Pirro Prifti. ( ushtar i Janullatos)

Pirro Prifti. ( ushtar i Janullatos)

Politikanët e vjetër në moshë apo në mentalitet, të
largohen

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=50649&Itemid=0&l\
ang=

Friday, 13 July 2007

Nga Pirro Prifti - Nuk është për t’u habitur kur dëgjon nga
politikani i njohur Edi Rama, një frazë që duhej thënë vite
më parë, për më tepër një frazë sofiste, e cila le të
papërcaktuar mirë se për cilët tipa politikanësh bëhet
fjalë.Në frazën e hedhur në një moment të vështirë, si për
koalicionin e majtë, ashtu dhe për vetë Shqipërinë,
megjithëse nuk është momenti iduhur dhe zgjidhja e duhur,
dufi kudër disa tipa politikanësh për të cilën e ka fjalën
ky zotëri si p.sh., z. Berisha, është një duf apo një
shkarkesë emocionale, e cila gjithashtu nuk zgjidh gjë. Në
radhë të parë duhet pranuar realiteti i vendit dhe së dyti
duhet të hiqet dorë nga tullumbacet me parulla politike, të
cilat plasin sa fryhen nga bulçinjtë e politikanëve të
cilëve për 17 vite kanë pasur këtë lojë të preferuar
fryrjen dhe plasjen e tullumbaceve me parulla politike, nga
të cilat kanë përfituar edhe vende të tjera si
radikalistët. E vërteta qëndron në një aspekt tjetër të
frazës sofiste të këtij kryetari të majtë sepse edhe
njerëzit e thjeshtë kërkojnë politika të tjera e të reja në
përputhje me demokracinë e fituar, pra qëndron në
shpjegimin se cilët tipa politikanësh duhet të largohen nga
politika shqiptare ata politikanë që i kam cilësuar në
artikujt e para 3 viteve `xhaketa të vjetra`, politikanët e
rinj që janë të `kapur` dhe nuk dinë të bëjnë politikë
përveçse me ato që kanë mësuar nga të parët, apo
politikanët e ish nomenklaturës së kuqe? Dëmin më të madh
Shqipërisë së sotme ja ka bërë politika e vjetër e
marksizëm leninizmit e implantuar dhe përshtatur për
nevojat e demokracisë së sotme, politikë e cila është
bartur dhe vazhdon të bartet si nga politikanë të vjetër në
moshë ashtu dhe nga politikanë të rinj në moshë të mësuar
nga po këta politikanë të vjetër të cilët vazhdojnë me
këmbëngulje `të zbatojnë pikë për pikë materialet e partisë
për luftën e klasave`?! Problematikat e rënda dhe të
pazgjidhura në vendin tonë e kanë gjithashtu bazën në një
aspekt të dytë të shoqërisë shqiptare akoma të
pacivilizuar. Zhan Zhak Ruso (1712-1778), mendimtar e
shkrimtar i famshëm frëng ka thënë një sentencë që na
përshtatet ne shqiptarëve plotësisht: `Nuk mund të ketë
atdhetarizëm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar;
krijoni qytetarin dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; pa atë
ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri
poshtë`. Thënia e Zhan Zhak Ruso-se është e saktë. Por
Shqipëria ka dhe një mangësi tjetër, e cila e ka lënë prapa
sepse kombi formohet bazuar ne dy shtylla: Atdhe+ Fe.
Kolonën e fundit shqiptarët kanë kohë që nuk e kanë, qoftë
sepse kanë qenë ateistë, qoftë sepse kanë më shumë se një
fe, duke krijuar diferenca në mentalitet, moral, traditë
punë dhe sociale dhe drejtimi dhe së fundi duke dobësuar
dhe shtyllën tjetër atdhetarizmin. E vetmja mënyrë për të
zbutur këtë plagë është arsimimi i mirë, por për fat të keq
arsimimi i mirë tek shqiptarët ka shkaktuar atë dëm, ashtu
si e ka thënë dijetari i lashtë: `arsimimi pa moralin fetar
do të krijonte vetëm djaj të të zgjuar`. Megjithatë ka
shpresa; arsimimi duhet, por duhet ngritur kolona e moralit
fetar (besimi unik fetar) nëpërmjet një unifikimi fetar
kristian të ngadaltë dhe pa dhunë. Atëherë Shqipëria do të
marrë frymë lirisht ashtu si ka dhe simbolin e flamurit të
Gjergj Kastriotit. Argumentet e sjella më sipër janë të
mjaftueshme për të mos e zgjatur shpjegimin e shkaqeve se
përse Shqipëria nuk bën hapa përpara si simotrat e saj ose
i bën me shumë vështirësi. Problemi i politikanëve për të
cilët është shprehur z.Rama ka të bëjë pikërisht me këtë
argument, por në aspektet për të cilat folëm sepse një brez
i tërë politikanësh rrëshqiti nga podiumi i Partisë së
Punës në 1991 dhe u fut kush haptazi, kush pak me turp, e
kush fshehurazi, gjithmonë për të zbatuar porositë e
Partisë së Punës :komunisti nuk dorëzohet`. Është e vërtetë
që ka pasur dhe ka akoma ish komunistë në politikë dhe
jashtë saj, që kanë qenë dhe janë shembuj të një morali për
t’u pasur zili, por pjesa për të cilin po flasim ka të bëjë
me ata ish komunistë të cilët tashmë për arsye komplet
personale dhe klienteliste (se deri në vitet e para të
demokracisë ata vazhdonin të zbatonin porositë e Partisë së
Punës për të vazhduar luftën e klasave me mjete të tjera
dhe për tu treguar shqiptarëve se çfarë i gjen nëse
ndryshohet sistemi i bukur socialist me atë kapitalist`).
Rezultati dihet frytet e punës kanë dhënë një rezultat që i
madh dhe i vogël po i sheh edhe tani në korrikun e 2007
duke mos lënë njëra palë (Opozita) të punojë pala tjetër
(Pozita), sikur të kenë armike të tërbuar partnerin në vend
që ta kenë oponent thjesht për të bërë programe me të mira
dhe për t`i realizuar ato në të mirë të vendit. Problemi i
shtruar për zgjidhje nga zoti Rama nuk qenka vetëm një
aspiratë dhe perspektivë dhe nuk është vetëm një thënie nga
arsenali politik i R. Alisë, por një mënyrë dhe metodë e
sofistikuar e disinformimit të elektoratit të majtë tashmë
të zhgënjyer plotësisht për të justifikuar veten nga
gabimet dhe budallallëqet e bëra dhe për tua hedhur fajin
të tjerëve. Argumenti në të kundërt të kësaj thënie dhe që
e vë me shpatull për muri zotërinë është se pikërisht këta
politikanë të vjetër, të cilët tashmë i blasfemon Rama i
kanë dhënë atij votën, kontributin, dhe intrigën e tyre për
ta zgjedhur këtë individ që I përket të kaluarës në fronin
e së majtës së moderuar. Kjo të kujton gjithashtu historinë
e paraqitur nga I. Kadareja se si hipin në fuqi njerëz me
karizmë negative në fuqi, kur ai flet se si hipi Enveri në
krye të PK: ditën e themelimit të partisë me 8 nëntor kur
ishin mbledhur grupet komuniste në atë shtëpinë që e njohim
afër Medresesë, Enveri nuk ishte. Meqenëse kishte dy arsye
të forta për të marrë edhe një njeri plus në mbledhje si
prania e shumë të krishterëve dhe mos bërja e kuorumit në
atë mbledhje historike,z. Koço Tashko doli jashtë për të
gjetur një njeri dhe për më tepër që të ishte mysliman të
paktën. Fati nxori Enverin duke ecur në atë rrugë, i cili
po shkonte për të bërë ca punë personale të cilat me shaka
npo ky Koço e tallte duke i thënë` e mo Enverkë, do të
shkosh pas ndonjë çupe`? Kësaj radhe Koço i tha `Enver eja
se na duhesh në mbledhje. Enveri u përgjigj ik o p.. se kam
punë… `Eja o njeri se na duhesh..` dhe ai hyri duke mbyllur
derën nga pas dhe duke hapur portën e diktaturës. Një
histori të tillë të ngjashme ka dhe z. Rama me Fatos Nanon,
i cili e futi në politikë kur atij nuk i vinte në mënd që
të merrej me këtë punë. Demokracia e post komunizmit si një
nga sistemet e implantuara pas rënies se murit të Berlinit
nga demokracitë perëndimore të Europës dhe të SHBA në
vendet e Europës lindore ka hasur në një fenomen të
paparashikuar në Shqipëri, fenomenin e mungesës së
civilizimit gjë për të cilën e ka thënë (për të qenë të
saktë) për fat të keq e me ironi edhe N. Hoxha kur përmendi
që shqiptarët s`janë të përgatitur për demokracinë.
Megjithatë shpresa ka. Brezi I ardhshëm do të minimizojë
edhe më diferencat në drejtim të shtresave sociale,
politkbërësve, dhe do të integrohet në KE megjithë
handikapet e shoqërisë shqiptare e cila po lëpin plagët e
vjetra të ish Komunizmit dhe atë më të vjetrën e lënë nga
Turqia e atëhershme.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Pirro Prifti. ( ushtar i Janullatos)

Replikë ndaj shkrimit të Pirro Priftit “Politikanët e
vjetër në moshë apo në mentalitet të largohen”

