Perballjet me Islamofobine
Do te njoftoja te gjithe vellezerit muslimane qe para 3 muajsh doli ne shtyp libri i ri i z A Baleta me titull ''Perballjet me I slamofobine,me poshte keni dy deklaratat e mbajtura per kumtesen e ketij libri ne Shkoder: <font color="blue"> U promovua në Shkodër libri “PËRBALLJET ME ISLAMOFOBINË”
Më 17 shtator 2006 Klubi Kulturor “Drita” organizoi bëri në
qytetine Shkodrës promovimin e këtij libri që në kohën e
sotme merr vlera të veçanta,pikërisht sepse qarqe ta
caktuara antiislame kërkojnë që Islamit t’i veshin një
kostum tjetër në mënyrë që të realizojnë me çdo kusht
kristianizimin e shqiptarëve. Libra të tillë si ky,
“Përballjet me Islamofobinë” i krijojnë mundësi të
jashtëzakonshme për të njohur problemet që ziejnë në botë
sot dhe i japin në dorë çdo myslimani apo qytetari shqiptar
mjete që të orinetihet në kuptimin e tyre. Nëpërmjet
leximit të tij mund të mësojmë se cili është identiteti i
myslimanit, si mbrohet dhe si mund të bashkëjetojë me
besimet e tjera. Autori ka meritën e madhe se pasi ka
shfletuar me qindra libra të tjerë të këtij karakteri,
komunikon me lexuesin nëpërmjet këtyre autorëve që nuk janë
myslimanë. Pikërisht ky fakt e bënë këtë libër tejet
interesant dhe te dobishëm.
Klubi kulturor “Drita” e mori nismën promovuese për
konsideratën ndaj autorit, i cili solli para nesh këtë
libër me vlera fetare e nacionale. Klubi “Drita” ka pasur
nderin që ne vitet e stuhishme të 1997- ës të botojë edhe
librin e zotëri Baletës me titull:”Dhimbjet dhe turpi i
Shqipërisë” ku pikërisht në këto vite dhimbjet dhe turpi u
kthyen në një mani turpi dhe pa përgjegjshmërie të pa
dëgjuar ndonjëherë. Ky libër që u botua dy herë u përpi nga
lexuesit e shumtë.
Libri më iri, voluminoz (700 faqe)“Përballjet me
Islamofobinë” është i teti në serinë e botimeve të zotëri
Abdi Baletës dhe paraqet një realizim madhor në të gjitha
aspektet e problemit që trajton dhe në gjithë parametrat që
kërkohen për një libër të tillë. Është një libër që nga
faqja e parë deri në atë të fundit shoqërohet me një
avokaturë të shkëlqyer në dobi të Islamit në përgjithësi.
Autori, megjithëse nuk e pretendon,ka realizuar një studim
të shkëlqyer akademik, i
vlefshëm për më shumë se një mbrojtje të një titulli
shkencor nga ato që kanë rastin të përlajnë “profesorët”dhe
“ akadhemykët” shqiptarë. Gjuha e shkruar, një shqipe e
pastër, larg barbarizmave irrituese, thellësia e mendimit,
kërkimi së vërtetës nëpërmjet dhjetra apo qindra autorëve
me ndikim botëror, cituar në origjinal nga veprat e tyre me
ndikim botëror, falë sistemit pesë gjuhësh që zotëron
autori, guximi qytetar për të thënë të vërtetën, e bëjnë
këtë libër tejet të domosdoshëm për t’u pajisur me dije
thelbësore dhe të kualifikuara në lëmin teorik
politologjik, historik,nacionalist, madje dhe teologjik.
Libri i ngjan një qyteti të stërmadh, duke patur parasysh
volumin e tij, banorët e të cilit vërshojnë nëpër rrugët
dhe sheshet me ngarkesat positive dhe negative që ata
mbartin. Dy apo tri momente janë ato që thelbësorë krijojnë
shtyllat mbi të cilat ngrihet tërësia e librit:zbulimi i
dezinformimit të opinionit ndërkombëtar që Presidenti
Alfred Moisiu e bëri në fjalën e tij të cekët në
Universitetin e “Oksfordit” në Angli në lidhje me çështjen
Islame në Shqipëri;demaskimi i pseuodoanalizës politike dhe
qëndrimeve antikombëtare dhe antiislame të shkrimtarit të
madh e politikanit të vogël,atdhebraktisësit ,
frankoshqiptarit Ismail Kadare dhe bashkëmendimsave të
tij;përshkrimi dhe analiza e ballafaqimevet të mëdha që
vihen re sot në arenën ndëkombëtare nga përdorimi i feve
për qëllime politike.
