Perandoria Bizantine

S

sole

Guest
Re: Perandoria Bizantine

VAZHDIM I kRONOLOGJISE

474 Leon II
474-491 Zenon
475-476 Basilikos
491-518 Anastasios I
518-527 Justinian I
527-565 Justinian II
565-578 Justin II
578-582 Tiberios II Konstantinos
582-602 Maurikios
602-610 Phokas
641 Konstantin III dhe Herakleios(Bashke)
641-668 KonstanzII Pogonatos
668-685Konstantin IV
685-695 Justinian II Rhinometos
695-698 Leontios
698-705 Tiberios III
705-711 Justinian II Rhinometos (dmth per here te dyte)
711-713 Philoppikos Bardanes
713-715 Anastasios II
715-717 Theodosios III
717-741 Leon III
741 Konstantin V Kopronymos
742 Artabasdos
743-775 Konstantin V Kopronymos (per here te dyte)
775-780 Leon IV
780-797 Konstantin VI
797- 802 Irena
.............................
 
X

xhoana

Guest
Re: Perandoria Bizantine

Perandoria qe quhet Bizantine ne fakt nuk quhej aspak e tille. Ky eshte nje emer qe i eshte dhene tashme vone nga historianet. Ajo perandori per sa kohe qe quhej thjeshte Romake dhe banoret e saj romane. Historianet e kohes se re perdoren kete emer per ta dalluar nga perandoria e vjeter romake dhe nqs do te ishim vertete te drejte, atehere do na duhej ta quanim "Perandoria e re romake" Bizant eshte nje emer qe ka pasur Konstandinopoja (Stambolli sot) para se te rindertohej nga Konstandini i madh.

Ky qytet ne lashtesi u krijua nga kolone te ardhur nga Greqia. Udhehqesi i koloneve quhej Bizas, prandaj dhe qyteti qe u ndertua ne brigjet e Helespontit (Bosforit) u quajt Bizant. Qyteti lulezoi per shuem shekuj, por ne shekullin e II e.s u shkretua nga romaket pas nje kryengritje. Pozicioni qe shume i mire ne ate vend mes lindjes dhe perendimit dhe per me shume ishte i fortifikuar natyralisht, prandaj dhe Konstandini vendosi qe Roma e re te ndertohej aty ku me pare pati qene Bizanti. Punimt zgjaten rreth 30 vjet dhe me pas doli me te vertete madheshtor qe qendroi kryeqytet i botes per rreth 1000 vite. (me shume se cdo tjeter qe ka pare bota deri me sot)

Simbol antik i qytetit pati qene gjysem hena, e cila simbolizonte perendeshen Artemis, qe ishte patronja (mbrojtesja) e qytetit. Kur Konstandini beri krishterimin fe zyrtare te perandorise atehere gjysem henes iu shtua dhe ylli pesecepes, qe ishte simbol i virgjereshes Mari. Keshtu simbol Romes se re (Konstandinopolit) u be gjysem hena me yllin. Me renien e qytetit ne dore te Osmaneve ne vitin 1456, ky simbol u mor nga ata dhe me kohe u be dhe simbol i myslimaneve, aq sa sot ky simbol shihet si Islam ne nje kohe qe nuk eshte aspak i tille.

Eshte e vertete se qe Konstandini ai qe hodhi bazat e vendosjes se qendres se re te Romes ne lindje, por nuk eshte e vertete se qe ai qe e ndau Perandorine romake ne dy pjese, apo themelues i Perandorise te ashtuquajtur Bizantine. /pf/images/graemlins/smile.gif Perandoria u nda ne 395 nga perandori Teodos. Perandoria qe ndare dhe here te tjera, por qe bashkuar perseri. Viti 395 shenon vitin kur u nda dhe nuk u bashkua me. Dhe shqiponja me dy koka qe kemi ne si simbol pikerisht ketu e ka origjinen. Simbol i perandorise Romane ishte shqiponja; duke qene se perandoria qe ndare shume here atehere dhe shqiponja u be me dy koka; per te simbolizuar trupin e njejte dhe te pandashem dhe dy kokat qe ishin Roma me Konstandinopolin.

Ne fakt perandoret e dy pjeseve, pra lindjes dhe perendimit e quanin veten perandore te tere perandorise dhe e shihnin perandorine si te tere ne nje te vetme. Per ta ishte thjesht ceshtje kohe qe te sundonin tere teritorin. Pjesa perendimore ra nen barbaret gjermanike (qe sot jane ende sundues te botes :mad: ) ndersa ajo lindore vazhdoi jeten dhe per 1000 vite te tjera, dmth me shume se vete perandoria e vjeter romake. Ishte Justiniani ai qe per sa kohe jetoi arriti te sundoje dhe pjesen me te madhe te perendimit. Ai pushtoi Italine dhe Spanjen e nje pjese te mire te Frances. Ai qe perandori i fundit qe sundoi tere perandorine, pra dhe ate perendimore.

Nuk e di nese e dini, por jane prifterinjte lindore ata qe cuan krishterimin ne Irlande. Vend qe sot njihet si shume katolik. Perendimi ra nen barbaret dhe qe nga kjo kohe pesoi erresiren e madhe ne cdo aspekt te jetes; ndersa lindja vazhdoi jeten qytetare me tej edhe se me lekundje e jo si me pare. Sidoqofte, Durresi i epokes Bizantine ishte nje qytet me deri ne 25 mije banore. Duke pasur parasysh periudhen, i bie qe ai te kete qene nje Nju Jork i kohes se tij; nje metropol shume i madh. Ne kete kohe perendimoret jetonin vetem ne fshatra dhe vetem ne legjenda dhe tregimi i njihnin qytetet. Roma e re - Konstandinopoli ishte qyteti i perandoreve. Tere mbreterit enderronin te kurorezoheshin ne kete qytet dhe ai qe merrte bekimin e perandorit te shenjte romak (bizantin) quhej vertete mbret i realizuar dhe i njohur ligjerisht.

Deri ne shek. VII e.s Bizanti pati gjuhe zyrtare latinishten, me pas me urdher te perandorit Heraklit u be greqishtja gjuhe zyrtare e shtetit. POR vendi vazhdoi te mbante emrin e vjeter, por ne greqisht. Shume injorante e identifikojne kete perandori me greket dhe greqine, por kjo nuk eshte absolutisht e vertete. Pervec gjuhes greke, asgje tjeter nuk e bente grek kete shtet. Perandoret qe e kane sunduar kane qene nga ane te ndryshme dhe kane sunduar gati ne te gjitha rastet me dinasti shume te gjata- dhe keto dinasti ne disa raste mund te shkonin ne shekuj. Dinastite kane qene nga ilire deri armene.

Cfare do te dish tjeter rreth te ashtuquajturit Bizant?! /pf/images/graemlins/smile.gif
 
X

xhoana

Guest
prsh...do t'jua dija shume per nder nese do me benit nje krahasim me perandorise romake te lindjes me ate te perendimit...ju lutem...
 
Top