http://www.sot.com.al/index.php?option=content&task=view&id=50909&lang=

Tuesday, 17 July 2007


Nga Shefqet MUSARAJ - Për të realizuar një qëllim të
caktuar e në rastin tonë, një qëllim shovinist fetar
(ortodoks a katolik) kundër një përkatësie fetare dominante
në sasi, ia vlen të përdorësh sajesa apo shqetësime
kombëtare të tipit: ndërrim a largim politikanësh “të
vjetër” me “të rinj”.Sa bukur e ka bërë këtë lojëz
agjenturore “Kristiani” Pirro Prifti në artikullin e vet në
emër të Zhan Zhak Rusoit, të lirisë e të virtyteve, të
krijesës qytetare të së ardhmes. Jam plotësisht dakord me
artikullshkruesin ku thotë se “...edhe njerëzi e thjeshtë
kërkojnë politika të reja në përputhje me demokracinë e
fituar...”. Pra, z. Prifti e pranon që ne në Shqipëri
paskemi fituar demokracinë, por jo politikanët
demokratikes, sepse në këtë shkrim hidhet alarm i
zëvendësimit të politikanëve të vjetër e të rinj me
politikanë të tjerë (ndoshta “të mesëm’). Prifti i çon
mendimet përgjysmë pasi nuk thotë me plot gojën që, nëse ne
s’kemi politikanë me mentalitet të ri apo demokratik, madje
për 17 vite rresht, atëherë si paskemi “demokraci të
fituar”?. Ç’demokraci paskemi fituar ne shqiptarët me kësi
politikanësh. Konkluzioni i thjeshtë do të ishte: Në
Shqipëri së bashku me politikanët e vjetër e të rinj me
mentalitete të vjetra, duhet përmbysur apo zëvendësuar edhe
‘demokracia e fituar’ si krijesë politikash e këtyre
politikanëve. Këtë gjë, Prifti nuk na e thotë. Pse? Ku e ka
hallin Pirrroja?! Ç’është ky mentalitet i vjetër? Po
mentaliteti i Ri? Çfarë kërkon Pirroja të zëvendësojë sot
në Shqipëri? Le të shohim artikullin e tij ‘programatik’.
Duke iu referuar Zh. Zh. Rusoit, aty jepet një përkufizim i
cunguar i Kombit: Kombi = Atdhe + Fe dhe kritikohet
‘mangësia’ e popullit shqiptar që ka krijuar shumë besime
fetare. Sipas kësaj logjike populli shqiptar gjatë
historisë së tij duhej të pyeste Pirro Priftët sesa fe
duhej të krijonte dhe më tej se cilën fe?! Së pari fetë nuk
i ka krijuar populli shqiptar, porse janë imponuar nga të
tjerë (shqiptarët në zanafillë kanë qenë paganë politeistë
dhe shpirtërisht të tillë janë edhe sot). Së dyti Prifti
aludon me një kritikë të heshtur, të pathënë e të pashkruar
ndaj feve të tjera të ushtruara në Shqipëri, veçanërisht
ndaj fesë myslimane. Sipas tij, populli shqiptar, kombi
shqiptar do të ishte më i denjë po qe se do të ishte
kristian, vetëm kristian e të flakte tej fetë e tjera (fenë
islame). Ja ku e nxjerr kokën fanatiku ortodoks Pirro
Prifti në qendër të artikullit: “ Megjithatë ka shpresa:
arsimimi duhet, por duhet ngritur kolona e moralit fetar
(besimi unik fetar) nëpërmjet një unifikimi fetar kristian
të ngadaltë dhe pa dhunë: Atëherë Shqipëria do të marrë
frymë lirisht, ashtu si ka edhe simbolin e flamurit të
Gjergj Kastriotit”. Lexuesi i vëmendshëm e kupton vetiu që
këtu kemi të bëjmë me një akt të rrezikshëm të terrorizmit
ideologjik fetar ortodoks, ndaj fesë së respektuar islame.
Nuk përbën aspak çudi që ide të tilla si të Pirros janë në
union me idetë e Megaliidesë Greke, e cila frymëzon
shovinizmin fetaro- politik grek kundër Shqipërisë. Unë, e
askush nga myslimanët apo qoftë dhe ateistët e Shqipërisë
nuk e shkojmë as nëpër mend të guxojmë mendimin për të
unifikuar fetë në Shqipëri, para se të shkruhej në
Kushtetutën e Shqipërisë, është pranuar si një visar
(vlerë) kombëtar qysh nga rilindësit tanë të mëdhenj:
Veqilharxhi, Kristoforidhi, vëllezërit Frashëri, Mjeda,
etj, pra është një pasuri e çmuar e kombit shqiptar dhe jo
pengesë për qytetërimin e zhvillimin tonë ekonomiko-
shoqëror-politik, siç na e paraqet Pirro Prifti. Të kërkosh
unifikimin fetar kristian (në fakt ortodoks) të kombit
shqiptar me 75% të besimit islam, do të thotë një fyerje e
rëndë kombëtare; Do të thotë të dalësh kundër historisë,
Kushtetutës, Lirisë së Ndërgjegjes, kundër Lirive Fetare,
Kundër të Drejtave Themelore të Njeriut. Në epokën e sotme,
kur ekzistojnë e ngrihen xhami në Londër, Berlin, Paris,
Romë, Uashington e kudo në botë, na dalka një gazetar
ortodoks dhe kërkon unifikimin fetar kristian në Shqipëri.
Duke na e paraqitur këtë mungesë uniteti fetar si pengesë
zhvillimi, konkurrimi rajonal për anëtarësimin e Shqipërisë
në BE, etj. Nëse BE është thjesht një klub kristianësh dhe
anëtarësia në të kushtëzohet me konvertimin fetar historik
të shqiptarëve, atëherë Shqipëria është mirë të mos pranojë
të futet në BE. Siç bën për shembull populli e shteti
Norvegjez (proteston). Në fund të artikullit P. Prifti
nxjerr edhe një shigjetë tjetër të rezervuar kundër botës e
ndikimit islam në Shqipëri: “...Brezi i ardhshëm do të
minimizojë.....plagët e vjetra të komunizmit dhe atë më të
vjetrën e lënë nga Turqia e atëhershme...”. D.m.th: mllefi
ortodoks antiturk shkruhet haptazi dhe u bëhet thirrje
shqiptarëve të distancohen nga turqizmat, nga Turqia, nga
Bota Islame. Ky pra është “Mentaliteti i Ri” që na servir
gazetari Pirro Prifti në artikullin e tij aventuresk dhe jo
zëvendësimi i politikanëve. Aq më pak e ha meraku për
gjendjen ekonomike- shoqërore të popullit shqiptar. Jo!
Qëllimi i këtij pamfleti ortodoks me frymëzim Janullatist
është unifikimi (zhdukja e fesë islame) fetar (ortodoks) në
Shqipëri, që pastaj Greqia, nëpërmjet “pensioneve
vorioepiriote” të zbatojë formulën ortodoks = Greqi. Por, a
do të hanë shqiptarët patriotë, sapunin ortodoks për
djathë!!.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Pirro Prifti. ( ushtar i Janullatos)

Replikë e detyruar për z.Shefqet Musaraj

http://www.sot.com.al/index.php?option=content&task=view&id=51068&lang=

Thursday, 19 July 2007
Nga Pirro PRIFTI - I nderuari z. Shefqet, mesa duket e keni
kuptuar gabim mesazhin e artikullit që kam dashur të
theksoj dhe kjo, jo për fajin tuaj, sesa për botëkuptimin
që keni, atë ateist- komunist.Kryesisht duhet të them që
problemet fetare janë probleme spirituale dhe shteti është
i ndarë nga këto probleme në vendin tonë. Unë kam prekur
vetëm problemin e politikanëve shqiptarë me mentalitet
ish-komunist dhe për ta ilustruar kam përmendur edhe disa
aspekte fetare të popullit shqiptar. Megjithatë mund të
shpjegoj diçka më tepër. Besimi fetar i çdo lloji ashtë
pasuri kombëtare dhe këtë unë e pohoj sepse realiteti
kështu është. Por mund të shtoj për të sqaruar edhe disa
nuanca që ju nuk dëshironi t’i kuptoni sepse i kuptoni fare
mirë. Së pari, Ju nuk mund të mohoni që të gjitha shtetet
europiane janë ndërtuar në fillim bazuar në binomin e
sipërpërmendur: Atdhe+Fe. Nuk kam përmendur asnjë fjalë për
ortodoksinë dhe mesa duket Ju, për të mprehur argumentet
tuaja, që të tërheqin vëmendjen e lexuesve, e keni
shtrembëruar me qëllim logjikën e përdorur në shkrim dhe
kjo nuk është e mirë për ju një intelektual i zoti. Së dyti
sipas historiografisë, shumica dërmuese e popullit shqiptar
ka qenë kristian dhe janë konvertuar në 99% të rastit me
dhunë, e cila ka vazhduar për 450 vite dhe vetëm një pjesë
e vogël e tyre janë të ardhur dhe të asimiluar këtu. Së
treti, nëse do të lexoni librin që kam botuar që në 2002
`Të Penduarit` kam qenë dhe jam një kritik i rreptë i
politikës greke ndaj Shqipërisë dhe Epirit. Në këtë shkrim
nuk kam pasur aspak ndërmend të mbroj ndonjë figurë fetare
apo politike, por ka folur në parim dhe këtë e dini mirë.
Së katërti e dini fare mirë që vetëm arsimimi i popullatës
mund të zbusë plagët e së kaluarës dhe të moderojë
karakterin e shqiptarëve, i cili është i dyzuar doni apo
s`doni ju. Shqiptarët e kanë vërtetuar edhe tani që flasim
për shkak të dyzimit të karakterit, të traditës, të
izolimit nga e kaluara, të mungesës së civilizimit, nuk
janë të aftë të ndërtojnë një shtet të fortë. Pavarësisht
nga toleranca fetare, mentaliteti i ndryshëm në komunitete
të ndryshme pengon në një farë mënyre ecjen përpara dhe
stabilitetin e shtetit shqiptar. Së fundi, mendimi im për
një unifikimin fetar është një ide e imja, të cilën e kam
përmendur dhe mendoj se në të ardhmen mund të jetë e
vlefshme pikërisht për t`i afruar shqiptarët drejt Zotit
sepse akoma një pjesë e mirë e tyre janë ateistë dhe ju e
dini fare mirë ç`bëri ateizmi juaj komunist ndaj
shqiptarëve. Megjithatë, idetë janë për t’u shprehur dhe
nuk janë aspak as raciste e as ekstremiste, por kanë dalë
pikërisht për shkak se shqiptarët nuk ecin ashtu si duhet
drejt Europës dhe janë problem për Europën. Në një vepër të
A.Puto për historinë e Shqipërisë përmendet edhe problemi i
formimit të shtetit Shqiptar si një `model i diplomacisë së
suksesshme europiane`, por përmendet fakti indirekt se
përse u copëtua Shqipëria në fillim të shek XX dhe kjo
është pikërisht nga problemi fetar që e la Shqipërinë e
cunguar dhe Europa bëri një Shqipëri të vogël për shkak se
nuk deshte një shtet mysliman të madh menjëherë pas
përmbysjes së perandorisë osmane. Ky fakt megjithëse i
pakëndshëm është fakt do apo s`do ti apo unë.. Jam i hapur
të debatoj qetësisht për këto probleme, por jo duke e parë
njëri tjetrin si armik por si debatues sepse jemi të një
kombi, jemi shqiptarë dhe jemi intelektualë. Gabimet që
mund të bëhen mund të sqarohen e jo të shihen sikur i bën
`armiku` sepse më kujtohet mentaliteti ish-komunist që
thotë `ai që nuk është më mua është kundër meje` e këtu nuk
po flasim për armiq.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Pirro Prifti. ( ushtar i Janullatos)

Lart jan replikat e Pirro Priftit me Shefqet Musaraj javen e fundit.
Posht po ju jap disa te verteta te hidhura te Pirros, i cili ndjek dhe ky politiken greke te cilet cdo hero qe kemi ne e kthejne ne hero grek.

Pirro Prifti, andarti i Janullatosit që kërkon të
ortodoksizojë Shqipërinë

Olsi Jazexhi

Në vitin 1915, kur austriakët dhe italianët po mundoheshin
me të gjitha forcat të krijojnë shtetin shqiptar në kufijtë
që ne njohim sot Shqipërinë, në jug të atdheut tonë, apo më
saktë në qytetin e Korçës, disa të krishterë ortodoksë
ishin mobilizuar nëpër repartet e shenjta të andartëve
grekë dhe me ato vrisnin, përdhunonin dhe zhduknin
muslimanët e jugut të Shqipërisë. Eshref Frashëri i cili në
këtë kohë ishte në Korçë, në një letër që ndodhet ende sot
e kësaj dite në arkivin kombëtar, i tregonte Mithat
Frashërit që të krishterët e Korçës, të cilët për sa kohë
ishte Turqia hiqeshin si patriotë dhe kishin bashkëpunuar
me muslimanët, tanimë ishin kthyer kundër muslimanëve të
cilët nuk i pranonin për shqiptarë por i quanin turq dhe
donin ti çojnë në Azi.

