Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

u74

Primus registratum
Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

Se mund te behen gabime ne terma diplomatik apo edhe emerime te pameritura ne poste te ndryshme ne ministrine e jashtme dhe stafin diplomatik qe perfaqeson Shqiperine ne bote kjo nuk eshte ndonje cudi , sidomos ne Shqiperi , ndodhin edhe ne vende te tjera por jo aq shpesh .
Gabime te kesaj natyre jane bere edhe ne qeverite e tjera qe kane qeverisur ne Shqiperi dhe nuk mund ti veshet vetem qeverise se z.Berisha .
Por te emerosh ambasador ne SHBA nje preson qe ka akuzuar hapur SHBA-ne per nderhyrje ne dem te Shqiperise , dhe ky person ne te njejten kohe mban dy nenshtetesi turke dhe shqiptare ky eshte skandal .

Me duket se ne Shqiperi ka edhe nje ligj qe i ndalon zyrtaret e larte te administrates shteterore te mbajne nenshtetesi tjeter pervec asaj shqiptare .
Ambasadorja e re e Berishes ne SHBA quhet Edith Harxhi .
 

regele

Forumium maestatis
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

Ben vaki qe kete Edith ta kete emruar dhe Turqia dhe paguhet me nje rroge per te perfaqesuar te dy vendet /pf/images/graemlins/smile.gif A nuk tha kryeministri qe do shkurtohen shpenzimet administrative? Ja kjo eshte zgjidhja, te kesh ambasadore me 2 shtetesi dhe te paguash vetem gjysmen e rroges se tyre /pf/images/graemlins/smile.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

Seriozisht tani, nuk me duket ndonje gabim aq i madh sa te cenoje diplomacine shqiptare apo te na beje te gjykojme per orientim te pergjithshem te gabuar te Shqiperise ne fushen diplomatike!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

O Joe pash nerin mos merr flake si pushka e jevgut me nji artikull gazetet edhe ti

e dyta si s'te niva nji here gjate qeverisjes socialiste qi me nder para jush ja kan shker**y nanen politikes se jashtme e te brendshme te ankohesh per legenlleqet e tyne
e tash pa e marr ala mire pushtetin PD ja fut me top
 

blendiys

Primus registratum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

Shqip,Shqip, kesaj i thone 'kur nuk ke me se c'merresh, dhe luan deren'.
Historikisht Shqiperia nuk ka patur dhe as nuk do te kete marrdhenie briljante me Ameriken, dhe kjo levizje nuk me duket fundi i botes.

Me ben pershtypje qe mediat fokusohen ne te tilla 'habere', thjeshte per me mbush faqet e gazetes me rrjeshta, dhe jo mbi ate qe na intereson,dritat, uji,vende pune dhe rregull.
Por nuk eshte per tu cuditur,i mbyturi do kapet pas c'do gjeje per te dale serisht ne siperfaqe.
 

u74

Primus registratum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

Per ti ra shkurt gjate 15 viteve te fundit edhe me te painformuarit e shqiptareve ose me indiferentet e kane vene re se dy jane qendrat ku Shqiperia ka objektiva per te realizuar dhe keto jane Brukseli dhe Uashingtoni . Tani zgjidhja mbetet e qeverise/ve shqiptare ose perfaqesohen denjesisht dhe iu afrohen apo arrijne keto objektiva , ose ne te kundert vazhdojme zvarritjen e perjetshme .

Na pelqen apo s'na pelqen ne, shume ceshtje te rendesishme globale zgjidhen nepermjet Uashingtonit , dhe ne shqiptaret nuk kemi kurrefare shansi qe ta ndryshojme kete fakt . Me e shumta dhe me "brilantja" qe ne shqiptaret mund te bejme eshte te ndryshojme vetveten . Ne te vertete kjo do te ishte me e dobishme , fundja jemi ne qe kerkojme te arrijme standartet e Brukselit dhe Uashingtonit dhe jo ata standartet tona .

