Perandoria Bizantine

Odea

Primus registratum
Perandoria Bizantine

Te gjithe i kemi degjuar apo lexuar diku fjalet Perandoria Bizantine, por kush eshte kuptimi mbrapa saj? Per shume veta ketej ne Ameriken Veriore ky emer eshte shume pak i degjuar dhe ata qe e kane te futur ne kujtese, kujtojne se ka qene perandori me baze fene islame. Ky mendim eshte me se i gabuar per faktin qe kur Perandoria Romake u nda ne dy pjese ne vitin 395 pas krishtit, Konstantini mori pjesen lindore dhe ai ishte perandori i pare romak krishtian i cili vendosi si kryeqytet te perandorise se tij Konstantinopolen, duke u bazuar tek emri i tij.
Perandoria Bizantine eshte nje nga perandorite me te sukseshme te historise boterore dhe ka nje jetegjatesi prej me shume se 1000-vjetesh.

Shume njerez (nga keta ketej se andej nga ju nuk e di) kane idene qe meqe Konstantinopoli ndodhej andej ne trojet e Turqise se sotme atehere do kete qene patjeter perandori e bazuar ne ligjet islamike. Ndoshta fakti qe Stambolli ndodhet ne vendin e Konstantinopolit i ndihmon pak ne mendimin e tyre, por kur ti kur ke marre vesh kaq, si ka mundesi qe te mos kesh lexuar edhe faktin qe krijuesi i kesaj perandorie ka qene krishtian i mbaruar?

Nqs keni hasur te tille njerez, jeni te ftuar te shkruani ketu por edhe sikur kjo te mos iu kete ndodhur, do doja qe te shtoni ndonje fakt tjeter interesant qe keni degjuar mbi Perandorine Bizantine.


Odea
 

Odea

Primus registratum
Re: Perandoria Bizantine

Me behet qejfi Illyricus pasi nuk do te ta uroja kurre te takoja njerez te tille. Nga me te acarueshmit qe mund te takosh. Me e bukura eshte se insistojne ne injorancen e tyre... :shrug:


Ndonje gje interesante mbi perandorine skishe illyricus?


Odea
 

olti

Neo
Re: Perandoria Bizantine

Perandoria qe quhet Bizantine ne fakt nuk quhej aspak e tille. Ky eshte nje emer qe i eshte dhene tashme vone nga historianet. Ajo perandori per sa kohe qe quhej thjeshte Romake dhe banoret e saj romane. Historianet e kohes se re perdoren kete emer per ta dalluar nga perandoria e vjeter romake dhe nqs do te ishim vertete te drejte, atehere do na duhej ta quanim "Perandoria e re romake" Bizant eshte nje emer qe ka pasur Konstandinopoja (Stambolli sot) para se te rindertohej nga Konstandini i madh.

Ky qytet ne lashtesi u krijua nga kolone te ardhur nga Greqia. Udhehqesi i koloneve quhej Bizas, prandaj dhe qyteti qe u ndertua ne brigjet e Helespontit (Bosforit) u quajt Bizant. Qyteti lulezoi per shuem shekuj, por ne shekullin e II e.s u shkretua nga romaket pas nje kryengritje. Pozicioni qe shume i mire ne ate vend mes lindjes dhe perendimit dhe per me shume ishte i fortifikuar natyralisht, prandaj dhe Konstandini vendosi qe Roma e re te ndertohej aty ku me pare pati qene Bizanti. Punimt zgjaten rreth 30 vjet dhe me pas doli me te vertete madheshtor qe qendroi kryeqytet i botes per rreth 1000 vite. (me shume se cdo tjeter qe ka pare bota deri me sot)

Simbol antik i qytetit pati qene gjysem hena, e cila simbolizonte perendeshen Artemis, qe ishte patronja (mbrojtesja) e qytetit. Kur Konstandini beri krishterimin fe zyrtare te perandorise atehere gjysem henes iu shtua dhe ylli pesecepes, qe ishte simbol i virgjereshes Mari. Keshtu simbol Romes se re (Konstandinopolit) u be gjysem hena me yllin. Me renien e qytetit ne dore te Osmaneve ne vitin 1456, ky simbol u mor nga ata dhe me kohe u be dhe simbol i myslimaneve, aq sa sot ky simbol shihet si Islam ne nje kohe qe nuk eshte aspak i tille.

