Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?
Per ata qe flasin per luften mbi baza gojdhenash gjyshrish servile te diktatures:
Ne fillim te tradhetise se madhe kur diktatori enver hoxha po e shiste Kosoven tek Jugosllavia e sapoformuar, ne nje fjalim te tij ne rezoluten e themelimit te PKSH ku prezent kane qene dhe te derguarit e Titos te cilet ndihmuan ne krijimin e PKSH, enver hoxha ne ate rezolute ka thene dhe shkruar:
"Zgjerimi i Shqiperise ishte parulle e pushtuesit fashist dhe e tradhtarve te vendit, qe te ngjallnin ndjesite shoviniste, qe te shtonin armiqesite e popullit tone me popujt fqinje te Jugosllavise dhe Grek e ta largonin kete nga lufta nacional-clirimtare."
enver hoxha 8 nentor 1941.
Keto fjale te tij i siguruan perfaqesuesit e Titos se Shqiperia nuk do te fliste kurre me per Kosoven per ta permendur si pjese te Shqiperise, por biles PKSH do ta ndihmonte Titon dhe ushtrine jugosllave qe ti carmatoste Kosovaret dhe ti ekzekutonte nacionalistet qe luftonin maleve kunder pushtimit sllav...ajo ndodhi sic kemi theksuar me lart ne diskutimet e me siperme...
Me 5 Tetor 1947 enver hoxha ne nje fjalim te tij thekson:
"Mereni me mend shoke dhe shoqe, cfare fati do ta gjente popullin tone te vogel pa Jugosllavine demokratike dhe mike. Populli i vogel Shqipetar nuk do te kishte lirine qe ka sot, por do te jetonte dite te zeza dhe fat te mundimshem. Keshtu duhet cmuar miqesine, vllazerimin dhe aleancen qe na lidhe me Jugosllavine e Titos."
5 Tetor 1947.
Dihen reprezaljet e Serbise mbas luftes se dyte botrore ne Kosove, ne eto dite kur enveri i thurte lavdi e elozhe Titos e Jugosllavise...
Cfletoni shtypin e kohes ne arkivat e ndryshme dhe lexoni se kush ka qene enveri dhe regjimi i tij...
Largohuni nga ndjenja e servilizmit per emra personash, per udheheqesa qe skane qene kurre udheheqes ne kuptimin e vertete te asaj fjale...
Kush flet per lufte kunder fashizmit apo nazizmit apo per ndonje clirim te Shqiperise nga ata pushtues, se pari duhet te dije qe lufta e dyte botrore ka qene nje lufte qe Shqiperia nuk eshte llogaritur as nga pushtuesi fashist as nga ai nazist si nje problem rezistence ndaj tyre, pasi ato fuqi kishin synime te pushtonin boten e jo me nje vend 1,5 milion banore e te varfer me vetem 15 vjet liri te vertete pas 500 vjet pushtimi Osman ose pas 2500 pushtimesh nga perandori te ndryshme...
Ashtu qe, si fashizmi por dhe nazizmi Shqiperine e kane konsideruar si nje vend kalimtar per trupat e tyre ushtarake ku do te rimerrnin drejtime te tjera luftimesh drejt lindjes apo drejt Rusise...
Lufta e partizanve tane qe u shkonin nga pas pushtuesve duke bere Shqiperise nje pushtim te ri, ku po ndeznin luften e re kunder Shqiptarve vllezerve te vet duke bere lufte kunder nacionalistve, kunder intelektuialve antikomunist, beri nje pergjakje me te madhe se sa beri fashizmi apo nazizmi ne vendin tone...ku u viktimizuan rreth 100 mije familje shqipetare qe u cilsuan si tradhtare etj...ku u pushkatuan njerz, ua burgosen bijte e tyre dhe ua internuan familjet...per 46 vjet me radhe tortura, vrasje, debime e arratisje pa ndalim...
Lufta e dyte botrore nuk ka qene vetem kunder Shqiperise dhe ate lufte nuk e fitoj enver hoxha me servilet me ndihmen e Jugosllaveve, por e fitoj Amerika dhe Anglia te cilat e groposen nazizmin thelle nen toke pergjithmone...
E enveri bashke me shebrbetoret e tij, Ameriken e quajti gjithmone armike te njerzimit.
Eneviri ishte thjesht nje prosllav i terbuar qe e ndihmuan te vije ne pushtet dhe zbatoj planet sllave deri sa vdiq, ashtu dhe te gjithe shoket e tij deri tek Ramizi qe na paskesh qene dhe xhan i gruas se diktatorit...spo themi as me shume e as me pak se cpo thone familiaret e tyre...
Mos i mshoni luftes partizane aq fort sepse kane qene vetem disa brigada qe i shkonin pas armikut dhjetra kilometra larg e duke vrare vetem nacionaliste Shqipetar. ata naconalist te vrtete te cilet pas luftimeve me nazistet ndesheshin me partizanet qe vinin ne rrjeshta marrshimesh imituese...andej nga i kishin rene gjermanet.
