Perkthyesi Gjon Shllaku ndahet nga jeta

alinos

Forumium maestatis
Perkthyesi Gjon Shllaku ndahet nga jeta

Nje tjeter perkthyes i mire shqiptar, shkodrani Gjon Shllaku u nda nga jeta sot.
Shllaku ka perkthyer Iljaden, si edhe shume kryevepra boterore ne latinisht, ku mund te permend Danten e Virgjilin.

Nderime e respekte per te!
/pf/images/graemlins/frown.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Perkthyesi Gjon Shllaku ndahet nga jeta

Vepra të përkthyera nga Gjon Shllaku:
Homeri - Iliada (nga greqishtja e vjetër)
Sofokliu - 7 Tragjedi
Euripidi - 4 Tragjedi
Eskili - Prometeu i lidhur
Virgjili - Gjeorgjikat (nga latinishtja)
Virgjili - Eneida (pjesë të zgjedhura)
Lukreci - De Rerum Natura
Ovidi - Metamorfozat
Shekspiri - 7 Drama
Shatobrian - Martirët
korneji - Sidi
Fjalor Helenik - Greqishte e vjetër - Shqip (20.000 fjalë)
Fjalor diakronik Latinisht - Shqip (65.000 fjalë)

Nga La Chanson de Roland

Mbreti ynë Karli, Perandori i Madhi,
qëndroi në Spanjë shtatë vite rresht të plota,
tokën stere pushtoi deri ke deti.
Nuk ka kështjellë që para atij mos t'epet,
nuk ka qytet as mur që të mos të shembet,
posë Saragozet, që në mal lart ngrihet.
Atje mbretron Marsili, që s'e do Zotin;
nderon Muhametin dhe lut Apolonin.
Ai s'mund të mbrohet kur ta gjejë zezona.
 

uni20077

Primus registratum
Re: Perkthyesi Gjon Shllaku ndahet nga jeta

Ndahet nga jeta përkthyesi i njohur shkodran, Gjon Shllaku

Lajmi i ores 7:45 PM

SHKODER (16 Gusht) - Sot u ndar nga jeta ne moshen 80-vjeçare pas nje semundje te gjate dhe te rende perkthyesi i njohur "Mjeshtri i madh i punës", Gjon Shllaku. Me 9 Dhjetor 1945 kur ishte student ne degen e Teologjise u arrestua si anetar i organizates "Bashkimi shqiptar" per agjitacion dhe propaganda kunder shtetit komunist. U denua me 101 vjet heqje lirie, por u lirua pas 11 vitesh. Ne vitet e burgut Gjon Shllaku duke qene njohes i disa gjuheve te huaja perktheu "Punet e Apostujve" tekste biblike nga origjinali, greqishtja e vjeter, "Apokalipsi". Shllaku beri qe te flasin shqip Homerin, Sofokliun, Euripidin, Virgjilin, Ovidin, Horacin, Shekspirin, Hygoin deri tek Papa Gjon Pali i Dyte. Ne vitin 1965 ai perktheu nga origjinali greqishte e vjeter "Iliaden" e Homerit. Me vone botoi fjalorin "Helenik" me 20 mije fjale greqishte e vjeter-shqip. Fjalori diakronik latinisht-shqip me 65 mije fjale etj. Eshte pikerisht profesor Gjon Shllaku, perkthyesi i pashoq i 50 kryeveprave boterore ne te gjitha gjinite tragjedi, komedi, poezi, proze, esse, histori etj. Gjon Shllaku, helenisti madh, eshte edhe fitues i diskut te argjende nga qeveria greke, si nje nder perkthyesit me te shquar te letersise antike greke. Per kontributin e tij te dhene ne 63 vite si perkthyes, atij i eshte dhene titulli i larte "Profesor" ne vitin 1994, ndersa ne muajin Mars 2003 atij i jepet nga Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, titulli "Mjeshter i Madh i Punës". ro/ro (BalkanWeb)


R.I.P. :angel:
 
Top