Baleta është ndalur herë pas here për të furnizuar me lëndë
të dobishme kokën e shogët të shpifografit Myftari dhe
atyre që fshihen pas këtij pseudonimi, që Baleta i ka
renditur me korrektesë, do të mbetet edhe për disa kohë në
vëmendjen e autorit,deri sa ata të konsumohen
tërësisht.Shumë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia,
Mali i Zi, Çamëria e diaspora, autori i ka vlerësuar në
punën e tyre “për fe e atdhe”, në mënyrën më objektive. Ky
libër si i pari i këtij llojit në shqip ka pushtuar mendjet
e shqiptarëve që ndjehen të tillë. Shkodra, përveç Tiranës
është i vetmi qytet në Shqipëri që përmendet më shumë se 20
apo 30 herë, e kjo jo për ndonjë preferencë meskine, por
për arritjet e saj universale për çështjen kombëtare e
fetare. Kemi rasti ta falenderojmë autorin për këtë
vlerësim të madh që i ka kushtuar Shkodrës.Koncepti i
autorit për Islamin është tepër objektiv.Me thjeshtësine më
të madhe ai deklaron në faqen 24 të librit : “Në Shqipëri
ka disa shekuj që Islami nuk përbën kurrfarë enigme, vepron
si forcë kulturore, dinamike dhe madhore, që jo vetëm nuk e
kërcënon mënyrën shqiptare të jetesës, por edhe e
karakterizon dhe e mbron atë, sepse është mënyrë jetese për
shumicën e shqiptarëve. Prandaj nuk ka kuptim qëndrimi i
shqipatrëve ndaj Islamit të jetë i njejtë me qëndrimin e
Perendimit”. Kjo është arsyeja kryesore që autori dhe
logjikën e tij të fortë ka marrë shkas për të realizuar nje
avokaturë të pa parë,që është njëkohësisht e shkëlqyer në
mbrojtje të fesë Islame që, duam apo nuk duam ne, është
bërë pjesë e identitetit kombetar të shqiptarëve. Abdi
Baleta i pajisur me një trimëri të rrallë, me një kulturë
atdhetare të pa krahasueshme, me një sistem dijesh të
veçanta , me një thellësi oqean mendimi, me një rendiment
të pa përsëritshëm, në shkrimet e tij, na bën edhe ne të
ndjehemi krenarë që së paku, jemi bashkëkohësit e tij.
Urime zotëri Abdi Baleta!
Bujar Shehu
FJALA E Dr. Pr. BAJRAM XHAFA
Mirëse keni ardhur dhe përshëndetje të gjithëve!
Klubi Kulturor “Drita” organizon promovimin e librit
“Përballjet me Islamofobinë” të autorit të mirënjohur,
nacionalistit bashkëkohor Abdi Baleta. Mua mu ngarkua
përgjegjësia dhe mu bë nderi i madh për drejtimin e kësaj
veprimtarie e cila më shumë se promovim i zakonshëm i një
libri, i ngjet një tubimi kombëtar të një niveli që i kalon
caqet e një promovimi libri sado i rëndësishëm qoftë ai.
Kjo e rrit më tepër përgjegjësinë time, njëkohësisht edhe
nderin që më është rezervuar.
Eshtë hera e dytë që në Shkodër bëhet promovim i librave
të Baletës. Në flakën dhe tymin e zi të vitit të mbrapsht
1997 u promovua libri “Dhimbjet dhe turpi i Shqipërisë”,
diku në një shtëpi të vjetër private shkodrane, në praninë
e pak dashamirëve. Librat e Baletës duhen promovuar me
brohorimë e manifestime të gjëra, se ato janë manifeste
shqiptarie por në Shqipëri, për të shurdhuar jehonën për
veprat që u duhen shqiptarëve, me pompë e me zhurmë flitet
e shkruhet për shkrimet e Oriana Falaçit, një
antimyslimaneje të fandaksur që sapo vajti tek të shumtët e
që mediat tona e qanë me lot.
