Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

komino

Valoris scriptorum
Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

kame vene re se shume antetare te forumit nderrojne emer ose edhe diskutojne me disa emra te ndryshem (edhe une kam qene i tentuar ta bej).
shpeshhere tregojne personalitete te ndryshme sipas emrit me te cilin diskutojne (sepse u jepet mundesia ta bejne kete ne internet ndryshe nga jeta reale)

une nuk marr vesh nga psikologjia dhe do doja te dija nga JU

a nuk ndikon ky dopjim i personalitetit e a nuk shtyn te behet nje gje e tille edhe ne jeten reale

apo mund ta shohim si dicka te mire dmth- ata qe vuajne na prezenca e dy personaliteteve jane te lire te shprehin njerin ne diskutime virtuale

psh. nje person i moderuar mund te shfryje inatet

nje person i dobet mund te tregohet i forte

nje frikacak mund te behet trim i papare

ju si e shihni kete mundsi qe te jep interneti per nje personalitet virtual ndryshe nga ai real
mendoni se ndihmon apo nxit shfaqjen e semundjes ?????(qe une nuk i di emrin)
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Ndoshta e kam gabim por kam pershtypjen qe personat qe shkruajne ndryshe ne varesi te "emrit" qe perdorin e bejne kete gje me vetedije.
Sado e shpeshte kjo sjellje ne forum nuk mendoj se mund te shkaktoje qe te zhvillohet nje personalitet tjeter. Zakonisht ata persona qe vuajne nga ajo semundje (multiple personality disorder/dissociative identity disorder) nuk jane ne vetedije te ketij fakti.
Kjo "semundje" vjen si rrjedhoje e dickaje dramatike/traumatike qe mund te kete ndodhur me perpara qe e shtyn personin te gjej nje personalitet ku ndihet si me rehat te themi dhe sa here gjenden ne nje situate te sikletshme, truri automatikisht "stakohet dhe ri-ndizet" si nje person tjeter.

Ata qe hiqen si persona te ndryshem ne forum besoj se e bejne thjeshte per argetim. :rolleyes:
 
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Jam dakort me parafolesen....dhe besoj se shumica ketu ne forum, hyn per argetin,per te shtyre kohen,por dhe per te qene ne kontakt me mendime te ndryshme....dhe c'eshte me kryesorja gjithkush eshte i vetedijshem per identitetin real.Vertet qe ndodh shpesh qe te kemi nje personalitet te dyfishte (varet nga tema ),por kjo eshte thjesht nje loje ,te cilen nuk mund t'a kemi ne jeten e perditeshme..... /pf/images/graemlins/wink.gif
Ah edhe nje gje ...mos harron qe para se te fikni kompiuterin ,t'i beni dalje identitetit..... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

shine*

Primus registratum
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Jam dakort me tranofilen edhe me parafolesen. As kam asnje pike dyshimi qe ato qe perdorin me shume se nje identitet ne forum e bejne per loje, per ti dal balle nje situate etj. Kjo behet edhe jasht forumit ne jeten e perditeshme. Personalisht nuk jam e zonja qe ta bej dhe e quaj veten te paafte ne kete drejtim. Me terheq zgjuarsia dhe shkathtesia qe perdorin disa njerez ne situata te tilla.

Per sa i perket semundjes, eshte vertet nje diskutim i vecante dhe ka shume per thene. Psikologet gjithnje i terheq ideja se si eshte e mundur qe nje njeri te ndej nje ndarje/harrim te plot te ndjenjave, mendimeve, veprimeve. Mendohet se rreth 1% e popullsise boterore mund te jete e prekur nga kjo semundje, megjithese eshte e veshtire per tu pikasur. Shikoni se nje nga simptomat eshte edhe dhuna kundrejt vetes ose te tjereve. :idea: :wink: :book:
 

dirty_bastard

Primus registratum
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

well, get this my nick has always been the same . never change itbut in real life i am more dirty and my 4 last glf-s haven't called me bastard by coincidence. what do u make of that ?
 

pertejdhnjak

Primus registratum
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Fillimisht postuar nga dirty_bastard:
[qb] well, get this my nick has always been the same . never change itbut in real life i am more dirty and my 4 last glf-s haven't called me bastard by coincidence. what do u make of that ? [/qb]
A BASTARD.
 

olti

Neo
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Jam dakord me parafoleset dhe une!

