PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

S6T6N6

Forumium maestatis
PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi po afrojne dhe partite avash avash po bejne publike kandidaturat e tyre neper 100 zonat zgjedhore. Shume emra jane konfirmuar nga te gjitha palet dhe tani pritet vetem qe te behen publik nepermjet zedhenesve partiake.
Kjo teme do na sherbeje per te diskutuar mbi prioritetet e kandidateve qe do perballen direkt, aftesite e tyre, te metat etj. Pervec kesaj tema permban dhe nje sondazh i cili i pergjigjet proporcionalit.

diskutim te mbare!
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Satan

Tirana eshte ajo qe vendos se kush do drejtoje Shqiperine ne kater vitet e ardhshme.

Disa nga shortet e ndeshjeve u hodhen.

<span style="font-weight: bold">BamirTopi</span> &quot;PD) - Mimi Kodheli &quot;PS)

<span style="font-weight: bold">Spartak Ngjela</span> &quot;PD) - Majlinda Keta &quot;PS)

Edi Paloka &quot;PD) - Shpetim Idrizi &quot;PS)

Shaban Memia&quot;PD) - Andis Harasani &quot;PS)

<span style="font-weight: bold">Ylli Pango </span> &quot;PD) - Anastas Angjeli &quot;PS)

<span style="font-weight: bold">Xxxxx Yyyyyy </span> PD)- Igli Toska PS) – Monika Kryemadhi(Meta) LSI)


Fituesit jane me shkronja te theksuara.

[Meqenese Shaban Memia kandidon ne Allias (zone me New Tironca) ka mundesi qe edhe te fitoj.Megjithate po e le te hapur]

Edhe per Edi Paloken, qe ka mundesi ta dermoj Shpetim doganen ne fushate,me faturat e paguara per Nanon.


-------------------------------------


Nano i zë &quot;shtigjet&quot; Gramoz Ruçit

Pas refuzimit të socialistëve të Tepelenës, Gramoz Ruçi i kërkoi Nanos që të kandidonte në Përmet, por ky i fundit i tha se është vonë për të ndërruar zonë. I xhindosur për vdekje me Nanon, pas kësaj Ruçi po teston Gjirokastrën si mundësi tjetër, me shpresën se aty do ta pranojnë dhe do t'i japin garanci
Kur sekretari i Përgjithshëm i PS e ka thuajse të pamundur që të gjejë një zonë elektorale të sigurt, është e kuptueshme se sa të sigurt mund të jenë në fitoren e tyre njerëzit më të vegjël në radhët e socialistëve. Mosgjetja e një zone për Gramoz Ruçin është më tepër drama e PS që po i rrëshqet toka nën këmbë, se sa drama personale e Gramoz Ruçit. Ajo që sekretari i Përgjithshëm po korr dhe që janë edhe dhjetra të tjerë që janë vënë në të njëjtat pozita, është fryt i asaj që qeveritë e PS kanë mbjellë gjatë këtyre tetë viteve në qeverisje.
Vetë kryeministri Nano u detyrua të ndërrojë zonën elektorale, i trembur se një rikandidim në Tepelenë do të sillte jo më një fitore të ngushtë si katër vite më parë, por një humbje të ngushtë kësaj here. Asnjë garanci nuk ka Fatos Nano se do të mund të fitojë në qytetin e Sarandës, gjë të cilën e dëshmoi edhe me zvogëlimin e zonës së tij elektorale, që mbetet me numrin më të vogël të zgjedhësve. Bredhja si çifuti në shkretëtirë për një zonë elektorale është dukuria më normale sot e socialistëve, duke nisur nga kreu i partisë. Humbjen kësaj here socialistët nuk po e lexojnë vetëm tek opozita, por tek elektorati i tyre, i cili në më shumë se dhjetë raste gjatë ditëve të fundit i ka zënë me shkelma kandidatët e mbërritur nga selia e PS në bazë, duke i refuzuar ato. I vrerosur nuk është vetëm sekretari i Përgjithshëm i PS, i cili nuk po gjen zonë ku të kandidojë, por janë të gjithë ata kandidatë për socialistë që ndërsa marrin përgjigjen pozitive nga qendra për të kandiduar në zona të ndryshme, sapo shkojnë atje, përzihen nga socialistët e bazës.
 