Promovimi i këtij libri në Shkodër i bën nder këtij
qyteti. Shkodra nga ana e saj ka dhënë prova se din të
vlerësojë gjërat e çmuara, kontributin dhe veprat me nivel
të lartë si dhe krijuesit e tyre.
Sot, pas kaq kohësh kemi midis nesh Baletën, dua të them
fizikisht, sepse me mendje e kemi patur vazhdimisht pranë,
kemi jetuar e bashkëbiseduar me të nëpërmjet gazetës
“Rimëkëmbja”, që është mëndja, fytyra dhe goja e Baletës. A
nuk zhytemi në mendime, dialogje të brendshme e debate
imagjinuare sa herë lexojmë shkrimet e tij. A nuk gjejmë
aty shpjegimin e plotë, konçiz e me qartësi të
jashtzakonshme për problemet e shumta shqiptare që na
preokupojnë e na mundojnë të gjithëve? A nuk ndjehemi më të
çliruar e më të frymëzuar pas leximit të “Rimëkëmbjes”? A
nuk ndjejmë boshllëk, mangësi dhe konfuzion për zhvillimet
politike kur ajo bën pushimet e verës? Kur dikush të qan
hallin, të kruan plagët e ti mjekon ato, atë e ke pranë dhe
të afërm edhe kur fizikisht qëndron larg dhe nuk shihesh me
të.
Pritej që Baleta sot të vinte me shokët dhe
bashkëpunëtorët më të afërm të punës, jo ashtu siç e
konceptojmë ne punën, një punë me rrogë, sepse nga “puna
zyrtare” atë e kanë shkëputur qysh para dhjetë vjetësh.
Megjithatë ai vullnetarisht punon si një i dënuar me punë
korrektonjëse. Pritej të vinte me idhtarët e vet kombëtarë,
nacionalistë bashkëkohorë, që përbëjnë ndoshta jo një
parti, por më e drejtë ishte ta quanim një klub kombëtar.
Kaq janë. Fatkeqësisht pak, shumë pak, por kaq janë. Dera
është e hapur për ato që e duan dhe punojnë për kombin e
çështjen kombëtare, pa kompromis.
Me problemet e shumta që ka Shqipëria duhet të ngriheshin
në këmbë e të bashkoheshin turmat e pafundme të shqiptarëve
sa të mos i nxinin sheshe të tëra e jo sa ç’shohim sot më
një sallë si kjo. Arsyet nuk kemi pse t’i themi tani. Ato
janë në Veprën e Baletës dhe e shokëve të tij nacionalistë
që tashmë kanë krijuar edhe një kolanë librash të
literatures së mirëfilltë kombëtare, që i ka munguar
shqiptarëve. Aty, në atë kolanë janë edhe shpjegimet e
nevojshme. Vijnë në shprehje këtu studimet dhe analizat për
“projektet” mbi dy shekullore të Evropës për çështjen
shqiptare, politika, forca dhe dinakëria e fqinjëve të
mbështetur e fuqizuar nga Evropa, trashëgimia komuniste dhe
plot e plot shkaqe të tjera.
Prisnim të vinte profesor Hysamedini (Feraj), por që nuk
ka mundur për shkak të provimeve me studentët, ai që
antikombëtarët emrin e tij e shoqërizojnë me maraz “Baleta
& Feraj”, kurse kombëtarët këtë e bëjnë me kënaqësi. Feraj
që në analizat e tij për zhvillimet politike shkruan me një
logjikë si të ishte lënda e matematikës. E shumë kërkuara
dhe katër herë e botuar që nga viti 1998 “Skicë e mendimit
politik shqiptar” ka kohë që është bërë libër tavoline.
Prisnim të vinte edhe profesor Eshref Ymeri, bashkpunëtori
i “Rimëkëmbjes”, nacionalisti i fortë vlonjat që na kujton
brezin e nacionalistëve të Luftës së Vlorës të 1920 - ës
ashtu siç i përshkruan në librin e tij nacionalisti Ago
Agaj, por qëlloi që të ndodhej larg.
