Plane për superkompjuterë të fuqizuar nga Fermi

Plane për superkompjuterë të fuqizuar nga Fermi

SuperKompjuter.jpg

ORNL (Oak Ridge National Laboratory) ka shpalosur planet për të dizajnuar një superkompjuterë të fuqizuar nga gjenerata e ardhshme e GPU-ve të Nvidia-së, Fermi. Makina që do të përdoret për tema hulumtuese siç është energjia dhe ndryshimi klimatik, pritet të jetë 10 herë më i fuqishëm sesa superkompjuterët e ditëve të sotme.

Jeff Nichols nga ORNL shpjegoi se Fermi GPU do të mundësojë depërtime substanciale shkencore që do të ishin të pamundura për tu arritur pa teknologjinë e avancuar të GPU-ve nga Nvidia.

Kjo do të jetë arkitektura e parë bashkë-përpunuese që Oak Ridge ka vendosur për shkencë dhe jemi në ekstrem të emocionuar mbi mundësitë që do të krijohen për të zgjidhur sfida të mëdha shkencore tha Nichols.

Me ndihmën e Nvidia, Oak Ridge propozon të krijojë një platformë kompjuterike që do të sjellë përpunime kompjuterike exascale brenda dhjetë viteve të ardhshme

Në anën tjetër drejtori shkencor i Nvidia, Billy Daly shprehi deklarata të ngjashme.

Dy gjeneratat e para të arkitekturës CUDA GPU na mundësuan të bëjmë rrugë reale në hapësirën kompjuterike shkencore, duke sjellë rritje të theksuar të performancës përgjatë një spektri të gjerë të aplikacioneve tha Dally. Arkitektura Fermi është një motor i vërtetë i shkencës dhe me përkrahjen e fabrikave nacionale hulumtuese si ORNL, mundësitë janë të pafundme.

Do të duhej bërë e ditur se ORNL gjithashtu do të formojë një Hybrid Multicore Consortium për të përgatitur aplikacione të ndryshme për gjeneratat e ardhshme të superkompjuterëve të bazuar në GPU.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1225. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1225

Top