Perandoria Osmane dhe shqiptaret!

olti

Neo
Perandoria Osmane dhe shqiptaret!

Shqiptaret gjate gjthe koherave vetem ne ate te mbreterve te Ilire kane pasur nje jete politike vertet te pavarur(edhe kjo me luhatje) Ndersa gjate gjithe pjeses tjeter te historise kemi qene te mbuluar nga dallget e medha te historise dhe pjese te perandorive Boterore, duke filluar me ate Romane, Romano-Bizantine, Osmane dhe sot ne ate qe quhet oksidentalizim apo dhe Globalizim(pasi ky i fundit eshte pjese e te parit dhe ne funksion te tij). Gjerat duken te ndryshme por ne thelb jane te njejta si sot dhe 2000 vite me pare.

Tani ne apo disa nga ne mburren me Perandoret qe i dhane shqiptaret Perandorive Boterore Romake, mburremi se burra shqiptare drejtuan Romen e me pas Romen e re te quajtur Kostandinopol, por ne mallkojme e shajme se kemi qene te pushtuar dhe te roberuar ne nje perandori tjeter qe po ashtu ishte boterore dhe qe po ashtu kish per kryeqytet Romen e re e per simbol ate te Artemides, patrones se Bizantit( ylli dhe gjysem hena)
Nese per te paret mburremi dhe se kemi te drejte te mburremi, sepse te tjeret na pushtuan por ne arritem te behemi me se shumti bashksundues me pushtuesit dhe me se paku sundues te pushtuesve, ndersa per kete te parafundit ate Osmane e shajme dhe mallkojme edhe pse ishim ne te njejtat pozita si ne te parat perseri e shajme dhe e mallkojme dhe e bejme pergjegjese per te gjitha te keqiat qe na kane ndodhur dhe madje dhe per ato qe vazhdojne te na ndodhin! dhe pse???????!!!!!!!!!!!!

Qenia e atyre perandorive eshte nje pjese e historise dhe ne thjesht kemi bere pjese ne tere mekanizmat e historise, kemi qene gjithmone pjese e qendres se botes dhe te paret e botes por vetem keto 200 vitet e fundit ja kemi futur vetes.

Po pse na ka ngelur gjithe ky mllef per Perandorine Osmane( dhe jo turke si e permend dikush ). Se pari nga tere popujt europiane te P.O shqiptaret kishin statusin me te larte, ate te sunduesit, dhe keta popuj sigurisht nuk mund ta duan kete pjese te historise se tyre mgjth edhe si te pushtuar benin pjese ne shtetin me te fuqishem te kohes dhe nuk hanin me dore si po keta qe sot jane me te qyteteruarit e botes, por keta mund te kene te drejte ta shajne dhe ta mallkojne po ne, ne pse, kur ishim sunduesit ashtu si ne kohen e Dioklecianit, konstandinit apo Anastasit, po ne pse kur pashallaret e Ballkanit dhe te pjeses tjeter ishin te gjakut shqiptar, po ne qe nxorrem me shume Vezire se vete kombi krijues i perandorise, Turqit, ne pse.( dhe mos me thoje dikush ashtu si kishe shkruajtur ne nje shkrim tjeter te kesaj teme, se jane Tradhtare, sepse nuk do te merrte vesh asnje presje nga historia dhe se do e tregonte veten si injorant para asaj qe nuk mund te kundershtohet dhe se nuk mund te ishte ndryshe, ashtu si nuk mund te quhen sot tradhtare ata qe sunduan romen apo ata qe sot duan te na fusin ne BE)

Ja pse, sepse historia e re shqiptare e shkruajtur nga Historiane pro Sllav dhe Grek te Enver Hoxhes nuk mund te ishte ndryshe nga ajo e vellezerve sllavo-greko-ortodoks, kjo histori nuk mund te shkruhej ndryshe nga stefanaqet e nikollaqet, aspak nuk mund te shkruhej ndryshe.
Por e keqa me e madhe eshte se ne sot jemi te indoktrinuar dhe nuk arrime te dalim mbi veten tone dhe te thome te verteten dhe ta pranoj me ate ashtu si ka qene, ashtu si dhe historia e shkolles se pare shqipe qe ne te vertete eshte te pakten 200 vjet me pare nga ajo qe kemi mesuar ne, edhe dhe problemi i historise tone ne Perandorine Osmane i tille eshte, po shume pak jane ata qe mundohen ta pranojne pasi nuk mund te kapercejme vetveten dhe se na duhet e gjejme nje fajtor per te keqiat tona, ashtu si Hitleri me Hebrenjte:

Pra per t'iu pergjigjur pyetjes me nje fjali: Ai ishte pushtim ashtu si ishin ato te meparshmit dhe ashtu si ai qe ne pretendojme te arrijme sot me marrveshjet e "asocimit"

__________________
 

kastriot

Primus registratum
Re: Perandoria Osmane dhe shqiptaret!

.......Nese per te paret mburremi dhe se kemi te drejte te mburremi, sepse te tjeret na pushtuan por ne arritem te behemi me se shumti bashksundues me pushtuesit dhe me se paku sundues te pushtuesve............. Autor Neo

Ketu siper e ke dhene vete pergjigjen keshtu qe mua per mendimin tim nuk me mbetet gje tjeter vecse te te citoj.
Une nuk e dij se si do te reagonim sikur perandoria osmane te mos kishte jetuar ate fund qe jetoi por nje tjeter.
Sigurisht qe ne sot do te flisnim ndryshe. Per te shfaqur mendime lidhur me P.O. mendoj se nuk duhet te nisemi nag perkatesia ose vetem nga kendveshtrimi personal por do te ishte me mire ta analizonim fenomenin ne te gjitha aspektet e tij.Si te lidhur mbas saj, dhe jo vetem per ate qe ishim "te privilegjuar" por edhe per arsye te tjera na u desh te bashkjetonim, si te thuash, jo vetem fundin e saj por edhe ate prozes qe solli prapambetjen (te pakten ne aspektin ekonomik)e P.O. ne krahasim me vendet europiane. Pra si te thuash paguam cmimin e "Privilegjeve" qe kishim. Fakt esht qe shqiptaret qe kishin pozita drejtuese ne P.O. perbenin gjithmone nje element perparimtar dhe konstruktiv ne te gjitha drejtimet. Per kete duhet te sjellim ketu fakte te tilla qe na thone se psh. perandori gjerman Wilhelm II kontraktonte me shqiptare qe si dipllomate perfaqsonin ne kete kohe P.O. ose psh. punen e madhe qe bene Hasan Tahsini si rektori i pare i Universitetit te Stambollit ose ndihmesa qe dha Sami frasheri ne shkrimin e gjuhes turke me shkronja latine etj. etj.
Pra mllefi qe kemi kunder P.O. eshte i bazuar jo vetem ne kohen relativisht te shkurter qe na ndan por edhe ne ate qe ne shqiptaret kishim shpresuar me shume te arrinin sesa "Aziatiket" e P.O.
Per ti qendruar besnik historise do te na duhej te thonim se "Mllef" nuk kemi ose kemi patur kunder P.O. por edhe kunder psh. P.Bizantine qe e themeluam vete(Kostandini i madh) por qe rrjedha e ngjarjeve e solli qe ne te ndiheshim te anashkaluar dhe te braktisur nga ajo. Vetem me "Mllefin" kundra PB. mund te shpjegohet fakti se shqiptaret e atehershem shpallen mbret te tyre Karlin e Anxhureve (Karl d'Änjou)si dhe sukseset e normaneve kunder P.B.
Ky "Mllef" u zbut dhe u zhduk gati krejt kur P.B. me ne krye Aleksander Komnenin si perandor e ktheu perseri vemendjen nga ne(Ana komnena dhe shkrimet e saj) dhe keshtu ne u vendosem perseri ne qender te vemendjes.
Sigurisht qe ngjarjet qe permenda me siper jane jo aq "aktuale" si ato qe kane lidhje me P.O. por ne fund te fundit eshte e njejta dukuri cvecse ne kohe te ndryshme.
Dikush ndoshta do te kerkoje te aludoje ose me mire te themi te spekulloje me religionet kur flasim per P.O. por une mendoj se kjo nuk ka asnje lidhje temen sepse po ky person do te kishte veshtirsi te shpjegonte se si vinin pra shumica e kryengritjeve kunder Osmaneve pikerisht nga popullsia "myslimane" dhe kjo jo vetem per faktin qe "myslimanet" perbenin shumicen e popullsise.