Pjesë e kësaj skuadre kombëtare janë Fredi Ruço që e kemi
këtu, punëtor i papërtuar i “Rimëkëmbjes”, i devotshëm e
parimor, trupdrejtë e sportiv si dikur në vitet ’60 kur
“Korabin” e Peshkopisë e bëri një skuadër futbolli me emër
në të gjithë vendin. Vijnë pastaj të rinjtë premtues, plot
vrull kombëtar, energji dhe entuziazëm nacionalist (që edhe
ata i prisnim) si Olsi Jazexhiu dhe Enis Sulstarova me
“Arratisja nga Lindja”- kontribut me shumë vlerë për
kolanën e librave që përmendëm më lart.
Në “sofrën e grave”, kjo është edhe më e vogël, bën pjesë
Flutura (Baleta). Kanë qenë dhe janë edhe dy vajzat, tani
më pak aktive për shkak të angazhimeve të tjera. Puna e
tyre për “Rimëkëmbjen” është më pak e dukshme dhe vetëm i
madhi Zot mund ta vlerësojë me saktësi. Thënia për punët e
shumta që është e detyruar të bëjë çdo grua, “shpinë
këputme e punë padukme” do të shkonte më së miri për
Fluturën.
Del tek tuk më të rrallë edhe ndonjë tjetër emër i gjinisë
femërore si bashkëpunëtore të “Rimëkëmbjes”, por kjo
analizë del jashtë kompetencave të mija në këtë prezantim.
Edhe njëherë, mirëse kemi ardhur në këtë “odë” modeste
burrash të muhabetit të ëmbël e të shumëdëshiruar midis
vëllezërish nacionalistë, sepse etimologjikisht fjala
“nacionalist” do të thotë i lindur nga e njëjta gjini, në
rastin tonë, nga gjinia e shqiptarëve.
“Përballjet me islamofobinë” është një tjetër vepër
madhore e A. Baletës me vlera të jashtëzakonshme
Rënia e “Perdes së hekurt” apo, e thënë në mënyrë
metaforike e Murit të Berlinit në vitet ’90 të shekullit që
përcollëm, ashtu si për vendet e Evropës Lindore edhe për
Shqipërinë solli përmbysjen e komunizmit dhe fillimin e një
revolucioni të ri, të thellë në përmbajtje e në formë, i
kundërt më atë komunist të kryer gati pesëdhjetë vjetë para
tij. Edhe në Shqipëri ai u konceptua vetëm si një
revolucion demokratik e antikomunist. Në fakt për
Shqipërinë ky revolucion do të kishte dhe duhej të kishte
veçori të tjera nga ai i vendeve të Evropës Lindore. Detyra
e parë e tij ishte ajo kombëtare. Parasëgjithash ai do të
kishte karakterin e një revolucioni nacional detyrat e të
cilit nuk ishin kryer, por kishin mbetur në gjysëm të
rrugës. Komunizmi si regjim antikombëtar iu imponua
Shqipërisë pikërisht për këtë qëllim, për të ngrirë
zgjidhjen e çështjes kombëtare. Përmbysja e komunizmit,
detyra antikomuniste dhe ngritja e një sistemi demokratik
duhej të shërbenin si mënjanim i pengesave për t’i hapur
rrugën zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare dhe
arritjen e bashkimit kombëtar.
Përmbysjen e komunizmit shqiptarët e morën me gëzim të
madh dhe entuziazëm, por edhe me eufori. Kishin të drejtë
pas asaj diktature që zor t’ia gjeje shoqen. Armiqtë e
Shqipërisë e ndjenë më shumë frikën se mos viheshin në
rrezik planet e tyre. Fqinjët u ngritën në bisht nga frika
se mos “po bëhej” Shqipëria apo mos po hynte në rrugën e
Rimëkëmbjes. Periudha e ashtuquajtur e Tranzicionit tregoi
se në “çështjen shqiptare” edhe Fuqitë e Mëdha (të vjetra)
ende mbanin në sirtarët e tyre po ato projektet e
kaherëshme për Shqipërinë. Socializmi enverist nga ana
tjetër kishte bërë që pas afro 50 vjetësh sundimi të
komunizmit shqiptarët të kishin humbur shumë nga reflekset
kombëtare. Një “antikomunizëm” dhe ca liri pa fre e pa
drejtim dukej sikur do t’u mjaftonin në një “transformim”
demokratik të vendit. Por kjo ishte krejt e pamjaftueshme,
e pa plotë, madje e dyshimtë. Shqiptarët kishin nevojë t’u
ndriçohej rruga për detyrën e tyre të vërtetë, t’u sqarohej
perspektiva për zhvillimet kombëtare, të orientoheshin
saktë në rrugët qorre ku synonin t’i fusnin, të dallonin
mirë atë ç’ka duhej dhe ishte plotësisht në dobi të tyre
nga ajo që mund t’i fuste në qorrsokak.