MLK

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Isaac kete qe ke postuar ketu e ke postuar dhe ne nje post tjeter me teme &quot;Berisha vs Nano&quot;, e aty me thua qe bekam propogande partish!
Sa per informacion e para se te behesh qesharak me keto qe thua me siper qe te qeverisesh Shqiperine apo nje vend tjeter duhet qe te kesh mazhoritetin ne parlament pasi pa patur ate nuk krijon dot qeverine.
PD-ja apo PS-ja mund te fitojne te gjithe Tiranen po nese nuk fitojne dot mazhorancen jane out e ska çi duhet se Tirana sk
 

MLK

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Tirana ska çi duhet asnje partie nese nuk fitojne ne zonat e tjera zgjedhore. Sa per personazhet qe permend me lart jane nga te dyja palet cope cope e kjo tregon qarte nivelin e politikes shqiptare dhe nivelin qe do te kete vendi yne ne 10 vjeçarin e ardheshem, pasi cilido krah ta fitoje nuk do jete ne gjendje me keta politikane qe prezantojne te çojne Shqiperine drejt zhvillimit.
PD-ja ka avantazhin kesaj here pasi popullit i ka ardh ne maj te hundes me korupsionin, vjedhjet, papunesine, mashtrimet e gjithe pislliqet qe ka bere qeveria e PS me superhajdutin Nano ne krye, pra ka nje bonus, problemi eshte se premtimet dhe programi i PD-se jane cope cope per vete pasi po premtojne utopira e mjere populli ** i ha.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Satan

Tirana eshte ajo qe vendos se kush do drejtoje Shqiperine ne kater vitet e ardhshme.

Disa nga shortet e ndeshjeve u hodhen.

<span style="font-weight: bold">BamirTopi</span> &quot;PD) - Mimi Kodheli &quot;PS)

<span style="font-weight: bold">Spartak Ngjela</span> &quot;PD) - Majlinda Keta &quot;PS)

Edi Paloka &quot;PD) - Shpetim Idrizi &quot;PS)

Shaban Memia&quot;PD) - Andis Harasani &quot;PS)

<span style="font-weight: bold">Ylli Pango </span> &quot;PD) - Anastas Angjeli &quot;PS)

<span style="font-weight: bold">Xxxxx Yyyyyy </span> PD)- Igli Toska PS) – Monika Kryemadhi(Meta) LSI)


Fituesit jane me shkronja te theksuara.

[Meqenese Shaban Memia kandidon ne Allias (zone me New Tironca) ka mundesi qe edhe te fitoj.Megjithate po e le te hapur]

Edhe per Edi Paloken, qe ka mundesi ta dermoj Shpetim doganen ne fushate,me faturat e paguara per Nanon.


-------------------------------------


Nano i zë &quot;shtigjet&quot; Gramoz Ruçit

Pas refuzimit të socialistëve të Tepelenës, Gramoz Ruçi i kërkoi Nanos që të kandidonte në Përmet, por ky i fundit i tha se është vonë për të ndërruar zonë. I xhindosur për vdekje me Nanon, pas kësaj Ruçi po teston Gjirokastrën si mundësi tjetër, me shpresën se aty do ta pranojnë dhe do t'i japin garanci
Kur sekretari i Përgjithshëm i PS e ka thuajse të pamundur që të gjejë një zonë elektorale të sigurt, është e kuptueshme se sa të sigurt mund të jenë në fitoren e tyre njerëzit më të vegjël në radhët e socialistëve. Mosgjetja e një zone për Gramoz Ruçin është më tepër drama e PS që po i rrëshqet toka nën këmbë, se sa drama personale e Gramoz Ruçit. Ajo që sekretari i Përgjithshëm po korr dhe që janë edhe dhjetra të tjerë që janë vënë në të njëjtat pozita, është fryt i asaj që qeveritë e PS kanë mbjellë gjatë këtyre tetë viteve në qeverisje.
Vetë kryeministri Nano u detyrua të ndërrojë zonën elektorale, i trembur se një rikandidim në Tepelenë do të sillte jo më një fitore të ngushtë si katër vite më parë, por një humbje të ngushtë kësaj here. Asnjë garanci nuk ka Fatos Nano se do të mund të fitojë në qytetin e Sarandës, gjë të cilën e dëshmoi edhe me zvogëlimin e zonës së tij elektorale, që mbetet me numrin më të vogël të zgjedhësve. Bredhja si çifuti në shkretëtirë për një zonë elektorale është dukuria më normale sot e socialistëve, duke nisur nga kreu i partisë. Humbjen kësaj here socialistët nuk po e lexojnë vetëm tek opozita, por tek elektorati i tyre, i cili në më shumë se dhjetë raste gjatë ditëve të fundit i ka zënë me shkelma kandidatët e mbërritur nga selia e PS në bazë, duke i refuzuar ato. I vrerosur nuk është vetëm sekretari i Përgjithshëm i PS, i cili nuk po gjen zonë ku të kandidojë, por janë të gjithë ata kandidatë për socialistë që ndërsa marrin përgjigjen pozitive nga qendra për të kandiduar në zona të ndryshme, sapo shkojnë atje, përzihen nga socialistët e bazës. [/qb]
Sa i sigurte je ti isak qe fiton ylli pango kunder anastas angjelit...
lol.gif
goofy.gif
lol.gif
kjo ishte perfundimisht me e bukra qe kam degju deri me tash nga ty... mos thuj plako asnji llaf tjeter
lol.gif
lol.gif
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