Kastriot
 

genci

Primus registratum
Re: Perandoria Osmane dhe shqiptaret!

vilayet1.gif
 

Frasheri

Primus registratum
Re: Perandoria Osmane dhe shqiptaret!

Të jesh pro diçkaje duhet të jesh kundër një tjetre. Rilindasit e dinin këtë kur ata përpiqeshin të frymëzonin ndjenjën e shqiptarizmit tek shqiptarët. Perandoria Osmane me nënshkrimin e Traktatit të Shën Stefanit e vërtetoi se nuk ishte më në gjëndje të ruante interesat e shqiptarëve, prandaj dhe formimi i shtetit të pavarur shqiptar hyri në rend të ditës si e vetmja alternativë për mbijetesë. Për t'ja arritur këtij qëllimi duhej demonizuar pushtuesi.

Është e vërtetë që për një kohë të gjatë shqiptarët ishin të favorizuar, por jo mbas reformave të Tanzimatit të viteve 1839-1876 dhe reformave të Turqve të Ri. Modernizimi dhe nacionalizimi i Perandorise u shoqërua me një përqendrim të kopetencave në Stanboll dhe turqëzim. Nacionalizmi turk ishte anti nacionalizm shqiptar prandaj dhe bashkëjetesa u bë e pamundur.
 

illyricus

Primus registratum
Re: Perandoria Osmane dhe shqiptaret!

Pajtohem me Frashërin. I gjithë ai demonizim i pushtuesit na u ka përcjellë prej gjeneratave të dy shekujve t'fundit dhe prandaj e kemi hala atë mllef që Neo e përmend.
 

u74

Primus registratum
Re: Perandoria Osmane dhe shqiptaret!

Sa per kete teme jame plotesishte dakort me ato qe ka shkruar Kastrioti. Kastriot BRAVO te heq kapelen , analize e sakte.


fillimishte postuar nga Neo
Per t'iu pergjigjur pyetjes me nje fjali:
Ai ishte pushtim (pushtimi nga Perandoria Osmane) ashtu si ato te mepareshmit dhe ashtu si ai qe ne pretendojme te arrijme sote me marrveshjen e "asocimit"
Ti Neo, ose nuk di me mire , ose ndihesh
INFERIORE ndaj shqipetareve dhe evropianeve !!!
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Perandoria Osmane dhe shqiptaret!

Artikull marre nga revista KLAN e dates 31 Gusht 2003 (www.revistaklan.com). Teper interesant do te thoja.
------------------
Me syte e nje misionari

RrefimiDitari i nje udhetari per Shqiperine e viteve 1908-1913. Rugetimi pesevjecar i nje amerikani nje Shqiperine e para nje shekulli. Tregimet rrenqethese te nje vendi pa rruge, me qytete te vogla e te pista, ne vorbullen e luftrave te kacakeve dhe luftes se pare ballkanike

Nga Iva Tico

"Kur krijuesi i Botes e kishte krijuar mbare boten, atij i kishin mbetur nje numer i madh guresh, goxha te medhenj ne thase. Duke mos e ditur se cfare te bente me ta, ai i la ne nje vend dhe shkoi te kerkonte rreth e rrotull, me shprese se do te gjente nje vend te pershtatshem per to. Sakaq, gjate mungeses se tij ndodhi nje termet i tmerrshem, qe i permbysi te gjithe thaset, me c'rast shkembinjte rane poshte ne rremuje. Kur u kthye dhe pa se c'hata kish ngjare, ai u ul ne gurin me te madh, mese i nevrikosur, dhe e quajti ate vend "shkemb". Qe ketu e ka prejardhjen emri i fronit te gurte te mbreterve te Shqiperise. S'ka pike dyshimi se ne Shqiperi ka kaq shume "mobilje" te tilla, sa mund te plotesohen kerkesat e te gjitha perandorive te Olimpit, apo dhe te perendive te tjera qe do te vinin per mysafire". Ne mengjesin e vranet e te zymte te atij 5 shtatori te vitit 1908, amerikani Charles Telford Erikson, ende nuk e kishte degjuar kete legjende per vendin ku po shkelte per te ngritur misionin e tij protestan. Nese dikush do t'ia kishte treguar perpara nisjes, atehere ai do ta kishte perfytyruar veten lehte te shtangur nga llahtari i tablose qe te kallte friken. Amerikani qe udhetonte me gruan dhe tre femijet e tij, deri ne ate dite kur u caktua per te ngitur kete mision, nuk e dinte fare se ku gjendej vendi drejt te cilit ishte nisur. Enciklopedia Britamike dhe libri i Edith Durhamit "Brenga e Ballkanit, e kishin pajisur me disa njohuri te percipta, te cilat do t'i beheshin ndihma me e madhe per pese vitet qe do te zgjaste misioni i tij ne Shqiperi.

Nje copez Amerike ne Korce

Nje anije e nisur nga limani i Bostonit ne 1 gusht te vitit 1908 do ta sillte misionarin anglez ne Liverpul, prej nga ai nisi udhetimin neper Evrope, ne Paris, Marseje, ku i hipi anijes per ne Stamboll. Nje anije tjeter e coi ne Stamboll pastaj rruga me tren e shpuri ne Manastir, prej nga ku Erickson kishte vendosur te futej ne Shqiperi per te udhetuar drejt Korces. "Pasi kaluam disa kilometra neper "deren e pasme", ose rrugen hyrese te Shqiperise, arritem ne skenen e masakres se vitit 1830, te katerqind prijesve shqiptare, te bejlereve me nam dhe te bajraktareve, me te cilet turqit kishin lidhur nje marreveshje te paqes dhe te miqesise. Nje gosti e madhe festive ishte shtruar ne kete vend, ku shqiptaret i zhveshen armet dhe u ulen ne sofer; por papritmas, nje skuadron i trupave turke, te fshehur pas ketyre gureve te medhenj rreth e perqark vendit te gostise, iu sulen me furi dhe i vrane gati te gjithe mysafiret". Bashke me historite, Eriksoni do te pershkruante me hollesi peisazhin, liqenin e Ohrit, dhe sidomos Korcen. "Shtepiat dukeshin si ato qe kishim pare ne rruget me te mira te qyteteve amerikane, ndersa banoret me te arritur na pershendeten ne gjuhen tone. Korca i perngjante se tepermi disa qyteteve gjermane apo skandinave te Amerikes". Eriksoni nuk e kishte te veshtire ta kuptonte nga vinte kjo ngjashmeri, nje numer i madh i banoreve te kesaj zone kishin merguar ne Amerike, nderkohe qe ata qe ishin kthyer kishin sjelle me vete shuma te kursyera parash per blerjen e dyqaneve. Ne ditarin e tij, amerikani do ta pershkruante Korcen si epiqendren e interesave, zhbirimeve dhe thashethemeve ballkanike. "Grupet guerrile i kishin shtabet e tyre ne qytet dhe shetitnin lirisht rrugeve te qytetit. Ata benin per Shqiperine, ate qe grupe te tilla benin ne Kine, duke i shtrenguar padronet e tyre qe te paguajne sa me shtrenjte, per cdo bina te rrenuar dhe cdo jete te shuar". Gjate qendrimit ne kete qytet, misionari amerikan njohu edhe motrat Qiriazi, "udheheqese te nje shkolle per vasha... ne te cilen here pas here gjenin strehe ilegale, por te sigurte, nje numer i dukshem i udheheqesve te kryengritesve". Me vendimin per ta ngritur misionin e tij ne Tirane, Erickson me familjen e tij, ngarkuan plackat ne nje araba dhe u nisen ne drejtim te jugperendimit, ne portin antik te Santa Kuarantes, te njohur prej shqiptareve me emrin Sarande. Ajo ishte rruga e vetme neper te cilen mund te kalonte nje araba me kater rrota drejt bregdetit. Nje udhetim qe zgjati kater dite, neper disa vende ku rruga nuk ekzistonte fare, me ndalesa ne disa hane, mbi derrasa ku kishin ndenjur kuajt. Nje han i Sarandes, ne kujtesen e Ericksonit nuk ishte aspak me komod nga ata ku kishin bujtur gjate rruges, nje barke qe do t'i shpinte drejt Korfuzit atij iu duk si zgjidhja me e mire per te kaluar naten.

