Perplasja dhe shikimi i realitetit sy per sy e balle per balle

G

granit gashi

Guest
Re: Perplasja dhe shikimi i realitetit sy per sy e balle per balle

Kjo i dashur nuk ka te beje aspak me Marksin, as Miladinin etj etj qe kepusni ju. Kjo ka te bej me aftesine e nje lideri per te ndertuar komb e shtet, qe jane format me te larta te organizimit ne shoqerite humane. Sikur Hoxha te kishte dale i suksesshem ekonomikisht askush nga shqiptaret nuk do ta vinte ujin ne zjarr per 3000 vete qe vrau Hoxha per 50 vjet. Kjo eshte e hidhur por reale si buka qe ha.
Si nuk paska lidhje me Marksin dhe Miladinin?
Ketu mohojme veten tone qe jemi shqiptare.
Une nuk po merrem qe te hap librat e te shpjegoj se me kishte lidhje Enveri kur e dime shume mire se si e filloi historine e tij te "lavdishme" dhe me cfare ideologjie u pasua kjo
Kete e di shume mire ti dhe keshtu ka bere dhe mos e moho,por thuaj qe Enveri u be nje idealist i tmerrshem duke kapercyer cdo parashikim apo cdo ideologji qe ndiqte cdo shtet i Evropes Lindore.
Kjo ka te bej me aftesine e nje lideri per te ndertuar komb e shtet, qe jane format me te larta te organizimit ne shoqerite humane
Kete lider edhe sepse ka vdekur ti e ben MIT apo ZOTIN E SHQIPTAREVE duke treguar veten se je nje ardhurues i jashtezakonshem i Tij.
Nuk e konceptoj dot kete lloj ideje qe ti ke per ish diktatorin Hoxha.
Shume e rrezikshme per vitin 2002
Perse e ngrin ne qiell kete njeri, perse ky eshte dhe ska tjeter.
Ne Suedi Mbreti edhe sepse ka pasur nje histori te madhe ne krijimin e shtetit te Suedise sot ai eshte i zhvleresuar nga e gjithe popullata dhe ai do te mbetet ne histori per ate pjese qe i takon, por qe ti thuash popullates suedeze tanime qe Mbreti duhet te drejtoje ose qe ti thuash Suedia duhet te drejtohet me ligje Monarke, kjo eshte e papranueshme dhe e pakthyeshme.
Ata perfundimisht jane te larguar nga ai sistem dhe cdo lider qe drejton shtetin nuk eshte gje tjeter vecse nje sherbyes i popullit.
Ca dite me pare ministri i emigracionit suedez kishte shkelur ligjin duke perfituar nga kompetencat qe ka dhe tashme ai po kalon organeve kompetente.
Dhe shkelja qe eshte bere nuk eshte fare e krahasueshme me ato qe bejne ne Shqiperi
Por per te sqarurar dhe me thjeshte eshte e vertete qe mbreteria ka ligje te rrepta por nuk eshte diktature ashtu sikur mendon ti.
Te jep te drejten te flasesh te kerkosh progres dhe te besh gjera me te mira per te ardhmen e te gjitheve.
Me pas nga Monarki njerezit duke u shkolluar kalojne ne vetadministrim te jetes dhe besimit qe ata kane ne vetvete.
Dhe njerezit ndihen me te lirshem dhe me horizont mjaftueshem per te vendosur per Republike apo dicka tjeter te kesaj natyre.
Pra une me kete arsyetim ta nxjerr black out mendimin tend primitiv.
Ti i do ti besh histori Enver Hoxhes sepse ashtu edhe sikur ti e cileson(ai kishte aftesi te jashtezakonshme per te ndertuar shtet dhe komb)
Perse atehere ne te gjitha librat Gines, Enver Hoxha na del qe ishte Diktator dhe jo si nje njeri qe meriton respektin e shqiptareve dhe botes.
Edhe sikur te gjithe te ishin armiq te Shqiperise te pakten do te dilte ndonje qe te thosh se ai ishte njeri me merita te vecanta dhe jo diktator.
Edhe arabet qe i perkasin kontinentit aziatik qe njoh ketu na e dine te tere historine dhe me thonin se:
Besoj atje ishte ne Shqiperi gjate sundimit barbar te Enver Hoxhes keni kaluar shume keq.
Ja pra edhe ata e dine Shqiperine ne harte dhe e dine si levronte thupra ne shpine te njerezve.
Perfundimisht Enver Hoxhen e cileson si nje Jesus te dyte per shqiptaret.
Sikur Hoxha te kishte dale i suksesshem ekonomikisht askush nga shqiptaret nuk do ta vinte ujin ne zjarr per 3000 vete qe vrau Hoxha per 50 vjet. Kjo eshte e hidhur por reale si buka qe ha.
Epo Martin sikur Tezja te kishte koqe do ta therrisnin Daje.
Po mire ai i vrau 3000 dhe internoi me qindra, le te beheshin koke turku, por problemi qendron ne kete se:
Perse nuk i zhvilloi Shqiperine?
Perse nuk kerkoi Progres?
Perse nuk kerkoi Alternative te re per perparimin e Shqiperise por Alternativa e kohes se monizmit ishte-:
Mbeshtetja ne forcat tona.
Bakri can Bllokaden
Kromi can Bllokaden
E njerezit vdisin prej selikozes ne moshen 50 vjec
Duket pak paradoksale eeeee si thua ti Martin.
Hoxhen e falimentoi komunizmi dhe aspak e anasjellta, pra Hoxha nuk falimentoi komunizmin. Gabimi i vetem i Hoxhes ishte zgjidhja ideologjike qe ai beri, pra qe zgjodhi komunizmin. Por kjo nuk eshte aspak habi kur mendon se komunizmin ishte vete parajsa (te pakten teorikisht) dhe e perqafoi gjysma e botes.
Ti me thoje ne diskutimin tend qe Enveri nuk ishte aspak komunist dhe ketu na thua qe Komunizmi e falimentoi Enver Hoxhen.
Po e citoj me poshte thenien tende qe te jemi realiste
Ai qe vleresoj une eshte Hoxha si diktator dhe jo Hoxha si komunist. Keto jane dy gjera te ndryshme qe ti deri tani ske pasur as kapacitetin dhe aftesine per ti dalluar
Gjysma e botes Martin e perqafoi me te vertete por u doli kallamboq dhe i la me te trashe se sa ishin.
TEORIA ME PRAKTIKEN JANE KOMPLET DY GJERA QE NUK PERPUTHEN, PRA POLI MINUS ME POLIN PLUS.
Ajo eshte teori e shkelqyer por qe kurre nuk mund te jete reale.
Tani me thuaj se :
A duhet perseri te ecim me teorine e kallamboqeve apo ta ndryshojme?
Tani m'u pergjigjni ju mua. Me thuaj pra i dashur, Leu cfare keni bere ju apo paraardhesit tuaj me shume se Hoxha e komunistet per ate vend? Cfare sakrifice, heroizmi apo vlere me te larte se ato te Hoxhes treguat ju si para 44 edhe pas 44?
Edhe Ahmet Zogu krijoi mbreterine por na paskash pas kene loje e madhe me ata qe mbreti Zog u preku interesat.
Mbreteria formoi kushtetuten e saj krijoi monedhen e saj,pashaporta e saj u njihte ne te gjithe Evropen, beri rruge e lidhi mardhenie te kenaqshme me fqinjet dhe fuqite e medha e shume e shume te tjera.
Edhe ndertesat qe Ahmet Zogu nderoti jane perdorur si ndertesa te ministrive te ndryshme, mundesisht edhe vilat e tij u konfiskuan duke treguar se nje kohe e keqe shume e keqe po vinte per Shqiperine dhe per te ardhmen e saj
Ama nuk perdori diktature shkaterruese mbi popullaten e thjeshte.
Rregulli i tij ishte kush del ne kundershtim me ligjet kushtetuese denohet.
Kohen e Ahmet Zogut nuk e ke mesuar akoma sepse propaganda komuniste e shpalli armik Ahmet Zogun.
Historia ka kaq shume gjera interesante per te mesuar por me pare duhet te merremi me zhvillimin e vendit dhe qe ato duhen lene menjane.
Tash ta kam dhane pergjigjen besoj dhe je i kenaqur.
Neqoftese anetaret e tjere kane gje per te shtuar jane te mirepritur.

Martin kur te jam drejtuar me Ti une nuk kam parasysh ty por shkallen inteligjente te asaj kohe.
Faleminderit

Top