Peticion drejtuar te gjithe shqiptareve per mbrojtjen e Fatos Nanos

Albinos

Primus registratum
Peticion drejtuar te gjithe shqiptareve per mbrojtjen e Fatos Nanos

E Marte, 18 Nentor 2003


<ul style="list-style-type: disc">[*]PAPANDREU FTON BE-NE TE HETOJE NANON[/list]

Shqiperia eshte e detyruar te respektoje politiken e BE-se dhe Greqise per te mbeshtetur perspektiven europiane te Shqiperise.

Nje deklarate te tille e beri dje ministri i Puneve te Jashtme te Greqise, Papandreu. &quot;BE dhe Greqia qendrojne me konsekuence ne politiken e tyre per te mbeshtetur perspektiven europiane te Shqiperise, mirepo kjo politike mbeshtetet mbi parime, kritere dhe premisa, te cilat Shqiperia eshte e detyruar t'i respektoje&quot; deklaroi dje Papandreu. Duke reaguar ndaj zhvillimit te zgjedhjeve te pardjeshme ne Himare, ai pohoi se kjo eshte zone ku ekziston nje popullsi solide me origjine greke. Duke iu referuar incidenteve te ndodhura ne Himare, ai deklaroi se sjellja e qeverise Nano dhe e autoriteteve shqiptare krijon shqetesim per objektivat e tyre reale dhe deshmon se ekziston nje mungese e rendesishme e standarteve demokratike ne nje vend qe deshiron te afrohet me Bashkimin Europian. Per kete, ai ftoi edhe presidencen italiane te BE-se si dhe perfaqesuesin e larte te BE-se per politiken e jashtme, Havier Solana qe t'i dergojne nje mesazh te qarte pales shqiptare. &quot;Komisioni Europian, qe ka pergjegjesine e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit me Shqiperine, duhet t'i regjistroje keto ngjarje dhe te jete i ashper ne vleresimin e sjelljes shqiptare. Si presidenca italiane, po ashtu edhe sekretari i pergjithshem i Keshillit, Solana, do te duhet qe edhe nga ana e tyre t'i dergojne sot nje mesazh te qarte pales shqiptare&quot; deklaroi kryediplomati grek.

e.nasi
 

Albinos

Primus registratum
Re: Peticion drejtuar te gjithe shqiptareve per mbrojtjen e Fatos Nanos

Mbasi bashkepunuan sebashku Papandreu dhe Nano ne privatizimin e Shqiperise, tani Papandreu kerkon ta qoje kryeministrin tone ne Hage.

Ju lutem kerkoj firmat tuaja per mbrojtjen e Fatos Nanos.
Ai nuk duhet te shkoje ne Hage ose te shkoje per lesh si Ali Pashe Tepelena.
Kerkoj firmat tuaja sepse duhet te ruajme nderin e kryeministrit ton sepse ai eshte perfaqesues i popullit shqiptar

Ju lutem firmosni
 

Albinos

Primus registratum
Re: Peticion drejtuar te gjithe shqiptareve per mbrojtjen e Fatos Nanos

Fatos Nanon, Brukseli dhe Athina e urrejne.
Ne duhet te bejme cmos qe ta mbrojme me cdo kusht kete njeri qe kontriboi ne lindjen e demokracise.
Firmosni peticionin qe Fatos Nano te mos denohet ne Hage.
Ai eshte dhe do ngelet mbret i shiptareve


Zgjedhjet e Himarës trondisin Brukselin

Kris Paten përkrah Papandreun për Himarën

&quot;Ekzistenca e këtyre incidenteve duhet të konsiderohet si një element shumë i rëndësishëm dhe duhet të trajtohet gjatë negociatave me Shqipërinë, pasi lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me funksionimin e institucioneve dhe situatës së të drejtave të njeriut në Shqipëri&quot;

Erisa Zykaj
Korrespondente nga Brukseli

Këtë radhë, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian nuk kanë dalë me konkluzione zyrtare mbi Shqipërinë, por situata në Shqipëri është evokuar gjatë diskutimeve që ministrat kanë patur me njëri-tjetrin lidhur me zhvillimet në rajonin e Ballkanit. Ka qënë vetëm ministri i jashtëm grek, Georges Papandreu, i cili ka nxjerrë në pah një shqetësim lidhur me situatën në Shqipëri dhe sipas informatave të dhëna nga përfaqësia greke në Bruksel, ai është mbështetur edhe nga komisari evropian për marrëdhëniet me jashtë, Chris Patten.

