Re: PESHNGRITJE
Fetije Kasaj në top-listën botërore
Federata Botërore e Peshëngritjes ka shpallur dhe listën e sportistëve më të mirëve të çdo kategorie peshe për vitin 2006 për meshkuj dhe femra. Mes 150 peshëngritësve më të mirë të vitit 2006, ku 80 janë meshkuj dhe 70 femra, është klasifikuar edhe shqiptarja Fetije Kasaj. Kasaj është klasifikuar e 9-ta në peshën 58 kg, ku ajo konkurron, duke lënë pas në klasifikimin e top-listës së kësaj peshe koreanen Hyon Sok Pak.
Për përzgjedhjen e më të mirëve të çdo peshe janë marrë parasysh rezultatet e peshëngritësve në arenën ndërkombëtare dhe në aktivitetet kombëtare gjatë vitit 2006 dhe si informacion suplementar kanë shërbyer edhe rezultatet e tyre në kategorinë e të rinjve dhe të rriturve, të arritura gjatë 2005. Por aktiviteti tek i cili është përqendruar dhe vlerësimi i specialistëve që kanë njxerrë 10 më të mirët e çdo peshe ka qenë kampionati botëror i zhvilluar në Santa Domingo, ku Fetije Kasaj u rendit në vendin e 9-të. Mes 150 peshëngritësve të përzgjedhur meshkuj dhe femra kanë dominuar Kina dhe Rusia, ndërkohë që përfaqësuesja e vetme shqiptare është Fetije Kasaj. Kina dhe Rusia dominojnë në 15 kategoritë e peshave meshkuj dhe femra, të ndjekura nga Bjellorusia, Kazakistani, Koreja dhe Tajlanda. Dhjetësha më e mirë për femra për vitin 2006 është shpallur: 48kg Yang Lian, Kinë, 53kg Li Ping, Kinë, 58 kg Chen Yanqings, Kinë, 63kg Pawina Thongsuk, Tajlandë, 69 kg Viktoria Savenko, Rusi, 75 kg Svjetllana Podebjedova, Rusi, dhe në +75 kg Jang Miglio Hanno, Kore. Kjo është dhjetëshja më e mirë e peshëngritjes për vitin 2006. Ndërsa tek meshkujt janë shpallur fitues: 56 kg Li Zheng, Kinë, 62 kg Le Kiu, Kinë, 69 kg Genadi Aliashçuk, Bjellorusi, 77 kg Oleg Perepeçenov, Rusi, 85 kg Andrei Ribakov, Bjellorusi, 94 kg Ilia Ilin, Kazakistan, 105 kg Dmitri Kllokov, Rusi, dhe në +105 kg Hosein Reza Zadeh, Irlandë. Ndërsa peshëngritësja Fetije Kasaj është klasifikuar e 9-ta në peshën 58 kg. Asnjë peshëngritës tjetër shqiptar nuk ka mundur të hyjë në listën prej 150 sportesh më të mirë të vitit të përzgjedhur nga Federata Botërore e Peshëngritjes.
Top-lista e peshës 58 kg
Yanqing Chen Kinë
Marina Shainova Rusi
Hongmai Qui Kinë
Xiuying Chen Kinë
Svketllana Çarukajeva Rusi
Yonghong Hong Rusi
Ëandee Kameaim Tajlandë
Junpim Kuntatean Tajlandë
Fetije Kasaj Shqipëri
Hyon Sok Pak Kore