Ne fakt Shqiperia ka marrdhenie diplomatike me dhjetra vende te botes midis ketyre vendeve rreshtohen edhe Burundi , Republika Demokratike e Laosit apo ndoshta edhe Bregu i Fildishte qe kete te fundit shume shqiptare duke perfshire edhe mua nuk munden as ta gjejne ne harte .
Sa prej nesh e dijne se kush e perfaqeson Shqiperine ne keto shtete dhe kush i perfaqeson keto shtete ne Shqiperi.. ?
Une per vete nuk e di .
Une di vetem te them se marredheniet e Shqiperise me keto tri vendet e fundit e disa te tjera si keto nuk kane qene kurre brilante dhe as nuk do te jene . Sepse nuk ka asnje arsye te ndersjelle apo te njeanshme qe ti nxisi marrdheniet e Shqiperise me keto vende deri ne "brilantesi"!

Por puna ndryshon kur flasim per marredhenit e Shqiperise me ShBA-ne , biles ndryshon shume . Sepse nepermjet
SHBA-ve kalon antaresimi ne NATO ,zgjidhja e statusit te Kosoves , ne nje fare menyre edhe antarsimi ne EU etj .
Pra gjithcka qe ka lidhje me te ardhmen e Shqiperise dhe shqiptareve ne Ballkan.
Jo me kot SHBA-te jane percaktuar nga politika e jashtme shqiptare si partner strategjik dhe eshte punuar qe te arrihet sdhe ne nje aleance strategjike mes ShBA-ve dhe Shqiperise . Si te majtet dhe te dhjathtet ne Shqiperi jane deklaruar me te madhe pro kesaj polisie .

Atehere a duhet me te vertete qe te perzgjidhet me kujdes njeriu qe do te perfaqesoje Shqiperine direkt ne qarqet diplomatike te Uashingtonit !?

Po te marrim shembullin e nje vendi si Kanadaja qe eshte nje vend i zhvilluar ekonomikisht dhe me demokraci te konsoliduar del se ne Uashignton duhet qe te perfaqesohemi nga nje njeri me nje karriere te konsoliduar dhe me kredenciale plotesisht te besuara . Ambasadori i Kanadase ne ShBA quhet Frank Mckenna dhe per te mos u zgjat me resumene e tije po vecojme vetem nje fakt: Z.Mckenna nga '87 deri me '97 ishte kryeminister i Provinces New Brownswik , d.m.th politikan i nje rangu shume te larte.

Tani po ti kthehemi kandidatures se Znj.Harxhi pervec shkollimit te saj ne Britani qe per nivelet shqiptare eshte i admirushem nuk gjejme as edhe nje note tjeter pozitive kjo ne fakt ndodh per faj te askerkuj tjeter pervecse te vete znj.Harxhi personalisht .
Kater jane arsyet qe ajo vete i ka humb kredencialet para publikut :
1- Akuza kunder ShBA-ve si te implikuar me "sllavo-greko-komunistet" me '97.
2-Akuza ndaj partive politike ne Shqiperi.
3-Perjashtimi nga sherbimi diplomatik me '98 , as ajo dhe as Milo nuk e sqarojne se pse ?
4- Nenshtetesia turke , eshte irreale te perfaqesosh nje shtet ne poste te kesaj natyre kur ne te njejten kohe je betuar edhe per nje tjeter !!!
Ne Shqiperi eshte edhe nje ligj qe i ndalon zyrtaret e larte te kene dyshtetesi .
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

Flet Edit Harxhi, kandidatja për ambasadore në SHBA


“Dy kryeministra më të rinj se unë qeverisën Shqipërinë”

Harxhi: Do t‘i kthej ambasadës në SHBA krenarinë e kohës së Konicës

Redi Gjuzi

Shkrimet për rolin e grekëve dhe CIA-s në vitin 1997 nuk janë mendimi im, por vetëm pasqyrim i atyre çfarë thanë mediat greke, amerikane, italiane, angleze të asaj kohe.