Për partitë nacionaliste historike (të traditës) ky
revolucion do të kishte si detyrë kthimin tek e kaluara.
Për Legalitetin ai konceptohej si një restaurim i monarkisë
dhe pastaj, nën egidën e saj do të realizohej edhe
demokracia edhe edhe bashkimi kombëtar, kuptohet, në kushte
ndërkombëtare të përshtatshme. Por partitë e traditës ishin
të amortizuara tërësisht, fizikisht dhe intelektualisht.
Për hir programeve kombëtare, të një emri të trashëguar nga
e kaluara dhe persekutimit të tmerrshëm të tyre gjatë
regjimit të përmbysur, në fillimet e demokracisë Baleta u
përpoq t’i ndihmojë, t’u japë forcë të cilën ato nuk kishin
as kapacitet dhe as fuqi ta absorbonin. Diktatura i kishte
shtypur e mbytur totalisht, me dorë të hekurt, i kishte
kthyer në kufoma. Klasa intelektuale u qep pas trashëgimisë
politike të sistemit që e kishte krijuar. Në përgjithësi
ajo i qendroi besnike sistemit që e ngriti. Këtë rrethanë e
shfrytëzuan armiqtë e Shqipërisë. Duke shfrytëzuar
përmbysjen e sistemit, ata sulmuan në mënyrë djallëzore
pikërisht ato vlera që kishin mbetur ende në konstitucionin
e shqiptarit, tipare e vlera që mund e duhej të
përtëriheshin, të rimëkëmbeshin.
Njëri ndër qëllimet e tyre ishte ai përmbysjes së
raporteve fetare të popullsisë shqiptare. Sulmin e drejtuan
kundër besimit Islam dhe myslimanëve në Shqipëri dhe në
trojet shqiptare në përgjithësi me synim përçarjen,
konvertimin, shfytyrimin, tjetërsimin e tyre. Taktikat që
përdornin ishin shumë djallëzore sepse bëheshin në
“vrullin” antikomunist dhe “përziheshin” me luftën për
demokraci. Kjo e vështirësonte luftën politike në mbrojtje
të tij. Veç kësaj kishte edhe paqartësi, konfuzion, mungesë
njohjeje të problemeve.
Në fillimet e demokracisë, për shkak të një diversioni të
gjithanshëm nga brenda e nga jashtë, mjeteve të
propagandës, misioneve të ndryshme, për myslimanët
shqiptarë u krijua një kompleks faji sikur ato të ishte
fajtorë për gjithçka, për vendosjen e sundimin osman, për
ardhjen e komunizmit dhe të çdo gjë të keqe që trashëgonte
Shqipëria. Misione të shumta të huaja u dyndën në të gjitha
anët e vendit. Shtypi, media, propaganda u hodhën në sulm.
Duhej njohje e thellë dhe e gjithanshme e problemit,
qartësi dhe guxim qytetar për t’u përballur. Abdi Baleta i
doli në ballë guxim shkencor e intelektual, me kulturë,
dije e kompetencë. Këtë e bëri në vazhdimësi pa u ndalur
asnjë çast. Me qartësi qysh në krye të herës. Gazeta javore
“Rimëkëmbja” mbushte faqet e shumta të saj në përgjigje të
sulmeve që i bëheshin Islamit dhe myslimanizmit në Shqipëri
e më tej. Frut i kësaj pune titanike është edhe vepra që po
promovojmë sot: “Përballje me islamofobinë”.
