në vitin 1952, 18 shtete të Evropës perëndimore morën rreth 14 miliardë US-$ në formë kredish, donacionesh pa kthim, ndihmash materilale ose ushqimore. Plani Marshall luajti rol vendimtar në rindërtimin e ekonomive të Evropës Perëndimore, veçanërisht të asaj gjermano-perëndimore. Ai plotësonte politikisht politikën amerikane të kufizimit të ndikimit komunist (strategjia containment).
 

u74

Primus registratum
Re: Plani Marshall.

Dihet ajo pune , po te mos ishin SHBA Evropen Perendimore do e gllabronte Rusi.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Plani Marshall.

Ana tjetër e medaljes të planit Marshall ishte edhe dominimi i kapitaleve amerikane në Europën Perëndimore (mbi 50%). Pra SH.B.A duke dalë si fuqia më e madhe botërore pas L2B përveç "kufizimit" të komunizmit kishte për qëllim edhe dominimin e botës dhe rreziku më i madh që i cënohej nuk ishte BRSS por rritja ekonomike, politike dhe ushtarake e Europës. Me anë të planit Marshall SH.B.A vuri nën kontroll gjysmën e kontinentit plakë. Pra plani Marshall i ngjan më shumë kotheres së bukës që pronari i jepte skllavit që ky i fundit të vazhdonte të punonte për të! Për këtë SH.B.A kishte edhe shumë eksperiencë të freskët!
 
Top