Pjeter Bogdani

cufi_bardhit

Primus registratum
Pjeter Bogdani

Pjeter Bogdani, nje anti-semit

Ky shkrim eshte censuruar nga bordi i Alb-shkences. Po e
hapim ne internet per te kundershtuar censuren.

------------------------------------

Pasi ju falenderoj per hapjen e kesaj teme ne listen
alb-shkenca do te doja t'ju kujtoja se ky citat qe ju keni
sjelle nga libri i Avdi Berishes:

"Andaj turqit dhe hebrenjtë, duke ndjekur gjurmët e
Ismaelit e të Ezaut, nuk i zënë besë Jezu Krishtit, të
vërtetit Mesi, por ndoqën idhujt: Muhametin, Surrullahin e
Tallmudin. Duhet ditur se këta krerë të të gjitha të
këqijave, Muhameti, Surrullahi e Tallmudi, posikur që
shtinë themel një ligji të lirë, pa udhë e pa arsye, plot
me fëlliqësi, ashtu i kanë marrë prapa njerëzit e paudhë e
pa ndonjë nder në vete, që janë arabët, tatarët e turqit,
që janë dhënë pas lakmive të kësaj jete, fëlliqësive e
shtazërive, e posi është Muhameti, bari i deleve e i
pelave, duke u ngjitur me gjithë to. Nuk është pra çudi që
njerëzve të kësaj dore të mos u pëlqej feja e vërtetë e
Krshtit, e as pastërtia e madhe e saj." (“Çeta e
profetëve”, Rilindja, Prishtinë, 1990, fq. 299) (Këtu me
turq nënkuptohen gjithë myslimanët – A.A.).

ka nje problematik te madhe ne veten e tij. Ai jo vetem se
tregon ne vetvete paditurine e Bogdanit dhe mostolerancen e
tij ndaj shqiptareve te islamizuar, por ne vetvete ai
permban edhe urrejtje ndaj hebrejve. barazimi qe ai i ben
idhujtarise me ndjekjen e Talmudid do te conte qimet e
kokes te kujtdo hebreu qe do te lexonte keto rreshta.

Anti-semitizmi Bogdanian mendoj se eshte nje nga ceshtjet
kryesore e cila e ben figuren e Bogdanit shume
problematike. ne librin 'Kosovo a short history' Noel
Malcolm jo vetem qe permend faktin qe Bogdani ka qene
anti-shqiptar dhe shante arbanacet e islamizuar, dhe veten
e tij e mbante per serb, por ka patur nje urrejtje te
habitshme ndaj hebrejve.

Pas masakres qe gjeneral Pikolimini kreu ne Kosove
(Gjakove, Peje etj) sebashku me trupat e Pjeter Bogdanit,
duke rrafshuar xhamite, perdhunuar gra, vrare shqiptare
etj, keta ju leshuan Shkupit ku u hakmorren edhe kunder
hebrejve. Rrafshimi i lagjes se Hebrejve te Shkupit, duke e
vene ate ne flake mendoj se eshte nje ngjarjet qe
historianet shqiptare kane fshehur me shume per te kaluaren
e Bogdanit.

Ndersa ne si komb sot kerkojme qe te hyme ne Evrope,
kerkojme mbeshtetjen e komunitetit nderkombetar dhe
perendimit, mburremi me mbrojtjen e hebrejve etj, mua me
habit fakti sesi keta zoterijte e Shkupit do ta
justifikojne veten e tyre kur dikush do te dokumentoje
heret apo vone, masakren e Bogdanit dhe Pikolimin mbi
hebrejte. A do te mundohemi ta fshehim Bogdanin atehere sic
bejme sot me Division Skenderbeg?

Per kete arsye eshte e keshillueshme qe emri i Bogdanit te
mos lidhet me identitetin e shqiptareve sot, dhe per me
teper e ne vecanti me shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise,
ku propaganda serbe kerkon qe ti portretizoje ata si
anti-semite. Emerimi i nje institucioni shqiptar me kete
emer do ti jepte driten jeshile serbeve per ti portretizuar
shqiptaret si naziste dhe anti-semite.

Arti
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Pjeter Bogdani

Reagim

PSE KY BOGDANIZIM?