Veçoritë e veprës janë të shumta. Së pari vepra rrok
probleme të shumta që preokupojnë gjithë shqiptarët,
probleme jetike për ta, për fatin e tyre dhe të kombit të
tyre. Ato shtrohen në masën e duhur e në mënyrën e duhur,
me force por pa i fryrë artificialisht, pa i nënvleftësuar
e zbehur ato. Ato shtrohen dhe analizohen qysh në gjenezën
e tyre, në historinë e në aktualitetin e tyre si dhe në
dinamikën e në prognozën e tyre. Jepen shkaqet dhe pasojat
me analiza të thella, të qarta, të argumentuara e bindëse.
Vepra ka karakter polemist. Në këtë fushë autori është
mjeshtër i paarritshëm. Polemikën e bën jetësore, me nerv,
realiste që të mban të tendosur gjatë gjithë leximit. Këtë
e bën me mjeshtri të rrallë jo vetëm për shkak të mënyrës
intriguese dhe problematikës që trajton, por edhe mënyra se
si e shtjellon, në stilin, fjalorin e në frazeologjinë e
pasur. Ajo lexohet me kënaqësinë e veprës më tërheqëse
artistike.
Vepra “Përballjet me islamofobinë” është një vepër
shkencore e mirëfilltë. Subjekti i veprës, përmbajtja dhe
thellësa e analizës, vërtetësia e saktësia e fakteve,
koherenca dhe konseguenca e mendimeve e bëjnë atë një vepër
organike me integritet të plotë. Në gjithë veprën e Baletës
shprehet qartë integritetiti dhe organiciteti i saj. Numëri
i madh i autorëve që i referohet është sugjestionues. Ai
bazohet sidomos në studiues perëndimorë. Kur analizon një
problem Baleta thërret në “kuvend” gjithë të mençurit e
botës, gjithë trashëgiminë e mendimit për problemin në
shqyrtim, i vendos ata përballë njeri tjetrit dhe i përqas
në realitetin tone; mbledh e shfrytëzon gjithë urtësinë
botërore (edhe qiellore sepse u referohet edhe librave të
shenjtë) të të gjitha kohrave. Ai nuk bën një rreshtim
mekanik citatesh të të urtëve të njerëzisë, por me shumë
art din t’i vendosë ato në funksion të problemit e të ideve
që trajton. Këtë e bën me një rrjedhshmëri e lehtësi të
jashtëzakonshme. Ai din të përzgjedhë ajkën e mendimit
botëror për problemet e shtruara. Natyrshmëria e trajtimit
të problematikës i japin veprës edhe natyrën e
përmbledhjeje leksionesh problemore, lehtësisht të
asimilueshme nga një audiencë e gjërë. Moria e madhe e
problemeve që analizon, mënyra se si i shtron ato, shterimi
i plotë gjatë arsyetimit e logjika e thellë në zbërthimin e
tyre, burimet e shfrytëzuara, koherenca, parimësia,
konkluzionet në çdo hap të saj e bëjnë atë vepër shkencore
të një rëndësie të jashtzakonshme. E tillë është e gjithë
vepra e Baletës e marrë në tërësi.
Vepra përshkohet nga principialiteti dhe fryma e së
drejtës, nga egzigjencat politike, juridike e morale.
Thjeshtësia dhe qartësia është një tjetër veçori e veprës.
Në veprën e Baletës nuk ndeshesh me frazeologji të rëndë e
të ngarkuar. Ajo të “mbyt” me informacion, fakte të shumta,
shembuj nga historia, ngjarje paralele, etj.
Baleta servir faktin se botuesit e librit me titull “Të
pabesët. Konflikti midis botës së krishterë dhe Islamit 638
– 2002” të autorit Uitkroft vlerësojnë se autori
“përqendrohet hollësisht në tri zonat ku myslimanët, të
krishterët dhe çifutët kanë jetuar bashkë për periudha të
gjata: Spanja, Levanti dhe Ballkani…Në Spanjë fillimisht
çifutët dhe më vonë maurët u dëbuan, sepse shiheshin me
frikë si infektues të Spanjës së shenjtë… Në Levant
ndërhyrjet e kryqëzatave rizgjuan tek myslimanët idetë e
përgjumura prej kohës së Xhihadit. Në Ballkan rikthimi i
kujtimeve të largëta, të shkruara e gojore, shërbeu si
zjarrvënie për mizoritë e shekullit XX”. Konkluzioni i
qartë në vepër: “Nga këto tri zona kryesore të ndeshjes së
Krishtërizmit me Islamin gjatë 1400 vitesh sot duket se
Ballkani është e vetmja zonë ku problemi shtrohet frikshëm
nëse Islami do të vazhdojë të mbijetojë, apo do të zhduket.
