Performancat e Faton Maculës me yjet botërore

Performancat e Faton Maculës me yjet botërore

f.0914132635718_m.jpg



Në një intervistë për “Infopress”, këngëtari Faton Macula ka treguar për performancat e përbashkëta me yjet e muzikës botërore të zhanrit pop dhe hip-hop. Disa prej yjeve që Fatoni ka bashkëpunuar janë Marc Anthony, Marry J. Blidge, Missy Elliot, Gladys Knight etj.</p>


Me Marc Anthonyn më pati ra rasti të bashkëpunoj pasi që drejtori muzikor i bendit të tij ka qenë në një xhaz-klub ku unë kam bërë muzikë. Ai më ka dëgjuar duke performuar, dhe më ka ofruar ofertë që të performoj në bendin e tij pa kurrfarë audicioni, siç ndodh rëndom, thotë Fatoni, i cili ka qenë pesë muaj kitarist i këngëtarit të mirënjohur Marc Anthony.</p>


Përveç me Marc Anthonyn, ku kam performuar rreth pesë muaj, më pas kam pasur rastin të bashkëpunoj edhe me disa yje të popit dhe hip-hop skenës botore, siç janë: Missy Elliot, Faith Hill, Gladys Knight, Carl Thomas, Marry J. Blidge, Fantasia. Te Fantasia jam në albumin e saj të riun që titullohet Two Weeks Notice. Dhe te krejt këta jam pritur në nivelin më profesional të mundshëm, shton kitaristi.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=210. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=210
 
Top