Eshte e vertete se qe Konstandini ai qe hodhi bazat e vendosjes se qendres se re te Romes ne lindje, por nuk eshte e vertete se qe ai qe e ndau Perandorine romake ne dy pjese, apo themelues i Perandorise te ashtuquajtur Bizantine. /pf/images/graemlins/smile.gif Perandoria u nda ne 395 nga perandori Teodos. Perandoria qe ndare dhe here te tjera, por qe bashkuar perseri. Viti 395 shenon vitin kur u nda dhe nuk u bashkua me. Dhe shqiponja me dy koka qe kemi ne si simbol pikerisht ketu e ka origjinen. Simbol i perandorise Romane ishte shqiponja; duke qene se perandoria qe ndare shume here atehere dhe shqiponja u be me dy koka; per te simbolizuar trupin e njejte dhe te pandashem dhe dy kokat qe ishin Roma me Konstandinopolin.

Ne fakt perandoret e dy pjeseve, pra lindjes dhe perendimit e quanin veten perandore te tere perandorise dhe e shihnin perandorine si te tere ne nje te vetme. Per ta ishte thjesht ceshtje kohe qe te sundonin tere teritorin. Pjesa perendimore ra nen barbaret gjermanike (qe sot jane ende sundues te botes :mad: ) ndersa ajo lindore vazhdoi jeten dhe per 1000 vite te tjera, dmth me shume se vete perandoria e vjeter romake. Ishte Justiniani ai qe per sa kohe jetoi arriti te sundoje dhe pjesen me te madhe te perendimit. Ai pushtoi Italine dhe Spanjen e nje pjese te mire te Frances. Ai qe perandori i fundit qe sundoi tere perandorine, pra dhe ate perendimore.

Nuk e di nese e dini, por jane prifterinjte lindore ata qe cuan krishterimin ne Irlande. Vend qe sot njihet si shume katolik. Perendimi ra nen barbaret dhe qe nga kjo kohe pesoi erresiren e madhe ne cdo aspekt te jetes; ndersa lindja vazhdoi jeten qytetare me tej edhe se me lekundje e jo si me pare. Sidoqofte, Durresi i epokes Bizantine ishte nje qytet me deri ne 25 mije banore. Duke pasur parasysh periudhen, i bie qe ai te kete qene nje Nju Jork i kohes se tij; nje metropol shume i madh. Ne kete kohe perendimoret jetonin vetem ne fshatra dhe vetem ne legjenda dhe tregimi i njihnin qytetet. Roma e re - Konstandinopoli ishte qyteti i perandoreve. Tere mbreterit enderronin te kurorezoheshin ne kete qytet dhe ai qe merrte bekimin e perandorit te shenjte romak (bizantin) quhej vertete mbret i realizuar dhe i njohur ligjerisht.

Deri ne shek. VII e.s Bizanti pati gjuhe zyrtare latinishten, me pas me urdher te perandorit Heraklit u be greqishtja gjuhe zyrtare e shtetit. POR vendi vazhdoi te mbante emrin e vjeter, por ne greqisht. Shume injorante e identifikojne kete perandori me greket dhe greqine, por kjo nuk eshte absolutisht e vertete. Pervec gjuhes greke, asgje tjeter nuk e bente grek kete shtet. Perandoret qe e kane sunduar kane qene nga ane te ndryshme dhe kane sunduar gati ne te gjitha rastet me dinasti shume te gjata- dhe keto dinasti ne disa raste mund te shkonin ne shekuj. Dinastite kane qene nga ilire deri armene.

Cfare do te dish tjeter rreth te ashtuquajturit Bizant?! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

illyricus

Primus registratum
Re: Perandoria Bizantine

Fillimisht postuar nga Odea:
[qb] Me behet qejfi Illyricus pasi nuk do te ta uroja kurre te takoja njerez te tille. Nga me te acarueshmit qe mund te takosh. Me e bukura eshte se insistojne ne injorancen e tyre... :shrug:


Ndonje gje interesante mbi perandorine skishe illyricus?