Ne Durresin e rrenuar dhe Tiranen e asgjese

Dy anije te ndryshme e kishin sjelle Ericksonin nga Korfuzi ne Durres. Nga leximet e antikitetit, Ericksoni njihte nje Durres me pallate te mermerta, me nje liman ku kishin hedhur spiracen flotat me krenare te botes antike, nje liman joshes, nje qytet te qejfeve e defrimeve. Mirepo ne Ditar do te shkruante te tjera pershtypje, kryekeput te kunderta me ato qe kishte ndertuar nga leximet. "Qyteti nuk kishte ruajtur as gjurmen apo shenjen me te vogel te fames e lavdise se dikurshme. Mbreteresha e Adriatikut, ishte shderruar ne nje plakuce reumatizmake e te padhembe, qe vetkenaqej me papastertine, lakuriqesine e parazitet. Edhe banoret i ngjasonin qytetit. Aq u bente se cfare flamuri valevitej ne konak".

Plot dhjete ore zgjati rruga e familjes se Ericksonit nga Durresi per ne Tirane, ne ate kohe bastioni i muhamedanizmit dhe qender e ndikimit te propogandes turke. "Ate cast, e pata te qarte se ky vend ishte nje nje vend tmerresisht i derrmuar, ne cdo forme te jetes. Qente, macet, dhente, bagetia, kuajt, burrat, grate dhe femijet dukeshin gjithashtu te mekur. Kesaj radhe e shoh te udhes t'i perdor fjalet e Shen Jakovit, "ata gjalleronin ne mjerim"... M'u deshen vetem njezetekater ore qendrimi ne Shqiperi per ta bindur veten se nga te gjitha vendet e botes, veshtire se do te mund te gjeja nje vend aq te privuar nga artet, shkencat, standarti, institucionet bamirese dhe humanitare, komoditeti, siguria dhe rehatite dhe komfortet e jetes, si ky vend i gjore". Me mberritjen ne Tirane, Erickson u vendos ne nje nga ato qe e quante shtepite me te mira te Tiranes se asaj kohe, ne rrugekalimin kryesor te qytetit te quajtur "Rruga e Dibres".

Konsulli me i afert amerikan ne ate kohe ndodhej ne Selanik, kurse konsulli me i afert britanik, gjendej ne Manastrir. Gjate qendrimit te tij ne Tirane, hera heres i trazuar nga pushteti turk, Erickson pati mbrotjen e konsujve austriake, me seli ne Durres, te cilet jo ne pak raste do t'i dilnin ne krah. Qendrimi i Ericksonit ne Tirane, perkoi me fillimin e asaj qe ne ditarin e tij Erickson e cileson "lufta guerrile", e qe ne histori njihen si kryengritjen qe cuan ne shpalljen e Pavaresise. "Gjendja politike ishte acaruar brenda nje kohe te shkurter. Dyqanet e miqve nje nga nje po mbylleshin ndersa pronaret po "zhdukeshin". Fqinjet me thoshin se kishin dale per te blere mallra, mirepo une e dija si qendronte puna. Komitet dilnin maleve, lufta guerrile ishte ne horizont".

Ne Elbasanin e trazuar

Pas shume peripecish qe do te perfundonin me debimin e tij nga Tirana dhe nje qendrimi disamujor ne Durres ku iu desh te luftonte me malarjen, Erickson dhe familja e tij u nis drejt Elbasanit, qytet te cilin ai e kishte vizituar nje here, dhe ku vendasit e kishin lutur te rrinte dhe te hapte nje shkolle shqipe. Erickson, iu fut keshtu nje rruge e cila me kale zgjaste plot tri dite. Ne ditarin e vet misionari anglez do ta pershkruante si nje udhetim qe nuk kishte te sosur, gjate te cilit duhej te kaperceheshin tri lumenj, ku nuk kishte ura dhe brigjet e te cileve ishin dyzet deri pesedhjete kembe te gjata. "Diten e trete, ndersa po kalonim neper gryken e Shkumbinit, ne qeme te rraskapitur me trup e me mend. Cdo vit gjate stines me shi, ky lume vershon, e meqe lugina eshte e rrafshet, uji vershues permbys trojet rreth e rrotull, duke grumbulluar me tonelata rere, zhavor e guricka. Ky ishte trualli neper te cilin duhej ta canim rrugen me ore te tera".

Elbasanin ne ditarin e vet Ericksoni do ta pershkruante si qytetin e vogel ne te cilin ishte e pamundur te gjente nje shtepi per te qene. Lagjja e krishtere e qytetit, kishte shume banore, kurse shtepiat ishin te vogla. "Ishte nje familje, shkruan Erickson, vellezerit e se ciles conin nje jete ne stilin e bejlereve te pasur myslymane ne disa shtepi. Nje ftese nga ana e tyre do te ishte me teper nje perkim me traditen shoqerore, sepse bejleret si krere bashkesish ose fisesh kishin zakon te prisnin mysafire te huaj". Gjithsesi, Ericksonit nuk do t'i mbrrinte kurre ndonje ftese nga ajo familje dhe koha e kaluar ne Elbasan, ne rrekjen e pasukseshme per te hapur misionin e tij, do t'i kujtohej si nje periudhe zhgenjimi. "Udheheqesit shqiptare ishin te zhgenjyer me ne", shkruan Erickson, duke permendur nder te tjera keshillat qe i jepnin Aqif Pasha apo Lef Nosi. "Ne Elbasan ekzistonte nje fanatizem shume i madh, por nuk ishte fanatizem i shfrenuar, i hapte dhe i patrembur si ai ne Tirane".

Ditari i misionarit anglez do te kthehej ne nje deshmi te ngjarjeve te vitit 1910 ne Elbasan. "Elbasani si njera nga qendrat me te medha ne Shqiperine e Mesme dhe te Veriut, e ndjeu i pari goditjen e pergjakshme dhe mizore te dhunes. Asokohe emri i Turgut Pashes ishte bere sinonim i Nemesit te pameshirshem "alla turka"... Vizita e tij ne Elbasan do te mbahet mend per nje kohe te gjate". Erickson perjetesoi ne ditarin e tij te gjitha ato dite tragjike kur armata prej dhjete mije vetesh rrethoi Elbasanin, ndalimqarkulimin, bastisjet, te burgosurit, rrahjet, djegiet e librave neper rruget e qytetit... Nje senduk librash shqipe i gjetur gjate bastisjes se shtepise se misionarit amerikan, e detyroi kete te fundit te mbidhte edhe njehere plackat, t'i hipte kuajve megjithe familjen e te vihej serish per rruge. Kesaj radhe per t'u rikthyer ne Manastir.