Ato janë shkrime akademike dhe duhen lexuar drejt. Kjo është përgjigja e Edit Harxhit, emrit të ri të propozuar nga qeveria për të përfaqësuar diplomacinë tonë në Amerikë. 33-vjeçarja nuk e ndjen veten aspak të “vogël” për një detyrë të tillë. “Shqipëria ka pasur dy kryeministra më të vegjël se unë”, thekson ajo në një intervistë të dhënë për gazetën.
Bashkëshorti juaj është me kombësi turke. Mediat dhe opozita e ka përdorur këtë si një arsye pse ju nuk duhet të jeni përfaqësuesja e Shqipërisë në Washington?
Unë kam mbaruar studimet në vitin 1996 në Britaninë e Madhe për Shkenca politike dhe Marrëdhënie ndërkombëtare. Pas përfundimit të studimeve jam kthyer në Shqipëri. Gjatë studimeve të mia, që prej vitit 1992, jam njohur me një djalë në Edimburg të Skocisë, i cili ishte me nënshtetësi dhe kombësi turke. Ai ishte në Edimburg për të mbrojtur doktoraturën në Gjenetikë. Në atë kohë merrte pjesë në ekipin që ka bërë klonimin e parë në botë, të deles “Dolly”. Pra im shoq është shkencëtar në radhë të parë. Megjithatë, për fat ky djalë me shtetësi dhe kombësi turke kishte nënë me origjinë shqiptare, prej Manastirit. Dhe më e rëndësishmja është se ne jemi njohur në Edimburg, një vend neutral, pa asnjë lidhje as Turqinë, as me Tiranën. Unë nuk arrij të kuptoj si mund të etiketohet, apo t’i vihen epiteti një personi i cili martohet me një të huaj. Në rastin tim, për fat të mirë, ai i huaj, jo vetëm që është me origjinë të vjetër shqiptare nga njëra anë, por në të njëjtën kohë është edhe nënshtetas shqiptar. Im shoq në mes të vitit 1997 ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Kështu që kur jemi martuar zyrtarisht, në gusht të vitit 1997, im shoq ishte me nënshtetësi shqiptare. Kjo hedh poshtë edhe arsyen, të paktën mediatike, që është hedhur kohët e fundit për largimin tim nga shërbimi diplomatik.

Pse ka qenë nënshtetësia e burrit tuaj një arsye për largimin tuaj nga ambasada në Ankara në vitin 1998?
Nuk është kjo, por dikush në media ka thënë se origjina e bashkëshortit tim mund të ketë ndikuar në largimin tim nga diplomacia shqiptare.

Atëherë cila ka qenë arsyeja e vërtetë e largimit nga ambasada?
Unë jam bërë pjesë e diplomacisë shqiptare në tetor të viti 1996, sapo u ktheva nga Britania e Madhe. Në prill të vitit 1997 kam marrë emërimin për të punuar në ambasadën shqiptare në Ankara. Isha jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj diplomacisë, edhe për faktin se isha një ndër diplomatet e pakta me shkollë në Shqipëri. Dhe në momentin kur të gjithë shqiptarët largoheshin, unë kthehesha. Në mars të vitit 1998, në ambasadën shqiptare në Ankara ka ardhur një shkresë nga Ministria e Jashtme në të cilën kërkohej kthimi im në atdhe. Në prill të vitit 1998, erdha në Tiranë dhe takova drejtorin e personelit në Ministrinë e Jashtme. Ai nuk më tregoi motivacionin e kthimit tim në Tiranë. Më tha se nuk ka asnjë lloj motivacioni. I thashë se “Çfarë duhet të bëj tani, ku do të filloj punë?. Përgjigja ishte: “Edit, ti bën mirë të bësh një pushim të gjatë”. Kërkova edhe një takim me ministrin e Punëve të jashtme për të marrë motivacionin e kthimit në atdhe, por përgjigja që mora ishte: Ministri nuk ka kohë t’ju takojë.

Çfarë bëtë pas largimit nga Ministria e Jashtme?
Mbaj mend që pas dy javësh jam kthyer sërish në Ankara. Fillova studimet e doktoraturës për Marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Ankarasë.
Përveç origjinës së bashkëshortit tuaj ju jeni akuzuar, ose më saktë ka disa shkrime dhe botime të firmosura nga ju ku flitet për një komplot greko-komunist ndaj Shqipërisë në vitin 1997. Ndër të tjera ju përmendni edhe një ndikim negativ të CIA-s gjatë atyre muajve në Shqipëri. A e bën kjo kandidaturën tuaj jo fort adekuate për të përfaqësuar Shqipërinë në SHBA?
Unë kam shkruar shumë shkrime. Gjatë 15 viteve të fundit jam munduar të bëhem një studiuese e historisë, e shkencave politike, e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sidomos për politikën e jashtme të rajonit. Kështu që në të gjitha shkrimet e mia po të lexohen, do të vihet re shumë qartë se janë akademike. E veçanta midis shkrimit akademik dhe shkrimit publicistik qëndron në atë që në shkrimin akademik citohen autorët. Merren citime të ndryshme dhe nuk ka interpretime personale, por vetëm interpretime shkencore të çështjeve. Pikërisht kjo ka ndodhur edhe me të gjitha shkrimet e mia. Kam shkruar për Kosovën, kam shkruar për çështjen në rajon në ato vite, kam shkruar edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.