Odea [/qb]
E kom ditë se dija s'ka fund, po padija.... :rolleyes:
 

Odea

Primus registratum
Re: Perandoria Bizantine

hehehe...
Jane te dyja anet e nje boshti kshu qe... :rolleyes:

Neo, thanks lal edhe pse shumicen e tyre i dija.
Mgjth, a ka ndonje thashethem interesant per ndonje nga mbreterit?

Odea
 

Kollarja

Primus registratum
Re: Perandoria Bizantine

O Neo ja ke fut si kau lopes.

Ke degju per yllin e Hekabes gje?
O i shkrete kerko e gjej emrin e pare te Stambollit dhe do gjeshe kush qe ai qe i vuri yllin, dhe kur!
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Perandoria Bizantine

Ju në fakt flisni për lindjen por unë do flas për rënien, sepse ato po lexoj, se aty ka shumë për Shqipërinë, e se me ndonjë nga ato data do shkruaj ndonjë gjë të bukur(si punë vjershe).
Që mos zgjatem Edward Gibbon The decline and fall of the Roman Empire dhe John Julius Norwich Byzantium The decline and fall, janë të dy me nga dy vëllime.
Sa për tju nxitur kureshtjen Amalosantha regjente dhe mbretëreshe e Italisë në marrveshje me perandorin Justinian depozitoi në Dyrrahium, në Epir një thesar dyzetmijë paund flori...
Ëëë, po ishte hakmarrëse dhe ndërsa anija i rinte në port tre të besuar vranë nja tre armiq përtej detit e ajo u kthye përsëri. (Mendoni një Durrës madhështor që është vend i sigurt për thesar mbreti e mendoje sot).
Firmosja e Marrveshjes së Devollit (kurioz ta di çbehej në Mastriht atëhere) midis Alexius Comnenusit në 1108 me BOAMVNDVS (Bohemund) apo Princin e Antiokut me ngjarjet para saj njëri në Durrës e tjetri në Vlorë.
Ta marrësh hollë hollë del se ne nuk kemi qënë urë lidhesë midis lindjes dhe perëndimit por vetë qendra e tyre. Këtë punën e urës e kanë përmendur Piroja dhe Pompei, por ajo do vazhdojë të jetë një ide ekstravagante, që gjithsesi e kanë shkelur me këmbë 800 Stradiotë me gjithë kuajt e vegjël shqiptarë.
 

olti

Neo
Re: Perandoria Bizantine

Kollare, Neo te kujton se ka bere kurs special vetem per historine Bizantine /pf/images/graemlins/wink.gif

Odea, he iher kendo pak ti njehere, sepse qe i dije u pa /pf/images/graemlins/tongue.gif Tregoji te gjitha ti, se nuk i dihet cfare del ndonje gje qe ne nuk e dime.

Sa per Perandoret Bizantine do na duhej te shkruanim libra e jo me faqe formumesh, sepse aq bema kane bere. Une mund te permend vetem me dy fjale rastin e perandoreshes Irena, e cila per pushtet rrezoi te birin e vet nga froni, e verboi duke i nxjerre syte dhe me pas e internoi diku ne Krime. Me e bukura eshte se kjo perandoreshe sot eshte e shenjte per kishen Ortodokse dhe quhet Shen Irena. Per faktin e vetem, sepse ajo qe mbeshtetsja e Ikonambrojtesve gjate luftes se Ikonave.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Perandoria Bizantine

Kronologji e Perandoreve Romake(dmth edhe Bizantine) nga vitet 284-814

284-305 Diokletian
286-305 Maximian
305-306 Costantinus I. Chlorus
305 311 Galeriua
306-312 Maxentius
306-324 KonstantiniI (i Madh)
312-324 Licinius
324-337 Konstantin I
337-340 Konstantin II
337-350 Constantinus II
337-350 Costans
350-361 Costantinus
361-363 Julian
363-364 Jovian
364-375 Valentinian I
364-378 Valens
375-383 Gratian
379-392 Theodosius I
383-392 Valentinian II
392-395 Theodosius I

Ost (dmth mbas ndarjesne vitin 392)
395-408 Arkadios
408-450 Theodosios II
450-457 Markian
457-474 Leon I..........
 