Drejt Shkodres me Edith Durhamin

Vetem ne 12 tetor 1911 Erickson do te lejohej te futej serish ne Shqiperi. Kesaj radhe udhetimi drejt Elbasanit, ku do te perpiqej serish te hapte shkollen e tij protestane, misionarit amerikan iu duk i zakonshem. Pas gati nje viti qendrimi aty, per shkak te semundjes se te birit u detyrua te merrte serish rrugen e Durresit, qe familja e tij tashme e kishte pagezuar "rruga e mundimeve". Ne gjashte jave te mungeses se tij, Lufta Ballkanike kishte hyre ne fazen me te furishme, serbet kishin pushtuar si Durresin ashtu edhe Elbasanin. Pas nje arrestimi, nje rruge te mundimshme drejt Elbasanit per te marre pjesen tjeter te familjes se vet, Erickson u largua serish ne Zvicer, ku do te kalonte periudhen e dimrit dhe pranveren. Rrugen per Shqiperi do ta merrte serish ne qershor te vitit 1913, ne Trieste do te bashkohej me Edith Durhamin, e cila ishte nisur me nje tjeter mision ne Shqiperi dhe me shkrimtarin Henri V.Nevinson. Kesaj radhe udhekalimi i tij do te ishte nga Mali i Zi. "Skutari, apo Shkodra si i thone shqiptaret, asokohe ishte metropoli i Shqiperise, shkruan Erickson ne ditarin e tij. Por ajo s'ishte metropolitane ne kuptimin e fjales. Me pare ajo kishte pamjen e nje qyteti te zgjeruar turk, qe ishte shtrire si me ngathtesi, e pa njefare forme nja dy apo tre milje pergjate lugines qe nga brigjet e ulta te liqenit. Ky liqen, here pas here ka zakon te fryhet aq nga projet malore dhe lumi saqe ka dale edhe nga shtrati. Ne raste te tilla, ai e vershon qytetin dhe luginen me nje dehje harlisese, duke e paralizuar jo vetem qytetin, por duke lerosur cdo gje. Lumi Buna, qe e derdh ujin e liqenit ne detin Adriatik nuk paraqet kurrfare veshtiresish per ekspertet e inxhinierise... Meqe ra fjala, nje hapje me e thelle e Bunes do te drenazhonte ujin e ceket te liqenit e do te krionte mijera akra tokash bujqesore. Ne vend te kesaj, shqiptaret rrijne ne shkembinjte e tyre dhe vdesin nga urija".

Erickson e njohu Shkodren si qytetin ku lufta ballkanike kishte lene pasojat me te medha: "Ne qytet rane afro 30 mije predha. Katedralja Katolike u shnderrua ne nje germadhe. Urine e vereje ne cdo rruge te qytetit, cmimet per pak ushqim qe kishte mbetur, ishin te shtrenjta edhe per te pasurit, jo me per fukarane. Kishte te uritur qe perlesheshin me qente endacake neper rruge per kerrmat dhe cofetirat e hedhura". Atmosfera e qytetit verior do t'i linte nje shpirt nje shije aq te keqe sa largimin prej tij do ta shoqeronte me nje ndjenje lehtesimi per te ndaluar ne nje tjeter qytet, ne Krujen qe misionerit anglez do t'i dukej si "vendi tipikisht me shqiptar... Pazari i vogel, i ndertuar nga derrasa te palatuara, qe ishin ngulur ne te dy anet e rrugices se gjate e te ngushte si dy rende kazermash, ishte shume i thjeshte dhe me shemtimin e vet te venitur e te dukshem, si te donte te vinte ne spikame se sa te parendesishem jane ceshtjet e ushqimit, baneses, te veshmbathjes tok me xhunglat e lodrat e civilizimit ne pranine e nje vigani zulmmadh".

Kruja do te mbetej si nje nga kujtimet me te rendesishme ne ditarin e Ericksonit per nje tjeter arsye. Pas pese vjet endjesh neper Shqiperi, pas aq vuajtjesh dhe misionit te pamundur per te hapur misionin e tij protestant, pas nje pritjeje nga me bujaret qe i ishte bere, paria e Krujes me dy fjale do ta njihte me ate drame qe ai e kishte jetuar per pese vjet: perse nuk nderhyjne dy kombe te medha te krishtera si Anglia dhe Amerika? A s'u behet vone qe ne po zhdukemi? Ishte pikerisht ky momenti kur misionari protestant do te kuptonte kotesine e atij misioni, kotesine e fjaleve te tij inkurajuese qe vite me pas do ta pershkruante: "ai takim me ka mbetur nje kujtim, i qarte me cdo hollesi. Sikurse qe me kujtohen edhe ndodhi te tjera te jetes sime ne ate vend te trazuar, te vuajtur e te munduar".

Iva Tico

Kush ishte misionari amerikan

Charles Telford Erickson ka lindur ne 1867 ne Galensburg te Illionisit, nga prinder suedeze. Pas diplomimit ne Universitetin e Bostonit dhe pas nje viti te kaluar ne Burma, Erickson per disa vjet sherbeu si pastor ne kishat e Ohajos dhe me vone kaloi tre vjet ne Yale University ku morri nje diplome masteri ne vitin 1902. Me pas ai sherbeu si pastor ne Konektikat derisa u emerua drejtor i nje misioni i "American Board of Foreign Missions" ne Shqiperi ne vitin 1908. Erickson sherbeu ne Bordin Amerikan per dymbedhjete vjet dhe vazhdoi ne menyre te pavarur edhe per katermbedhjete vjet te tjera.

Gjate luftes se pare boterore, Erickson punoi si zyrtar i Kryqit te Kuq ne Itali dhe me pas u zgjodh si delagat i nderit ne Konferencen e Paqes ne Paris nga Federata e shqiptareve te Amerikes dhe nga qeveria e perkohshme shqiptare. Ne Delegacionin shqiptar ne Versaje ai foli dhe protestoi kunder padrejtesive, duke kerkuar rivendifikimin e kufijve te Shqiperise se vitit 1913. Me pas, ai punoi si komisioner special per Shqiperine ne Shtetet e Bashkuara ne 1920-1921. Nderkaq, ne vitin 1919, i perkrahur edhe nga Noli, Konica, delegacionet shqiptare te Shqiperise e diaspores, Erickson hartoi memorandumin e vecante duke kerkuar nga presidenti Uillson dhe SHBA qe ta vendosnin Shqiperine nen protektoratin amerikan. Ne periudhen 1922-1923, gjendet serish ne Shqiperi, kesaj rradhe si asistent ne stafin e Legates Amerikane ne Tirane. I mbeshtetur nga qeveria shqiptare, ne ate kohe me kryeminister Ahmet Zogun, per te ngritur nje Kolegj Agrar, ai themeloi dy shkolla, nje shkolle bujqesore per djemte dhe nje shkolle te arteve shtepiake te vajzave. Ardhja tjeter ne Shqiperi e Eriksonit, ishte ne vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, ku ai ishte mik i Legates Amerikane.

Edhe pas daljes ne pension, Erikson sherbeu si delegat i Federates Panshqiptare te Amerikes ne Konferencen e Kombeve te Bashkuara, e cila u mbajt ne San Francisko te Kalifornise ne vitin 1945. Vitet ne vazhdim do t'i kalonte si pastor ne disa nga shtetet e SHBA-se dhe me pas do te fillonte misionet e tij ne Kapri, Korfuz, Rodos, dhe Britani, derisa u kthye perfundimisht ne Kaliforni. Gjate gjithe ketyre viteve, Erickson nuk e harroi Shqiperine, por vazhdoi te ishte nje nga miqte e saj derisa vdiq ne vitin 1966, pasi kishte kaluar 99 vjet jete te mbushura me aventura. Pese vjet prej te cilave jane permbledhur ne ditarin e tij per Shqiperine.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Perandoria Osmane dhe shqiptaret!