Replikat që z. Pirro Prifti ka bërë këto ditë me zotit
Shefqet Musaraj, ku Pirrua në shkrimin e tij të datës 13
korrik kërkon që të kristjanizojë shqiptarët, shkruesit të
këtij shkrimi i sollën ndërmend disa nga ortodoksët e
Korçës, Bilishtit dhe Kolonjës gjatë viteve 1915, të cilët
deshën që ose të konvertojnë shqiptarët në të krishterë ose
ti dëbojnë për në Turqi. Z. Pirro Prifti i cili me
profesion është doktor dhe në Qendrën Spitalore Nënë Tereza
ku ai punon, paguhet me paratë e taksapaguesëve myslymanë
shqiptarë, ka disa vite që propagandon lartë e poshtë idenë
e konvertimit të shqiptarëve muslimanë në të krishterë të
ritit grek, dhe unifikimin e katolikëve me ortodoksinë.
Edhe pse në shkrimin e tij të datës 13 korrik ai thotë që
‘Megjithatë ka shpresa; arsimimi duhet, por duhet ngritur
kolona e moralit fetar (besimi unik fetar) nëpërmjet një
unifikimi fetar kristian të ngadaltë dhe pa dhunë. Atëherë
Shqipëria do të marrë frymë lirisht ashtu si ka dhe
simbolin e flamurit të Gjergj Kastriotit’, synimi i tij
afatgjatë duket të jetë konvertimi me dhunë i shqiptarëve
muslimanë në ortodoksi, ashtu siç donin andartët e Korçës
në vitin 1915.

Në librin ‘Të Penduarit ose Kombi Përballë Zotit’ të botuar
në vitin 2002, në letrën që Pirro Prifti i dërgon
gjeneralit grek Anastos Janullatos, ku Pirrua e përshkruan
veten e tij si ‘njeriu me i zakonshëm dhe më i fundit i
Kishës Ortodokse’, ai i shpreh gatishmërinë e tij z.
Janullatos për rikonkuistën fetare në Shqipëri. Pjesë të
kësaj rikonkuiste Pirrua parashtron edhe ortodoksizimin e
historisë së Shqipërisë dhe heronjve të saj. Pirro Prifti i
cili ha bukë nga paratë e taksapaguesëve muslimanëve
shqiptarë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, i apelon
gjeneralit Janullatos që Skëndërbeun, të cilin shqiptarët e
kanë hero laik kombëtar, ta shpallë hero dhe shenjtor të
ortodoksisë. Për Pirron, lënia e Skënderbeut jashtë
shenjtërimit ortodoks deri më tani është një padrejtësi. Ai
i kërkon Janullatosit që Kisha ta shpallë Skënderbeun
shenjt ortodoks, siç ka shpallur edhe Princin
shqiptarvrasës të Serbisë, Llazarin dhe bekuar luftën e
Serbisë kundër Perandorisë Osmane dhe muslimanëve kosovarë.
Për të bindur Janullatosin që Skënderbeu nuk ka lidhje as
gjakësore dhe as fetare me shqiptarët e sotëm muslimanë,
por është i të njëjtit gjak dhe fe me sllavët dhe
ortodoksët, Pirrua i shkruan Janullatosit se ‘heroi ynë
ishte ortodoks si nga e ëma ashtu edhe nga i ati’ dhe se
‘të gjithë bijat dhe motrat e Skënderbeut u martuan me
princër shqiptarë dhe sllavë ortodoksë’. Duke argumentuar
në këtë mënyrë Pirro Prifti kërkon të bindë kolonelin
Janullatos për pastërtinë rracore dhe fetare të
Skënderbeut, i cili ndryshe nga çamët islamikë të cilët
Janullatosi refuzon të lutet për, del të jetë kampion i
ortodoksisë. Për të bindur Janullatosin që Pirroja është
njeriu më i bindur dhe i betuar i hirësisë së tij, ai e
mbyll letrën duke i thënë: ‘Do ti lutem Zotit, Hirësia Juaj
që të merrni në konsideratë një letër të tillë… dhe për hir
të postit tuaj të nderuar, të pa-anshmërisë Tuaj, të
ndershmërisë tuaj, të besimit te Zoti Jezu Krisht me emrin
e të cilit vdiq heroi ynë kombëtar – të bëni përçapjet
tuaja për të realizuar këtë detyrë.’

Ndërsa Pirrua kërkon nga gjenerali Janullatos që të
shenjtërojë Skënderbeun si shenjt sllavo-greko-ortodoks, i
njëjti Pirro që kërkon të unifikojë fetarisht në të
krishterë shqiptarët muslimanë, nuk i ka shkruar kurrë
gjeneralit grek Janullatos që të shenjtërojë apo qoftë edhe
të mbajë meshë për çamët e vrarë nga greko – ortodoksia
gjatë shekullit të 20të. Arsyeja për këtë është e qartë.
Siç ai shkruan në shkrimin ‘Replikë e detyruar për
z.Shefqet Musaraj’ të datës 19 korrik 2007, sipas
historiografisë ortodokse në Ballkan ‘shumica dërmuese e
popullit shqiptar’ që është muslimane, tregohet të ketë
‘qenë kristiane konvertuar në 99% të rasteve me dhunë’
ndërsa ‘një pjesë e vogël e tyre janë të ardhur dhe të
asimiluar këtu’. Llogjika që Pirro Prifti përdor edhe në
librin e tij teologjik ‘Të Penduarit ose Kombi Përballë
Zotit’, është e njëjtë me atë që pan-ortodoksët përdorin
sot kudo; në Kosovë kundër shqiptarëve, në Bosnje kundër
boshnjakëve, në Qipro kundër turqve, në Çamëri kundër
shqiptarëve etj. Tamam si pan-ortodoksët e tjerë edhe
Pirrua shqiptarët muslimanë i vendos përpara 2 fatesh. Një,
që të pranojnë statusin e tyre që ju ka dhënë propaganda e
ortodoksisë, si dobëtakë, legena dhe servilë të konvertuar
nga frika ndaj turkut në muslimanë (dhe jo nga
superioriteti i islamit ndaj krishtërimit që ne besojmë);
ndërsa sivëllezërit e tyre serbë dhe grekë janë trimat që
ishin dhe ndejtën të krishterë, apo; dy, të pranojnë që
janë ardhacakë nga Azia, të cilët siç edhe vllehët dhe
grekërit e Korçës thonin në 1915, duhet të çohen për në
Azi.

Kombi që Pirro Prifti shpreson të ndërtojë nëpër shkrimet e
tij dhe letrën që i ka çuar Janullatosit, duket qartë që
nuk është Shqipëria dhe për më tepër shqiptarët muslimanë.
Për këtë arsye në faqen 155 të librit të tij, Pirro Prifti
sulmon nipin e Abdyl Frashërit, Mehdi Frashërin, kur Mehdiu
gjykonte në vitet 30’të që marrja e Shën Naumit nga
Jugosllavët në shekullin e 20të nuk ishte ndonjë hata për
kombin shqiptar, pasi shën-naumasit ishin vlleho-maqedonë.
Por kombi që Prifti Pirro kërkon të ndërtojë në Shqipëri
është kombi i pan-ortodoksisë i cili shtrihet që nga Shën
Petërburgu, në Athinë, Shën Naum dhe Qipron Greke. Jo më
kot në letrën që Pirrua i shkruan Janullatosit, i kërkon që
të shenjtërojë Skënderbeun si shenjt ortodoks, në mënyrë që
të gëzohen ‘Komunitetet Ortodokse në Shqipëri’ (lexo
vllehët, grekët, malazezët, shqiptarët ortodoksë etj) dhe
‘çdo vend Ortodoks.’ Llogjika që Pirro Prifti përdor në
shkrimet e tija është e njëjtë me deklaratën e prevezarit
Janullatos, gjyshërit e të cilit i kanë grabitur me dhunë
tokat shqiptarëve myslimanë të Prevezës pas Kongresit të
Berlinit. Në intervistën me titull ‘Janullatos: Nuk jeni
komb tipik musliman’ dhënë radios Doice Velle në datë 18
maj 2007, Janullatosi e përshkruan Kishën Ortodokse si një
urë lidhëse të Shqipërisë me Pan-ortodoksinë. Të njëjtën
gjë synon edhe Pirro Prifti i cili me shenjtërimin e
Skënderbeut në Ortodoksi kërkon që të ndërtojë urën fetare,
e cila do të gëzojë çdo vend Ortodoks duke i zhytur një
shenjtor ortodoks si hero kombëtar Shqipërisë.

Pirro Prifti i cili mbahet me bukë nga ministri
demokristian i shëndetësisë Nard Ndoka, i cili propozoi
përpara ca ditësh që president të Shqipërisë të shpalli një
tjetër minoritar si Pirro Prifti, Spiro Peçin, duket se nuk
e njeh mirë apo e ka harruar historinë e jugut të
Shqipërisë. Ndërsa ai kërkon që t’iu marrë shqiptarëve
herojtë kombëtarë dhe vaftisë në ortodoksë dhe
kristjanizojë shqiptarët muslimanë, duket se ashtu si
Janullatosi kërkon të përsërisë atë që gjyshërit e tyre
dështuan të bëjnë në mënyrë të dhunshme në Jugun e
Shqipërisë në 1915. Pirrua që beson direktivat e kolonelit
Janullatos, i cili deklaron se shqiptarët sot janë 30%
ortodoksë, përsërit ato që shkrimtari Foto Malo shkruan në
gazetën "Zëri i Omonias" (pararojë e shovinizmit grek) i
cili vite më parë ftonte ‘shqiptarët myslimanë të
rishikojnë e korrigjojnë gabimin e tyre historik, imponues
e të dhunshëm, që kanë kryer në të kaluarën, duke u
rikthyer në besimin e tyre të krishterë, meqënëse vetëm
kështu mund të hyjnë në Evropë.’

Pirro Prifti dhe Foto Malo të cilët prof. Sherif Delvina i
ka quajtur me të drejtë shkrimtarë në shërbim të
shovinizmit grek, harrojnë historikun e Shqipërisë, kur
shkruajnë të eksituar nga dozat e indoktrinimin Janullatist
për të konvertuar shqiptarët muslimanë në të krishterë.
Pirrua, që rrjedh nga reajatë (besoj vllehët apo shulet) e
Devollit, duhet ta ketë fare mirë paraysh se çfarë pësuan
andartët e unifikimit kristjan, që deshën ‘enosis i
thanatos’ (unifikim apo vdekje), nga çetat e myslymanëve
korçarë dhe kolonjarë të Sali Butkës dhe Malkë Zarishtit në
vitet 1915. Nëse nuk e njeh historinë le të shkojë njëherë
në Bilisht dhe të këndojë me devollitët myslymanë këngën e
‘Ishti Bilishtit’, pse ndoshta zbulon mesazhin e zotit të
tij, Jezu Krishtit dhe atë muhabetin e hyrjes së gishtit…
në krishtërim padyshim.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Pirro Prifti. ( ushtar i Janullatos)

Shkrimin e fundit qe kam nxjere nga Mr. Jazexhi, e kam nxjer pa link te gazetes per arsyen e perhershme se ka shume raste qe shkrimet me perpara dalin ne forumin me te madh shqiptar, forumin jone, pastaj dalin ne Gazeta. Se lajmi kalon iher ka ne pastaj nga populli /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
Per momentin jam duke lexuar librin e ketij qenit grek dhe do u jap edhe detaje te tjera. deri ather mirulexofshim /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Pirro Prifti. ( ushtar i Janullatos)

Ky Pirro Prifti ka ndonjë peshë në arenën publike shqiptare apo thjesht është një çapaçul që e ka lënë tefterja dhe nuk funksionon si duhet? Jo se me gjithë hallet e shqiptarëve atje nuk është çudi që ate kokrrën e grurit ta hanë laraskat.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Pirro Prifti. ( ushtar i Janullatos)

<center><object width="425" height="350"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/QZpCs6aFt0o"></param><param name="wmode" value="transparent"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/QZpCs6aFt0o" type="application/x-shockwave-flash" wmode="transparent" width="425" height="350"></embed></object></center>
tek kjo video kemi pak a shume lojen e Pirros.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Pirro Prifti. ( ushtar i Janullatos)

VAZHDOJNE DEBATET KETEJ.

