Perceptimi i veprimtarive dhe emrat qe i vendosim

Al-Punk

Still here
Perceptimi i veprimtarive dhe emrat qe i vendosim

Me intereson per disertacionin qe nuk ka te beje fare me Psikologjine por do me duhet te shpjegoj ndoshta dicka ne kete aspekt.

Problemi eshte me perceptimin qe njerezit kane per sisteme te ndryshme (ose disiplina) dhe emertimet qe u vendosin.
Psh me nje term te caktuar, tjeter gje nenkupton nje person nga nje tjeter qe ka nje background tjeter. Nuk arri ta shpreh tamam, por eshte dicka me perceptimin dhe ate qe presin njerezit nga nje sistem, dhe perkufizimin e gabuar qe i bejne. Ndonje term psikologjik qe te kem mundesi ta paraqes me qarte kete ide?
 
K

klea koci

Guest
ani iku me kale.
running.gif
muzika te ben per te kercyer.
dance.gif
ne sot jemi te merzitur.
banghead.gif
ne sot jemi te inatosur.
mad.png
sot esht dita e genjeshtrave.
giggle.gif
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Ne qofte se flasim per dicka konkrete nuk duhet te kete keqkuptime. Dicka konkrete eshte dicka e ngurte, materiale dhe e prekshme. Ajo mund te jete ne gjendje prehjeje ose ne gjendje levizjeje.

Psh ne qofte se ne flasim per nje makine, per nje tavoline, per nje statuje apo per nje planet, emri ose fjala kualitative nuk le vend per interpretime te ndryshme.

Ky fenomen te cilit ti nuk i ve dot emer eshte perpjekja njerezore per te pershkruar dicka e cila eshte abstrakte. Abstrakte eshte nje ndjenje si psh dashuria, simpatia, urrejtja, deshira, lumturia, gezimi etj. Por abstrakte mund te jete edhe nje veprimtari ose nje veprim i cili bie mbi dicka dhe e transformon.

Ne qofte se nuk ekziston nje konsensus i perbashket ne lidhje me ate qe kuptojme kur pershkruajme dicka abstrakte atehere detyrimisht do te lindin keqkuptime dhe keqinterpretime. Ky fenomen ndodh vetem ne nje bote subjektive e cila nuk lejon krijimin e nje hierarkie e cila vetvendos ose VULOS.

Por keto keqkuptime ose keqinterpretime mund te lindin edhe nga ekzistenca e paradokseve te cilat edhe pse me kahe te kunderta shprehin te njejten gje.

Psh fjalet TERHEQJE dhe SHTYTJE.

Forcat terheqese dhe forcat shtytese te fizikes. Ose edhe te dashurise.

Terhiq deren dhe shty deren (pull and push) jane dy veprimtari te cilat nenkuptojne forca nga jashte- brenda, ne drejtim te kundert me mua DHE nga brenda- jashte ne drejtim me mua. Ose e kunderta.

Kur dy njerez terhiqen ata afrohen me njeri tjetrin.
Kur dy njerez shtyhen ata largohen nga njeri-tjetri.

Por ne krahun tjeter fjala TERHEQJE nenkupton fjalen SHTYTJE.

Psh ne qofte se lidhin nje njeri prej kembesh dhe krahesh dhe ushtrojne nje force terheqjeje nepermjet kater kuajve atehere kjo force terheqjeje do te shkaktonte shqyerjen ose grisejn e ketij njeriu. Kahu ne kete rast eshte nga brenda jashte.

Dhe e kunderta ne qofte se une ushtroj nje force SHTYJEJE nga jashte ne drejtim brenda atehere une do te shkaktoja perplasjen ose bashkimin e dy entiteteve me te njejten force si forca TERHEQESE.

Ndaj, ne qofte se diskutohen ceshtje me natyre shkencore apo shoqerore te cilat kane te bejne me nocione abstrakte, gjeja e pare qe duhet bere eshte te bihet dakort me nocionin dhe se dyti te pranohen paradokset te cilat nenkuptojne bashkimin e te gjitha te kundertave nen te njejten cati.



El
 
Last edited:
Top