Perseri mbi pronen - kujt i takon?
po sjell nje artikull interesant nga www.korrieri.com
Si u sekuestruan pasurite e Ismail Qemalit e Faik Konices
E Hene, 27 Mars 2006
Fatos SALLIU
Per afro 500 vjet vendi i shqiponjave ishte nen sundimin otoman sikunder edhe shume shtete te tjera perreth. Perandoria osmane me e madhja e kohes ne glob, ishte e administruar ne menyre te qarte duke u ndare ne territore te cilat kontrolloheshin nepermjet hierarkise administrative otomane. Historianet hedhin drite mbi territoret osmane, si ishin ndare ato ne Shqiperi, kur nisen dhe kur pushuan se ekzistuari.
Vilajeti i Manastirit dhe Sanxhaku i Elbasanit
Arkeologut dhe historiani Riza Hasa shprehet se Sanxhaku i Elbasanit bente pjese ne vilajetin e Manastirit. Sipas vilejet nizamnamesi (rregullores per vilajetet), territoret osmane ndaheshin ne Vilajete, Sanxhaqe, Kaza, Nahije dhe Karije. Sanxhaku i Elbasanit u krijua ne vitin 1864 dhe pushoi se ekzistuari ne vitin 1912. Ne Arkiven Qendrore te Shtetit, fondi i sanxhakut te Elbasanit rezulton te jete me i pasuri nder sanxhaqet e tjera.
Kur nisin
Dokumentet e sanxhakut te Elbasanit nisin qe ne vitin 1868 dhe perfundojne ne vitin 1912. Ne keto dokumente perfshihen 3615 dosje ne perberje te te cilave ka vendime dhe procesverbale te kohes, udhezime te Keshillit Administrativ te sanxhakut, qarkore te Kryeministrise, te ministrise se Brendshme, te ministrise se Financave. Nje vend te rendesishem ne dokumentacion ze funksionimi i sistemit te zyrave leterkembimet me vilajetin e Manastirit, sanxhakun e Prizrenit dhe Dibres, me kazate e Tiranes, Ohrit, Peqinit etj.
Saktesia
Dokumentacioni i ruajtur eshte teper i sakte dhe ne te gjen edhe emrat e deputeteve shqiptare ne Parlamentin Osman, zyra kadastrore, emerime, transferime, pushime nga puna te nepunesve, regjistra te financave, te mobilizimit ushtarak etj. Krahasuar me sanxhaqet e tjere, Sanxhaku i Elbasanit vleresohet se ka zbatuar me perpikmeri te madhe rregullat administrative, regjistrat e pronesise, gjendjet civile etj.
TE DHENAT
Krijimi i sanxhakut te Elbasanit dhe marredheniet me Porten e Larte
Ne vitin 1431 krahina e Elbasanit ishte e ndare ne vilajetin e Kondo Mihos, Pavllo Kurtikut dhe ne vilajetin e Cartallozit. Eshte ende koha kur tokat shqiptare ishin te perfshira ne sanxhakun Shqiptar i cili shtrihej nga lumi Mat ne Veri dhe ne Janine e Cameri ne jug. Pas pushtimit te plote te tokave te Arbrit dhe me organizimin e ri administrativ te ndermarre nga Perandoria Turke, tokat shqiptare u ndane ne disa sanxhaqe. Sanxhaku i Elbasanit qeverisej nga sanxhakbeu qeveritar dhe komandant ushtarak i caktuar nga Sulltani. Sipas dokumenteve perandorake Sanxhaku i Elbasanit vepronte ne baze te kanuneve te miratuara nga sulltani. Ne vitin 1888 ne viset shqiptare u krye nje organizim i ri territorial. Popullsia e vendit u perfshi ne kater vilajete, ne vilajetin e Janines, vilajetin e Manastirit, vilajetin e Shkodres dhe vilajetin e Kosoves. Sanxhaku i Elbasanit u perfshi ne vilajetin e Manastirit dhe perbehej nga kazaja e Elbasanit, kazaja e Peqinit, kazaja e Gramshit dhe kazaja e Cermenikes. Te dhenat tregojne se Sanxhaku i Elbasanit nuk ka qene asnjehere korrekt me Porten e Larte. Ne vitin 1606 sanxhaku i Elbasanit duhej te dergonte 156 spahinj ne lufte. Me pas mjaft prej tyre u arratisen dhe ne vitin 1608 ne fushen e luftes u paraqiten vetem 105 spahinj nga 153 qe ishte plani. Pas renies se rolit te ushtrise se spahinjve Sanxhaku i Elbasanit kishte marre urdher te mobilizonte 233 vete. Ne vitin 1698 ata kishin marre urdher te mbronin qytetin e Shkodres por nuk u rekrutua asnje. Pervec detyres ushtarake Sanxhaku i Elbasanit ruante rregullin dhe qetesine territoriale kundrejt detyrave ushtarako-administrative me nje zoterim qe njihej me emrin has. Hasi i Elbasanit duhej te grumbullonte deri ne 201 mije akce, shume kjo qe perdorej per perballimin e fushatave ushtarake. Por kjo shume nuk u grumbullua asnjehere.