MLK

Pse kercen si pleshti ne jorganin e arixhiut.

Qe te krijosh qeveri duhet te keshe shumicen ne parlament(eshte nje gje qe e dine edhe femijet e kopshit).

Une duke menduar se bisedoi me njerez te kapshem,thashe :
Tirana vendos se kush drejton.

(Duke llogaritur qe ne Veri jane 22 deputete
nga te cilet PD fiton min.18
Ne Jug jane 27 nga te cilet PS fiton 15-20.
Elbasan,Fier,Durres jane 31 qe ndahen pothuajse pergjysem.

I bie qe te jete Tirana me 20 deputete vendimtare.
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; )

E kuptove tani,apo do ta shpjegoj edhe nje here
me te thjeshtuar? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;


Satan

Po nuk fitoi Ylli Pango kunder Angjelit te Qytet Studenti,ateher une nuk do e mbaj me shtetesine Shqiptare.
Dhe ne kerkesen e heqjes te shtetesise qe do i drejtoi Moisiut,do ve kete si shkak.

Shyqyr qe nuk jemi Japonez,se do kisha bere Harakiri &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

MLK

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Isaac nuk ka keqkuptime po fjale te thena keq e nese ti ke shprehur gjysmen e mendimit tend nuk mund te kerkosh nga une pse nuk arrij te kuptoj si duhet ato qe deshiron te thuash!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Satan

Po nuk fitoi Ylli Pango kunder Angjelit te Qytet Studenti,ateher une nuk do e mbaj me shtetesine Shqiptare.
Dhe ne kerkesen e heqjes te shtetesise qe do i drejtoi Moisiut,do ve kete si shkak.

Shyqyr qe nuk jemi Japonez,se do kisha bere Harakiri &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
Atehere quaje veten japonez te harakirizuar pas qershorit te sivjetshem isaak, njekohesisht beji te fala Moisiut nga une kur te vesh te dorezosh shtetesine.

wave.gif

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

MLK

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Ylli Pango eshte burre qe ke qef te besh muhabet nuk e kam shok po me ka rene rasti te pi kafe disa here nepermjet nje mikut tim e nuk krahasohet me Cac Angjelin qe eshte tipik njeriu qe perfaqeson ate pjese te &quot;shqiptareve&quot; ne jug qe sa here vijne nga Greqia ne vendin e tyre te pergjigjen greqisht duke lene te kuptohet qe nuk dine shqip. Pra tipik dinak e i pabese, frikacak e manipulator, njeri i pacipe e pa principe e zgjedhjet e fundit ka fituar si deputet vetem nepermjet vjedhjes se kutive te votave. Kroskotin e makines e ka pas mbush me kartemonedha 5000 lekeshe qe tu jepte paret ne zonen votuese e dhe pse me pare prape nuk kapte votat e duhura keshtu qe u detyrua te zevendesoje ca kutia votimi. Me vete kishte nje ekip prej 15 vetash keshtu qe ka burime sa te duash te merret vesh. Nje prej atyre ka qen nje shok i im i femijerise qe e takoj shpesh ne Tirone keshtu qe ma tha ne detaje çfare pislliqesh ka bere Caci. Keshtu qe ndofta dhe fiton prape me keto menyra pasi vetem kete se dime po te pakten Ylli eshte çun le e rrit ne Tirone sdo na vi grekofili Angjeli qe Tosi e akuzonte per hajdut te na behet deputet ne Tirone (dhe pse sot nuk ka me shume venali ne ate zone).
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] Sa i sigurte je ti isak qe fiton ylli pango kunder anastas angjelit...
lol.gif
goofy.gif
lol.gif
kjo ishte perfundimisht me e bukra qe kam degju deri me tash nga ty... mos thuj plako asnji llaf tjeter
lol.gif
lol.gif
[/qb]
E din si me duken kto klithmat/tifozlleku jot si te orks
url]