Dhe cili ka qenë ky rol në shkrimet tuaja në rastin e Shqipërisë?
Absolutisht pozitiv. SHBA është aleati më i fortë i Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë në mënyrë të padiskutueshme.
Nga ana tjetër, viti 1997 është një moment historik në Shqipëri. Unë do të doja që viti 1997 të studiohej nga politologë dhe jo thjesht të shkruhet nga publicistë të radhës. Duhet të jetë një termë studimi botëror dhe të jepen mendime shkencore. Pikërisht këtë jam munduar të bëj edhe unë. Shkrimet e mia të vitit 1997 janë shkrime studimore. Shkrimi për të cilin këtu është bërë bujë e madhe është një shkrim ku unë kam cituar median greke. Ai është rreth 40 faqe, sigurisht që ju e kuptoni se një shkrim 40 faqe nuk është publicistik, por akademik. Në atë shkrim citohen shtypi dhe media greke, italiane, amerikane, turke, angleze, pra janë të gjitha citime. Interpretimet e tjera në atë shkrim janë interpretime pikërisht mbi bazën e këtyre thënieve, citimeve që unë kam marrë. Unë kam bërë një hulumtim shkencor. Askush deri sot nuk ka marrë të hulumtojë se çfarë ka thënë shtypi i huaj për ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri.

Pra atje nuk është mendimi juaj, por një rezyme e shtypit të huaj?
Pikërisht. Eshtë vetëm shtypi i huaj, çfarë kanë shkruar të huajt. Unë jam një studiuese e politikës amerikane në Ballkan dhe jam favorite e saj. Kjo edhe për faktin tjetër se në studimet e mia në Britaninë e Madhe, unë i përkas shkollës së mendimit konservator, si mendim politik. Kështu që kjo më bën edhe më tepër pro amerikane.

Ju nuk keni qenë në Shqipëri, të paktën për 7-8 vitet e fundit. Pra jeni e shkëputur, të paktën fizikisht nga jeta shqiptare. Ju do të shkoni të përfaqësoni, në rast se ju do të dekretoheni nga Presidenti, pikërisht këtë realitet në SHBA. A është ky një problem për ju dhe cili do të jetë vizioni juaj për diplomacinë shqiptare në Amerikë?
Në radhë të parë unë mendoj dhe studioj mbi politikën amerikane në Ballkan. Aktual është roli i SHBA në Kosovë. Këtë e them për vetë faktin që unë kam pesë vite që punoj në Kosovë pranë organizmave amerikanë, UNMIK-ut, por kam pasur edhe një bashkëpunim shumë të mirë me zyrën amerikane në Prishtinë gjithë këtë kohë. Kur sheh rolin e SHBA në Ballkan dhe sidomos në Kosovë e kupton fare qartë që SHBA është pa diskutim aleati ynë kryesor. Dhe ky aleat ka qenë historikisht, që me presidentin Wilson, i cili ishte diplomati kryesor që bëri që Shqipëria të përfaqësohej në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920. Kjo politikë ka vazhduar gjatë gjithë kohës dhe mendoj se do të jetë po aq e gjatë sa ka qenë edhe historia. Nga ana tjetër, zhvillimi i marrëdhënieve nuk bëhet mbi bazën e asaj që prek dhe që shoh unë sot në Shqipëri. A eci në rrugë, apo si janë rrugët e Shqipërisë. Zhvillimi i marrëdhënieve është nga njëra anë konceptual dhe në anën tjetër një shprehje e politikave të këtyre dy vendeve përkrah njëri-tjetrit. Përderisa politikat e këtyre dy vendeve janë të shkëlqyera, atëherë edhe këto marrëdhënie do të jenë të shkëlqyera. Në rast se unë do të dekretohem, do të punoj me përkushtimin më të madh për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Unë mendoj që një nga kahjet e mira, përsa i përket këtyre marrëdhënieve përveç senatit, Kongresit, Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë dhe qarqeve të tjera zyrtare të SHBA, do të jem e fokusuar shumë edhe për nga lobi shqiptar në Amerikë. Dihet që lobi shqiptaro-amerikan është lobi më i fuqishëm sot në botë. Unë mendoj dhe në rast se do të dekretohem, do të punoj që ta kthej ambasadën shqiptare në Washington në shtëpi të lobit shqiptar në Amerikë. Ambasada do të jetë e hapur për të gjithë miqtë e Shqipërisë, në Senatin amerikan, në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha instancat amerikane. Dua të shtoj edhe diçka tjetër. Ambasada shqiptare në Washington ka një të kaluar të hershme shumë të ndritur. E kam fjalën për kohën e Faik Konicës. Konica është edhe ambasadori i parë i yni në SHBA. Ajo çka bëri Konica, me eruditizmin e tij, me akademinë e tij të përgjithshme dhe me dashurinë e tij, sepse nuk mund të jesh një diplomat i mirë po nuk dashurove vendin tënd, është që brenda një viti të bëhej dekan i trupit diplomatik në SHBA. Pra përfaqësuesi i një vendi të vogël si Shqipëria të bëhet dekani i trupit diplomatik në SHBA. Dhe ishte një ndër dy personat për të cilët presidenti i asaj kohe, Wilson, i priste pa sekretari në Shtëpinë e Bardhë. Personi tjetër ishte Fan Noli. Unë do të punoj, në rast se do të dekretohem nga Presidenti dhe do të akreditohem nga shteti amerikan, në kthimin e atij nderi që ka pasur ambasada shqiptare në kohën e Konicës.