Papandreu u është referuar evenimenteve të fundit në Himarë, duke përfituar nga rasti të ngrejë edhe incidentet që kanë ndodhur në Himarë gjatë zgjedhjeve lokale në Shqipëri. &quot;Përfitoj nga rasti t`ju bëj prezente ngjarjet shqetësuese që kanë ndodhur në Himarë, ngjarje që janë ndjekur edhe nga organizata të ndryshme si OSBE, apo grupi amerikan për monitorimin&quot; është shprehur Papandreu para kolegëve të tij. Ai ka insistuar mbi rëndësinë e trajtimit të këtij problemi gjatë procesit të asocimit dhe stabilizimit të Shqipërisë. &quot;Ekzistenca e këtyre incidenteve duhet të konsiderohet si një element shumë i rëndësishëm dhe duhet të trajtohet gjatë negociatave me Shqipërinë, pasi lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me funksionimin e institucioneve dhe situatës së të drejtave të njeriut në Shqipëri&quot; ka deklaruar ministri i jashtëm Papandreu. Ai ka insistuar në faktin, se pala shqiptare duhet ta kuptojë se përbërësit themelorë të demokracisë nuk janë të lidhur vetëm me rezultatin e zgjedhjeve, por janë të lidhura edhe me vetë procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve.

Edhe sipas zëdhënësit për shtyp të përfaqësisë greke në Bruksel, ministri i jashtëm Papandreu i është kthyer disa herë respektit nga pala shqiptare jo vetëm të principeve të demokracisë, por edhe të procedurave. &quot;Duhet të respektohen në të njëjtën mënyrë si rregullat demokratike në lidhje me zgjedhjet dhe vëzhguesit, ashtu si dhe të drejtat më elementare të lidhura me procedurat.
 

asim

Primus registratum
Re: Peticion drejtuar te gjithe shqiptareve per mbrojtjen e Fatos Nanos

Fillimisht postuar nga Demi'kuq:
[qb] Mbasi bashkepunuan sebashku Papandreu dhe Nano ne privatizimin e Shqiperise, tani Papandreu kerkon ta qoje kryeministrin tone ne Hage.

Ju lutem kerkoj firmat tuaja per mbrojtjen e Fatos Nanos.
Ai nuk duhet te shkoje ne Hage ose te shkoje per lesh si Ali Pashe Tepelena.
Kerkoj firmat tuaja sepse duhet te ruajme nderin e kryeministrit ton sepse ai eshte perfaqesues i popullit shqiptar

Ju lutem firmosni [/qb]
tradhetare nuk mbrohet por denohet.fatosit do ti kyj me thell sec i ka hyr nga greket.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Peticion drejtuar te gjithe shqiptareve per mbrojtjen e Fatos Nanos

Postuar nga Gjergj

<span style="font-weight: bold">tradhetare nuk mbrohet por denohet.fatosit do ti kyj me thell sec i ka hyr nga greket. </span>

Kryeministri yne nuk e ka shitur Shqiperine, perkundrazi ai ka krijuar lidhje vellazerore me greket.
Jemi nje komb nje gjak.
Edhe greket nga pellazget e kane prejardhjen.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Peticion drejtuar te gjithe shqiptareve per mbrojtjen e Fatos Nanos

<span style="font-style: italic">neqoftese tema do vazhdoj me ofendime reciproke do te mbyllet!!!!!</span>
 
Top