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Ketu qendron edhe gabimi, dhe sa me vone te kapet ky gabim aq me keq eshte. Ndoshta nis si nje loje, por s'duhet konsideruar si e tille, sepse dalngadale dhe pa u ndjere fillon e zgjerohet ne permasa dhe nga nje subrealitet, qofte edhe virtual, okupon pa u ndjere gjithe qenien tone dhe arrin çasti i "bekuar" kur beson se eshte i vertete? Bisedon me dike dhe gjate tere kohes mendon se bisedon me nje qenie egzistente, reale, konkrete, me ndjenja, sepse shkemben mendime per gjithçka, futesh dhe del neper labirinthe me lehtesi ose me veshtiresi, me pak fjale flet per gjithçka dhe kur jep mendimet ato natyrisht qe mbeten gjithmone prona tende, por kur i shpreh kerkon dhe nje vleresim apo qofte edhe kundershtim. Kur flet per ndjenjat mendon gjithmone se tjetri duhet t'i respektoje, sepse mendimet edhe kritikohen por ndjenajat kurre, e ç'ndodh? Vjen çasti qe tjetri, apo tjetra te ben pyetjen: me ke po flet, me mua apo me pseudonimin tim? Nga ky moment kupton se ke qene duke folur me nje hije, pavaresisht se dikush mund te mendoje se hijen e leshon nje objekt, apo nje trup material, por pas kesaj pyetjeje s'ke si te mos e ndjesh veten te fyer. Kur arrihet ne kete pike, problemi eshte tashme i nderlikuar sepse vete njeriu hije, apo njeriu virtual nuk dallon me nga hija njeri apo virtualihumanoid. Askush nuk mund te ndaje me, te gjej diferencat midis te dyve; as hieja veten nga objekti as objekti veten nga hieja sepse permasat e tyre jane tashme te integruara ne nje te vetme dhe si pasoje e kesaj amalgame formohet nje hibrid qe duket inegzistent sepse eshte njelloj imazhi i permbysur, por me fatin e keq sepse ka nisur rrugen e moskthimit, nuk eshte ne gjendje te ribehet ne formen e pare, por qe s'merr dot me as edhe formen e plote te nje hieje dhe mbetet vetem nje shartim i keq. Qe nga ky moment kuptohet se kemi te bejme me nje semundje e cila pa u ndjere provokon vetvrasjen e personalitetit. Zakonisht ne raste te tilla eksperienca ka treguar se shpesh ndodh qe hieja te marre vlera te plota dhe te vrase qenien. Dopiopersonalitet dhe mashtrim, diagnoze e vertete per ate qe e aplikon i bindur se eshte vetem nje loje. Zhgenjim per ate qe ka menduar se ka biseduar me nje qenie reale. Kjo ndodh ngaqe siç e thashe me pare fillojme edhe vete te besojme se jemi te padukshem, se para nesh eshte hieja qe na mbulon nga syte e njeri tjetrit dhe keshtu mund te lozim, pa kuptuar qe behemi loje e vetvetes. Patologji e persosur. Nuk na ndihmon aspak per te perballuar traumat apo edhe problemet me minimale te jetes, sepse realiteti eshte diçka tjeter dhe njerzit aty jane njerez. Eshte ende shpejt te mendojme per nje Matrix dhe ta kerkojme ate ne dimensione reale. Nese e bejme edhe ne jete, goditjet qe mund te marrim shpesh jane te pariparueshme dhe provon perfundimisht qe dueli midis personalitetit te vertete dhe pseudonimit te perfundoje me fitoren e te dytit. Ky proces tjetersimi e mbyll ciklin e tij me formen perfundimtare te depersonalizimit.
Jo, une nuk e kam ndare ndonjehere pseudonimin nga vetja ime dhe kur kam thene nje mendim e kam bere Une, jo hieja time. Do te me vinte turp nga vetja nese do ta beja kete gje me ndergjegje duke folur ketu ne forum me te tjeret. Nese behet nje kritike qofte edhe e pa drejte, gjera qe edhe ndodhin, (subjektivitetit nuk i shpeton askush)si duhet thene me pas, me fal se nuk po bisedoja une por pseudonimi im? Nese ti i beson mendimet e tua dhe tjetri fillon e tallet, mendoni se eshte kaq e thjeshte te justifikohesh me nje psudoargument duke thene: epo ti po flisje me pseudonimin tim? Natyrisht qe tema e hapur eshte shume drejte sepse ky eshte nje problem mese real. Une vleresoj autorin e temes si dhe te tjeret qe jane treguar te sinqerte ne mendimet e tyre me shprese se nuk duhet te harrojne qe kjo nuk eshte nje loje.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Wow wow atman, /pf/images/graemlins/frown.gif po flasim per dopio apo multi personalitet ne forum jo per personalitet te dyfishte (sic e quani ju) dicka mes reales dhe jo reles (virtuales).Normalisht eshte e veshtire te percaktosh nese pas ekranit eshte i njejti person deri ne momentin qe vendos te hedhesh nje hap me teper, vendimet merren ne dy e jo ne nje.Sigurisht ka mllef kur nuk marrim ate qe presim, ketu percaktohen edhe kufijte e pakenaqesise.Detyrimisht hidhemi ne gjykime me ose pa baza, gjithnji mbetemi pas ekranit subjektivisht te ngarkuar me paragjykime, ky dreq jep kaq pak mundesi komunikimi pamor sa krijon dhe shume keqkuptime.Te ngresh zerin per pathologji me duket e tepruar, cdo gje qe shkon perkunder asaj qe do preferonim, natyrisht sjell ne pah merine, fillon nje dreq lufte mes te thenes dhe te pathenes qe shpesh interpretohet si hijezim i vetvetes, jo nuk eshte e mundur qe ne pas ekranit te nxjerrim ne pah me te keqen edhe pse nuk mohoj qe ka plot te tille qe jane te frustruar nga jeta dhe e gjejne menyren e shkarkimit nepermjet pseudonimit, ajo qe ne perpiqemi te nxjerrim eshte mbase edhe me e mira.Ka mundesi dhe probabilitet te jete keshtu me shume se e kunderta, pasi edhe reagimi eshte me i gjate, kemi mundesi reflektimi.Per cdo pyetje te bere ka nje arsye, ndoshta behet edhe per te fituar kohe ose per t'i dhene nje mundesi vetes per te marre vesh dicka me shume se shenjat e pikesimit apo fjaleve qe pretendohen te thone gjthcka.Mund te thone gjithcka per tjetrin por jo per veten.Ndaj lindin keqkuptimet dhe shtohen (pike) pyetjet dhe fillon ajo faza e depersonalizimit.

