Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

PrInCiPiEl

Primus registratum
Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

“Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shqiptarçe”.

“O burra, aman, të na dëgjoni fjalën!
Përsëritja e gabimeve ka përgjegjësi para historisë, zjarrit t’i përgjigjemi me zjarr, e dekës me dekë…”

“Kemi tre fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut”.

Mulla Idrisi
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

..." Qysh të mos ketë shqiptari të drejtë
të shkruajë e të këndojë gjuhën e tij në vendin e
tij, kur gjithë kombet e kanë këtë te drejtë dhe
njeri s´i ndalon? Pse shqiptarët të jenë të mërguar nga një e drejtë që e kanë gjithë kombet e dheut?
Të mos mundin të shkruajnë e të mësojnë gjuhën e tyre, po të tjera kombe të huaj të vijnë e t´u hapin shkollat në gjuhërat e tyre e t´u kthejnë kombërinë e gjuhën e tyre? Janë kaq të dobët shqiptarët?
Ja! një mijë herë jo"...!

Sami Frashëri
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

“Kemi tre fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut”.

Mulla Idrisi
---------------------------------

Kush eshte Mulla Idrisi??!!
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]
“Kemi tre fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut”.

Mulla Idrisi
---------------------------------

Kush eshte Mulla Idrisi??!![/qb]
/pf/images/graemlins/smile.gif

Lexo ketu :
<a href="http://www.albforumi.com/cgi-bin/ultimatebb.cgi?ubb=get_topic;f=21;t=000004" target="_blank">Ata qe bene historine:
</a>
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

Në robni puna e jonë është lufta
Në liri lufta e jonë është puna

Mit'hat Frashëri

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

KADRI LUTFULLA PRISHTINA në revistën :"Bashkimi i Kombit", theksonte se :

"ka për qëllim kryesor me këshillue bashkëfetaret tanë, me ua mësue këtyre parimet e thjeshta të fesë, me i pshtue prej zhgatërrimit të
kryekputshëm, me edukue tek ata ndjenjën e bashkimit e të jetuarit tok në shoqërinë njerëzore, me i ba gjymtyrë të dobishëm për jetën shqnore kombëtare tonën gjithë ata gjysëmdijetarë tonë, tue iu folun këtyne mbi baza të shëndosha
e të vërteta të besimit, me i dhanë një zhvillim mendor krejt popullit, përderisa të na mbrijë fuqia në lëme të filozofisë, të sociologjisë e të
politikës".
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

Rexhep Mitrovica:

“Të drejtat t’ona kombëtare do të mprohen, me të gjitha fuqinat. Kombi Shqiptar, këtë herë, nuk do të lejojë ma të kryhen mbi kurriz të tij padrejtësinat e së shkuemes. Shqiptarët, të bashkuem të gjithë me nji dëshirë dhe për nji qëllim, pa marrë para syshë asnji dallim krahinuer, besimi ase ideologjije, do të jenë,nesër, po të gjindemi para nji gjase përtrimi të padrejtësisë, nji blok i vetëm kundra çdo dredhije imperijaliste”.

“Na duhet t‘i përgatitemi, të gjithë së bashku, edhe njij përpjekjeje tjetër: asaj politike dhe diplomatike.
Nesër, kur të shtrohet tryeza e paqës, duhet që Kombi Shqiptar të dalë para saja me të tana dokumentat që do të provojnë të drejtat e tij nga çdo pikëpamje. Duhet që kombi i jonë të jetë në gjendje, me nji herë, porsa të fillojë bisedimi mbi fatin e popujve, për t’i dalë zot vetvetes edhe në këtë fushë, madje kryesisht në këtë fushë”.

Cituar nga diskutimi në kuvendin :
Lidhja e Dytë e Prizrenit
shtator 1943 në Prizren.
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

Jemi përgjegjës për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmë të heqim
dorë prej tyre t’i lëmë të shkreta për t’i lavruar derrat e naçalnikëve sllavë!
Jo vetëm në Turqi, por as në Shqipëri nuk bën të shkojmë. Zoti në Kur’an na ka bërë përgjegjës për vatanin dhe kombin!

Mulla Idris Gjilani

Mulla Idrizi ishte kundër shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre etnike!
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa
Ndër këmbë' u muar e shenjta besa,
Xhami e kish s'lan' i rrënuan,
E kësi punësh djajt i shënuan,
Priftërinjt e hoxhët si kec i grinë,
Inteligjentët në dhet i shtrinë.

Hafiz Ali Korça

Bolshevizma çkatërimi i njerëzimit, 1925
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

FLAMURI

"Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu me ndjenja.
Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë?
Nuk jane kujtime goditjesh kundra fqinjeve, nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetembrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letersinë e gjithë popujve të qytetëruar.
Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, sic është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët"

FAIK KONICA
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

Maz’har Sopoti ne Kuvendin Lidhja e Dytë e Prizrenit theksonte :

“Nuk duem as Shqipni të vogël as të madhe: duem
Shqipninë që asht, si nga pikëpamja historike ashtu dhe nga ajo ethnografike,me popull, me zakone, me tradita, me doke dhe gjuhë vend shqiptar dhe, si i tillë, kryekëput pjesë plotësuese e Shqipnisë Tanësore; duem, shkurt, vetëm gjithëçka asht krejt e jona”
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

- Edituar -
Jashte teme
Ju lutemi shume qe ti permbaheni temave !
Ju faliminderit per mirekuptim .
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

- Edituar -
Arsyetimi : Rregullorja AF's,Pika 2 dhe Pika 4
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

Kanë ardhur çastet kur do të vendoset fati vdekje apo jetë Shqipërisë

Hasan Prishtina
Kuvendi i Junikut , mbajtur më 21-25 maj 1912 .


PS. Personalisht mendoj qe Hasan Prishtina eshte nje prej figurave me te shquara ne mbare Historine Kombetare Shqiptare .
Per me shume mund te lexoni ne Albforum ne kete vend :
Hasan Prishtina.


Sinqerisht
PrInCiPiEl
 

atman

Forumium maestatis
Re: Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

Eshte esenciale, qe shqiptaret te fillojne te merren vesh midis tyre, qe ata te harrojne perçarjet mizore te shkaktuara nga ndryshimi i feve, nga lufta e paprere midis fiseve, qe te mos kete me as gege, as toske, as leber, as çamer, por bij te devotshem te te njejtit atdhe, te gatshem te marshojne si nje njeri i vetem nen flamurin e Pirros dhe te Skenderbeut
Letra e Dora d'Istrias derguar De Rades me daten
19 shkurt 1865
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Personalitetet Historike Shqiptare Theksojne :

Por edhe: " Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria! , apo jo?

Pashko Vasa...
 
Top