Një porosi e kohës
http://www.sot.com.al/index.php?option=content&task=view&id=51650&lang=
Friday, 27 July 2007
Nga Mirsim N. Maliqi - Sigurisht, edhe episodës së “apolitikëve” pro-helen po i vjen “The end”.Si duket misionarët e të lapalangjozuarëve akoma nuk kanë arritur ta kuptojnë dot se: “Shqiptari s’ha pulë të ngordhur” dhe se shumë shpejt i zbulon konspiracionet qëllimkëqija. Sado që shpesh kemi qenë e jemi tolerantë ndaj depërtimit të të huajve dhe asaj që ata artikulojnë në vendet tona, prapë nuk lejojmë që i huaji të jetë superior në odën tonë. Shumë prej intelektualëve shqiptarë iu drejtuan drejtpërdrejt Janullatosit, duke i thënë se shqiptarët nuk janë në letargji që të mos i vërejnë laletët e tij bashkëpunuese me shqipfolësit në misionin e tyre kolegjial kundër kombit shqiptarë. Në fillim e shpallën irracional këtë pohim grekët, apo thënë më mirë përfaqësuesi i tyre në Shqipëri Kolonel Anastas Janullatosi dhe kolaboracionalistët që iu kishin bashkangjitur atij për të asimiluar popullin shqiptarë. Kështu vazhdoi deri sa u demaskua konzervatori i njohur, Ilirjan P. Papa (Albo), nga Permeti, i njohur për “shpalosjen” e ideve të Pashko Vasës, mbase si “pasues” i flakët i tij që është, ai forumin e tij të ashtuquajtur “Forumi Shqiptar” e ka mbushur me: “Mos shikoni kisha e xhamia” edhe pse këtë thënie Pashko Vasa ia ka adresuar ortodoksëve të atëhershëm, kisha e të cilëve ishte bërë stacion i antishqiptarëve që vepronin në asimilimin e shqiptarëve. Historia po përsëritet, misioni antishqiptar po kthehet, Janullatosi grek me miqtë e tij të dashur, si Ilirjan Papa, akoma po veprojnë nën hijen e shtetit Shqiptarë kundër kombit tonë. Dalin lapërdharët si Janullatosi e na tregojnë neve se çfarë identiteti kemi, apo nuk dinë sesi të thërrasin në ideologjinë e tyre kundër popullit shqiptar (që shumica janë) me besim Islam, fillojnë të këndojnë këngë që u ka skaduar afati (edhe pse janë prodhuar ilegalisht) që “të bëhemi shqiptarë”!” Çudirat nuk paskan të mbaruar, grekët na paskan mbetur të na tregojnë se çka jemi dhe çka duhet të jemi, apo ndoshta “na njohin më mirë”, ngase hipokrita si puna e këtyre të lartpërmendurve ka pasur gjithnjë brenda në mesin e popullit tonë, dhe prej A e deri në Zh të dhënat “autentike” ua kanë "dhënë" grekëve, duke ia bashkangjitur edhe falsifikimet e demagogëve me emra shqiptarë, dhe tashti dalin egërsirat greke të Trojës dhe na mbajnë “leksione” për kombin e shtrenjtë shqiptarë!!! Demagogjia e këtyre hipokritëve nuk mbaron, porse ecën tashti me një tempo akoma më të shpejtë. Arritën deri aty këta helenë që në qytetin, ku para 120 vite u hap mësonjëtorja e parë shqipe, të fusin falsitetet, (që) fëmijët shqiptarë të mësojnë se Jugu i Shqipërisë na qenka Greqi dhe çka është “çudia” (?!), këto mësime janë (para) aprovuar nga Ministria e Arsimit në Shqipëri. Këta shqipfolës, a mos vallë menduan se kombi shqiptarë është substrat me atë grek, që bënë këtë turp?! Albo, mos harro atë që ka thënë Sendali se: “Nuk jam i sigurt se a mund t’i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t’i dua dy atdhe”, dhe dije se injoranca e ngushtë e Kolonelit grek nuk do mund të arrijë kurë që në mesin e popullit shqiptarë të aktroje skenare helene antishqiptare. Të favorizosh, të përkrahësh, ta ngritësh, t’i bësh reklamë, të thërrasësh dhe ta stolisësh me fjalë miradije e tash shpallësh “Apostull të shqiptarëve” personalitetin e një kryehelenit antishqiptar në Shqipëri, është tradhti ndaj kombit dhe këtë e bën ti me kolektivin tënd. T’u bëjmë sabotazh këtyre tradhtarëve është pjesë e mësimeve që na lanë të parët tanë. Mos harroni, Gjergj Fishta ka thënë: “Kujdes nga shkau, kujdes nga greku, kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN”! Pra, kujdes nga Serbijo-viçat e gardat Car Lazare, kujdes nga kolonel Janullatosi dhe këlyshërit e tij shqipfolës, kujdes nga Ilirjan Papa dhe grupi i tij i forumeve, të cilët përkrahin grekun dhe bashkëpunojnë me të. Të dashur bashkatdhetarë, dijeni se: "Një zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë" prandaj: "Ruajeni Atdhenë si shqiponja folenë" dhe mos ia ktheni shpinën sikur këta të shitur, që kanë devijuar për lekët e Janullatosit. Le ta dinë të gjithë këta tradhtarë se: “Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun”, prandaj o Ilirjan dije se: “Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit”. Me mërzi duhet ta citoj fjalën e madhe të Faik Konicës se: “Nëse ka kush do t'i bëjë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët”.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Pirro Prifti. ( ushtar i Janullatos)

Ketu kam marre ca fragmente te librit te Mehdi Frasherit ne lidhje me politiken Greke. Mehdi Frasheri ka qen 2 here kryeminister i Shqiperise.

Mehdi Frasheri – Problemet Shqiptare

Ne kohen e Ali Pashe Tepelenes u cel ne Janine liceu grek qe mban emrin “Zosima”. Ky emer vjen nga emri I dhuruesit qe kishte falur te hollat per ngrehjen e kesaj shkolle. Kjo ngrehine ishte e para shkolle moderne ne gjuhen greke. Ali Pasha I dha gjithe ndihmen e vet, sepse nuk kuptonte qe kjo shkolle greke ne kryeqytetin e Toskerise do ti sillte shume plage popullit shqiptar. Me 1830 u njoh prej pushteteve te medha pavaresia e Greqise ne konferencen e Londres. Me 1834 ne Athine u cel universiteti, qe u be vatra dritedhenese, jo vetem per helenizimin, por per gjithe ortodokset e Ballkanit dhe te Orientit mbare. Ideja qe perhapte ky universitet ishte: “I mogali idea” (ideja e madhe), qe kishte per kuptim mbledhjen e gjithe ortodokseve ne nje shtet helenik. Natyrisht keto mendime depertonin edhe ne mes te shqiptareve ortodokse, te cilet kishin derdhur gjakun e tyre per ringjalljen e Greqise se re.
Ne Stamboll u krijuan klube greke, nen titullin “Sillagos”. Keto klube faqeza kishin per qellim kulturen letrare, por, nen te, nje qellim politik, perhapjen e idese se madhe.
Pas luftes ruso-turke 1877-78 edhe pas Kongresit te Berlinit, qershor 1878 edhe pasi u shfaq ideja shqiptare per heren e pare ne Lidhjen e Prizrenit, per ti bere balle kombesise shqiptare qe po agonte ne qiellin e Ballkanit, Athina u dha nje rendesi te vecante shkollave greke ne Shqiperi edhe sidomos ne Toskeri. Me 1885, kur u hap ne Korce per heren e pare e vetmja shkolle shqipe, fletoret me te medha te Athines dhane kushtrimin me shkronja te medha, duke thene se Greqia, po nuk mori masa, helenizmi ne Epir ka per t’u zhdukur. Me 1886 u krijua liceu grek ne Korce dhe si professor I gjimnastikes u dergua nga Athina nje officer I shtatmadhorise greke. Veprat historike edhe letrare te Greqise qe mesoheshin ne keto shkolla, I cilesonin shqiptaret muhamedane si turq, si tirane, qe duheshin zhdukur nga Epiri, sipas mendimit te tyre.
Greqia kaq vajti perpara ne kete rruge sa qe, me 1883, edhe ne katundin Frasher, ku ndodhej vetem nje lagje orthodokse shqiptare, dergoj nje mesues grek pre Athine.
Ta merr mendja qe ne toskeri, nga pikpamja aresimore, nuk kishte shqiptare vec turq e kaure ose edhe greke. Keto jane plaget e vjetra te hapura me dredhira te holla politike, prej te cilave populli shqiptar edhe sot po renkon.
(faqja 62)

Kleri ortodoks, meqenese ishte lidhur me patrikhanen e Stambollit, edhe kjo pas pavarsise greke ish bere vegla shpirterore e Athines, e cila me asnje menyre nuk donte te pranonte as kombesi shqiptare as gjuhe shqipe, ai, nje ortodoksi shqiptar, qe merrte ne dore nje “abc” shqipe, I thoshte heretic “farmacon” edhe e ckisheronte. Keshtu qe asnje prift nuk I qasej per pagezim, per kungim, per mort, per rrefim e per sherbime te tjera fetare. Me tjeter fjale denohej me vdekje morale per se gjalli, n’ate shkalle saqe varrezat e ortodokseve nuk jepnin vend as per varr. Ndaj kishes ortodokse gjuha shqipe ishte gjuhe e mallkuar, gjuhe barbare, edhe per helenet e qyteteruar quhej turp te kendonte kush vepra ne gjuhen shqip.