kastriot

Primus registratum
Re: Perandoria Bizantine

VAZHDIM I kRONOLOGJISE

474 Leon II
474-491 Zenon
475-476 Basilikos
491-518 Anastasios I
518-527 Justinian I
527-565 Justinian II
565-578 Justin II
578-582 Tiberios II Konstantinos
582-602 Maurikios
602-610 Phokas
641 Konstantin III dhe Herakleios(Bashke)
641-668 KonstanzII Pogonatos
668-685Konstantin IV
685-695 Justinian II Rhinometos
695-698 Leontios
698-705 Tiberios III
705-711 Justinian II Rhinometos (dmth per here te dyte)
711-713 Philoppikos Bardanes
713-715 Anastasios II
715-717 Theodosios III
717-741 Leon III
741 Konstantin V Kopronymos
742 Artabasdos
743-775 Konstantin V Kopronymos (per here te dyte)
775-780 Leon IV
780-797 Konstantin VI
797- 802 Irena
.............................
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Perandoria Bizantine

Edhe dicka.
Kostandini lindi dhe u rrit ne veri te Kosoves sot (dardani) ne afersi te qytetit Nis (sot)
Rridhte nga familje princerore, u be Perandor i Romes, pothuajse e gjithe garda ishte me ushtare Dardane.
Zhvendosi perandorine Romake nga Roma ne Kostandinopoje (emer i tij)
Nuk u pagezua kurre ne Kristian, (por lejoje kishat kristiane)
Nena i tij Elena ndermorri nje inisiative arkiollogjike ne Izrael (sot), dhe ishte ajo qe zbuloi varrin e Jezu Krishtit, dhe gjeti kryqin e shenjte.(nga kjo kisha e shpalli te shenjte)
Historikisht flamuri i perandorise (sot flamuri shqiptar) eshte perdorur per here te pare nga Kostandini.
Nga gjaku i Kostandinit mbreteruan 4 breza.
I gjithe dekomentacioni historik i ketyre 4 brezave eshte zhdukur ( djegur qellimisht)
 

Odea

Primus registratum
Re: Perandoria Bizantine

Pikture qe paraqet renien e qytetit te Konstadinopojes, Paris 1499 (kur eshte bere piktura)
fall.gif


Mehmeti II i Perandorise Otomane ne vitin 1450 filloi duke bere plane se si te pushtonte Konstantinopojen, qendra e gjerave te fundit te ngelura nga pasuria e Perandorise Romake te vjeter. Pasi siguroi aleanca ekonomike nga aleatet e Konstantinopojes (Hungaria dhe Venecia), Mehmeti II ne vitin 1451 iu fut punes per te pushtuar qytetin e pasur.
Konstantinopoja ne fakt ishte gati per renie pasi shkelqimi kishte kohe qe i kishte ikur.

Ne 1452 mbaroi ndertimet e fortifikimit te vendit ku kalonin anijet e Konstantinopojes per te shkuar ne Europe nga Deti i Zi. Ngritja e forteses (kshu thuhet?) iu bashkangjit asaj te bere me perpara nga Sultan Bayazid I dhe prezenca e ketyre percillte qarte mesazhin qe Mehmeti II ishte bosi tani dhe cdo anije qe donte te kalonte per ne Detin e Zi duhet te paguante nje takse ose perndryshe do fundosej.

Nje anije Veneciane u be si shembull per anijet e tjera kur u mundua te kalonte pa paguar, por armet e forteses e fundosen menjehere dhe te gjithe 30 marinaret dhe oficeret brenda iu cuan sulltanit i cili menjehere dha urdherin per ekzekutim. Kjo iu dha nje shenje aleancave perendimore qe prezenca e sulltanit ishte vetem per pushtimin e Konstantinopojes dhe per kete ata menjehere cuan rreth 700 luftetare te armatuar mire (ndihme qe nuk ishte aq e madhe pasi nuk ishin edhe aq te shqetesuar per "shendetin" e Konstantinopojes) Papa dergoi gjithashtu rreth 200 luftetare kurse Venecia i dha qytetit nje numer te paditur luftetaresh qe vinin nga ishulli i Kretes, te cilet luftuan heroikisht ne lufte. Rezistences kunder sulmimit iu bashkuan edhe disa figura te medhaja te asaj kohe ndermjet te cileve ndodhej edhe princi Otoman Orhan i cili asaj kohe jetonte ne Konstantinopoje.