te Lord of the ring kur thoshin koha e njerezve ka mbaru e ka fillu ajo e orks/cacit naçit baçit


Ps premen q1 perngjet pak ksaj figures Angjeli &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Satan si te duket per avatar :idea:

Edhe aty ne film kishte shume q1 u bashkoshin me koalicionin e ktyne egersinave kunder races se vet me pretekstin q1 asht e kote me luftu kunder nji forcet kaq te madhe.
Kur ambicja e kalon shume here potencialin e personit ka ma shume gjasa ta drejtojne per keq se per mire.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

T'ju them të drejtën, Ylli Pango vetëm në Qytet Studenti nuk duhet të kishte kandiduar. E njohin shumë mirë se kush është dhe aty ai humb gjithë epërsinë e të qenit tironc.
Është e vërtetë MLK që me Yllin ke qejf të bësh muhabet (është i muhabetit) por është e vërtetë që është edhe qefli i modh e bir mami t'bukur. Këto janë kushtet ideale për të qenë politikan kudo në botë por jo në Shqipëri. Ata që janë në majë nuk i lejojnë tipa të tillë të bëjnë për lart se i kanë frikë.
Kandidimi i Pangos në Qytet Studenti për mua do të thotë që Sala nuk e don afër vetes ose që amatorizmi politik në Shqipëri është edhe më i theksuar nga sa mendoja. Duke ditur disa fakte më shumë, do thoja se Sala nuk e ka fort për zemër Yllin!
 

MLK

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Eshte normale qe Sala nuk para e ka qef Yllin pasi Ylli di te shtroje nje problem, te japi alternativa, di te jet i moderuar e jo i rrembyer pra e kunderta e stilit te Sales. Problemi eshte qe vete Sala ne Tirone ashtu si dhe Tosi nuk kandidijne dot vet e u duhen emra qe te votohen. Qe eshte qefli ke te drejte, megjithate te jesh qefli nuk mendoj se eshte negative per dike. Njerezit qe dine te jetojne jeten mendoj se jane njerez inteligjent. Nuk eshte se jam ndonje fan i Yllit po ne krahasim me emrat qe sillen thashe ate qe mendoja per kete person.
Caci nuk them se eshte budalla, perkundrazi eshte njeri i zgjuar dhe cinik, me humor e njeri qe njef mire shijet, problemi eshte qe Caci eshte teper negativ si njeri dhe i pabese, njeri qe ka shume vese te keqija e nuk ka piken e etikes, pra eshte te gjitha per vete e asgje per te tjeret e ne keto kushte eshte i rrezikshem per popullin qe e zgjedh. Disfavori qe ka Caci ndaj Yllit eshte dhe fakti qe Caci ka plot 7 vite qe eshte ne egzekutiv dhe eshte teper i konsumuar nga pushteti e zoor se gjen diçka ne karieren e tij qe te kete len gjurme per mire, perkundrazi njihet vetem per vjedhje.
 

liridashes

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Diskursi i Fushates Qeveritare
Adri Nurellari (Instituti Liberal Shqiptar www.liberalb.org )
Marre nga gazeta Metropol