<ul type="square">
[*]Përplasja ka përfunduar në hyrje me forcë në xhami.
[/list]

<ul type="square">
[*]Komuniteti Musliman: nuk bëhet fjalë për ekstremizëm, por thjesht për pakënaqësi
[/list]


<ul type="square">
[*]Sherr për namazgjanë e Elbasanit
[/list]

Një grup besimtarësh akuzojnë myftiun për shitje të padrejtë pronash. Muharremi: janë ekstremistë

Elda Spaho
Xhamia e Elbasanit është kthyer dje në një vend përplasje mes myftiut dhe një grupi besimtarësh muslimanë. Kanë qenë këta të fundit që janë futur vrullshëm brenda dhe e kanë akuzuar myftiun Halit Muharremin për shitjen e padrejtë të pronave të xhamisë. Situata e pakëndshme e shtyu kreun e muftinisë t’i kërkojë ndihmë policisë së qytetit “për pushtim institucioni” dhe të japë shpjegime në një konferencë shtypi. Forcat e komisariatit nuk kanë ndërhyrë sepse sipas tyre nuk është ushtruar dhunë. Gjithçka është quajtur si diçka e brendshme e vetë besimtarëve.
<ul type="square">
[*]Historia
[/list]
Gjithçka zë fill tek tokat që ndodhen afër xhamisë dhe që njihen me emrin “Namazgjaja”. Ajo është pronë e myftinisë, që ka lejuar ngritjen e një tregu ku shesin banorët rrotull, nga qeraja e të cilëve mblidhen goxha të ardhura për xhaminë. Burime të sigurta, brenda komuniteti musliman shqiptar, rrëfyen për “Shekullin” të gjithë historinë e përplasjes së djeshme. Që në fakt nuk ka qenë e para.
Jo shumë kohë të shkuara, për të blerë truallin e Namazgjasë u ofruan disa firma ndërtimi që, në vend të tregut, do të ngrinin disa pallate banimi. Bisedimet mes tyre dhe myftinisë së elbasanit arritën në një pikë mirëkuptimi dhe blerja ishte në rrugë e sipër. Por një pjesë e besimtarëve, që kishin lidhje të drejtpërdrejtë me pronat, nuk ishin dakord me këtë shitje. “Prandaj edhe ata kanë protestuar ndaj myftiut”, thonë në komunitetin Musliman.
Por Halit Muharremi nuk ka dhënë versione kaq të qeta në shpjegimet e tij. Ai nuk e ka përcaktuar përplasjen e djeshme thjesht si “pakënaqësi”, por e ka akuzuar grupin për ekstremizëm dhe e ka quajtur protestën “konflikt të dhunshëm”. Sipas myftiut të Elbasanit, në këtë mes nuk ka fare çështje pronash, por thjesht plane për përmbysjen e tij dhe për marrjen e postit nga të tjerë. “Gjithë kjo është mbuluar si pakënaqësi për shitjen e disa pronave të myftinisë”,- tha dje ai për “Shekullin”.

<ul type="square">
[*]Ana tjetër e medaljes
[/list]
Burime nga grupi tjetër, nga ata që janë përplasur me Muharremin, e përjashtojnë plotësisht versionin e “përmbysjes nga froni”. Disa prej tyre, kanë thënë për “Shekullin”, pa emra, se protesta e tyre ka lindur vetëm për shkak të shpërdorimit të pronave të myftinisë. “E akuzojmë Muharremin se po abuzon me shitjen e tyre. Nuk kemi ndërmend të pushtojmë ndonjë institucion e as të marrim frenat e xhamisë, siç na akuzon ai ”,- thanë ata dje.
Myftiu i Elbasanit nuk mënon t’i hedhë poshtë këto akuza, duke thënë se nuk ka shitur dhe nuk do të shesë asgjë pa miratimin e komuniteti Musliman. Ai ka theksuar disa herë se të gjitha veprimet e tij janë lehtësisht të verifikueshme. Dhe për t’i vënë kapak gjithë kësaj, ai ka deklaruar se “të rebeluarit nuk i përkisnin komuniteti të paqtë mysliman”.
Vetë Komuniteti në Tiranë ka qenë shumë i përmbajtur në lëshimin e të dhënave dhe i ka mëshuar idesë se nuk bëhet fjalë për ndonjë shfaqje ekstremizmi, por thjesht për pakënaqësi të besimtarëve. I këtij mendimi ka qenë edhe poeti i njohur Ervin Hatibi, besimtar musliman prej vitesh. I pyetur nga “Shekulli” ai ka theksuar që nuk ka pse ngjarjes së djeshme të Elbasanit t’i vishen nota ekstremizmi.


<ul type="square">
[*]MYFTIU
[/list]
HALIT MUHARREMI:eek:rganizatorët janë tre persona
Jeni akuzuar nga besimtarë tuaj se keni shitur disa troje tek Namazgjaja. Cili është reagimi juaj?
-Së pari, e them me përgjegjësi dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme se unë nuk kam shitur troje dhe nuk kam bërë pazare me pronat e myftinisë. As tek Namazgjaja dhe as në një vënd tjetër. Grupi që bën këto akuza është pa identitet në besimin tonë. Ai nuk ka merakun e pronave, por është ekstremist e kanë qëllime të tjera: të marrin me forcë institucionet fetare këtu.
Përse i quani ekstemistë. ?
Po, janë ekstremistë, të dhunshëm e këtë e kanë treguar me veprimet e tyre, jo vetëm një herë.Qëllimi i tyre është në vazhdën e veprimeve për të marrë institucionet fetare në Elbasan. Por dihet këto institucione janë në vartësi të Komunitetit Musliman në Tiranë, dhe emërimet e drejtuesve bëhen që andej.
Kur janë përsëritur këto akte?
Rasti i fundit është dhe dy ditë më parë, të premten. Ditën e xhumasë. Ata dhunuan institucionin e zotit e besimtarëve në ditën e kryerjes së riteve fetare. E kanë bërë dhe herë të tjera këtë veprim dhe unë kam informuar lart dje edhe në polici.
Kë denoncuat dhe për çfarë ?
Denoncuam grupin ekstremist, veprimet e tyre që janë në vazhdë, qëllimet që kanë. Si dhe emrat e organizatorëve, që me sa dimë janë tre persona. Institucionet tona janë të zotit e të besimtarëve tanë, besimit tonë fetar tradicional, të paqes e mirësisë e jo të një grupi ekstremistësh, që nuk kanë hall akuzën për shitje trojesh, por të tjera qëllime.Krerët e besimit tonë në Tiranë janë në dijeni dhe do të ndërhyjnë.
Intervistoi Kujtim Boriçi


<ul type="square">
[*]Precedentët
[/list]
NË RAJONIN E ELBASANIT:
Një vit e gjysmë më parë, ndodhi acarimi midis të quajturve radikalë (të rinj e përgjithësisht me mjekër) në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, dhe drejtuesve të institucioneve fetare të rrethit. U desh prezenca e policisë.Aktualisht, në të njëjtin fshat ka dy xhami që frekuentohen nga palët.
Kohë më parë në shkollën fetare "El-Hagri" në Elbasan u përfol se përgatiteshin terroristë, por që u kundërshtua nga krerët e Institucioneve fetare në vënd, e nuk u konfirmua as më pas zyrtarisht.
Para më shumë se një viti, të rinjtë(radikalët) kundërshtuan emërtimin e Myftiut të rrethit të Librazhdit duke këmbëngulur që, në vend të tij, të vihej një i shkolluar në vendet arabe. Policia pohoi zyrtarisht në komunikatat e saja ditore se disa herë, me kërkesë të krerëve fetarë në rreth, është dashur mbikëqyrja e xhamisë sepse mund të merrej me forcë.
Policia lokale konfirmoi se së paku tre herë në harkun e një muaji është tentuar me thyerje vjedhja në kasafortën e Myftiut, të Librazhdit. Kjo është cilësuar punë e brendshme e vetë besimtarëve.
Për vitin shkollor në vazhdim, pas disa vjetësh aktivitet, do të mbyllen shkolla"El- Hagri" në Elbasan dhe Kompleksi Kulturor "Abu-Dabi" në qytetin e Përrenjasit (burim zyrtar nga institucionet arsimore të rrethit)
K.Boriçi
 

McByrek

Primus registratum
Re: Perandoria Osmane dhe shqiptaret!

