Perditshmeria
Perditshmeria e njeriut kalon si uje do te thoshte dikush,ja ashtu aq shpejt,e shumforshme dhe e paforme,ndoshta jo tamam keshtu do te shtonte nje tjeterkush.Ne qofte se duhej ta krahasonim patjeter,ndoshta u ngjan loteve te trishtimit,por edhe te gezimeve.Gjithsesi perditshmeria eshte dhimbje dhe dhimbja s'eshte vetem brenda dhimbjeve,por edhe brenda ngazellimeve,dhimbja eshte neper ngjarje,ne mendime,ne buzeqeshjen e njeriut,te syve te nje kafshe,ne vetmine e nje peme,te nje flater e thyer,te lulja,te ajo qe kepusim,te ajo qe dhurojme,te dallget ne muzg,te kujtesa,te harresa me shume,te zemerimi,te fleta e bardhe e pashkruar,te fleta e shkruar,te psheretima e shkrimtarit e cila i perfshin te gjitha.Qofte e bukur dhimbja.
Perditshmeria eshte fat,ajo duhet ditur si te jetohet,ngjan me hallkat e nje zinxhiri te padukshem qe lidh trupin e enderrave tona,eshte copez jete,eshte vete jeta.Qofsh i shkujdesur ti,njeri,si perditshmeria dhe mos humbsh si ajo,perditshmeria!Ngule si nje peme,si nje fjale qe sjell bema njerezore,jepi fryme dhe vazhdim,mos qofte cope e gurte qe vertet lidhet me guret e tjere e ben mure,por guret e nje muri s'dine gje per njeri-tjetrin.Dita jote paste brenda ditet e te tjereve dhe ditet e te tjereve pacin brenda diten tende.Te bashkohet dita me diten si buzet ne nje puthje,qe edhe kur nuk eshte e para te ngjaje me te paren.
Dita e pare e njeriut ka brenda dhe diten e fundit,por bej qe edhe dita e fundit te mbarte brenda diten e pare.Ditet e mesit te mos jene merzi a plogeshti,vanitet,ikje e futjakotshme,por qofshin krijim dhe enderr!