Une nuk do i bija kaq me shpate kesaj ceshtjeje, sigurisht qe do BERTISJA per te larguar nga terminologjia rastin e ashtuquajtur pathologjik. Do thosha qe nje pseudonim te cliron dhe nuk shmang detyrimisht perputhjen me qenien reale. Sipas meje, dhe natyrisht une nuk jam nje qenie perfekte, keqkuptimet ne virtualitet jane me te theksuara se ato ne realitet.As qe kam me te voglin dyshim, qe mundesite per te pasur nje mendim te sakte duhet krahasuar ajo "hija" dhe realja, pa arritur ne kete pike nuk mund te akuzosh per dopiopersonalitet.Deri atehere gjitheseksuh eshte i lire te mendoje per nje loje qe i behet, duke mos perjashtuar as veten.Keshtu nga akuzues kthehesh ne te akuzuar.Lendimi eshte i ndersjellte.
 

i'll_wait_4_U_in_Heaven

Forumium praecox
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Nuk i kam lexuar se cfar keni shkruajtur me lart se ishin shume te gjata dhe nuk kam nerva, por edhe une kam nje mendim timin.

Per mendimin tim te shprehesh ne kete menyre eshte te zbulosh ane te personalitetit tend d.m.th je nje person i zgjuar por qe ne jeten reale nuk te kane dhene mundesi ta shfaqesh kete ane fleksibel te personalitetit tend.

Ne qofte e perpiqesh ta bindesh vetveten se je dikush qe nuk je ne fakt, ateher kalon ne semundje qe te tjeret e quajne narsicism.

Per mendimin tim cdo njeri ka talente te pashprehura dhe menyra e te shprehurit vetem ben qe te dal ne pah nje pjese e jotja qe diku flinte e heshtur.

faleminderit dhe ndiqni keshillen time :mos u perpiqni t'i mbushni mendjen vetes per dicka qe nuk jeni, origjinaliteti i ben njerezit me COOL.

Nga I-aspire
 

abs

nuk e di...
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

t`lumt goja parafolse /pf/images/graemlins/smile.gif mbeshtes plotsisht mendimin tend! :thumbsup:


tani semundjet ekzistojne, puna eshte sherimi i tyre...

