Perafrimi i legjislacionit tone me ate Europian

alinos

Forumium maestatis
Perafrimi i legjislacionit tone me ate Europian

Qe ne momentin kur Shqiperia beri kerkese per fillimin e negociatave per Asocim Stabilizimin, marreveshje qe perfundimisht u nenshkrua pak kohe me pare, i dha udhe edhe nje procesi tjeter, atij te perafrimit te legjislacionit shqiptar me ate europian. Cdo ministri e linjes ka nje zyre te perafrimit te legjislacionit, ndersa Ministria e Integrimit monitoron te gjithe procesin. Lind pyetja: si mund te ndodhe ky perafrim pa shkaktuar perplasje dhe mosperputhshmeri ne legjislacionin tone? Po keshtu, sa rrezik ka qe te perserisim ate qe ndodhi ne vende si Rumania, ku ligjet e BE-se thjesht u perkthyen dhe u miratuan, duke u futur keshtu artificialisht ne modelin europian? C'pasoja mund te kete ky perafrim formal apo thelbesor per ne?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Perafrimi i legjislacionit tone me ate Europian

Ne aktualisht kemi pergjithesisht ligje thjesht te perkthyera (te perktyera keq biles). Fatmiresisht nuk kemi vendosur vete cilat ligje te perkthejme dhe nuk do te jete aq e veshtire te pershtaten (se vete bashkimi europian merakoset qe te mos shkaktoje konflikte te renda me ligjet e vendeve anetare-nga te cilat ne kemi kopjuar tonat)
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Perafrimi i legjislacionit tone me ate Europian

pse Europa ka "legjizlacjon"...?
she,sheeeeeeeee! lol

se ka fajin Ligji i Shqipris qe s'futet ne Junajt-Junajt Jurop jo;
mungojn njerzit.
 

mozaiku

Primus registratum
Re: Perafrimi i legjislacionit tone me ate Europian

Mos te ekzagjerojme deri ne kete pike me skepticizmin mbi EU. Padyshim qe ka nje legjislacion evropian dhe shyqyr qe ka nga njera ane. Mos harro se shume ligje qe ne na duken normale ne ekzistence sot, kane lindur pikerisht nga Bashkimi Evropian dhe pastaj jane asimiluar edhe nga vendet anetare si principe baze. Mendo per tere garancite e konsumaterove, per fushen e mbrojtjes se ambjentit, per shume te drejta themelore ne lidhje me diskriminimet e cfaredo lloji.
Shqiperia pastaj, nuk ka ndonje kulture juridike te forte istitucionale ndaj dhe procesi i perafrimit vecse te mira do i sjelli. Ne radhe te pare, sepse ne nuk kemi eksperte te mirefillte ne shume fusha ndaj dhe marrja shabllon e disa principeve ( per te cilet te tjeret jane munduar vite e vite me radhe per ti formuluar) eshte e domosdoshme. Se dyti, legjislacioni eshte dicka qe evulon shume shpejt dhe pasqyron ( ose duhet te pasqyroje) evulimin e shoqerise. Shpesh ama, legjislacioni nuk ka aftesi te eci aq shpejt sa shoqeria dhe rrezikon te mos mbuloje me ligje disa aspekte te rendesishme, por te reja ne kohe, te kesaj shoqerie. Ne raste te tilla, te ndodhur para fenomeneve te reja, s'mbetet gje tjeter vecse te merret shembulli i vendeve te tjera e te perkthehen norma ligjore te gateshme. E c'te keqe ka?! Fundja a nuk u bazuan tere kushtetutat garantiste tek Deklarata universale e te drejtave te njeriut?!
 
Top