Perballja ne Durres Dako e Xhaferraj debate te ashpra

Sweety el

Locus omnem
Përballja e parë ndërmjet 2 kandidatëve për drejtimin e bashkisë së Durrësit është shoqëruar me debate të ashpra dhe të gjata . Të ftuar auditoret e universitetit të Durrësit Ferdinad Xhaferraj dhe Vangjush Dako kanë shkëmbyer akuza dhe kundër akuza me njëri-tjetrin.

Premtimi i pambajtur nga Xhaferraj kur ishte në postin e ministrit të Kulturës për kthimin e eshtrave të Ismail Qemalit në Shqipëri ka qenë boshti i këtij debati.

“Unë nuk jam në garë me kolegun për një arsye shumë të thjeshtë dhe me shumë kuptim, se unë dhe ju që jemi në këtë sallë nuk kemi betoniere. Jam në këtë garë sepse me të vërtetë besoj se me përkushtim shumë gjëra mund t’i bëjmë si duhet në qytetin tonë. Nuk kam ndërmend dhe nuk i kam thënë asnjëherë që në 4 vite premtoi pishinë, premtoi kinema, hapësira të gjelbërta”- tha Xhaferraj.

“Pas 4 vitesh qyteti i Durrësit është më i pastër, më i qytetëruar më i ndriçuar, më i pasur me jetë kulturore dhe artistike. Ministri i kulturës nuk bëri asgjë në këto dy vjet për kulturën në Durrës. Flet për muzeun dhe amfiteatrin. Në errësirë të plotë e ka amfiteatrin”- tha Dako.

Përpos debatit në përballjen e të dy kandidatëve për kreun e bashkisë së Durrësit ai është mbyllur me një tjetër shtrëngim duarsh nga Xhaferraj dhe Dako, dhe më pas ata kanë pranuar të pinë edhe një kafe së bashku në një nga lokalet e universitetit.


dako-xhaferraj1.jpg


Aleks Kalemasi
 
Top