Në Spanjë problemi është i zgjidhur përfundimisht”.
“…Shumica e myslimanëve spanjollë – citohet një autor
tjetër - ishin dëbuar nga inkuizicioni bashkë me çifutët
spanjollë. Ata që qëndruan dhe nuk ishin të krishterë u
bënë të tillë që të shpëtonin jetën e tyre” (Përballje me
Islamofobinë, f. 53).
Autori na ofron konkluzionin e Uinkroftit se kur
ndesheshin fuqitë evropiane me Perandorinë Osmane: “Lufta
me Islamin në Ballkan, në trupin e vetë Evropës, u bë më e
dhunshme se në secilën nga përleshjet e mëparshme…Kështu
Ballkani u bë mise en scene për aktin final të përleshjes
së Evropës me “Islamin, një “kryqëzatë” e fundit. Për fat
të keq pasojat e tejzgjatura të këtij antagonizmi vazhduan
pas shkatërrimit të osmanëve”. Historia e Shqipërisë e
dëshmon këtë. Lufta ruso – turke dhe serbo e malazezo –
turke e vitit 1877 – 1878 u bë nën thirrjet e princit serb
Milan Obrenoviç “të pastrojmë tokën nga ata që nuk i
besojnë kryqit” gjatë të cilave u bënë masakrat më të
tmerrshme mbi popullsitë myslimane të Ballkanit në
përgjithësi e asaj shqiptare në veçanti. Edhe Luftërat
Ballkanike 1912 – 1913 patën po këtë karakter dhe u kryen
masakra që nuk ishin parë ndonjëherë deri në atë kohë.
Konkluzioni tjetër që nxjerr autori i librit është:
“pikësynimi për një rikonkuistë të re për çrrënjosjen e
Islamit nga Evropa mbetet rajoni i Ballkanit, ku territoret
me popullsi myslimane, boshnjake dhe shqiptare, janë si
ishuj në një det popullsish të krishtera, si eklava fetare
të shkëputura nga pjesa tjetër e botës islame…” (f. 54).
Peticionet rrënqethëse drejtuar kancelarive të Fuqive të
Evropës nga popullsitë myslimane të masakruara në vitet e
krizës lindore 1877 – 1878 binin në vesh të shurdhër, ashtu
sikurse në Luftërat Ballkanike Evropa u la dorë të lirë
ushtrive të krishtera sllavo – greke të realizonin atë që
autorë të huaj e quajnë Golgotha shqiptare. Shqiptarë
vuajnë nga harresa historike ndërsa kujtohen për masakrat e
baballarëve, gjyshërve e stërgjyshërve vetëm atëhere kur
ato u përsëritë dhe mynxyrat u bien mbi kokë. Libri në
fjalë është një apel që shqiptarët të mos gjënden në
befasi.
Autori nënvizon edhe një dukuri tjetër me pasoja të
pallogaritshme: në angazhimin kundër Islamit dhe
myslimanëve në përgjithësi e atij shqiptar në veçanti,
përveç figurave të njohura si Kadareja dhe islamofobë të
tjerë si Piro Misha, Remzi Lani etj është përfshirë edhe
politika shtetërore e shtetit shqiptar. Islamofobia është
bërë politikë shtetërore. Në krye të kësaj fushate u vu
netë kryetari i shtetit shqiptar, presidenti i Republikës
Alfred Moisiu me fjalimin e tij në Oksford. Fjalimit të
Moisiut i bëhet një zbërthim i thellë dhe i gjithanshëm.
Aty zbulohet natyra e udhëheqësisë shqiptare e cila merr
përsipër jo vetëm detyra e funksione qeverisjeje e drejtimi
të vendit por edhe atë të misionarit fetar me veshje laike.
Në vepër autori din të përqasë e të zbulojë mirë
ngjashmërinë e kësaj politike, të politikës fetare që
propagandohet në Shqipëri me atë që duan ti imponojnë
Shqipërisë fqinjët e saj dhe armiqt e tjerë tradicionalë të
vendit tonë. Në Evropën e Bashkuar nuk duhet të ketë
myslimanë. Përndryshe ato duhet të jenë kasta e ulët e
perandorisë evropiane.