Kohët e fundit është vënë re se qeveria e sotme shqiptare përpiqet ti shmanget debateve ne lidhje me ecurinë e dy proceseve integruese, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, pasi ato mund të shërbejnë si dy indikatorët kryesore mates të mosarritjeve të alternativës socialiste. Në zgjedhjet e vitit 2001 Partia socialiste hyri duke krijuar një koalicion për integrimin. Vetë emri i këtij koalicion është shume domethënës dhe e tregon se premtimi kryesor i kësaj qeverie ishte çuarja e vendit para në procesin e integrimit Euro-Atlantik. Ligjërimi anti-Berishë ishte përdorur tanimë me shumicë gjatë fushatës së vitit 1998 dhe dukej sikur e kishte humbur disi dobinë e saj prandaj premtimi i integrimit tingëllonte si më i përshtatshmi për kohën. Megjithatë miti I vitit 1997 dhe retorika e ndezur anti-Berishë akoma nuk është shkulur nga retorika e Partisë Socialiste, aq sa po t’iu vësh veshin fjalëve të tyre sot të krijohet ideja se po të mos ishte Berisha rrugët do të ishin më të mira, nuk do të kishim korrupsion, s’do të kishim nevojë për viza, dielli do të shkëlqente më shumë, shiu do të binte më rrallë etj etj. Po kështu viti 1997 vazhdon të citohet dhe ricitohet siç bëhej dikur në librat komuniste me krahasimin e statistikave të realizmit socialist me ato të vitit 1938.
Siç dihet fare mirë, Shqipëria mbeti jashtë rrethit të të ftuarve në NATO në Pragë në nëntor 2002. Kurse firmosja e Marrëveshjes së Stabilizimt dhe Asocimit që ishtë parashikuar të arrihej në vitin 2003 është shtyrë për një periudhë të pacaktuar dhe kjo periudhë ka për tu bërë e qartë vetëm pasi të shihet mënyra e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2005. Pa u futur për të diskutuar për korrektësinë e zgjedhjeve të vitit 2001 dhe saktësinë e rezultateve, del qartë se premtimi me të cilin u fituan ato zgjedhje zor se është mbajtur. Koalicioni i atëhershëm për integrim nuk ka arritur ta nxjerrë vendin nga përjashtimi që vuajmë në lidhje me anëtarësimin në Nato dhe Bashkim Evropian.
Fushata e viti 2001 nuk mundet të ripërsëritej edhe si pasojë e ndryshimeve që kanë ndodhur brenda shtëpisë së socialistëve. Skuadra me të cilën partia socialiste u fut në zgjedhje atëhere ka ndryshuar shume dhe qeveria e reklamuar në atë kohë ka një përbërje krejt ndryshe nga kjo e sotmja. Kjo e trondit akoma më tej legjitimitetin e qeverisjes socialiste në vitin 2005, pasi kjo nuk është qeveria për të cilën është votuar në vitin 2001. Prandaj çështja e integrimit është shndërruar në një damkë disfate për partinë socialiste. Sakaq e dimë që fabulën e integrimit e ka përqafuar në retorikë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kështu qe edhe po të donte ta përdortë integrimin, partia socialiste nuk do të mundte se ia kanë marrë tashmë.
Por mos-arritjet e partisë socialiste kanë të bëjnë jo vetëm me në vënd numëronë e integrimit por edhe me varfërinë, kriminalitetin apo korrupsionin. Skandalet e njëpasnjëshme që kanë dale dhe që kanë arritur kulmin me akuzat e ndërsjellta dhe të pa-përgënjeshtruara që dolën në mbledhjen e KPD-së e bindën Partinë socialiste se dielli nuk do mund të mbulohej më me shoshë. Kjo çoi në ndryshimin e retorikës së partisë socialiste e cila nuk mund të mburrej më me arritje ose duke prekur plagën e integrimit por duke u përpjekur të thojë se në Shqipëri nuk ka një alternativë më të mirë. Reklama e qeverisë socialiste sot ngjan me moton e nje reklame të tipit “Ne të mirë nuk jemi mirë por më të mirë nuk kemi parë”. Prandaj qeveria sot nuk mburret më si më parë me ato pak rrugë që janë inauguruar kushedi sa herë por thjesht e ka përqëndruar aksionin e vetë politik tek denigrimi i opozitës.
Në këtë kurth kanë rënë me apo pa dashje shumë analistë të cilët nuk tregojnë gishtin tek institucionet përgjegjëse për problemet e Shqipërisë por flasin për fajin e gjithë klasës politike duke bërë bashkëfajtore edhe Partinë Demokratike e cila si forcarë opozitare nuk ka kurrfarë prerotagive. Këtu përfshihen mjaft aktor të shoqërisë civile siç është Mjaft-i, i cili e ka akuzuar mjaftueshëm Partinë Demokratike si përgjegjëse për mbytjen e gomones së 9 Janarit si dhe për mjaft problemet të tjera që janë hasur tek ne. Kjo propaganda nuk bën gjë tjetër veç shtimit të radhëvë të zonës elektorale gri duke rritur numrin e atyre qe nuk votojnë pasi mendojnë se të gjithë politikanët njëlloj janë. Del e qartë pra se kushdo që kapërdin idenë se opozita ështe e paaftë dhe se për problemet e Shqipërisë e ka fajin e gjithë klasa politike, nuk bën gjë tjetër veçse çon ujë tek mulliri i Partisë Socialiste.