(botuar ne Gazeta Fakti)

Shkruan: Adnan Azizi

Lajmi se në Maqedoni po hapet institut albanologjik paraqet
mbase myzhdenë më të mirë që kanë mundur ta marrin
shqiptarët e Maqedonisë në vitin 2006. Ishte ky edhe një
sihariq se më në fund, pas shumë orvatjeve e
eksperimenteve, po jetësohet dëshira e shumë shqiptarëve që
të krijohet një institut i kulturës shqiptare që në mënyrë
institucionale dhe shkencore do t’i mbrojë dhe kultivojë
vlerat tona kulturore e shkencore. Dhe, ndonëse dikush këtë
mund ta interpretojë me konton politike të partisë
shqiptare në pushtet, unë jam i mendimit se këto pikë i ka
hallall dhe mbase do t’ia kisha dhënë votën edhe unë vetëm
nga ky shkak. Instituti është punë e madhe për ata që dinë
ta çmojnë. Andaj, sado që mund të jemi kritikë, e kemi
patjetër ta pranojmë se PDSH-ja me këtë akt ka bërë një
vepër të madhe kombëtare të cilën duhet t’ia mbajnë mend
edhe shumë gjenerata.

Megjithatë, prirja jonë që edhe gjërat më të bukura t’i
përdhosim me maniret e komplekseve tona të inferioritetit u
shfaq edhe këtu, bile akoma pa dalë krejt në dritë ky
institucion. Pasi që një herë ideja kishte qenë që
instituti të emërtohet me titullin e veprës së Thimi Mitkos
“Bleta shqiptare”, u mor vesh se me insistimin e kryetarit
të PDSH-së, ky institut e paska marrë emrin “Pjetër
Bogdani”. Krejt këtu qëndron problemi. Jo se jemi kundër
kulturës tonë katolike, se merre si ta marrësh, ajo është e
jona dhe ne patjetër duhet të identifikohemi edhe me të,
por është shkaku se pse pikërisht emri i Pjëtër Bogdanit,
kur dihet se personaliteti i tij kontrovers mund të krijojë
vetëm iritim të shqiptarët e Maqedonisë, që janë mbi 99% të
përkatësisë fetare islame. Ja disa arsye për këtë:
Arsyeja e parë: Pjetër Bogdani ka qenë klerik katolik.
Andaj është e papranueshme që ne që vazhdimisht trumbetojmë
për shoqëri shekullare, instituteve tona t’u lëmë emra
klerikësh. Ne e dimë sa janë alergjikë këta njerëz si puna
e Arbër Xhaferit nga emrat e Ibrahim Dalliut, Vehbi Dibrës,
Hoxhë Tahsinit, Rexhep Vokës dhe madje kemi filluar ta
kuptojmë dhe ta pranojmë, bile edhe ta arsyetojmë këtë
kompleks të tyre, por nuk dimë si ta kuptojmë që në anën
tjetër të propozohet që një institut kulturor e shkencor të
emërtohet pikërisht me emër kleriku. Të thuash që një
shoqatë humanitare katolike, një kishë, një katedrale a një
objekt tjetër religjioz të emërtohet me emrin e një kleriku
si shembulli i Pjetër Bogdanit, kjo është krejt normale dhe
as që do të duhej të paraqesë problem, ama kurrsesi nuk
mund ta kuptoj se çfarë lidhje ka Pjetër Bogdani me një
institut të kulturës shqiptare në Maqedoni.
Arsyeja e dytë: Pjetër Bogdani ka qenë një luftëtar i
paepur kundër islamit dhe myslimanëve, madje edhe ndaj
myslimanëve shqiptarë (siç i quan ai te Çeta “arnautë”). E
dimë mirë nga historia se ai kishte tubuar mijëra shqiptarë
katolikë në luftë kundër shqiptarëve myslimanë dhe osmanëve
në vitin 1689. E dimë pastaj edhe përfundimin e Shkupit në
atë vit dhe përfundimin e tij bashkë me Pikolominin. Se a
ka qenë e drejtë ajo luftë a jo, kjo është çështje e qasjes
dhe e historisë, porse të madhërohet nga myslimanët një
klerik antimysliman dhe njëherit antishqiptaro- mysliman,
kjo nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë.

