Perlat

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Perlat

Me sa di une gjenden shume lire andej nga Arabia. Se njof njerez qe ikin andej edhe marin ketu vetem sa per te afermit e tyre jo per tregeti edhe flitet per cmime shume te lira. Shum informacion nuk di se akoma skam njoft ndonje vajze qe i ka fiksim e te me flasi me teper.
Kam degjuar qe sjellin fat, por un nuk besoj ne keshtu lloj gjerash /pf/images/graemlins/smile.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Perlat

mesa di une perlat jane ne forma, madhesi dhe ngjyra te ndryshme...me te perhapurat jane ngjyre te bardhe ne krem...roze... ka edhe jeshile ose te verdha...por me te kerkuarat dhe me te shtrenjtat jane te zezat...ne fakt nuk jane tamam te zeza por me reflekse te shumta...Ka perla naturale dhe perla artificiale dhe ka gjithashtu edhe perla te kultivuara...qe jane po naturale...Jane tmerresisht shume te rralla sot perlat e verteta...nga dhe çmimi i tyre...

Ku gjendet? gjendet brenda nje lloj guacke deti...qe duket me shume si nje gur...ose moluske nuk e mbaj mend mire si quhen...dhe brenda gjendet perla e cila fillon te krijohet kur guacka hapet sado pak...dhe çdo agresivitet qe i vjen nga jashte...shton tek brendesia e guackes (dmth tek perla) shtresa te ndryshme njera siper -tjetres qe quhet "naker"...ne fakt nakra dhe njyra e saj percakton perlen e ardhshme...hem nuk jam shume e pasionuar po me ka qelluar te shoh nje emision per Tahitin dhe si i gjenin perlat natyrore...si kultivonin vete perla te tjera...dhe se si egzistonin legjenda rreth tyre...nje gje eshte ndertuar shume keq...ata qe heqin te zite e ullirit per ti kultivuar ose per ti kapur ne det te hapur...ata nuk fitojne asgje...ose shume pak...sa per te mbajt frymen gjalle...

Me duket se perlat me te rralla jane ne Oqeani...Australi..gjithashtu...po edhe ne Japoni...ata e kane shpikur te paret se si mund te kultivohen...
 

MLK

Primus registratum
Re: Perlat

Kete dokumentarin e ka pas dhon TVsh te jeta rreth nesh /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Sirena

Primus registratum
Re: Perlat

Shtrenjtesia e perlave pervecse nga naturaliteti i tyre (jo te kultivuara) varet shume edhe nga rrumbullakesia e madhesia qe kane.Sa me sferike te jene aq me te shtrenjta jane.Per te bere nje unaze apo nje pale vathe nuk eshte e veshtire te gjesh 2 apo 3 perla me te njejten rrumbullakesi e madhesi...por kur bie fjala per vareset (ato klasiket),cmimi rritet shume pikerisht per kete arsye.Pervec kesaj duhet te jene pa difekte ne siperfaqe,pa valezime e pa difekte te tjera.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Perlat

Procesi i koltivimit te rruazave eshte nga dy deri ne tre vjet dhe eshte teper delikat.
Koltivatoret kane pak gje nen kontroll se si do dalin rruazat e jo te gjitha jane te bukura, por mund te behen edhe nga ato qe s'i perdorin femijet as me lujt me kukulla.
Rizultati i tyre varet vatem nga nena natyre! Perfeksionimi i tyre behet me pak lluster brenda rruazes e cila i jep ndricim saj.
Ato me te medhate jane me te rralla e me te kushtueshme. Rruazat "Akoya" me teper se 7 mm e gjysem jane te kushtueshme e cmimi i tyre rritet cdo gjysem mm.
Rruazat "Tahitian" kane rritur shume cmimin e tyre pasi arrine mbi 15 mm. Nje rol te madh ne rruazat luan precizioni ne te bashkuar dy bashke.

pS: Pap eh ca te ben puna /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

tola77

Primus registratum
Re: Perlat

Perlat me famose jane Japonese,Australiane dhe Kinese, sigurisht me te mirat dhe me te shtrenjtat jane natyralet por ne pamundesi te tyre bleme ato te kultivuarat. Ne ato te kultivuar pra preferenca eshte ato Japonese, australianet jane te mira por nqs jane te medhaja,ndersa ato kineset,jane si kinese te bera me bateri, nje gjerdhan reth qafes mund te kushtoje dhe 150€ (ne itali flas).
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Perlat

Dhe kur thot poplli "nje perle e vertet" do me thone boj kujdes se ka shume te rreme. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Nga gjithe keto informacjone i bi qe po shkove ne dyqon bizhuterish me ble perla osht ma mire ti kerkosh pashaporten perles qe te shofes se nga ka ardh. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Perlat

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

duhet te jete nje perle qe flet atehere...
 

ados

Primus registratum
Re: Perlat

a dalin perlat nga barku i peshkut apo jam gabim /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

nejse

Primus registratum
Re: Perlat

Perlat bija qendrojne branda ne guaske.
Levozhga e guackes quhet perla meme
Normalisht perlat me ngjyre kushtojne me shume se perlat ne
ngjyre te bardhe.
 
Top