Mirëpo kaq e rafinuar dhe në të njëjtën kohë efikase është kjo taktikë fushatimi, sa edhe vetë pjestarë të opozitës nuk kanë ditur ti kundërvihen. Opozita vazhdon me retorikën akuzuese anti qeveritare duke denoncuar për ço paaftës apo skandal që shkaktohej prej qeverisë. Debati mes pozitës dhe opozitës I ngjan një disktutimi të tipit : “Opozita: -Ju jeni të këqinj, ju jeni të këqinj, - ndërsa pozita : -ne jemi të këqinj por ju nuk jeni më mirë-.” Vetë kryeministri Nano nuk e ka pasur për gjë të thojë se ai është kritikuesi më i madh i qeverisë së vetë dhe dendur pranon hapur paaftësine e qeverisë për të eleminuar ekonominë informale, për të luftuar korrupsionin apo për të siguruar infrastrukturë. Ajo që mungon këtu është reagimi i duhur ndaj pohimit të fundit të debatit imagjinar t ë mësipërm, pra Partia Demokratike duket se akoma nuk ka mundur ti përgjigjet akuzës se demokratët nuk janë më të mirë.
Situata dikton nevojën për ta bërë më të qartë pse partia demokratike është ndryshe. Ligjërimi i opozitës përqëndrohet kryesisht tek denoncimi i qeverisë për korrupsion dhe mosbatim të ligjit. Kjo gjë vjen me të drejtë pasi detyra kryesore e një partie opozite është që ti bëj karshi qeverisë dhe ta monitorojë dhe demaskojë sa herë lind nevoja. Kjo nevojë bëhet barrë akoma më e rëndë për Partinë Demokratike kur dihet se media dhe gjyqësori shqiptar të cilat duhet të merren zakonisht me këto çështje, nuk funksionojnë siç duhet. Mirëpo këto çështje janë kryesisht çështje teknike dhe përqendrimi tek to e ka larguar vëmendjen nga temat e filozofisë politike qe e bëjnë të qartë ndarjen e të majtës nga e djathta. Në fakt me këto denoncime të shpeshta doktor Berisha thjesht tregon simptomat e një sëmundje të mirënjohur qe ai e diagnostikon si qeveria e Zemunit, por nuk shpjegon bindshëm pse marrja e barnës “Parti Demokratike” ka për ta përmirësuar gjendjen.
Për popullin e thjeshtë kjo përqasje është e mjaftueshme dhe bindëse pasi tregon se opozita I ka identifikuar problemet. Mirëpo për klasen e mesme, akademikët, biznesmenët, që në më të shumtën e rasteve janë të plogësht, kjo nuk është mjaftueshëm. Këta të fundit janë deklaruar si partnerët e zgjedhur për të ardhmen nga Partia Demokratike. Mirëpo që të shkundet nga apatia dhe të bëhet për vetë kjo elitë e shoqërisë shqiptare duhet të përdoret një komunikim ndryshe nga ai që bëhet në udhëtimet e ditëve të shpresës.
Kjo kërkon transformimin nga qasja konsekuentaliste në një qasje deontologjike. Në filozofinë e moralit teoritë deontologjike janë ato teori që besojnë se veprime te caktuara janë në vetvete të ndaluara ose te pranueshme kurse teorite konsekuentaliste deklarojnë se mund të themi që një veprim është I drejte apo I gabuar në varësi të pasojave të shkaktuara nga ky veprim e për rrjedhojë në varësi të rrethanave kur ndërmerren këto veprime.
Partia socialiste deri tani ka treguar se ka vepruar në mënyrë konsekuentaliste. Që do të thotë se pavarsisht se është parti e majtë ka ndërmarrë privatizimin e sektorëve strategjik. Në një situatë të caktuar siç ishte KPD-ja, kryeministri Nano akuzoi disa kolegë të vetë si të korruptuar dhe pak kohë më pas I fut në qeveri ngaqe rrethanat ishin ndryshuar. Në një ambjent deklarohet si prioritet ndërtimi I ekonomisë së tregut mirëpo në një rrethanë tjetër liçensa e telefonisë mobile I jepet vetëm dy firmave. Në momente te caktuara është nxjerrë në pah partneriteti me Italinë duke folur madje për protektorat ose është shpallur si përparësi integrimi në Evropë. Por në një rrethanë tjetër kryeministri ynë ka dale pro ndërhyrjes në Irak të amerikanëve dhe kundër evropianëve tek global post duke I quajtur shtetet kryesore evropiane mosmirënjohëse.
Ndërsa qeveria socialiste dendur I ka përkulur e përdredhur qëndrimet në varësi të rrethanave, partia demokratike duhet të deklarohet hapur deontologjikisht për çështjet më të rëndesishme të sotshme dhe se ka për tu vepruar më nje frymë të caktuar dhe jo me pragmatizëm e oportunizëm. Duhet deklaruar psh që sipas PD-së ligji është I barabartë për të gjithë, që prona private do trajtohet si e shenjtë dhe që tregu I lirë ka për tu konsideruar si prioritet. Përqafimi i një filozofie të caktuar qeverisje dhe premtimi i një vije të caktuar politike do ta bëj më të lehtë kontrollin që elektorati do të ushtronte ndaj një qeverie të mundshme demokratike, dhe do ti bindte votuesit skeptikë që të votonin.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