Edhe nje here ua perseris:
Enver hoxha ishte nje simpatizant etheist i Leninit dhe Stalinit i cili si nje student deshtak i pa diplomuar ne Paris... u rekrutua nga ato linjja Ruso-Franceze qe ne Paris dhe erdhi me ndihme nga ato klane sllave ne Shqiperi ku u angazhua bashke me simpatizant te tjere te komunizmit dhe krjuan celulat komuniste...e qe ne ato krijime nje nder drejtuesit e grupit komunist te Korces, Mihal Lako e ka treguar me gisht enver hoxhen si njeri karerist, egoist qe paraqiiste rrezik per cdo grupim politik pasi ai donte te merrte pushtet me cdo kusht...
E ajo dihej sepse ai kishte lidhje me linja qe e investonin dhe me vone e sodhen ne pushtet...
Invesatiroret me te mdhenje ishin te dreguarit e Titos, Vikmanovic Tempo, Miladfin Popovic, Dushan Mugosha, Bllazho Jovanevoic etj...te cilet ishin kryesor si pjesmarres ne krijimin e PKSH si dhe ne te gjitha konferencat e rendesishme te asaj kohe qe ne Permet, Berat, Mukje etj qe ndikuan drejtperdrejt ne vendimet e atyre konferencave, ku nacionalistet shqipetar si Abaz Kupi e te tjere i kane kundershtuar ato vendime dhe nuk i kane pranuar bashkpunimet me Jugosllavet kurre, por kerkonin bashkpunim me Anglo-Amerikanet te cilet ishin boshti i clirimit te popujve nga diktaturet e vjetra dhe te reja...
E me vone Jugosllavet u zevendesuan me gjenerale Ruse...pas 1947...
Pra shikojeni te vrteten ne sy, mos u keq-orientoni duke u nisur ne tregime gjyshash servile qe shume prej tyre i kane duart te lara me gjak shqipetaresh ku kane mbytur ne dhune hetuesinash shume atdhetare shqipetar...
Nuk themi as te persekutojme asnje njeri, as ata gjysher, por te hane ate pencion te pameritueshem qe kane si oficere sigurimi, ushtrues te dhuenes etj...dhe te rrine te lire duke i gzuar dhe ata tituj te pameritueshem si heronje pa heroizma...e mos perzihen ne nje keqorientim te rinise duke i genjyer sikur kane vrare nga 500 gjermane per shoq...e ne fakt Gjermanit nuk i dolen kurre perballe...
Gjermanet dhe Italianet se pari u ballafaquan me nacionalistet shqipetare dhe me popullin e thjeshte...kujtoni luften kunder fashizmit ne Durres ne 7 prill 1939 ku u vra nje Kapterr i mbreterise se Zogut, Mujo Ulqinaku si hero i pare i asaj lufte dhe disa nacionaliste te tjere te cilet regjimi nuk i kujtoj kurre.
Kujtoni se ne Durres ka luftuar ABAZ KUPI me forcat nacionaliste te Shqiperise se mesme 16 ore duke e mbajtur bishen fashiste ne Det pa e lejuar qe te zbarkoje aq lehte...vetem, kur aviacioni Italian hyri ne veprim atehere zbarkimi u be i lehte per ta...e aty fashistet paten viktimat e para qe ua shkaktuan cetat e Abaz Kupit...
Ne ate kohe enveri me jugosllavet akoma nuk guxonin te dilnin ne skene, do te prisnin sa te lodhej populli dhe nacionalistet nga lufta...dhe vetem 19 muaj me vone pasi fashizmi e kishte pushtuar dhe bashkuar Shqiperine Etnike zyrtarisht, doli ne skene prodhimi i pare i Jugosllav PKSH me enver hoxhen ne krye qe kishte si qellim kryesor mos njohjen e Kosoves si pjese te Shqiperise, gje qe u theksua ne rezoluten e pare te etij krijimi Jugosllav ne Tirane me 8 nendor 1941 te PKSH-J...
Pra cfletoni ne se jeni kurioz dhe binduni se e verteta ka qene krejt ndryshe nga ato qe tregojne si prralla gjyshrit "patixane..."!
Une ju therras njerzisht qe te qendrojme:
Larg simpative per genjeshtra!
Te tregojme rrespekt per atdhetaret nacionaliste qe deshen nje Shqiperi te lire etnike te bashkuar ne te gjitha trojet !
Te mbajme qendrim kritik ndaj atyre qe sodhen komunizmin si sherbim ndaj sllaveve ne Shqiperi...por jo per ti denuar!
Keto duhet ti kemi parasysh sot ne se deshirojme te jemi atdhetare Shqipetare te mire dhe njerz human me mendje te kthjellte qe te dijme te ndertojme te ardhemen tone!
"Nder udhetime"