Arsyeja e tretë: Nëse dikush pretendon se Pjetër Bogdani ka
qenë shkencëtar dhe për këtë shkak ky institut meriton ta
mbajë emrin e tij, gabohet thellë, nga shkaku se ashtu del
se ai nuk ka njohuri elementare mbi shkencën dhe mbi
“arritjet” shkencore të Pjetër Bogdanit. Së pari shkenca e
tij ka qenë teologjia, pra diçka që si e thamë në fillim
është njësoj sikur “Historia e shenjtë dhe të katër
halifetë” e Hafiz Ali Korçës, për emrin e të cilit
menjëherë vrenjten fytyrat e propozuesve të emrit të
Insitutit. Nëse ne në shoqërinë tonë e kemi ndarë fenë nga
jeta publike, kjo do të thotë se ia kemi një vijë të kuqe
edhe teologjisë. Atë sipas kësaj logjike e kemi mbyllur në
faltore dhe ajo nuk ka punë në jetën shkencore e kulturore.
Se a kemi bërë mirë a jo, edhe për këtë mund të bisedojmë,
por të bëjmë përjashtime në këtë pikë në favor të
kristianizmit, këtë nuk guxojmë ta lejojmë. Pjetër Bogdani
si shkencëtar është njësoj si një teolog shqiptar mysliman,
të cilin le që nuk kemi guxim ta afirmojmë aq, por bile as
që e njohim. Në këtë frymë, edhe sikur ta pranojmë se
Bogdani me Çetën e profetëve ka bërë një vepër meritore
shkencore (edhe pse titulli e mohon këtë), ai është aq
tendencioz ndaj myslimanëve, sa më shumë të jep përshtypjen
e një fjalamani arrogant se të një shkencëtari. Sa për
ilustrim po i japim nja dy fragmente (për më shumë
referojuni veprës së Pjetër Bogdanit “Çeta e profetëve”,
Rilindja, Prishtinë, 1990 ose veprës së autorit Avdi
Berisha “Shtatzënia e një mashtrimi”) të veprës së “Çeta e
profetëve”, ku ai si tërbuar e fyen Islamin dhe Profetin
Muhamed:
“Prej fillimit e deri në mbarim duhet ditur se, ndonëse
Muhamedi tha disa herë të vërtetën, posikur foli për zonjën
Shën Mëri, nuk duhet mbajtur për të shenjtë as për profet,
por për rrenacak të vërtetë, sepse mirësia vjen kur njeriu
në tërësi është i mirë, e i thonë i keq edhe kur vetëm një
punë nuk e flet mirë e drejt” (“Çeta e profetëve”,
Rilindja, Prishtinë, 1990, fq. 271)

"Andaj turqit dhe hebrenjtë, duke ndjekur gjurmët e
Ismaelit e të Ezaut, nuk i zënë besë Jezu Krishtit, të
vërtetit Mesi, por ndoqën idhujt: Muhametin, Surrullahin e
Tallmudin. Duhet ditur se këta krerë të të gjitha të
këqijave, Muhameti, Surrullahi e Tallmudi, posikur që
shtinë themel një ligji të lirë, pa udhë e pa arsye, plot
me fëlliqësi, ashtu i kanë marrë prapa njerëzit e paudhë e
pa ndonjë nder në vete, që janë arabët, tatarët e turqit,
që janë dhënë pas lakmive të kësaj jete, fëlliqësive e
shtazërive, e posi është Muhameti, bari i deleve e i
pelave, duke u ngjitur me gjithë to. Nuk është pra çudi që
njerëzve të kësaj dore të mos u pëlqej feja e vërtetë e
Krshtit, e as pastërtia e madhe e saj." (“Çeta e
profetëve”, Rilindja, Prishtinë, 1990, fq. 299) (Këtu me
turq nënkuptohen gjithë myslimanët – A.A.).

Ky është Pjetër Bogdani. Siç shihet, edhe vetëm ky tekst
flet mjaft se sa është meritor ai të jetë emër i institutit
të kulturës shqiptare në Maqedoni, ndonëse analizat më të
holla për këtë figurë, si dhe për ardhmërinë e këtij
instituti, për qasjen e tij ndaj kulturës shqiptare islame
te ne, për periudhën e sundimit osman dhe kontaktet e
kulturës shqiptare me atë osmane, vetëm mund të
paramendohen se në çfarë inkuizicioni mund të jenë. Sepse,
dita e mirë, thonë, shihet që në mëngjes. E ne nuk po e
shohim këtë ditë. Ju lutem hiqni perdet!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Pjeter Bogdani

Kjo teme nuk ka lidhje me politiken aktuale shqiptare ndaj dhe mbyllet deri ne marrjen e nje vendimi nga administrata per transferimin e saj ne nje nenforum tjeter.

moderatori
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Pjeter Bogdani

Petar Bogdani eshte nje pis humanist(avdi Berisha)dhe per kete vendi tij nduhet te mbetet vetem te kojtuhet si percares dhe antshqiptar.Ai duhet te kujtohet vetem si nje njeri qe per interesat e kishes shkaterroi kombin e tij.
 

pzn

Forumium praecox
Re: Pjeter Bogdani

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Petar Bogdani eshte nje pis humanist(avdi Berisha)dhe per kete vendi tij nduhet te mbetet vetem te kojtuhet si percares dhe antshqiptar.Ai duhet te kujtohet vetem si nje njeri qe per interesat e kishes shkaterroi kombin e tij.

[/ QUOTE ]

mhh, nje fotaq me shkrime arabe si avatar...shume unifikues...
 
Top