zona 38 tirane:

Mimi Kodheli PSSH
Bamir Topi PD+PR
Dashamir Shehi LZHK
Ilir Dashi LSI
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

MLK!

Mos me thuaj qe po flet per te njejtin yll pango qe po flas dhe une (une po flas per yllin qe i vuri dinamit vetes, dhe pastaj tha qe ma vune te tjeret), dhe po qe po ky qe njof une, di te them me sigurine me absolute qe eshte arsimtari me i korruptuar ne Shqiperi
shrug.gif

Une tek llogaria e ketij individi kam paguar me doren time 5 mije &quot;ushtare amerikan&quot; (sic i thote ai vete U$D-ve) per te futur nje njeriun tim ne fakultetin e shkencave sociale &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

MLK

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Nese ti ke futur 5000 ushtare amerikan te dora e Yllit mendoj qe ke te njeten pergjegjesi sa Ylli e normalisht nuk ke te drejte morale qe te japesh leksione ne forum pasi ti i ke blere shkollen atij personi e kjo eshte rruga me e ulet pasi ne kete menyre ti i ke prere rrugen me te padrejte nje studenti tjeter qe mund ta meritonte vendin po nuk kishte para. Megjithate qellimi nuk eshte te analizojme kush je ti pasi si ti si une dhe te tjeret ketu jane anonime dhe vetem mendimi i tyre eshte interesant.
Per sa i perket Yllit ai ndoshta eshte i korruptuar si thua ti po une Yllin nuk e di te kete miliona si ka Cac Angjeli e Caca Angjeli ka blere vota me para e ka zevendesuar kuti te tera votash ne menyre qe te fitonte vendin qe ka. Pra nuk ka harxhuar para per te bere fushate po per ti hequr dhe te drejten me elementare qe ka populli i thjeshte, te drejten e votes e kjo eshte gjeja me e rrezikshme per nje demokraci, ndaj une per vete pa hezitim voten ja jap Yllit dhe pse paska mare para sipas teje per te futur dike ne shkolle.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Nese ti ke futur 5000 ushtare amerikan te dora e Yllit mendoj qe ke te njeten pergjegjesi sa Ylli e normalisht nuk ke te drejte morale qe te japesh leksione ne forum pasi ti i ke blere shkollen atij personi e kjo eshte rruga me e ulet pasi ne kete menyre ti i ke prere rrugen me te padrejte nje studenti tjeter qe mund ta meritonte vendin po nuk kishte para. [/qb]
Po te shikjosh ne nji teme tjeter ka thane q1 ka rreth 10 milion borxh
lol.gif
lol.gif
lol.gif


I paske dhane per vedi me duket Satan trimi &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Po pse mor popull ulni edhe vedin deri ne ket pike vetem per hir te partise e shefit.
MLK a i kupton tash ato &lt;&lt;cilesite&gt;&gt; q1 te kam thane se duhet me pas mbeshtetsit e ksaj plehsihane.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

MLK!