Naum Veqilharxhi gati nje shekull me pare shfaqi mendimin e vet si shqiptar, dhe botoi ne kete gjuhe: “Fare I ri abettor shqip” me copa kendimesh te zgjedhura. I nipi qe merrej me tregeti ne Viene, por qe kishte marre nje culture thjesht greke, I shkruante nje leter t’ungjit net e cilen I thoshte: “ More xhaje, kjo Shqiperia kur ka qene si shtet, ku ndodhet historia e ketij populli, mos u merr me te ketilla gjera te kota”. I ungji I pergjigjet duke I thene: “ Ty te ka verbuar grekomanizmi edhe nuk sheh, gjuha shqipe ka qene me pare se gjuha greke, Shqiperia ka histori shume me te vjeter, por meqenese grekerit nuk duan ta njohin si histori, edhe ti q eke mendesi greku hyn ne kategorine e te paditruve”.
I shkreti Veqilharxhi, duke shpresuar se do ta bindte patrikun e Stambollit, per te lejuar gjuhen shqipe, u ngrit nga Rumania edhe shkoi ne Stamboll, hyri te patriku edhe ne cilterine shqiptare te nje patrioti miredashes ju lut patriku qe te lejonte gjuhen shqipe, sepse ortodokset shqipetare nuk dinin greqisht, edhe qe te mesonin kete gjuhe ishte shum veshtire, prandaj per ti larguar nga erresira e padijes, Ati shpirteror lipes te tregonte meshire per kete popull te mjeruar. Patriku ceshtjen e shtroi perpara Sinodhit, por meqenese kuvendi perbehej prej metropolitesh thjesht greke, patrikut I thane se kjo gje eshte shume e rrezikshme per helenizmin.
Pas pak ditesh naumi vdiq edhe thuhet me kembengulje se u helmua prej grekeve.
(faqja 68- 69)
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Pirro Prifti. ( ushtar i Janullatos)

Tani që të gjithë kemi drejtuar mendjet dhe zemrat tona nga Kosova dhe duket se më në fund populli Shqiptar do ketë paqe në zemrën e tij. Akoma vazhdon të na dhëmbë një plagë e vjetër ku shërbetoret e Janullatos ngelen besnikë duke i shërbyer planeve Greke qindra vjecare për ta kthyer Shqiperinë në Greqi. Po të shikojmë në historinë Greke, ne shqiptarët nuk jemi gjë tjetër vetëm ushtare te ardhur nga kaukazi në kohen e Perandorisë Osmane për të luftuar këtu. Dhe duket se kjo sëmundje i ka kapur edhe disa shqipfolës.

Ish kryeministri i Shqiperisë Mehdi Frashëri ne librin e tij Problemet Shqiptare faqe 62 shkruan:

"Pas luftës ruso-turke 1877-78 edhe pas Kongresit të Berlinit, qershor 1878 edhe pasi u shfaq ideja shqiptare për herën e parë në Lidhjen e Prizrenit, për t'i bërë ballë kombesise shqiptare qe po agonte ne qiellin e Ballkanit, Athina u dha një rendesi të vecantë shkollave greke ne Shqipëri edhe sidomos ne Toskeri. Me 1885, kur u hap ne Korcë per herën e parë e vetmja shkolle shqipe, fletoret më të mëdha të Athinës dhanë kushtrimin me shkronja te mëdha, duke thënë se Greqia, po nuk mori masa, helenizmi ne Epir ka për t’u zhdukur. Me 1886 u krijua liceu grek ne Korce dhe si professor i gjimnastikes u dergua nga Athina një officer i shtatmadhorisë greke. Veprat historike edhe letrare të Greqisë që mësoheshin në këto shkolla, i cilësonin shqiptarët muhamedanë si turq, si tiranë, qe duheshin zhdukur nga Epiri, sipas mendimit të tyre.

Greqia kaq vajti perpara ne kete rrugë sa që, me 1883, edhe në katundin Frashër, ku ndodhej vetem një lagje ortodokse shqiptare, dërgoj një mësues grek prej Athinë.

Kleri ortodoks, meqënëse ishte lidhur me patriarkanën e Stambollit, edhe kjo pas pavarsisë greke ish bërë vegla shpirterore e Athinës, e cila më asnje menyrë nuk donte te pranonte as kombesi shqiptare as gjuhe shqipe, ai, një ortodoksi shqiptar, që merrte në dorë një “abc” shqipe, i thoshte heretik “farmacon” edhe e ckishëronte. Kështu që asnjë prift nuk i qasej për pagëzim, për kungim, për mort, për rrëfim e për shërbime të tjera fetare. Me tjetër fjalë dënohej me vdekje morale për së gjalli, deri në atë shkallë saqë varrezat e ortodokseve nuk jepnin vend as për varr. Ndaj kishës ortodokse gjuha shqipe ishte gjuhë e mallkuar, gjuhë barbare, edhe për helenët e qytetëruar quhej turp të këndonte kush vepra në gjuhën shqip".

Duket se të njëjtat probleme po ndodhin edhe sot. Para pak kohësh isha në vendlindje Frashër dhe Përmet dhe aty gjatë bisedave me patriotët e mi, u interesova për priftin e famshëm që shëndrroi eshtrat e shqiptarëve në ato greke. Te gjithë tregonin se si prifti Vasil u jepte pronarëve të tokave ku ishin varret nga 1000 euro për varr. Mirëpo ajo që u kishte bërë përshtypje atyre, që ishin prezent gjatë zhvarrosjes së gjyshërve tanë ishte se shumica e varreve nuk ishin me arkivol por me qefin. Gjithmonë muslimanët varrosen me qefin, e ortodoksët me arkivol. Sikur varret te ishin vërtet Greke, a thoni vallë se kemi pasur të bëjmë me grekë muslimanë?

Tjetër gjë që më bëri përshtypje nga dëshmitë e Përmetarëve, ishte se dita ditës ne mal sic i thoshin ata kufirit, gjinden kufoma shqiptarësh të vrarë nga ushtarët Grekë. Dhe më e habitshmja është se të gjithë këta që vriten duke kaluar kufirin kanë emra shqiptarësh, ndërsa ata qe në pashaportë kanë emra grekë, s'kan pasë nevojë të ikin malit.

Më treguan edhe për priftin Vasil i cili këtë gjë e kishte vënë re që në vitet 90, në atë kohë punonte si polic shqiptar ne kufi, emrin e vërtetë e kishte Agron, dhe duke parë shpërblimet e majme që jepte Janullatos për ata që ndronin Fenë dhe Emrin, vendosi të behej prift. Si pasojë, sot është pronar i një kati të tërë të një pallati tek liqeni i Tiranës.

Më vjen keq kur lexoj artikujt e Pirro Priftit ku në emër të patriotizmit ai u tregon Shqiptarëve se 90% e tyre duhet të ndryshojnë fenë, e aq më keq të bëhen në një fe e cila në vendin tonë drejtohet nga jo-shqiptarët. Asnjëherë nuk kemi pasur priftërinj ortodoks patriot që kishin lidhje me Patriarkanen e stambollit.

Gjithashtu më tepër keq më ka ardhur kur kam lexuar librin e Pirro Priftit “KOMBI PERBALLE ZOTIT”, një libër i cili nuk bën gjë tjetër vecse nxit percarje mes shqiptarëve, dhe te gjithë heronjte tanë kanë emra grekë. Ç’do gje ne libër thuhet sipas interesave të Greqisë, deri ne atë pikë sa fjala ILIRI përmendet më vete dhe fjala Epir përmendet më vete. Tamam si në kohen kur rilindasit tane donin te bashkonin krahinat e të formonin shtetin tonë. Serbia dhe Greqia te njëjten gjë e ndanin, Ilirinë e quanin Serbi, dhe Epirin e quanin Greqi. Ku secila nga keto 2 shtete shkeputi në hesap të vet nga një krahinë.

Problemi i Shqiptarëve nuk ka qëne pasja e shume Feve, perkundrazi për ketë shquhemi më shumë, duke pasur një harmoni fetare që asnjë popull nuk e ka. Por problemi është se shqiptarët ortodoksë lejojnë që ata ti drejtojë një Grek dhe jo një shqipëtar. Një fe e cila po ndryshon, sa vjen e po bëhet anti atdhetare cdo ditë.

Në qoftë se vërtet duhet te jemi të gjithë në të njëjten fe, athere pse të mos behemi të një komuniteti fetar ku në statusin e saj nuk lejohen të drejtojne jo-shqiptarët, sic është Komuniteti Musliman apo ai Bektashi? Por kjo nuk mendoj se ka rendesi, pasja e shumë feve në një shtet asnjëherë nuk ka qenë problem, jo vetëm për ne qe shquhemi për mardhenie ndër-fetare por edhe për shtetet e tjera.

Historikisht misionarët Grekë ketu në shqipëri nuk bënin gjë tjetër vetëm se vazhdonin misionin e hershëm të Kozma Etolianit (Shën Kozmait). Ai vinte nga patriarkana me misionin që të krishterët ortodokse shqiptarë t'i kthente në Grekër, i cili nuk la vend ne shqipëri pa vendosur kryqe dhe pa hapur shkolla Greke.Këtë të fundit historianët Grekë e quajnë si dëshmorin e pare te helenizimit të Epirit të veriut.

Eshtë i habitshëm fakti që këta misionare vazhdojnë akoma të njejtin muhabet. Sot kanë hapur shkolla Greke ne Jug të shqiperisë dhe femijët tanë mësojne po të njejtën histori. Madje edhe kur hyjnë në klasë kendojnë himnin Grek e jo atë Shqipëtar. Pasuesit e Janullatos ashtu si edhe ne ate kohe nuk benin gjë tjeter vetëm se na mernin edhe heronjtë tanë. Madje edhe para pak ditesh Bollano tha se Skenderbeu quhej Jorgji dhe ishte Grek. Nuk ka asnje hero Shqiptar që ka qenë i fesë së krishtere të mos jetë bërë më vonë edhe hero Grek. Ndërsa të gjithë figurat e shquara muslimane ose kane dalë si tradhetarë ose i është zhdukur emri.

Kujtojmë këtu se per 200 vjetorin e Mehmet Ali Pashës i cili mbretëroi mbi Egjiptin e vendet rreth tij, e kujtoi gjithe bota ndërsa ne Shqipëri as nuk u permend.

Në fakt edhe lindja përdor heronjtë tanë, por asnjeherë ata nuk e kanë hedhur poshtë origjinën e tyre, por i kanë quajtur si heronj të demokracisë e mendjes së shëndoshe, sic është edhe Sami Frasheri.

Pjesa më e bukur sipas mendimit tim të shkrimit të Pirro Priftit është kur ai flet për rinine. Në fakt Pirro nuk ka shume faj se vetë është pak i kaluar në moshë, dhe harron se rinia sot i ka mjetet për të marrë diturinë dhe zgjuarsinë e duhur për të kuptuar mirë lojën që Grekët po i bëjnë Shqiptarëve. Nuk është nevoja të përmend neve, që nuk jemi ortodoks, por edhe ata që Janullatos i quan si “dele” të veta, asnjë prej tyre nuk e mohojnë me zemër fenë qe kanë patur, por shprehen se kanë qenë të detyruar për efekt dokumentacioni i cili ju duhej për të punuar jashtë, meqënëse ekonomia e shtetit tonë është pushtuar nga ajo Greke dhe ne nuk kemi shume te ardhura.

Më siper folëm për histori, e po te duam te flasim për realitet, nuk duhet të harrojmë edhe aleancën që ka sot shteti ynë me Turqinë. Mjafton nje vulë për të shkuar në Turqi. ndërsa po te duam te shkojmë në Greqi, kemi 2 rrugë, atë të malit dhe atë te kufirit. Nga ajo e malit zakonisht vriten ata që nuk kanë emra grekë. Dhe kur ndonjeherë dalim në anen tjetër të kufirit na presin afendikojte greke me kryqe në dore që duan të na vaftisin në ortodokse dhe të na kthejnë në grekë. ndërsa në male ortodoksia i vret shqiptarët me arme, ndërsa në kufi i lë me ditë te tëra duke pritur rradhë, duke ju varur kryqin në qafe. Greket duan t’u vrasin shqiptareve rrënjën e fundit që i ka bëre ata shqiptarë. Islamin, të cilin Pirro Prifti, që kujton se jeton matanë Kapshticës dhe jo në Tiranë, kërkon të na e heqë me shkrimet e tij.