Sfidat dhe idetë duken shumë të mëdha. Por e kundërta e një diplomateje karriere është mosha juaj. Ju jeni 33 vjeç dhe do të duhet të përfaqësoni Shqipërinë në SHBA. A është ky një problem për ju dhe një zgjidhje jo fort e mirë?
Mendoj që mosha ime 33 vjeç absolutisht nuk përbën problem. Shqipëria ka pasur dy kryeministra që kanë qenë edhe më të rinj se unë në moshë. E dyta, vendet me demokraci të brishtë, që janë vendet e Evropës Lindore, aktualisht përfaqësohen me diplomaci të re, pra me diplomatë të rinj. Po të shihni trupin diplomatik të vendeve të Evropës Lindore, që dolën nga perdja e hekurt gjatë 15 viteve të fundit, i kanë diplomatët e rinj. Kjo sepse kanë futur një frymë krejtësisht të re. Mua nuk më sfidon aspak detyra, do të jem unë, në rast se do të më jepet mundësia, ajo që do të sfidoj detyrën.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

1- shume terthorazi i kane rene ceshtjes se shtetesise turke dhe na foli per ate te burrit (qe nuk na intereson fort) e jo per te vetem. Ne fakt nuk eshte nen presion shtetesia turke e burrit por shtetesia turke e Edithit (nuk ta japin shtetesine dhune as turqit).

2- me duket sikur kjo vaun disi nga delire madheshtie e pak nga prepotenca. Nuk ka asgje te keqe te enderrosh te arrish nivelet e nolit por eshte absurditet per nje person ne ate pozicion ti shprehe ne media (me keq se "doni me per belulin")

3- amerika nuk e pranoi dhe pike

4- Edithi i dorezoi "mandatin" berishes dhe u vu ne dispozicon per detyra te tjera qeverisese per te ndihmuar realizimin e programit te PD.

Nje tjeter falimentim i PD qe do te numerohet ne fund te 100 diteshit nese do ia vleje te behet nje "numerim"
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

ah se harrova

e vute re sa ne c'mase kerkon te tallet kur thote se thjesht ka cituar gazeta te huaja ne studimet e saj "akademike"

A nuk u ndiete ndopak te ofenduar kur e lexuat ceshjtjen e citimit te thjeshte?!
Apo menduat "nejse, eshte shkruar per masat"!
 

padyshim

Primus registratum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

mua me beri pershtypje nje "batute" e besnikut ne parlament kur i kujtoi Arta Dades "nje histori te vjeter simpatie"...
nenteksti eshte "ti kurve muti mos e hap gojen se une te kam..."
kjo sigurisht nuk kishte asnje lidhje me punen qe kishin ne dore, por mentaliteti i fshatarit ia kishte caktuar denimin me vdekje nje "ish lavireje".
privatisht keta loket qe e kane tani ne dore flasin per "kauret e mutit" e per "labt' e qelbet"!!!!
me nje fjale, kurvat, kauret dhe labt' duhet te rrine sus!!!
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

padyshim-o besoj se ke mundesi te shkruash edhe pa perdorur te tille fjalor. lexohesh me me qejf.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

O Duto po ka ke hum ti ër daje /pf/images/graemlins/laugh.gif?

