Pilula e re e kënaqësisë
Pilula e re e kënaqësisë tashmë është ngjyrë portokalli
Është hedhur në treg në 19 maj 2003. Është ilaçi më i ri kundër impotencës së burrave. Premton rezultate më të mira dhe më pak efekte anësore se sa pilula blu.
Nuk është më blu por ngjyrë portokalli pilula që bën të mundur shndërrimin e burrave në "matadorë të shtratit". Një ëndërr, ka bërë që industria farmaceutike të shpenzojë një shifër rreth 500 milionë euro për të realizuar një pilulë të re që do të kushtojë më pak dhe do të funksionojë më mirë. Pilula e re është quajtur "Vardenafil". "Në fund të fundit- janë shprehur specialistët- mirëqenia seksuale tek burrat në të shumtën e rasteve çon në mirëqenien e përgjithshme shëndetësore të tyre". Sot mjekohen me këto lloj medikamentesh vetëm 20-25% e burrave që kanë me të vërtetë nevojë. Çdo paketim i pilulës së re do të kushtojë rreth 40 euro ndërkohë që një pako përmban 4 pilula. Në çdo rast ilaçi nuk mund të merret pa një recetë mjeksore.