Mendoj se është e kotë të përmend rastet e shumta të deputeteve të cilët kur kantidojnë në Jug të Shqiperisë, e benin fushaten ne gjuhën Greke. Në fund po e mbyll me një pjesë të poezisë Flamuri nga Faik Konica.



O zuzar, o tradhëtorë, Ne na bëjtit shërbëtorë,
Na e vuatlitë lirinë, E na shkeltë Shqipërinë.
Rrëmbyet e po rrëmbeni, Gjith se ç’patmë e se ç’kemi!
Po mjaft! Koha ësht afër, Kur të ndizet luft’e ashpër,
Lufta tri her’e bekuar, Që na ka pët të shpëtuar,
Jo luftë kundrë Turqisë, Jo kundrë mbretit Shqipërisë,
Po luftë për ca zuzarë Që u lindnë shqipëtarë
E, armiq të Shqipërisë, I fryjnë dritës së lirisë,
S’na lënë dhe ne të tjerët, T’dalim nga gjum’i errët,
Po ç’dëgjojnë ven’ e thonë, E ç’shohin e tradhëtojnë
Eshtë turp prej kësi krimbash Të mundohet një komb trimash!
Ngrehuni, o shqipëtarë, T’i shtypim këta zuzarë!
 
P

pirro

Guest
Re: Pirro Prifti. ( ushtar i Janullatos)

Ky Pirro Prifti ka ndonjë peshë në arenën publike shqiptare apo thjesht është një çapaçul që e ka lënë tefterja dhe nuk funksionon si duhet? Jo se me gjithë hallet e shqiptarëve atje nuk është çudi që ate kokrrën e grurit ta hanë laraskat.

Kontrapedal ngele o Kontrapedal
 
P

pirro

Guest
Re: Pirro Prifti. ( ushtar i Janullatos)

Tani që të gjithë kemi drejtuar mendjet dhe zemrat tona nga Kosova dhe duket se më në fund populli Shqiptar do ketë paqe në zemrën e tij. Akoma vazhdon të na dhëmbë një plagë e vjetër ku shërbetoret e Janullatos ngelen besnikë duke i shërbyer planeve Greke qindra vjecare për ta kthyer Shqiperinë në Greqi. Po të shikojmë në historinë Greke, ne shqiptarët nuk jemi gjë tjetër vetëm ushtare te ardhur nga kaukazi në kohen e Perandorisë Osmane për të luftuar këtu. Dhe duket se kjo sëmundje i ka kapur edhe disa shqipfolës.

Ish kryeministri i Shqiperisë Mehdi Frashëri ne librin e tij Problemet Shqiptare faqe 62 shkruan:

"Pas luftës ruso-turke 1877-78 edhe pas Kongresit të Berlinit, qershor 1878 edhe pasi u shfaq ideja shqiptare për herën e parë në Lidhjen e Prizrenit, për t'i bërë ballë kombesise shqiptare qe po agonte ne qiellin e Ballkanit, Athina u dha një rendesi të vecantë shkollave greke ne Shqipëri edhe sidomos ne Toskeri. Me 1885, kur u hap ne Korcë per herën e parë e vetmja shkolle shqipe, fletoret më të mëdha të Athinës dhanë kushtrimin me shkronja te mëdha, duke thënë se Greqia, po nuk mori masa, helenizmi ne Epir ka për t’u zhdukur. Me 1886 u krijua liceu grek ne Korce dhe si professor i gjimnastikes u dergua nga Athina një officer i shtatmadhorisë greke. Veprat historike edhe letrare të Greqisë që mësoheshin në këto shkolla, i cilësonin shqiptarët muhamedanë si turq, si tiranë, qe duheshin zhdukur nga Epiri, sipas mendimit të tyre.

I Nderuar Cuf, me vjen keq qe nuk di te dallosh te miren nga e keqja.
E keqja nuk vjen nga mua qe po hedh idene e ri-konvertimit ne te krishtere, sepse kjo ide eshte ne fakt nje normalizim per Shqiperine e kthyer me dhune nga turqit ne islam.
Une nuk jam ushtar i Janullatosit. Janullatosi eshte nje klerik i nderuar dhe nuk ka lidhje me politiken.
Ti meqenese je kaq trim, perse nuk shan Berishen dhe Nanon sepse, nese ka njerez qe p shesin vendin jane keta politikane qe ke zgjedhur ti dhe jo kleriket fetare qe nuk kane gje ne dore.
Se fundmi, a nuk e sheh or Cuf se sa tradhetare dhe radikaliste kane dale nga myslimanet sapo Turqia ofroi nje kothere per ta se bashku me arabet. A nuk po e sheh sot se po ky Ols Jazexhiu ka bere nje histori myslimane per Shqiperine duke mashtruar dhe manipuluar faktet historike se bashku me fetare te tjere radikaliste?
Atehere kush eshte tradhetari ketu, une qe po jap nje ide per te stabilizuar shtetin e pjerdhur shqiptar qe nga fillimi e deri me sot apo keta shqipfoles turq qe kerkojne te behemi prape koloni e turqve/

Greqia kaq vajti perpara ne kete rrugë sa që, me 1883, edhe në katundin Frashër, ku ndodhej vetem një lagje ortodokse shqiptare, dërgoj një mësues grek prej Athinë.

Kleri ortodoks, meqënëse ishte lidhur me patriarkanën e Stambollit, edhe kjo pas pavarsisë greke ish bërë vegla shpirterore e Athinës, e cila më asnje menyrë nuk donte te pranonte as kombesi shqiptare as gjuhe shqipe, ai, një ortodoksi shqiptar, që merrte në dorë një “abc” shqipe, i thoshte heretik “farmacon” edhe e ckishëronte. Kështu që asnjë prift nuk i qasej për pagëzim, për kungim, për mort, për rrëfim e për shërbime të tjera fetare. Me tjetër fjalë dënohej me vdekje morale për së gjalli, deri në atë shkallë saqë varrezat e ortodokseve nuk jepnin vend as për varr. Ndaj kishës ortodokse gjuha shqipe ishte gjuhë e mallkuar, gjuhë barbare, edhe për helenët e qytetëruar quhej turp të këndonte kush vepra në gjuhën shqip".

Duket se të njëjtat probleme po ndodhin edhe sot. Para pak kohësh isha në vendlindje Frashër dhe Përmet dhe aty gjatë bisedave me patriotët e mi, u interesova për priftin e famshëm që shëndrroi eshtrat e shqiptarëve në ato greke. Te gjithë tregonin se si prifti Vasil u jepte pronarëve të tokave ku ishin varret nga 1000 euro për varr. Mirëpo ajo që u kishte bërë përshtypje atyre, që ishin prezent gjatë zhvarrosjes së gjyshërve tanë ishte se shumica e varreve nuk ishin me arkivol por me qefin. Gjithmonë muslimanët varrosen me qefin, e ortodoksët me arkivol. Sikur varret te ishin vërtet Greke, a thoni vallë se kemi pasur të bëjmë me grekë muslimanë?

Tjetër gjë që më bëri përshtypje nga dëshmitë e Përmetarëve, ishte se dita ditës ne mal sic i thoshin ata kufirit, gjinden kufoma shqiptarësh të vrarë nga ushtarët Grekë. Dhe më e habitshmja është se të gjithë këta që vriten duke kaluar kufirin kanë emra shqiptarësh, ndërsa ata qe në pashaportë kanë emra grekë, s'kan pasë nevojë të ikin malit.

Më treguan edhe për priftin Vasil i cili këtë gjë e kishte vënë re që në vitet 90, në atë kohë punonte si polic shqiptar ne kufi, emrin e vërtetë e kishte Agron, dhe duke parë shpërblimet e majme që jepte Janullatos për ata që ndronin Fenë dhe Emrin, vendosi të behej prift. Si pasojë, sot është pronar i një kati të tërë të një pallati tek liqeni i Tiranës.

Më vjen keq kur lexoj artikujt e Pirro Priftit ku në emër të patriotizmit ai u tregon Shqiptarëve se 90% e tyre duhet të ndryshojnë fenë, e aq më keq të bëhen në një fe e cila në vendin tonë drejtohet nga jo-shqiptarët. Asnjëherë nuk kemi pasur priftërinj ortodoks patriot që kishin lidhje me Patriarkanen e stambollit.

Gjithashtu më tepër keq më ka ardhur kur kam lexuar librin e Pirro Priftit “KOMBI PERBALLE ZOTIT”, një libër i cili nuk bën gjë tjetër vecse nxit percarje mes shqiptarëve, dhe te gjithë heronjte tanë kanë emra grekë. Ç’do gje ne libër thuhet sipas interesave të Greqisë, deri ne atë pikë sa fjala ILIRI përmendet më vete dhe fjala Epir përmendet më vete. Tamam si në kohen kur rilindasit tane donin te bashkonin krahinat e të formonin shtetin tonë. Serbia dhe Greqia te njëjten gjë e ndanin, Ilirinë e quanin Serbi, dhe Epirin e quanin Greqi. Ku secila nga keto 2 shtete shkeputi në hesap të vet nga një krahinë.

Problemi i Shqiptarëve nuk ka qëne pasja e shume Feve, perkundrazi për ketë shquhemi më shumë, duke pasur një harmoni fetare që asnjë popull nuk e ka. Por problemi është se shqiptarët ortodoksë lejojnë që ata ti drejtojë një Grek dhe jo një shqipëtar. Një fe e cila po ndryshon, sa vjen e po bëhet anti atdhetare cdo ditë.

Në qoftë se vërtet duhet te jemi të gjithë në të njëjten fe, athere pse të mos behemi të një komuniteti fetar ku në statusin e saj nuk lejohen të drejtojne jo-shqiptarët, sic është Komuniteti Musliman apo ai Bektashi? Por kjo nuk mendoj se ka rendesi, pasja e shumë feve në një shtet asnjëherë nuk ka qenë problem, jo vetëm për ne qe shquhemi për mardhenie ndër-fetare por edhe për shtetet e tjera.

Historikisht misionarët Grekë ketu në shqipëri nuk bënin gjë tjetër vetëm se vazhdonin misionin e hershëm të Kozma Etolianit (Shën Kozmait). Ai vinte nga patriarkana me misionin që të krishterët ortodokse shqiptarë t'i kthente në Grekër, i cili nuk la vend ne shqipëri pa vendosur kryqe dhe pa hapur shkolla Greke.Këtë të fundit historianët Grekë e quajnë si dëshmorin e pare te helenizimit të Epirit të veriut.

Eshtë i habitshëm fakti që këta misionare vazhdojnë akoma të njejtin muhabet. Sot kanë hapur shkolla Greke ne Jug të shqiperisë dhe femijët tanë mësojne po të njejtën histori. Madje edhe kur hyjnë në klasë kendojnë himnin Grek e jo atë Shqipëtar. Pasuesit e Janullatos ashtu si edhe ne ate kohe nuk benin gjë tjeter vetëm se na mernin edhe heronjtë tanë. Madje edhe para pak ditesh Bollano tha se Skenderbeu quhej Jorgji dhe ishte Grek. Nuk ka asnje hero Shqiptar që ka qenë i fesë së krishtere të mos jetë bërë më vonë edhe hero Grek. Ndërsa të gjithë figurat e shquara muslimane ose kane dalë si tradhetarë ose i është zhdukur emri.