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb] Artikull marre nga revista KLAN e dates 31 Gusht 2003 (www.revistaklan.com). Teper interesant do te thoja.
------------------
Me syte e nje misionari

RrefimiDitari i nje udhetari per Shqiperine e viteve 1908-1913. Rugetimi pesevjecar i nje amerikani nje Shqiperine e para nje shekulli. Tregimet rrenqethese te nje vendi pa rruge, me qytete te vogla e te pista, ne vorbullen e luftrave te kacakeve dhe luftes se pare ballkanike

Nga Iva Tico

"Kur krijuesi i Botes e kishte krijuar mbare boten, atij i kishin mbetur nje numer i madh guresh, goxha te medhenj ne thase. Duke mos e ditur se cfare te bente me ta, ai i la ne nje vend dhe shkoi te kerkonte rreth e rrotull, me shprese se do te gjente nje vend te pershtatshem per to. Sakaq, gjate mungeses se tij ndodhi nje termet i tmerrshem, qe i permbysi te gjithe thaset, me c'rast shkembinjte rane poshte ne rremuje. Kur u kthye dhe pa se c'hata kish ngjare, ai u ul ne gurin me te madh, mese i nevrikosur, dhe e quajti ate vend "shkemb". Qe ketu e ka prejardhjen emri i fronit te gurte te mbreterve te Shqiperise. S'ka pike dyshimi se ne Shqiperi ka kaq shume "mobilje" te tilla, sa mund te plotesohen kerkesat e te gjitha perandorive te Olimpit, apo dhe te perendive te tjera qe do te vinin per mysafire". Ne mengjesin e vranet e te zymte te atij 5 shtatori te vitit 1908, amerikani Charles Telford Erikson, ende nuk e kishte degjuar kete legjende per vendin ku po shkelte per te ngritur misionin e tij protestan. Nese dikush do t'ia kishte treguar perpara nisjes, atehere ai do ta kishte perfytyruar veten lehte te shtangur nga llahtari i tablose qe te kallte friken. Amerikani qe udhetonte me gruan dhe tre femijet e tij, deri ne ate dite kur u caktua per te ngitur kete mision, nuk e dinte fare se ku gjendej vendi drejt te cilit ishte nisur. Enciklopedia Britamike dhe libri i Edith Durhamit "Brenga e Ballkanit, e kishin pajisur me disa njohuri te percipta, te cilat do t'i beheshin ndihma me e madhe per pese vitet qe do te zgjaste misioni i tij ne Shqiperi.

Nje copez Amerike ne Korce

Nje anije e nisur nga limani i Bostonit ne 1 gusht te vitit 1908 do ta sillte misionarin anglez ne Liverpul, prej nga ai nisi udhetimin neper Evrope, ne Paris, Marseje, ku i hipi anijes per ne Stamboll. Nje anije tjeter e coi ne Stamboll pastaj rruga me tren e shpuri ne Manastir, prej nga ku Erickson kishte vendosur te futej ne Shqiperi per te udhetuar drejt Korces. "Pasi kaluam disa kilometra neper "deren e pasme", ose rrugen hyrese te Shqiperise, arritem ne skenen e masakres se vitit 1830, te katerqind prijesve shqiptare, te bejlereve me nam dhe te bajraktareve, me te cilet turqit kishin lidhur nje marreveshje te paqes dhe te miqesise. Nje gosti e madhe festive ishte shtruar ne kete vend, ku shqiptaret i zhveshen armet dhe u ulen ne sofer; por papritmas, nje skuadron i trupave turke, te fshehur pas ketyre gureve te medhenj rreth e perqark vendit te gostise, iu sulen me furi dhe i vrane gati te gjithe mysafiret". Bashke me historite, Eriksoni do te pershkruante me hollesi peisazhin, liqenin e Ohrit, dhe sidomos Korcen. "Shtepiat dukeshin si ato qe kishim pare ne rruget me te mira te qyteteve amerikane, ndersa banoret me te arritur na pershendeten ne gjuhen tone. Korca i perngjante se tepermi disa qyteteve gjermane apo skandinave te Amerikes". Eriksoni nuk e kishte te veshtire ta kuptonte nga vinte kjo ngjashmeri, nje numer i madh i banoreve te kesaj zone kishin merguar ne Amerike, nderkohe qe ata qe ishin kthyer kishin sjelle me vete shuma te kursyera parash per blerjen e dyqaneve. Ne ditarin e tij, amerikani do ta pershkruante Korcen si epiqendren e interesave, zhbirimeve dhe thashethemeve ballkanike. "Grupet guerrile i kishin shtabet e tyre ne qytet dhe shetitnin lirisht rrugeve te qytetit. Ata benin per Shqiperine, ate qe grupe te tilla benin ne Kine, duke i shtrenguar padronet e tyre qe te paguajne sa me shtrenjte, per cdo bina te rrenuar dhe cdo jete te shuar". Gjate qendrimit ne kete qytet, misionari amerikan njohu edhe motrat Qiriazi, "udheheqese te nje shkolle per vasha... ne te cilen here pas here gjenin strehe ilegale, por te sigurte, nje numer i dukshem i udheheqesve te kryengritesve". Me vendimin per ta ngritur misionin e tij ne Tirane, Erickson me familjen e tij, ngarkuan plackat ne nje araba dhe u nisen ne drejtim te jugperendimit, ne portin antik te Santa Kuarantes, te njohur prej shqiptareve me emrin Sarande. Ajo ishte rruga e vetme neper te cilen mund te kalonte nje araba me kater rrota drejt bregdetit. Nje udhetim qe zgjati kater dite, neper disa vende ku rruga nuk ekzistonte fare, me ndalesa ne disa hane, mbi derrasa ku kishin ndenjur kuajt. Nje han i Sarandes, ne kujtesen e Ericksonit nuk ishte aspak me komod nga ata ku kishin bujtur gjate rruges, nje barke qe do t'i shpinte drejt Korfuzit atij iu duk si zgjidhja me e mire per te kaluar naten.

Ne Durresin e rrenuar dhe Tiranen e asgjese

Dy anije te ndryshme e kishin sjelle Ericksonin nga Korfuzi ne Durres. Nga leximet e antikitetit, Ericksoni njihte nje Durres me pallate te mermerta, me nje liman ku kishin hedhur spiracen flotat me krenare te botes antike, nje liman joshes, nje qytet te qejfeve e defrimeve. Mirepo ne Ditar do te shkruante te tjera pershtypje, kryekeput te kunderta me ato qe kishte ndertuar nga leximet. "Qyteti nuk kishte ruajtur as gjurmen apo shenjen me te vogel te fames e lavdise se dikurshme. Mbreteresha e Adriatikut, ishte shderruar ne nje plakuce reumatizmake e te padhembe, qe vetkenaqej me papastertine, lakuriqesine e parazitet. Edhe banoret i ngjasonin qytetit. Aq u bente se cfare flamuri valevitej ne konak".