Vepra “Përballjet me islamofobinë” përshkohet nga ideja
konstruktive kombëtare e përtëritjes së besimeve në
Shqipëri ashtu siç i ka sjellë historia. Më e mira për
kushtet e Shqipërisë është që të ruhet status-kuoja fetare
ekzistuese, ripërtëritja dhe forcimi i besimeve ekzistuese.
Prishja në mënyrë të dhunshme apo me ndërhyrje e këtij
raporti është me pasoja katastrofike për jetën dhe fatin e
shqiptarëve. Autori nuk cënon asnjë besim dhe në lidhje me
besimet vepra përshkohet nga nevoja e zbatimit të thënies
së Nënë Terezës: respektoj të gjitha fetë por adhuroj fenë
time. Dhe jo të ndodhë ajo që me të drejtë autori e quan
“kryqimi” i Islamit i cili këkohet të bëhet në Shqipëri dhe
gjetkë në emër të reformimit të tij, evropianizimit e
modernizimit të tij.
Baleta përdor me saktësi kuptimore dhe në mënyrë të
diferencuar terma dhe nocione që duken si të përafërta. Në
vepër përdoren nocionet “kryqim”, “kryqëzim” dhe
“kryqëzatë” të cilat kanë kuptime e përdorime të ndryshme,
apo nocionet “krishtërim”, ‘krishtërizëm”etj. etj.; Kështu
nocioni “kryqim”, mbase një fjalë e re (neologjizëm), të
cilat në veprën e Baletës janë shumë dhe përbëjnë një
objekt studimi më vete, thuhet për rastet kur bëhet fjalë
për një islam të përshkuar nga fryma e krishterë, islam i
reformuar, i evropianizuar apo për myslimanë që përdorin
simbolika të krishtera etj.
Fetë në vetvete nuk sjellin shkatërrim por përdorimi për
qëllime politike i tyre. Kur autorë të traditës kanë dhënë
shpjegimet e nevojshme në lidhje me raportin midis
nacionalizmit dhe islamizmit, siç është rasti i Hafëz Ali
Korçës, autori mbështetet në ato konkluzione duke vlerësuar
mendimin e tij apo në shumë raste të tjera për autorë të
ndryshëm në lidhje me zgjidhjet që kanë dhënë. Në referimet
për dhënien e mendimeve Baleta është model.
Titulli i veprës dhe formulimi i titujve të kapitujve e
nënkapitujve kanë formulime sa të thjeshta aq edhe të
thella nga përmbajtja. “Myslimanizmi i kryquar” dhe
“Sindromi islamik”; “Harmonia fetare” e Moisiut dhe
“pajtimi kombëtar” i Ramiz Alisë, apo “Çoroditje ideore për
synime rikonkuistadore”; “kthimi në fenë e të parëve”,
strategji rikonkuistadore etj. etj. Vepra zbulon lakuriq
gjithë dinakërinë e armiqve të Islamit e të myslimanëve.
Ajo stigmatizon ashpër planet, strategjinë dhe taktikat e
luftës së tyre, është një thirrje për vigjilencë dhe shtron
nevojën e përballjes me të nga të gjithë shqiptarët, edhe
të besimeve të tjera.
Kë s’trazon një vaj i lehtë, bjen tërmeti ai rri fjetë.
Kështu thotë një fjalë e urtë. Ka mbi 150 vjet që
shqiptarët janë nën goditje të forta sizmike të
ballafaqimeve politike e luftarake, por sidomos nga
Pavarësia e këndej. Më parë ata ishin edhe nën “çadrën”
osmane dhe ishin mësuar të mendonin të “tjerët” edhe për
ta. Pas 1912 - ës goditjet e tërmeteve politike kanë qenë
të vazhdueshme sa që ata filluan të humbasin ndjeshmërinë.
Edhe tani ata janë nën goditjet e këtyre lëkundjeve. Vepra
“Përballjet me islamofobinë” është një apel që shqiptarët
të mos i gjejë fjetë, sepse kanosen me katastrofa të cilat
kanë qenë të zakonshme për ta. Ky është edhe mesazhi
kryesor i veprës.
Bajram XHAFA
Shkodër, 17 shtator 2006
</font>