Kur Perandori Konstantin XI Palaeologus pa qe lidhjet me Perandorine Otomane u nderprene, atehere ai menjehere dha urdherin qe Portat e qytetit te mbylleshin. Qyteti u mbipopullua ngaqe turma te medhaja njerezish erdhen nga krahinat perreth. Edhe pse populli i qytetit kishte pakenaqesi te medhaja me Perandorin e fundit dhe ate prezentin (vellai i Konstantinit XI Palaeologus, JOhn, mendoi se do e permiresonte gjendjen e perandorise po te bashkonte dy kishat, por kjo solli shume pakenaqesi nga kisha Ortodokse dhe populli i qytetit) ata prape se prape luftuan deri ne fund per te mbrojtur qytetin e tyre.

Actually, shume vdiqen duke luftuar, nder ta edhe gra e femije te cilet ndihmuan ne rindertimin e gropave te shkaktuara nga otomanet ne muret e qytetit. Nga 50.000 veta qe ishin ne qytet (ku shumica ishin nga gjenova, greqia dhe disa nga italia) rreth 700 italiane lane qytetin dhe u larguan me anije. Te gjithe te tjeret ndejten te mbronin qytetin e tyre qe nje here e nje kohe me perpara ishte qyteti me i bukur dhe i forte ne bote.
 

Odea

Primus registratum
Re: Perandoria Bizantine

Nje nga historite qe me terhoqi kaq shume gjate tregimit kur po e lexoja dhe qe ne fund me beri te qesh gjithe gezim, ishte kur 4 anije te medhaja te mbushura me ushqim dhe provizione per Konstantinopojen po luftonin per jete ne bregun afer qytetit ku per pak do futeshin.
Te gjithe banoresit e qytetit qe nuk po merreshin me luftim ne ate moment u vendosen ne muret e qytetit dhe po shihnin spektaklin e luftimit midis anijeve te perendimit dhe atyre te Perandorise Otomane. Luftimi terhoqi edhe vete sulltanin i cili ishte i ri dhe kaq shume po e terheqte ajo qe po shihte sa u fut me kale ne uje dhe po u jepte urdhera ushtareve te tij se si ti luftonin. Fillimisht anijet e perendimit u ndihmuan nga era e forte dhe po shkonin drejt portes se quajtur Briri i Arte, por era pushoi dhe ata u ndaluan aty. Luftimi u be i ashper dhe era frynte ne nje menyre qe i beri anijet e perendimit te bashkoheshin te katerta bashke (3 nga anijet ishin nga Gjenova kurse nje nga Greqia) dhe te dukeshin si nje keshtjelle mbi uje. Ky bashkim solli forcen qe iu duhej te shtynin anijet e vogla otomane dhe fitimtare u futen shpejt e shpejt tek porta e Bririt te Arte.

Kjo fitore e beri sulltanin kaq te inatosur sa ai urdheroir menjehere prerjen e kokes se admiralit te tij qe po udhehiqte trupat e luftimit me anijet. Pas nje luftimi te gjate midis dy paleve, sulltani i lodhur nga zgjatja e luftimit vendosi qe te jepte nje luftim final ku te gjithe ushtaret e tij do i suleshin mureve dhe do luftonin per pasurite qe kishte brenda qyteti. Tradita ishte qe luftetaret kishin te drejte te merrnin cfare te donin per 3 dite pas pushtimit dhe kjo iu dha fuqi te luftonin me shume.