Dhe në vazhdim, konkluzionet e nxjerrura nuk para vlejnë. Nuk e di se ku i ke dëgjuar ti që privatisht këta (që ti i quan me shumë mirësjellje "lokët") të flasin për kaurrët e për labt e qelbët? Apo thjesht se ti i quan malokë edhe ata duhet të mendojnë në të njëjtën mënyrë? Me ç'di unë në PD ka shumë kaurrë apo lab të qelbët kështu që i bie që t'jesh duke ja fut kodra mas bregut.

Gene, ti je i sigurt që e refuzoi SHBA kandidaturën e asaj tetës?
Dhe nuk e kuptova atë punën e citimeve. Me sa kapa më lart ajo teta ka bërë një përmbledhje të artikujve të medias të periudhës së krizës shqiptare të 1997-ës dhe ka reflektuar mbi këto artikuj. Dhe të them të drejtën konkluzionet e saj (të mbështetura në artikujt e mediave të huaja në studim) nuk më duken larg realitetit. Dhe gjithmonë e më shumë bindem që ka ndodhur me të vërtetë ashtu siç e ka përshkruar ajo teta. Kur shumë veta tregojnë të njëjtën histori do të thotë që ka diçka të vërtetë në të /pf/images/graemlins/shrug.gif!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
mua me beri pershtypje nje "batute" e besnikut ne parlament kur i kujtoi Arta Dades "nje histori te vjeter simpatie"...
nenteksti eshte "ti kurve muti mos e hap gojen se une te kam..."
kjo sigurisht nuk kishte asnje lidhje me punen qe kishin ne dore, por mentaliteti i fshatarit ia kishte caktuar denimin me vdekje nje "ish lavireje".
privatisht keta loket qe e kane tani ne dore flasin per "kauret e mutit" e per "labt' e qelbet"!!!!
me nje fjale, kurvat, kauret dhe labt' duhet te rrine sus!!!

[/ QUOTE ]

padyshim q1 padyshimi nuk ka asnji dyshim ne ato q1 thote

mgjths une, si edhe parafolsi nuk para jam dakort!
E para e punes Mustafaj nuk besoj te jete nga ajo kategori q1 e perdor termin "kaurr".
Me kujtohet nji rast ne parlamentin e pare me shumice te PD-se, ku Abdi Muxhaidin Baleta po zhgulte lesht e krese prej terbimit, se pse vazhdonte te ishte prape ambasador ne France Mustafaj edhe mbasi kishte thane diçka te papershtatshme (simbas tij) per islamin ne Shqipni.
Plus q1 "kaurret" ,une i perfshime (me ket rast urimet ma te plota nga gjinia femnore e farefisit, per te gjithe ata q1 e perdorin ket term si perçmus) me sa di une e kan mbeshtet ne shumice PD,
po ashtu kane ba edhe labet (mbas nji reflektimi 8 vjeçar)
persa i perket kurvave, qendrimit te tyne ndaj PD-se si edhe reagimin e PD-se ndaj tyne, s'di ça me te thane /pf/images/graemlins/confused.gif
 

padyshim

Primus registratum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

besua, kur u mundua te behej kryetar i bashkise se tiranes, krijoi nje "inuendo" se E Rama eshte homosexual!
a e tha vete? jo! por kur "vullnetaret" e fushates se tij e filluan, ca beri "niki"? hic, ndenji dhe buzeqeshi!
"respondeat major" ka thene letini i vjeter. ajo cka ben hyzmeqari ne kohe te punes, e ben ne emer te zotnise!!
dhe ne fund te fundit, nuk eshte puna a i do niki kauret, se per ate eshte kujdesur zotnia e vet--konferenca islamike nanjoni ktu?
puna eshte tek mentaliteti i ketynve!! zoti t'i ka dhane dy gisht n'er n'lule t'ballit e vec per at' rrnon!!
mendimi vazhdon qe n'eri e marra jane primare dhe vendosese ne pune t'qeverise. e kush e qit n'erin e babs' n'pazar (zakonisht goca), e ka hak alltine.
character assasination.
hajt pra gajret kto kater vjet!!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

shume i bukur ky shkrimi jot i dyte

/pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
O Duto po ka ke hum ti ër daje /pf/images/graemlins/laugh.gif?