Plot dhjete ore zgjati rruga e familjes se Ericksonit nga Durresi per ne Tirane, ne ate kohe bastioni i muhamedanizmit dhe qender e ndikimit te propogandes turke. "Ate cast, e pata te qarte se ky vend ishte nje nje vend tmerresisht i derrmuar, ne cdo forme te jetes. Qente, macet, dhente, bagetia, kuajt, burrat, grate dhe femijet dukeshin gjithashtu te mekur. Kesaj radhe e shoh te udhes t'i perdor fjalet e Shen Jakovit, "ata gjalleronin ne mjerim"... M'u deshen vetem njezetekater ore qendrimi ne Shqiperi per ta bindur veten se nga te gjitha vendet e botes, veshtire se do te mund te gjeja nje vend aq te privuar nga artet, shkencat, standarti, institucionet bamirese dhe humanitare, komoditeti, siguria dhe rehatite dhe komfortet e jetes, si ky vend i gjore". Me mberritjen ne Tirane, Erickson u vendos ne nje nga ato qe e quante shtepite me te mira te Tiranes se asaj kohe, ne rrugekalimin kryesor te qytetit te quajtur "Rruga e Dibres".

Konsulli me i afert amerikan ne ate kohe ndodhej ne Selanik, kurse konsulli me i afert britanik, gjendej ne Manastrir. Gjate qendrimit te tij ne Tirane, hera heres i trazuar nga pushteti turk, Erickson pati mbrotjen e konsujve austriake, me seli ne Durres, te cilet jo ne pak raste do t'i dilnin ne krah. Qendrimi i Ericksonit ne Tirane, perkoi me fillimin e asaj qe ne ditarin e tij Erickson e cileson "lufta guerrile", e qe ne histori njihen si kryengritjen qe cuan ne shpalljen e Pavaresise. "Gjendja politike ishte acaruar brenda nje kohe te shkurter. Dyqanet e miqve nje nga nje po mbylleshin ndersa pronaret po "zhdukeshin". Fqinjet me thoshin se kishin dale per te blere mallra, mirepo une e dija si qendronte puna. Komitet dilnin maleve, lufta guerrile ishte ne horizont".

Ne Elbasanin e trazuar

Pas shume peripecish qe do te perfundonin me debimin e tij nga Tirana dhe nje qendrimi disamujor ne Durres ku iu desh te luftonte me malarjen, Erickson dhe familja e tij u nis drejt Elbasanit, qytet te cilin ai e kishte vizituar nje here, dhe ku vendasit e kishin lutur te rrinte dhe te hapte nje shkolle shqipe. Erickson, iu fut keshtu nje rruge e cila me kale zgjaste plot tri dite. Ne ditarin e vet misionari anglez do ta pershkruante si nje udhetim qe nuk kishte te sosur, gjate te cilit duhej te kaperceheshin tri lumenj, ku nuk kishte ura dhe brigjet e te cileve ishin dyzet deri pesedhjete kembe te gjata. "Diten e trete, ndersa po kalonim neper gryken e Shkumbinit, ne qeme te rraskapitur me trup e me mend. Cdo vit gjate stines me shi, ky lume vershon, e meqe lugina eshte e rrafshet, uji vershues permbys trojet rreth e rrotull, duke grumbulluar me tonelata rere, zhavor e guricka. Ky ishte trualli neper te cilin duhej ta canim rrugen me ore te tera".

Elbasanin ne ditarin e vet Ericksoni do ta pershkruante si qytetin e vogel ne te cilin ishte e pamundur te gjente nje shtepi per te qene. Lagjja e krishtere e qytetit, kishte shume banore, kurse shtepiat ishin te vogla. "Ishte nje familje, shkruan Erickson, vellezerit e se ciles conin nje jete ne stilin e bejlereve te pasur myslymane ne disa shtepi. Nje ftese nga ana e tyre do te ishte me teper nje perkim me traditen shoqerore, sepse bejleret si krere bashkesish ose fisesh kishin zakon te prisnin mysafire te huaj". Gjithsesi, Ericksonit nuk do t'i mbrrinte kurre ndonje ftese nga ajo familje dhe koha e kaluar ne Elbasan, ne rrekjen e pasukseshme per te hapur misionin e tij, do t'i kujtohej si nje periudhe zhgenjimi. "Udheheqesit shqiptare ishin te zhgenjyer me ne", shkruan Erickson, duke permendur nder te tjera keshillat qe i jepnin Aqif Pasha apo Lef Nosi. "Ne Elbasan ekzistonte nje fanatizem shume i madh, por nuk ishte fanatizem i shfrenuar, i hapte dhe i patrembur si ai ne Tirane".

Ditari i misionarit anglez do te kthehej ne nje deshmi te ngjarjeve te vitit 1910 ne Elbasan. "Elbasani si njera nga qendrat me te medha ne Shqiperine e Mesme dhe te Veriut, e ndjeu i pari goditjen e pergjakshme dhe mizore te dhunes. Asokohe emri i Turgut Pashes ishte bere sinonim i Nemesit te pameshirshem "alla turka"... Vizita e tij ne Elbasan do te mbahet mend per nje kohe te gjate". Erickson perjetesoi ne ditarin e tij te gjitha ato dite tragjike kur armata prej dhjete mije vetesh rrethoi Elbasanin, ndalimqarkulimin, bastisjet, te burgosurit, rrahjet, djegiet e librave neper rruget e qytetit... Nje senduk librash shqipe i gjetur gjate bastisjes se shtepise se misionarit amerikan, e detyroi kete te fundit te mbidhte edhe njehere plackat, t'i hipte kuajve megjithe familjen e te vihej serish per rruge. Kesaj radhe per t'u rikthyer ne Manastir.

Drejt Shkodres me Edith Durhamin

Vetem ne 12 tetor 1911 Erickson do te lejohej te futej serish ne Shqiperi. Kesaj radhe udhetimi drejt Elbasanit, ku do te perpiqej serish te hapte shkollen e tij protestane, misionarit amerikan iu duk i zakonshem. Pas gati nje viti qendrimi aty, per shkak te semundjes se te birit u detyrua te merrte serish rrugen e Durresit, qe familja e tij tashme e kishte pagezuar "rruga e mundimeve". Ne gjashte jave te mungeses se tij, Lufta Ballkanike kishte hyre ne fazen me te furishme, serbet kishin pushtuar si Durresin ashtu edhe Elbasanin. Pas nje arrestimi, nje rruge te mundimshme drejt Elbasanit per te marre pjesen tjeter te familjes se vet, Erickson u largua serish ne Zvicer, ku do te kalonte periudhen e dimrit dhe pranveren. Rrugen per Shqiperi do ta merrte serish ne qershor te vitit 1913, ne Trieste do te bashkohej me Edith Durhamin, e cila ishte nisur me nje tjeter mision ne Shqiperi dhe me shkrimtarin Henri V.Nevinson. Kesaj radhe udhekalimi i tij do te ishte nga Mali i Zi. "Skutari, apo Shkodra si i thone shqiptaret, asokohe ishte metropoli i Shqiperise, shkruan Erickson ne ditarin e tij. Por ajo s'ishte metropolitane ne kuptimin e fjales. Me pare ajo kishte pamjen e nje qyteti te zgjeruar turk, qe ishte shtrire si me ngathtesi, e pa njefare forme nja dy apo tre milje pergjate lugines qe nga brigjet e ulta te liqenit. Ky liqen, here pas here ka zakon te fryhet aq nga projet malore dhe lumi saqe ka dale edhe nga shtrati. Ne raste te tilla, ai e vershon qytetin dhe luginen me nje dehje harlisese, duke e paralizuar jo vetem qytetin, por duke lerosur cdo gje. Lumi Buna, qe e derdh ujin e liqenit ne detin Adriatik nuk paraqet kurrfare veshtiresish per ekspertet e inxhinierise... Meqe ra fjala, nje hapje me e thelle e Bunes do te drenazhonte ujin e ceket te liqenit e do te krionte mijera akra tokash bujqesore. Ne vend te kesaj, shqiptaret rrijne ne shkembinjte e tyre dhe vdesin nga urija".