Me date 28 Maj, ne qytet te gjithe banoresit (burra, gra, femije, murgesha dhe prifterinj ishin ndermjet atyre qe luftonin)u mblodhen bashke ne kisha duke kenduar dhe duke ditur qe pak iu kishte mbetur per te jetuar, bene paqe me veten, Zotin dhe eternity. Ne mes te nates se dates 29 Maj, sulltani urdheroi forcat e veta te sulmonin muret e qytetit. Turma e pare ishte e atyre qe kishin ardhur ne lufte vetem per plackitjen e qytetit, pasurite qe do merrnin. Turma e padisiplinuar ne mjeshterite ushtarake u mposht madherisht nga ushtaret e nje nga gjeneraleve Gjenoveze, Giulianni. Turma e dyte ishin ushtaret e Anadollise, te cilet tentuan deshperisht te futeshin nepermjet mureve por nuk ia arriten dot. Turma e trete e sulmuesve ishte e luftetareve me te disiplinuar, Janissaries, me mjeshtrit ne luftim dhe me te besueshmit e sulltanit pasi ata jepnin jeten per te. Pas nje kohe te gjate luftimi, Giulianni u plagos dhe iu dha urdherin ushtareve te tij ta largonin nga beteja. Kur ushtaret e tjere te tij pane gjeneralin e tyre duke ikur nga beteja, menduan se qyteti kishte rene dhe lane vendin e tyre. Kjo solli percarje te trupave gje qe u shikua nga oficeret otomane te cilet menjehere perfituan nga ky rast te vendosnin numra me te medhaja ushtaresh ne vendet qe ishin dobesuar. Kur Perandori Konstantin pa largimin e gjeneralit Gjenovez, largimin e ushtareve te tij, dhe shkaterrimin e ushtareve te tij, atehere ai bashke me kater luftetare te tjere te cilet ishin kusheriri i tij Theophilus Palaeologus, the Castilian Don Francisco of Toledo, dhe John Dalmatus (ky duket si emer shqiptar) hoqen nga gjoksi shenjen qe i dallonte nga te tjeret si pjesetare te familjes mbreterore, cuan shpatat lart dhe iu sulen detit te ushtareve armike me terbim. Se cfare ndodhi me pas me ta nuk dihet...

Qyteti ra, ushtaret u futen dhe plackiten gjithcka. Masakruan njerezit neper shtepi, sidomos ata neper kisha. Ushtaret masakruan besimtaret neper kisha per ore te tera duke shkaterruar edhe ikona dhe papiruse teper te vjetra me vlera jashtezakonisht te medhaja.
Ne nje pjese te qytetit, marinaret Kretane akoma po luftonin dhe skishin ndermend te pushonin.
Luftimi i ashper i Kretaneve u beri te mundur qe te benin marreveshje me oficeret otomane, te cilet i lane te iknin me anijet e tyre si dhe armet qe kishin sjellur. (Te zotet jane keta greket vallai ne luftim, gjithmone kane qene)

Kur admiralet e Sulltanit pane se cfare po behej ne qytet, menjehere u futen brenda se kujtuan se ushtaret do i merrnin te gjitha dhe sdo linin asgje per ta. Thuhet qe kur sulltani u fut brenda ne qytet, filloi duke qare dhe tha "Cfare qyteti kemi leshuar per plackitje dhe shkaterrim..."

Kjo eshte nje pjese e marre nga ajo qe po lexoja:

"Man had to be ready to face death when he had to fight for his faith, for his country, for his family or for his sovereign. All four reasons were now present. Furthermore, his subjects, who were the descendants of Greeks and Romans, had to emulate their great ancestors. They had to fight and sacrifice themselves without fear. They had lived in a great city and they were now going to die defending it. As for himself, he was going to die fighting for his faith, for his city and for his people. He also thanked the Italian soldiers, who had not abandoned the great city in its final moments. He still believed that the garrison could repulse the enemy. They all had to be brave, proud warriors and do their duty. He thanked all present for their contribution to the defence of the city and asked them to forgive him, if he had ever treated them without kindness."


Odea :cry:
 

Odea

Primus registratum
Re: Perandoria Bizantine

ssph2.jpg


Hagia Sophia, kishe e ndertuar nga Justiniani I ne vitin 537 pas Krishtit, me pas u kthye ne xhami nga Sulltani Mehmeti II. Ne vitin 1936 Kemal Mustafa Ataturk dha urdherin qe St. Sophia te behet muzeum i Perandorise Bizantine si dhe Islamit.

Foto te objekteve ne muzeumin e St. Sophia

ssph4.jpg


ssph6.jpg


Pjese e marre nga catia e rrumbullaket lol, sdi si ta them tjeter ne shqip. Vini re shkrimet ne fund te rrethit...nuk jane ne gjuhen islame /pf/images/graemlins/laugh.gif

Do vendos ca te tjera me vone...


Odea
 

Odea

Primus registratum
Re: Perandoria Bizantine

Foto e Justinianit dhe pjesetareve te oborrit mbreteror.

justinian.jpg


Harta e Perandorise Bizantine gjate mbreterimit te Justinianit te pare, 527-565 A.D.

justinianmap.gif
 
Top