Al-Punk
Still here

Përfaqësueset dhe klubet e Bosnje-Hercegovinës nuk lejohen më të marrin pjesë në kompeticionet ndërkombëtare duke filluar që nga dita e sotme (1 prill 2011) deri në një njoftim tjetër të FIFA-s. Bosnje-Hercegovina ndodhet në grupin D së bashku me Shqipërinë. Pas këtij vendimi, të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani nga Bosnja nuk do të merren në konsideratë. Gjithashtu edhe pikët e fituara ndaj kësaj kombëtareje do të ulen në renditjn e grupit D. Dy janë kombëtaret që do të kenë ulje pikësh nga ky vendim: Shqipëria do të ketë 1 pikë më pak në grup dhe Franca 3 pikë më pak.