Gene, ti je i sigurt që e refuzoi SHBA kandidaturën e asaj tetës?
Dhe nuk e kuptova atë punën e citimeve. Me sa kapa më lart ajo teta ka bërë një përmbledhje të artikujve të medias të periudhës së krizës shqiptare të 1997-ës dhe ka reflektuar mbi këto artikuj. Dhe të them të drejtën konkluzionet e saj (të mbështetura në artikujt e mediave të huaja në studim) nuk më duken larg realitetit. Dhe gjithmonë e më shumë bindem që ka ndodhur me të vërtetë ashtu siç e ka përshkruar ajo teta. Kur shumë veta tregojnë të njëjtën histori do të thotë që ka diçka të vërtetë në të /pf/images/graemlins/shrug.gif!

[/ QUOTE ]

me thene te drejten nuk jam i sigurt per asgje nga ato qe degjoj ne tv apo qe lexoj ne gazeta me keta fare "gazetaresh" ke kane.
Megjithate, verifikimi eshte fare i thjeshte. Mjafton te shohim nese Edithi do te jete apo jo ambasadorja jone ne amerike (mbase eshte e tille ne keto momente dhe une duhet te informohem) dhe nese jo atehere ameriqenet nuk ke duan. (nuk besoj se sala terhiqet nga vendimet prej kritikave te brendshme /pf/images/graemlins/rockband.gif )

Persa i perket citimeve, te lutem mos na ofendo! Ne e dime shume mire qe citimet zakonisht sherbejne per te mbeshtetur nje ide dhe jo per ta krijuar ate (sidomos ne keto raste).
Edhe njehere, nuk besoj se ke mendimin qe po diskuton me persona te sapo dale nga shpellat.
Berisha beri nje gabim thjesht nga injoranca e fakteve (nuk besoj se i njihte ato shkrime te Edithit) perndryshe nuk do te guxonte kurre ti hynte asaj pune me ameriken. Megjithate mbetet nje gabim dhe si i tille paguhet (politikisht them).

Do te perbeje nje rresht relativisht te pavlere ne analizen e "100 diteshit"
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

Ndofta. Sidoqoftë nuk mund të themi shumë mbi ato që luhen në prapaskenë.

P.S. Nuk e besoj se emërohet dikush në Shqipëri pa i parë më parë dosjen. E kemi të trashëguar këtë ne (dhe kështu duhet normalisht).

Dhe përsa i përket citimeve nuk të ofendon njeri. Ka shkrime të cilat janë thjesht analizë e shtypit të një periudhe të caktuar pa nxjerrë kurrfarë këndvështrimi të autorit. Nuk e di në është rasti për tetën në fjalë por unë i referohesha pikërisht kësaj.
 

padyshim

Primus registratum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

e pate se ku e kishte mbaruar shkollen zedhenesi i qeverise dritan misha?
ne libi! universiteti quhet "e verteta islame" apo dicka e tille e perafert.
kjo sigurisht nuk eshte vendosur ne resumene e tij ne web. gazetaret e pyeten dhe ai e pranoi...
dy dhe dy sa bejne a me thote ndonjeri!!!!
 

Ubaldo

Primus registratum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

Prblemi eshte qe hqiperia nuk ka nje politike te jashtme me kuptimin e vertete te fjales. Mund te themi se politika e jashtme shqiptare ne te vertete konsiston ne mospasjen e nje politike te jashtme.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
e pate se ku e kishte mbaruar shkollen zedhenesi i qeverise dritan misha?
ne libi! universiteti quhet "e verteta islame" apo dicka e tille e perafert.
kjo sigurisht nuk eshte vendosur ne resumene e tij ne web. gazetaret e pyeten dhe ai e pranoi...
dy dhe dy sa bejne a me thote ndonjeri!!!!

[/ QUOTE ]


mban ere racizmi .
 
Top