Planet sekrete të partive (Zgjedhjet Komunale në Kosovë 2009)

Albforumi

Primus registratum
Planet sekrete të partive (Zgjedhjet Komunale në Kosovë 2009)

emblema-297x300.gif

Zgjedhjet komunale në Kosovë po afrohen. Përderisa mediat tjera po mundohen të japin info për mënyrën si mbahet, të përfitojnë nga reklamat e fushatës etj. staffi i trillime.com duke mos menduar për përfitim, por vetëm që të jep informata sa më të kapshme për vizitorët arriti të gjej një pjesë të planeve sekrete të partive.

PDK – Shadërvani i Prizrenit dhe bakllavatë në Prizren i tërheqin shumë udhëheëqist e partisë Demokratike të Kosovës. Kështu në plan të parë është Prizreni. Pse të paguajnë për kuzhinën e mirë Turke, kur mund të hajnë falas nëse fitojnë? Pra për qëllim Primar PDK e ka Prizrenin.

LDK – Udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sidomos presidenti Sejdiu, vdesin për rrushin dhe prodhimet e tij, andaj dominimi në Rahovec do ishte mëse i mirëseardhur. Në darsma do ishin pijet falas, do pinin shumë shpesh, pse të mos shfrytëzojnë atë që i ipet falas. Fitorja në Rahovec, primare për LDK-në.

LDD – Malet e Sharrit kanë shumë dru, dhe kryesia e LDD-së po mendon fitoren në Sharr në mënyrë që të siguroj së pari familjeve të veta, dhe pastaj sigurisht për shitje. Fitimi është i gjithëanshëm. Komuna e Sharrit, objektiv i parë dhe më i rrëndësishëm për partinë Lidhja Demokratike e Dardanisë.

AKR – Behgjet Pacolli pasi u lajmëruat në disa lajme se është duke humbur para, po mendon të fitojë në kryeqytet. Qëllimi është të marri disa komplekse e toka në kontroll, dhe të i shes ato menjëherë, kkështu të rimëkëmbet paksa. Një strategji e menduar mirë nga partia Aleanca Kosova e Re, përkatësisht Behgjet Pacolli për të u ripërtrirë. Të shohim se a do të ketë sukses apo jo.

AAK – Si gjithmonë kërkon dominimin në perëndim të Kosovës, por kësaj radhe ka edhe një strategji shtesë, e ajo është dominimi në veri të Kosovës.  Për këtë janë marrë masa të nevojshme. Duket se kryesuesit e AAK-së akoma nuk i kanë të kryera të gjitha hesapet me disa nga Sërbët e Kosovës, dhe fitimi në zgjedhje në veri duket se është një hap i parë i rëndësishëm drejt kryerjes së këtij “obligimi”.

Pra këto janë planet sekrete, me të cilat do të hyjnë në zgjedhje partitë kryesore. Nëse do të ketë kërkesa për ndonjë parti tjetër, sigurisht se do postojmë edhe ato plane.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=372. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=372

Top