Kujtojmë këtu se per 200 vjetorin e Mehmet Ali Pashës i cili mbretëroi mbi Egjiptin e vendet rreth tij, e kujtoi gjithe bota ndërsa ne Shqipëri as nuk u permend.

Në fakt edhe lindja përdor heronjtë tanë, por asnjeherë ata nuk e kanë hedhur poshtë origjinën e tyre, por i kanë quajtur si heronj të demokracisë e mendjes së shëndoshe, sic është edhe Sami Frasheri.

Pjesa më e bukur sipas mendimit tim të shkrimit të Pirro Priftit është kur ai flet për rinine. Në fakt Pirro nuk ka shume faj se vetë është pak i kaluar në moshë, dhe harron se rinia sot i ka mjetet për të marrë diturinë dhe zgjuarsinë e duhur për të kuptuar mirë lojën që Grekët po i bëjnë Shqiptarëve. Nuk është nevoja të përmend neve, që nuk jemi ortodoks, por edhe ata që Janullatos i quan si “dele” të veta, asnjë prej tyre nuk e mohojnë me zemër fenë qe kanë patur, por shprehen se kanë qenë të detyruar për efekt dokumentacioni i cili ju duhej për të punuar jashtë, meqënëse ekonomia e shtetit tonë është pushtuar nga ajo Greke dhe ne nuk kemi shume te ardhura.

Më siper folëm për histori, e po te duam te flasim për realitet, nuk duhet të harrojmë edhe aleancën që ka sot shteti ynë me Turqinë. Mjafton nje vulë për të shkuar në Turqi. ndërsa po te duam te shkojmë në Greqi, kemi 2 rrugë, atë të malit dhe atë te kufirit. Nga ajo e malit zakonisht vriten ata që nuk kanë emra grekë. Dhe kur ndonjeherë dalim në anen tjetër të kufirit na presin afendikojte greke me kryqe në dore që duan të na vaftisin në ortodokse dhe të na kthejnë në grekë. ndërsa në male ortodoksia i vret shqiptarët me arme, ndërsa në kufi i lë me ditë te tëra duke pritur rradhë, duke ju varur kryqin në qafe. Greket duan t’u vrasin shqiptareve rrënjën e fundit që i ka bëre ata shqiptarë. Islamin, të cilin Pirro Prifti, që kujton se jeton matanë Kapshticës dhe jo në Tiranë, kërkon të na e heqë me shkrimet e tij.

Mendoj se është e kotë të përmend rastet e shumta të deputeteve të cilët kur kantidojnë në Jug të Shqiperisë, e benin fushaten ne gjuhën Greke. Në fund po e mbyll me një pjesë të poezisë Flamuri nga Faik Konica.

O zuzar, o tradhëtorë, Ne na bëjtit shërbëtorë,
Na e vuatlitë lirinë, E na shkeltë Shqipërinë.
Rrëmbyet e po rrëmbeni, Gjith se ç’patmë e se ç’kemi!
Po mjaft! Koha ësht afër, Kur të ndizet luft’e ashpër,
Lufta tri her’e bekuar, Që na ka pët të shpëtuar,
Jo luftë kundrë Turqisë, Jo kundrë mbretit Shqipërisë,
Po luftë për ca zuzarë Që u lindnë shqipëtarë
E, armiq të Shqipërisë, I fryjnë dritës së lirisë,
S’na lënë dhe ne të tjerët, T’dalim nga gjum’i errët,
Po ç’dëgjojnë ven’ e thonë, E ç’shohin e tradhëtojnë
Eshtë turp prej kësi krimbash Të mundohet një komb trimash!
Ngrehuni, o shqipëtarë, T’i shtypim këta zuzarë!
 
P

pirro

Guest
Re: Pirro Prifti. ( ushtar i Janullatos)

Lart jan replikat e Pirro Priftit me Shefqet Musaraj javen e fundit.
Posht po ju jap disa te verteta te hidhura te Pirros, i cili ndjek dhe ky politiken greke te cilet cdo hero qe kemi ne e kthejne ne hero grek.

Pirro Prifti, andarti i Janullatosit që kërkon të
ortodoksizojë Shqipërinë

Olsi Jazexhi

Në vitin 1915, kur austriakët dhe italianët po mundoheshin
me të gjitha forcat të krijojnë shtetin shqiptar në kufijtë
që ne njohim sot Shqipërinë, në jug të atdheut tonë, apo më
saktë në qytetin e Korçës, disa të krishterë ortodoksë
ishin mobilizuar nëpër repartet e shenjta të andartëve
grekë dhe me ato vrisnin, përdhunonin dhe zhduknin
muslimanët e jugut të Shqipërisë. Eshref Frashëri i cili në
këtë kohë ishte në Korçë, në një letër që ndodhet ende sot
e kësaj dite në arkivin kombëtar, i tregonte Mithat
Frashërit që të krishterët e Korçës, të cilët për sa kohë
ishte Turqia hiqeshin si patriotë dhe kishin bashkëpunuar
me muslimanët, tanimë ishin kthyer kundër muslimanëve të
cilët nuk i pranonin për shqiptarë por i quanin turq dhe
donin ti çojnë në Azi.

Replikat që z. Pirro Prifti ka bërë këto ditë me zotit
Shefqet Musaraj, ku Pirrua në shkrimin e tij të datës 13
korrik kërkon që të kristjanizojë shqiptarët, shkruesit të
këtij shkrimi i sollën ndërmend disa nga ortodoksët e
Korçës, Bilishtit dhe Kolonjës gjatë viteve 1915, të cilët
deshën që ose të konvertojnë shqiptarët në të krishterë ose
ti dëbojnë për në Turqi. Z. Pirro Prifti i cili me
profesion është doktor dhe në Qendrën Spitalore Nënë Tereza
ku ai punon, paguhet me paratë e taksapaguesëve myslymanë
shqiptarë, ka disa vite që propagandon lartë e poshtë idenë
e konvertimit të shqiptarëve muslimanë në të krishterë të
ritit grek, dhe unifikimin e katolikëve me ortodoksinë.
Edhe pse në shkrimin e tij të datës 13 korrik ai thotë që
‘Megjithatë ka shpresa; arsimimi duhet, por duhet ngritur
kolona e moralit fetar (besimi unik fetar) nëpërmjet një
unifikimi fetar kristian të ngadaltë dhe pa dhunë. Atëherë
Shqipëria do të marrë frymë lirisht ashtu si ka dhe
simbolin e flamurit të Gjergj Kastriotit’, synimi i tij
afatgjatë duket të jetë konvertimi me dhunë i shqiptarëve
muslimanë në ortodoksi, ashtu siç donin andartët e Korçës
në vitin 1915.

Në librin ‘Të Penduarit ose Kombi Përballë Zotit’ të botuar
në vitin 2002, në letrën që Pirro Prifti i dërgon
gjeneralit grek Anastos Janullatos, ku Pirrua e përshkruan
veten e tij si ‘njeriu me i zakonshëm dhe më i fundit i
Kishës Ortodokse’, ai i shpreh gatishmërinë e tij z.
Janullatos për rikonkuistën fetare në Shqipëri. Pjesë të
kësaj rikonkuiste Pirrua parashtron edhe ortodoksizimin e
historisë së Shqipërisë dhe heronjve të saj. Pirro Prifti i
cili ha bukë nga paratë e taksapaguesëve muslimanëve
shqiptarë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, i apelon
gjeneralit Janullatos që Skëndërbeun, të cilin shqiptarët e
kanë hero laik kombëtar, ta shpallë hero dhe shenjtor të
ortodoksisë. Për Pirron, lënia e Skënderbeut jashtë
shenjtërimit ortodoks deri më tani është një padrejtësi. Ai
i kërkon Janullatosit që Kisha ta shpallë Skënderbeun
shenjt ortodoks, siç ka shpallur edhe Princin
shqiptarvrasës të Serbisë, Llazarin dhe bekuar luftën e
Serbisë kundër Perandorisë Osmane dhe muslimanëve kosovarë.
Për të bindur Janullatosin që Skënderbeu nuk ka lidhje as
gjakësore dhe as fetare me shqiptarët e sotëm muslimanë,
por është i të njëjtit gjak dhe fe me sllavët dhe
ortodoksët, Pirrua i shkruan Janullatosit se ‘heroi ynë
ishte ortodoks si nga e ëma ashtu edhe nga i ati’ dhe se
‘të gjithë bijat dhe motrat e Skënderbeut u martuan me
princër shqiptarë dhe sllavë ortodoksë’. Duke argumentuar
në këtë mënyrë Pirro Prifti kërkon të bindë kolonelin
Janullatos për pastërtinë rracore dhe fetare të
Skënderbeut, i cili ndryshe nga çamët islamikë të cilët
Janullatosi refuzon të lutet për, del të jetë kampion i
ortodoksisë. Për të bindur Janullatosin që Pirroja është
njeriu më i bindur dhe i betuar i hirësisë së tij, ai e
mbyll letrën duke i thënë: ‘Do ti lutem Zotit, Hirësia Juaj
që të merrni në konsideratë një letër të tillë… dhe për hir
të postit tuaj të nderuar, të pa-anshmërisë Tuaj, të
ndershmërisë tuaj, të besimit te Zoti Jezu Krisht me emrin
e të cilit vdiq heroi ynë kombëtar – të bëni përçapjet
tuaja për të realizuar këtë detyrë.’

Ndërsa Pirrua kërkon nga gjenerali Janullatos që të
shenjtërojë Skënderbeun si shenjt sllavo-greko-ortodoks, i
njëjti Pirro që kërkon të unifikojë fetarisht në të
krishterë shqiptarët muslimanë, nuk i ka shkruar kurrë
gjeneralit grek Janullatos që të shenjtërojë apo qoftë edhe
të mbajë meshë për çamët e vrarë nga greko – ortodoksia
gjatë shekullit të 20të. Arsyeja për këtë është e qartë.
Siç ai shkruan në shkrimin ‘Replikë e detyruar për
z.Shefqet Musaraj’ të datës 19 korrik 2007, sipas
historiografisë ortodokse në Ballkan ‘shumica dërmuese e
popullit shqiptar’ që është muslimane, tregohet të ketë
‘qenë kristiane konvertuar në 99% të rasteve me dhunë’
ndërsa ‘një pjesë e vogël e tyre janë të ardhur dhe të
asimiluar këtu’. Llogjika që Pirro Prifti përdor edhe në
librin e tij teologjik ‘Të Penduarit ose Kombi Përballë
Zotit’, është e njëjtë me atë që pan-ortodoksët përdorin
sot kudo; në Kosovë kundër shqiptarëve, në Bosnje kundër
boshnjakëve, në Qipro kundër turqve, në Çamëri kundër
shqiptarëve etj. Tamam si pan-ortodoksët e tjerë edhe
Pirrua shqiptarët muslimanë i vendos përpara 2 fatesh. Një,
që të pranojnë statusin e tyre që ju ka dhënë propaganda e
ortodoksisë, si dobëtakë, legena dhe servilë të konvertuar
nga frika ndaj turkut në muslimanë (dhe jo nga
superioriteti i islamit ndaj krishtërimit që ne besojmë);
ndërsa sivëllezërit e tyre serbë dhe grekë janë trimat që
ishin dhe ndejtën të krishterë, apo; dy, të pranojnë që
janë ardhacakë nga Azia, të cilët siç edhe vllehët dhe
grekërit e Korçës thonin në 1915, duhet të çohen për në
Azi.