FAKTI I KOHES
Hetimet osmane cuan ne vale sekuestrosh ndaj Ismail Qemalit
Nje vend te rendesishem ne dokumentacionin e ruajtur nga Sanxhaku i Elbasanit zene tapite e dhena nga zyra e kadastres dhe gjykata islame per njohjen e se drejtes se disponimit te pronave te ndryshme. Ndermjet tyre bien ne sy tapite e familjeve te medha cifligare ne Elbasan si Aqif Pashe Bicakciut, Shefqet Verlacit, Dervish Bicakciut etj. Ne leterkembimin e kadastres se Elbasanit me vilajetin e Manastirit bien ne sy dokumentet drejtuar administrates te Sanxhakut Elbasan per te bere hetime mbi pasurite e kundershtareve politike te Portes se Larte pasi ne raste te vecanta me dekret te posacem te Portes kundershtareve, u sekuestrohej pasuria. Ne arkiv ndodhen dokumente qe vertetojne sekuestrimin e pasurive te Ismail Qemalit, Faik Konices, Shahin Kolonjes, Lutfi efendi Elbasani etj. Ne regjistra, fletore, shenime dhe deftesa pasqyrohet edhe shtrirja e cifligjeve, marredheniet mes cifligareve, shitblerjet e tokave, rregulloret e administrimit te pronave etj.
DOKUMENTET KRYESORE / Edhe te dhena per semundjet e kohes
Kerkimet sjellin nje "lume" shkresash per pronat e identitetet
Nder dokumentet kryesore permenden regjistrat e pronave te lena peng si garanci per te dhjetat, regjistri i te ardhurave nga taksat per kryerjen e veprimeve kadastrore, lista e tokave te mbetura bosh dhe pronat vakefnore, deshmite e keshillave te fshatrave dhe lagjeve, leterkembim i sanxhakut me vilajetin dhe kazate perreth, vendime per lejimin e personave te huaj per te blere toka, per te ndertuar shtepi, shkolla, kisha etj. Regjistrat per te ardhurat e sanxhakut, te dhena dhe projekte per zhvillimin e bujqesise, tregtise, industrise, regjistrat e lindjeve dhe vdekjeve te popullsise, regjistra te regjistrimit te popullsise myslimane te popullsise me ngjyre dhe popullsise se krishtere (1848-1872). Regjistrat e kurorezimeve, divorceve, vendbanimit etj. Dokumentet per hapjen e shkollave islame Iptidaie dhe Ruzhdie, programet mesimore, emrat e mesuesve, testet shkollore, sherbesat fetare. Ne dosje te vecante ruhet edhe orari i shkolles Normale. Nje vend te vecante zene regjistrat e shendetesise. Ne dokumente jepen te dhena per semundjen e koleres me 1873 dhe 1911, te semundjes se lise me 1873 dhe 1911 te tifos me 1898 ne Gramsh etj. Te dokumentuara jane edhe revoltat dhe qendresat e popullsise si te popullsise se Cermenikes, Shpatit, Mokres dhe Dumrese per te mos paguar taksat dhe per mosregjistrim te popullsise per arsye te mobilizimit ne ushtri etj. Gjithsej numerohen 25 regjistra themelore te sanxhakut te Elbasanit