Perkthimi me i mire.

Kordelja

Valoris scriptorum
Perkthimi me i mire.

Kete temen po e hap per te gjitha perkthimet ne Proze apo Poezi te bera nga perkthyes te ndryshem per te njejten, me qellim qe te analizojme se kush tingellon me bukur prej tyre.Ideja ishte e DD te cilin e falenderoj /pf/images/graemlins/smile.gif .
Shkrim te mbare.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Perkthimi me i mire.

Në fakt nuk është ideja ime.
Revista Mehr Licht këtu e vite më parë ka botuar përkthimet e If, sipas saj i ka marrë gazeta Albania, që unë postova këtu.
Përkthimet e soneteve të Sheksipirit në disa variante i kam marrë nga Gazeta Shekulli, (ndonse disa i kam lexuar tek gazeta të tjera).
Do postoj Mbreti i Tulës nga Gëte përkthyer nga shtatë shqipe (që nuk i kam të gjithë) , e lista vazhdon.
Imja, nëse është, është pyetja: A ja vlen të kemi përkthime pambarim kohë mbas kohe apo duhet të ndalim dikund, të ruajmë njërin si "version zyrtar" le ti themi, e ta përshtatim me gjuhën e ditës apo jo?
Një përgjigje për këtë pyetje e ka dhënë Noli vite më parë:
I dashur profesor (Pipa)
Ju falenderoj për letrën e bukur që më shkruani. Nuk e dinja që V. Kokona e kishte përkthyer më parë vjershën vajtimtare a Villequeier. Nexhati më mori më qafë. Ndryshe nuk do ta kisha zënë me dorë.
...
F.S.Noli


Poezia Mbreti i Tulës nga Gëte është përkthyer në shqip nga Ndre Mjeda, Arshi Pipa, P Kruja, Sefulla Maleshova (Lame Kodra), Skënder Luarasi, Vehbi Bala, Jorgo Bllaci.


Përkthyer nga Ndre Mjedja

Mbreti i Tulës

Deri n'dekë besnik ke s'thohet
Ishte n'Tule 'j padisha,
Diq e dashta mbas do kohet
E 'j got' arit shej i la.

Sa at gotë arit gja nuk dote
E gjithmonë me tene piu;
Por ka 'j lot për faqe i shkote
Gjithsaherë pite fatziu.

Kur pau vedin tuj mbarue
Njeh qytetet, e gjithçka
Trashgimtarit ia la shkrue,
Por putirin nuk ia la.

N'deje t'i'parve, n'buzë të dedit
Gjith', parsinë n'nji gost' i thrret;
Ulet n'gost e ka rreth vedit
Mbledhun bashkë parsin' e vet.

E t'ksaj t'kandshmes jetë dëshirin
Piu ma t'mbramin e lumnoi
Pijsi plak, mandej putirin
Ndër valë t'detit e flakroi.

Tuj e zhyt' e pau n'fund t'zallit
Tuj këcye, nalt tuj hupë me turr;
E n'at' ças i ranë prej ballit
Fikun syt' e s'piu ma kurr.


Përkthyer nga Sefulla Malëshova (Lame Kodra)

Mbreti i Tulës

Na ishte një mbret në Tule,
I besës gjer në varrr.
I dha, tek vdiste, mikja
Një kupë derdhur ar.

Si atë s'do gjë tjetër,
Më çdo gosti e shpinte,
E syve lot i shkonin
Sa herë me të pinte.

Dhe, kur ju afrua vdekjes,
Të birin thirri e pa,
Qytete e ç'kish ia fali,
Po kupën nuk ja la.

Mbi det, në kështjellë
U shtrua me dolli,
E mblodhi rreth e rrotull
Kalorësit e tij.

Atje të jetës afshin
E fundit piu plaku.
Pastaj bekriu në vala
Të shtrenjtën kup' e flaku.

E pa që ra, që kridhej,
Që shkoi në fund atë.
Iu errën syt' e ballit,
E s'piu kurrë më.


Përkthyer nga Vehbi Bala

Mbreti i Tulës

Besnik gjer buzë varri
Në Tulë ish një mbret
Tek vdiste një kupë ari
I fali mikja e vet.

Gje me për zemër s'pati
E merrte ne çdo gosti
Dhe derdhi lot i ngrati
Sa çoi me to dolli.

Kur iu afrua varrit
Të tëra ç'kish ja la
Në vend të trashëgimtarit
Por kupën nuk ja dha.

Në tryezën e gostisë
Tek salla në kështjellë
Pranë detit rreth dollisë
Kalorësit i sjell.

Të fundit afsh piu plaku
Të jetës në një çast
Pastaj atë kupë e flaku
Ne detin me tallaz..

E pa si ra tej zallit
Si vala e përpiu
Ju shuan sytë e ballit
Dhe kurrë me të nuk piu.


Përkthyer nga Jorgo Bllaci

Mbreti i Tulës

Një herë pat sunduar
Në Tulësn larg një mbret
Një kupë i kish dhuruar
Kur vdiq mikesh' e vet.

Sa herë ulje pinte
Nëpër gosti me të
Një pikëz loti i ndrinte
Ne sytë e tij gjithnjë.

Kur erdh' tek buza e varrit
Kështjella e pasuri
Ja la trashëgimtarit
Po kupën kurrsesi.

Edhe u nis e shkoi
Tek kulla në bregdet
Gostinë e fundme shtroi
Atje për miqt' e vet.

Në fund të shtrenjtën kupëz
E ktheu dhe në çast
U ngrit e flaku tutje
Në detin me tallaz.

Dhe kur ajo i humbi
Nga sytë përgjithnjë
Ai dha frymën e fundit
E s'piu kurrë më.
 

uni20077

Primus registratum
Re: Perkthimi me i mire.

..."Nuk ka perkthime t`mira, tana perkthimet iaan perkthime t`kcciia..." G.K.Chesterton


INVINOVERITAS :wub:
 
Top