Ne fakt eshte pikerisht anonimati qe na ben te diskutojme sinqerisht, pasi une mund te kisha thene shume mire qe degjova nga dikush apo pashe dike... nderkohe qe une po te them te verteten duke pranuar qe kam qene vete pjese e mitmarrjes duke u bere pjese e kesaj makine (korrupsionit).
Te te them te drejten dhe une e mendoj si ti faktin qe kam bere nje veprim te ndyre duke privuar dike per te infiltruar dike tjeter ne shkollen qe drejton z.Pango, por mendoj njekohesisht se i jam bazuar vetem ligjit te mbijeteses &quot;Dy duar per nje koke&quot;, ligj te cilin ne fakultetin e shkencave sociale e ka vendosur me duart e veta kandidati per deputet i opozites...
Per Nac Angjelin nuk po flas gjate por po te them vetem qe do fitoje zgjedhjet ne zonen qe ka zgjedhur
shrug.gif


Tush!

Duhet te dish qe une kam mbaruar Akademine e Arteve ne Tirane, dhe tek kjo shkolle nuk vlen asnje grosh miku apo leku por vlen talenti dhe puna (si tek instituti Fiskultures). Momentalisht punoj ne ne nje zhaner arti si dhe ndonjehere me jepet mundesia te aplikoj profesionin tim, ku konsiderohem nga kritika mjaft i suksesshem.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

hahahahahah


O Sataaaaaaannnnnnnnn mos vdeksh kurre

hahahahaaah

Me bere te qesh me lot!

Ne Akademine e Arteve nuk hyn miku ne pune.
Ahahahahahahah


Per tu pranuar ne nje shkolle tjeter duhet te besh nje provim,ku pergjigjet e pyetjeve jane te percaktuara ekzaktesisht dhe cdo pergjigje tjeter eshte e pavlefshme(2+2=4. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Nuk ka komision ne bote qe te thote se kjo nuk qendron) .Cdo gje eshte e shkruar e zeze mbi te bardhe (pra e dokumentuar) dhe si pasoje mundesiate e manipulimit me te vogla.


Kurse tek artet cdo gje varet nga sasia e parave qe ka marre komisioni.
Studenti mund te marr me vete mengjesin e konkurimit,furcen qe pastron tualetin.Ta fus kete ne nje kanoce birre.Dhe tja vendos komisionit siper tavolines.
Komisioni firmos ne cast pranimin ne Akademi.
Asnjeri ne bote nuk mund te thote dot ne se kunkuruesi ishte nje gjeni i artit modern,apo nje pijanec qe rri dhoge ter diten.
lol.gif



Nejse.Se me nxorre nga tema.


Tani qe the se ke mbaruar akademine e arteve, do te ta fal humbjen e llogjikes here pas here. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;


Nje nga keto raste ishte pak mesiper, atentati ndaj Ylli Pangos.
D.m.th.
Ti thua qe Ylli Pango i vuri vetes nje bombe, e cila te pelciste ne ate menyre,qe vetem ta plagoste Yllin, por jo ta vriste.

Uaauuuuuuuuuuu

Kur qenka Ylli Pango kaq i zoti, sa ti thote bombave se si te shperthejne,kur te shperthejne dhe ke pjese te trupit te plagosit,ateher c'ben ai idiot ne Shqiperi?!?!
Pentagoni paguan miliarda dollare per shpikjen e Bombave Inteligjente.
Ata me shume kenaqesi do i jepnin Yllit ca therrime nga kjo shume, ne menyre qe Ylli t`ju peshperiste bombave trajektoren dhe objektivin &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;


Po pse o tu mbyllte e mendje, me te tille filma vizatimor doni te fitoni zgjedhjet?

Te tilla mashtrime (shtoi edhe ate punen e 5 000 dollareve ) ju si kur i sajoni ne mes te delirimit ne dhomen e gjumit te Tos Nanos ( As vete nuk e dini se pse po delironi,nga tymi i barit apo pamja lakuriq e Tosit,qe kamxhik-ohet nga Xhoi Domina
lol.gif
lol.gif
lol.gif
)
 
Top