:rolleyes:

----------------------

..don te dish me shume?, pyet...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Atman :eek:
Thene nga nje qenie virtuale duhet te jete e vertete, por nuk dija se kishte qenie virtuale ne Korce???
Nejse ke te drejte ne disa pika, por kam pershtypjen se dhe kjo ndodh sepse dua te te jap te drejte. Ajo qe thua ti ndodh ne cdo lloj situate, kur njeriu nuk arrin te jete vetvetja, ai krijon nje maske (ato maskat e famshme qe permenden gjithandej ne letersine boterore) me te cilen i del perpara botes dhe vjen nje moment kur nuk di me nese eshte vetja apo maska dhe ne raste ekstreme maska vret personalitetin dhe kthehet ne personalitet.
E di si mendoj une, it is the same thing! (eshte e njejta gje) Domethene sa e lejojme ambjentin te formezoje personalitetin tone, qofte ky matrix tre dimensional, dy apo edhe ndonje forme tjeter qe per momentin me eshte e panjohur...
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Interneti eshte mjet komunikimi dhe jo sherimi. Per mendimin tim i jep shume me teper mundsi dhe liri njerezeve per te shprehur ate qe mendojn sesa do mund ta benin ne realitet...

Sidomos qe sjelljet dhe rreagimet e njerezve jan ynike, keshtu qe nuk mund te dalesh me teorin qe nese dikush poston keshtu ateher ky person eshte ashtu.
 

Guest
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Per mendimin tim ekziston ajo teoria qe kane nxjerur kohet efundit ne amerike qe nje perqindje e madh enjerrzish qe futen ne internet se jane korrekte ne pamje te pare sdo te thote qe jane te mire /pf/images/graemlins/wink.gif

Mos u mashtroni nga ata qe duan te duken si te mire por jane djalli perbrenda dhe mos u frikesoni na ata qe duken sikur jane te keqinj po jane qingj perbrenda .
 

astronaut

Primus registratum
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Nje njeri biseksual eshte njeri qe mund te quhet me personalitet te dyfishte?
Se keta biseksualet dhe homoseksualet jane te ligjeruar dhe te mbrojtur nga ligjet e vendeve perendimore.
Diten e mire
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Shume interessante diskutimet
Vura re se deri ketu eshte diskutuar rasti kur nje person real krijon nje personalitet virtual

Une doja te trajtohej rasti pak me i veshtire i nje personi real qe krijon dy personalitete virtuale te ndryshem

Mendoni sikur psh KOLLARJA e KORDELJA te ishin i njejti person real me dy personalitete virtuale krejt te ndryshme nga njeri tjetri

Doja te dija
Si mendoni se do te ndikonte kjo experience e nje personaliteti virtual te dyfishte ne jeten reale te ketij personi
A do te nxitej te kishte personalitet te dyfishte edhe ne jeten reale si ne ate virtuale

Kjo nuk mund te ndodhe me kedo por mendoni nje person qe ishte vete pak i prirur per te bere nje gje te tille

(emrat kollarja e kordelja i mora krejt rastesisht e nqs kane kundershtime mund ti kerkojme moderatoreve te fshijne shkrimin)
:book: :book: :book: :book: :book:
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Fillimisht postuar nga gene:
[qb]
Mendoni sikur psh KOLLARJA e KORDELJA te ishin i njejti person real me dy personalitete virtuale krejt te ndryshme nga njeri tjetri
[/qb]
...hahaha ..ku t'shkoi menia.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Fillimisht postuar nga gene:

Mendoni sikur psh KOLLARJA e KORDELJA te ishin i njejti person real me dy personalitete virtuale krejt te ndryshme nga njeri tjetri
.....
(emrat kollarja e kordelja i mora krejt rastesisht e nqs kane kundershtime mund ti kerkojme moderatoreve te fshijne shkrimin)
...
:eek: /pf/images/graemlins/laugh.gif :eek: /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ketu moderatorja jam une gene, tani une ne fkat kisha nje propozim tjeter per ty, po ec mooooo /pf/images/graemlins/laugh.gif

P.s.Qekam me t'mira sot /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Personaliteti i dyfishte e identiteti ne forum.

Nje njeri biseksual eshte njeri qe mund te quhet me personalitet te dyfishte?


Darkave ne krevat ma do menia se po meqe i her bo burrin dhe i her bo grun. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Dy biseksuala ne krevat bojn i cift quatro seksual dhe bo me hy ne forum me ka dy emra te ndryshem secili i bje te ket 8 antare forumi ma shume.

Me i llaf meret vesh pse osht shtu kaq shume numri i antareve n'AF. Jon bo biseksualat si puna alienve, jon tu pushtu ene AF. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Lash nom, filloj dita persmrapshi, hajt ishalla po e kthej parc ma vone. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top