Perse nuk hiqen sanksionet ndaj Irakut????

Perse nuk hiqen sanksionet ndaj Irakut????

Perse Franca dhe Rusia nuk lejojne te hiqen sanksionet, dhe programi Nafte-per-Ushqime ti jepet irakeneve per ta menaxhuar? A nuk mendoni se Franca vazhdon te beje biznes ne kurriz te irakeneve??
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Perse nuk hiqen sanksionet ndaj Irakut????

Kushdo që është esëll dhe jo i mangët e kupton kaq gjë.
Fatkeqësia është që Frëngjt mbrojtjen e interesave të tyre kanë arritur ta shesin si përdëllim për të drejtat e tërë botës, dhe liderët e tyre si kampionë të antihegjemonizmit.
Dhe kur për 8 vjet, (kaq tha dikush se ka rrojtur në Francë /pf/images/graemlins/smile.gif ), ke bërë pallë me paratë e Francës apo bursave të Shqipërisë, kuptohet që do rrudhësh buzët.
 

Crossfader

Primus registratum
Re: Perse nuk hiqen sanksionet ndaj Irakut????

Oh ç'me kenaqet! Franca dhe Rusia nuk lejojne heqjen e embargos?!! lol duhet lene CNN dhe Euronews e duhet me ardhe ne AF me marre tezat me te reja.
Sanksionet jane pjese e rezolutes 1441 e cila ne thelb parashikon heqjen e tyre ne momentin qe Iraku eshte i çarmatosur nga WMD. Rezultatet mbi kete lloj çarmatimi jane aspak te qarta pasi kurrgje nuk eshte provuar deri tani mbi ekzistencen e ketyre armeve. Gjithsesi ishte dhe do te jete mbi kompetencat e UN, ne fjale te tjera skuadres se Hanx Blix, te deklaroje mungesen e WMD ne Irak. Misioni i tyre nuk vazhdon dot sepse administrates se Bushit nuk i do qejfi. Ne anen tjeter amerikanet vete nuk eshte se po ndihmojne UN me ndonje vendim zyrtar i cili ben fjale per çarmatim te Irakut pasi sigurisht nuk eshte gje e lehte te dalesh e te pranosh jo-ekzistencen e WMD kur kjo ishte arsyeja e luftes.
Keshtu qe nuk kuptoj ç'lidhje ka Rusia, Franca apo Birmania ne kete mes?
Parevaresisht nga kjo mos qani hallin pasi "ari i zi" do te rrjedhe neper kufijte irakene, pasi dihet kush i ruan ato.
 

a-alket

Primus registratum
Re: Perse nuk hiqen sanksionet ndaj Irakut????

une nuk e marr vesh c'ka per tu cuditur ketu pervec faktit se ti je ai qe nuk di gje rreth ceshtjes ne fjale. Sot ne fakt Franca doli ne mbeshtetje te heqjes se sanksioneve (dmth deri dje ishte kunder heqjes se tyre megjithese nuk merrej vesh perse keto sanksione duhen mbajtur....)

Lere rezoluten 1441 ti se nuk i ka vendosur ajo sanksionet o i informuar nga Euronews-i...Sanksionet jane vendosur ne 1994. Mah..jua paskan corientuar fare antenen juve ne france dhe flisni traplliqe..
 
Top