Erickson e njohu Shkodren si qytetin ku lufta ballkanike kishte lene pasojat me te medha: "Ne qytet rane afro 30 mije predha. Katedralja Katolike u shnderrua ne nje germadhe. Urine e vereje ne cdo rruge te qytetit, cmimet per pak ushqim qe kishte mbetur, ishin te shtrenjta edhe per te pasurit, jo me per fukarane. Kishte te uritur qe perlesheshin me qente endacake neper rruge per kerrmat dhe cofetirat e hedhura". Atmosfera e qytetit verior do t'i linte nje shpirt nje shije aq te keqe sa largimin prej tij do ta shoqeronte me nje ndjenje lehtesimi per te ndaluar ne nje tjeter qytet, ne Krujen qe misionerit anglez do t'i dukej si "vendi tipikisht me shqiptar... Pazari i vogel, i ndertuar nga derrasa te palatuara, qe ishin ngulur ne te dy anet e rrugices se gjate e te ngushte si dy rende kazermash, ishte shume i thjeshte dhe me shemtimin e vet te venitur e te dukshem, si te donte te vinte ne spikame se sa te parendesishem jane ceshtjet e ushqimit, baneses, te veshmbathjes tok me xhunglat e lodrat e civilizimit ne pranine e nje vigani zulmmadh".

Kruja do te mbetej si nje nga kujtimet me te rendesishme ne ditarin e Ericksonit per nje tjeter arsye. Pas pese vjet endjesh neper Shqiperi, pas aq vuajtjesh dhe misionit te pamundur per te hapur misionin e tij protestant, pas nje pritjeje nga me bujaret qe i ishte bere, paria e Krujes me dy fjale do ta njihte me ate drame qe ai e kishte jetuar per pese vjet: perse nuk nderhyjne dy kombe te medha te krishtera si Anglia dhe Amerika? A s'u behet vone qe ne po zhdukemi? Ishte pikerisht ky momenti kur misionari protestant do te kuptonte kotesine e atij misioni, kotesine e fjaleve te tij inkurajuese qe vite me pas do ta pershkruante: "ai takim me ka mbetur nje kujtim, i qarte me cdo hollesi. Sikurse qe me kujtohen edhe ndodhi te tjera te jetes sime ne ate vend te trazuar, te vuajtur e te munduar".

Iva Tico

Kush ishte misionari amerikan

Charles Telford Erickson ka lindur ne 1867 ne Galensburg te Illionisit, nga prinder suedeze. Pas diplomimit ne Universitetin e Bostonit dhe pas nje viti te kaluar ne Burma, Erickson per disa vjet sherbeu si pastor ne kishat e Ohajos dhe me vone kaloi tre vjet ne Yale University ku morri nje diplome masteri ne vitin 1902. Me pas ai sherbeu si pastor ne Konektikat derisa u emerua drejtor i nje misioni i "American Board of Foreign Missions" ne Shqiperi ne vitin 1908. Erickson sherbeu ne Bordin Amerikan per dymbedhjete vjet dhe vazhdoi ne menyre te pavarur edhe per katermbedhjete vjet te tjera.

Gjate luftes se pare boterore, Erickson punoi si zyrtar i Kryqit te Kuq ne Itali dhe me pas u zgjodh si delagat i nderit ne Konferencen e Paqes ne Paris nga Federata e shqiptareve te Amerikes dhe nga qeveria e perkohshme shqiptare. Ne Delegacionin shqiptar ne Versaje ai foli dhe protestoi kunder padrejtesive, duke kerkuar rivendifikimin e kufijve te Shqiperise se vitit 1913. Me pas, ai punoi si komisioner special per Shqiperine ne Shtetet e Bashkuara ne 1920-1921. Nderkaq, ne vitin 1919, i perkrahur edhe nga Noli, Konica, delegacionet shqiptare te Shqiperise e diaspores, Erickson hartoi memorandumin e vecante duke kerkuar nga presidenti Uillson dhe SHBA qe ta vendosnin Shqiperine nen protektoratin amerikan. Ne periudhen 1922-1923, gjendet serish ne Shqiperi, kesaj rradhe si asistent ne stafin e Legates Amerikane ne Tirane. I mbeshtetur nga qeveria shqiptare, ne ate kohe me kryeminister Ahmet Zogun, per te ngritur nje Kolegj Agrar, ai themeloi dy shkolla, nje shkolle bujqesore per djemte dhe nje shkolle te arteve shtepiake te vajzave. Ardhja tjeter ne Shqiperi e Eriksonit, ishte ne vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, ku ai ishte mik i Legates Amerikane.

Edhe pas daljes ne pension, Erikson sherbeu si delegat i Federates Panshqiptare te Amerikes ne Konferencen e Kombeve te Bashkuara, e cila u mbajt ne San Francisko te Kalifornise ne vitin 1945. Vitet ne vazhdim do t'i kalonte si pastor ne disa nga shtetet e SHBA-se dhe me pas do te fillonte misionet e tij ne Kapri, Korfuz, Rodos, dhe Britani, derisa u kthye perfundimisht ne Kaliforni. Gjate gjithe ketyre viteve, Erickson nuk e harroi Shqiperine, por vazhdoi te ishte nje nga miqte e saj derisa vdiq ne vitin 1966, pasi kishte kaluar 99 vjet jete te mbushura me aventura. Pese vjet prej te cilave jane permbledhur ne ditarin e tij per Shqiperine. [/qb]
Nje shkrim teper i dobet dhe medioker. Une e kam lexuar ditarin e Erickson dhe ajo qe zbulova eshte se gazetarja ne fjale, nuk se ka bere ndonje mundim te madh pervecse ka bere copy paste te paragrafeve te tere duke na i servirur si punen e vet. E cfare na ka thene ajo ketu? Qe Shqiperia ishte nje vend i mjerimit nen pushtimin otoman? Cfare skup-i. S'e kishim ditur ne. Me siguri qe kjo Iva Tico do jete ndonje nga ato qe kane mbaruar per agronomi, industri minierash apo ndonje shkence zooteknike dhe qe menyren e vetme per te mbijetuar ka te shkruaje ose me mire te "vjedhe" artikuj te tille te cilet na i shet per te sajet. Nje skandal i vertete, por qe ndoshta do ishte me mire per t'u trajtuar ne ndonje teme te vecante rreth gazetarise dhe atyre qe te ardhur nga basifonde provinciale nga me te ndyrat, parazitojne ne kete fushe te shoqerise shqiptare duke helmuar kete emer qe duhej te ishte sot i nderuar.
kaq
 

LEKE DUKAGJINI

Primus registratum
Re: Perandoria Osmane dhe shqiptaret!

Per Gjak Të Shqipëtrit.


…………………………

Ah Shqipëtarë ! ja më dëgjoni,
Largohuni prej tradhëtisë,
Pa ja kthy shpinën stambollit,
S’dalin Lulet e Lirisë.

S’dalin Lulet s’vjen Liria,
Pa ja prishë miqësinë sulltanit,
S’lindin Nanat Ilirijan,
Pa i pastru gjakun Shqiptarit.

19….nga…


Z.wliam

Për më gjatë ketë këngë vizitoni faqen si vion:

www.duka&gjini.com/gov/hdfeos/forum/shqipëtarë/usersearchresults.cfm?keyword=
 

Gileke

Primus registratum
Re: Perandoria Osmane dhe shqiptaret!

Fillimisht postuar nga LEKE DUKAGJINI:
[QB] Per Gjak Të Shqipëtrit.


…………………………

Ah Shqipëtarë ! ja më dëgjoni,
Largohuni prej tradhëtisë,
Pa ja kthy shpinën stambollit,
S’dalin Lulet e Lirisë.

S’dalin Lulet s’vjen Liria,
Pa ja prishë miqësinë sulltanit,
S’lindin Nanat Ilirijan,
Pa i pastru gjakun Shqiptarit.

19….nga…


Z.wliam

Kjo eshte sinteze e kesaj teme noshta
 
Top