Kombi që Pirro Prifti shpreson të ndërtojë nëpër shkrimet e
tij dhe letrën që i ka çuar Janullatosit, duket qartë që
nuk është Shqipëria dhe për më tepër shqiptarët muslimanë.
Për këtë arsye në faqen 155 të librit të tij, Pirro Prifti
sulmon nipin e Abdyl Frashërit, Mehdi Frashërin, kur Mehdiu
gjykonte në vitet 30’të që marrja e Shën Naumit nga
Jugosllavët në shekullin e 20të nuk ishte ndonjë hata për
kombin shqiptar, pasi shën-naumasit ishin vlleho-maqedonë.
Por kombi që Prifti Pirro kërkon të ndërtojë në Shqipëri
është kombi i pan-ortodoksisë i cili shtrihet që nga Shën
Petërburgu, në Athinë, Shën Naum dhe Qipron Greke. Jo më
kot në letrën që Pirrua i shkruan Janullatosit, i kërkon që
të shenjtërojë Skënderbeun si shenjt ortodoks, në mënyrë që
të gëzohen ‘Komunitetet Ortodokse në Shqipëri’ (lexo
vllehët, grekët, malazezët, shqiptarët ortodoksë etj) dhe
‘çdo vend Ortodoks.’ Llogjika që Pirro Prifti përdor në
shkrimet e tija është e njëjtë me deklaratën e prevezarit
Janullatos, gjyshërit e të cilit i kanë grabitur me dhunë
tokat shqiptarëve myslimanë të Prevezës pas Kongresit të
Berlinit. Në intervistën me titull ‘Janullatos: Nuk jeni
komb tipik musliman’ dhënë radios Doice Velle në datë 18
maj 2007, Janullatosi e përshkruan Kishën Ortodokse si një
urë lidhëse të Shqipërisë me Pan-ortodoksinë. Të njëjtën
gjë synon edhe Pirro Prifti i cili me shenjtërimin e
Skënderbeut në Ortodoksi kërkon që të ndërtojë urën fetare,
e cila do të gëzojë çdo vend Ortodoks duke i zhytur një
shenjtor ortodoks si hero kombëtar Shqipërisë.

Pirro Prifti i cili mbahet me bukë nga ministri
demokristian i shëndetësisë Nard Ndoka, i cili propozoi
përpara ca ditësh që president të Shqipërisë të shpalli një
tjetër minoritar si Pirro Prifti, Spiro Peçin, duket se nuk
e njeh mirë apo e ka harruar historinë e jugut të
Shqipërisë. Ndërsa ai kërkon që t’iu marrë shqiptarëve
herojtë kombëtarë dhe vaftisë në ortodoksë dhe
kristjanizojë shqiptarët muslimanë, duket se ashtu si
Janullatosi kërkon të përsërisë atë që gjyshërit e tyre
dështuan të bëjnë në mënyrë të dhunshme në Jugun e
Shqipërisë në 1915. Pirrua që beson direktivat e kolonelit
Janullatos, i cili deklaron se shqiptarët sot janë 30%
ortodoksë, përsërit ato që shkrimtari Foto Malo shkruan në
gazetën "Zëri i Omonias" (pararojë e shovinizmit grek) i
cili vite më parë ftonte ‘shqiptarët myslimanë të
rishikojnë e korrigjojnë gabimin e tyre historik, imponues
e të dhunshëm, që kanë kryer në të kaluarën, duke u
rikthyer në besimin e tyre të krishterë, meqënëse vetëm
kështu mund të hyjnë në Evropë.’

Pirro Prifti dhe Foto Malo të cilët prof. Sherif Delvina i
ka quajtur me të drejtë shkrimtarë në shërbim të
shovinizmit grek, harrojnë historikun e Shqipërisë, kur
shkruajnë të eksituar nga dozat e indoktrinimin Janullatist
për të konvertuar shqiptarët muslimanë në të krishterë.
Pirrua, që rrjedh nga reajatë (besoj vllehët apo shulet) e
Devollit, duhet ta ketë fare mirë paraysh se çfarë pësuan
andartët e unifikimit kristjan, që deshën ‘enosis i
thanatos’ (unifikim apo vdekje), nga çetat e myslymanëve
korçarë dhe kolonjarë të Sali Butkës dhe Malkë Zarishtit në
vitet 1915. Nëse nuk e njeh historinë le të shkojë njëherë
në Bilisht dhe të këndojë me devollitët myslymanë këngën e
‘Ishti Bilishtit’, pse ndoshta zbulon mesazhin e zotit të
tij, Jezu Krishtit dhe atë muhabetin e hyrjes së gishtit…
në krishtërim padyshim.

O cuf dhe ti Bardh. lexojeni njehere librin tim dhe mos e komentoni sipas Olsit ketij fondamentalisti te rregjur te ardhur nga Malajzia.
Ne asnje rast dhe ne asnje vend nuk kam lidhje meGreqine, biles as di greqisht sikunder di pseudo-historianet turko-file Sherif Delvina e kompani.
Duhet te dish nje te vertete te hisdhur per pseudo-patriotin Sali Butka. AI eshte personi qe ka larguar nga trojet e tyre shumicen derrmuese te ortodoksve shqiptare nga krahinat e Kolonjes, Permetit, Beratit, kurse nga ana tjeter e jugut trimi Selam Musai ka shperngulur e vrareortodokset gjirokastres Sarandes, etj. Keta jane patriotet shqiptare qe po lavderoni ju. Per komunitetin ortodoks shqiptar Sali Butka eshte kriminel sepse pervec vrasjeve ka djegur heren e fundit Voskopojen me 1916. Ky eshte patrioti shqiptar Sali Butka. Turp per ju. Lexoni historine e Shqiperise ashtu si eshte , e jo ashtu si doni te jete per ju.
 

hareid

Papirus rex
Per cfare arsye na qenka Olsi fondamentalist, per arsye se me te drejte ju kritikon ju? Nuk eshte hera e pare qe ju neper shkrimet e juaja kerkoni te i krishterizoni shqiptaret muslimane. Ju, se bashku me ate Kastravec Myftarajn, mund te beni plane sa te doni, mirepo duhet te e keni te qarte se qellimet do t'u shkojne huq.
 

gurax

Pan ignoramus
Qe shqiptaret jane kthyer ne muslimane ose me force gjate pushtimit osman, ose me deshire ata qe ishin me felliqesirat dhe benin aleance me pikerisht ate qe ju jepte me shume leke, kjo nuk do shume mend qe te kuptohet. Sa shqiptare muslimane ka patur para shek.XV ?
 

hareid

Papirus rex
Cfare rendesie ka se sa shqiptare muslimane ka patur para shekullit XV?? Po te shkojme sipas asja logjike, atehere do te shtrohej pyetja se sa shqiptare te krishtere ka patur para shekullit I, II, III? Duhet tani qe kohen te kethejme ne kohen e paganizmit apo idhujtarise dhe te themi: Te paret tane ishin pagane, idhujtare, dhe tani edhe ne duhet te besojme sikur ata!? Njeriu duhet te i respektoj besimet ashtu sic jane dhe jo te bej propaganda ne emer te fese se te pareve. Tek e fundit cdonjeri eshte ne gjendje te e di se cili besim apo edhe mosbesim eshte me mire per te.
 

gurax

Pan ignoramus
Atehere mos me permend te krishteret qe duan te krishterizojne muslimanet. Muslimanizimin e shqiptareve e pranon dhe e quan historik, kete tjetrin nuk e pranon dhe e quan gabim. Ke dhe guxim dhe thua "a mos valle do te duhet te besojme si shqiptaret e vjeter qe ishin pagane?" Po pse jo? Ti vete je qe thua se besimi duhet te jete per secilin dicka personale qe ta zgjedhe sipas deshires? Me cfare hipokrizie kritikon ti me kete "a mos valle duhet te besojme si ata?" Me mire si ata sepse eshte besimi autokton historik shqiptar, sesa nje perralle te ardhur nga fise qe kane jetuar ne shkretetire dhe per te cilet toka ku ne kemi jetuar ishte nje parajse dhe qe e enderronin deri dhe ne formen "Kopshti i begate i Edenit". Ate qe te lashtet e shkretetires e enderronin, te lashtet shqiptare e jetonin!
Sipas teje, trasparenca eshte ngjyre? Se pret falenderime meqe me lejon te mos besoj? Ca flet ore...
 

hareid

Papirus rex
Nuk kuptoj perse mundohesh t'i shtremberosh shkrimet e mia!! Une nuk permenda te krishtere, por permenda tentimet e disa personave qe mundohen me propaganda te ndryshme te mos e respektojne fene e tjereve por gjithnje flasin per "kethimin ne fene e te pareve, ne fene krishtere" Feja jone e te pareve NUK ka qene feja krishtere. Nese dikujt i djeg e verteta, atehere nuk eshte problemi im.
Po te duash beso, po te duash mos beso, vendose ashtu sic mendon se eshte me mire per ti, por mos u mundo kuptimin e shkrimeve te e ndryshosh sipas deshires tende. Nese te pelqen te besosh sic kan besuar paganet apo idhujtaret, BESO! Nuk te pengon askush. Nese mua, si dhe shume shqiptareve nuk na pelqen te besojme, sic kane besuar paganet apo idhujtaret, atehere duhet sigurisht qe te e shtroj pyetjen (sic e parashtrove me heret) se a duhet te e ndjekim modelin absurd "alla besnikian" dhe te besojme sikur paganet dhe idhujateret!?!?!
 

gurax

Pan ignoramus
Dhe per ty, duke qene pjesemarres ne kete diskutim midis meje dhe teje (pjeserisht i orkestruar nga ana ime ne fakt, per te nxjerre nje konkuzion), nuk eshte e qarte qe pikerisht sepse feja duhet te jete personale, ben mire te mbahet larg problematikes kombetare? Ne vend te kritikohet tentativa e dikujt, cilidoqofte, per perfshirjen e nje elementi fetar ne probleme sensitive qe kane te bejne me kombin, pergjigja jote merr formen "feja ime eshte me e mire se e jotja".Ne keto ceshtje, asnje fe nuk eshte e mire sepse nuk kane vend ne problematike qe kane te bejne me Shqiperine, e kujdoqofte feja, jotja, e X apo e Y.

Ky eshte thelbi i problemit dhe jo sic e sheh ti duke vene nota cfare feje duhet te kene shqiptaret. C'te ha ty per fene kur ketu po flitet per identitet kombetar! Veri shkelmin fese nese dallon qe eshte element percares, meso ta dallosh vete momentin ne cdo kohe dhe jo kur ta orkestron dikush tjeter qe te te zgjoje nga gjumi indoktrinal ku ke rene! Meso ti i pari ta mbash fene per vete dhe te percaktosh ku duhet dhe ku nuk duhet ti fuse hundet feja, jotja apo e komshiut, pak rendesi ka, se ne rastin konkret eshte vetem kunder interesit tone te perbashket si shqiptare. Dhe kete thirrje me pas ti i pari dhe me krenari ua ben te tereve njesoj, pa dallim feje. Tregoju shqiptar i vertete, jo vetem sepse ke nje pashaporte shqiptare!
 
Top