perralla e fundit nga zoti "do ta shikonie do ta bejme"
Nuk po i besoja syve kur lexoj perrallat qe tregon kandidati per kryetar bashkie i PD.
Lexoni:
Ngjela: Në universitet kush mbaron gjimnazin në Tiranë
TIRANË – Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Spartak Ngjela, ka shkuar dje në mjediset e shkollës “Kosova”, ku ka dashur të shpalosë edhe një pjesë të platformës së tij për arsimin. Ndërsa ka vënë në dukje gjendjen tepër të vështirë, sipas tij, të arsimit në Tiranë dhe në zonat përreth saj, Ngjela është shprehur se të gjithë nxënësit që mbarojnë shkollat e mesme në Tiranë do të hyjnë në universitete. “Shikoni si është rrënuar kjo godinë. Shikoni këtë rrënojë dhe imagjinoni rrënojën e arsimit shqiptar, rrënojën e dijes dhe pllakosjen e injorancës që po vjen shkallë-shkallë në këtë vend. Duhet ndryshuar gjendja menjëherë”, iu është drejtuar dje Ngjela gazetarëve dhe të pranishmëve. “Kam shpalosur një pjesë të programit tim për universitetet”, tha ai. “Unë nuk marr përsipër gjithë Shqipërinë, por unë si kryetar Bashkie i Tiranës garantoj qytetarët e mi që asnjë nxënës që mbaron gjimnazin në Tiranë, nuk do të mbetet jashtë universitetit. Se si do ta zgjidh, unë do ta zgjidh”, premtoi Ngjela. Duke replikuar kështu me rivalin socialist për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, pas daljes së këtij të fundit në periferinë e qytetit ai shtoi: “E keni dëgjuar, deri para pak thoshte se Tirana është “Amerika e Vogël”, sepse ashtu e shihte nga bunkeri i tij, ku ka investuar miliarda. Dhe vetëm dje pa dhe pohoi baltën dhe gërmadhën e Tiranës mbarë”. Duke e detajuar vizionin e tij për arsimin në kryeqytet ai tha: “Eshtë tragjike pushteti sot në vend të sallave, auditoreve, aulave universitare, atyre ju rekomandon ilaçe për të luftuar stresin nga të ngelurit jashtë listës. “Ne do të japin sheshet e duhura të ndërtimit për mjedise shkollore dhe universitare. Këta nuk i japin sepse aty nuk ka lekë për ta për abuzuar”, tha Ngjela.
Une e kisha kuptuar qe ne fillim qe ky njeri nuk di te lidhe as breket e tij qe ne fjalimin e pare kur dinte vetem te thopshte do ta bejme, do ta shikoni, keni per ta pare, por nuk ma priste mendje te ishte kaq budalla.
Fjorenti