Re: Perkufizimi i dashurise.....
pa imunitet me pate thene.
ke patur te drejte se te citoj qe atehere.
dashuria eshte ajo qe me beri te dua aq fort jeten e te thoja: deri me sot s'paskam jetuar kurre.
dashuria eshte perkedhelese si vala e detit rrezellites.
eshte ndjenja qe rigjeneron cdo prerje apo vuajtje,eshte hipnotizim magjepes i nje ekzistence te tere,eshte ndjenja qe me ben te lutem te zgjase e te mbush mushkerite me ajrin e saj,dashuria eshte ndjenje e bukur,asgje e trishte,asnje xhelozi nuk mund te pranohet se e gervisht.
dashuria eshte melodia e ajrit dhe e zogjve.
eshte mirenjohje ndaj ekzistences se jetes.
dashuria eshte ajo cfare shekspiri pershkroi ne drama,ajo cfare paridi prishi per helenen,dashuria eshte jete.